Triptik – Baba Tomorri, Dede Reshat Bardhi & Sari Saltik

Dy vėllezėr tė fuqishem dhe te hijshėm; Tomorri dhe Shpiragu, u zunė pėr njė vajzė tė bukur e cila quhej Lenie* apo Helenė, (sot Mal nė trekendeshin Skrapar-Korēe-Gramsh) pas sė cilės tė dy kishin lėnė mėnd. Midis tyre filloi lufta pėr tė shtėnė nė dorė Lenien. Tomorri luftonte me shpatė dhe Shpiragu me topuz. Tomorri e goditi Shpiragun me shpatė dhe kjo duket tek shpatet e Shpiragut tė cilat edhe sot janė vija-vija. Ndėrsa Shpiragu
Nga Agim Bacelli

e goditi Tomorrin me topuz duke e bėrė gjithė hone dhe gropa. Zoti qė e shihte kėtė duel, i zėmėruar, i shndėrroi vėllezėrit dhe vajzėn nė tre male. Nga lotėt e vajzės u krijua hapsira qė i ndan pėr jetė vėllezėrit dhe qė sot atje kalojnė ujrat e lumenjėve tė Osumit dhe Devollit - thote njė legjendė e vjetėr shqiptare. (Njė triptik nga njė frymėzim ēasti)

I-Baba Tomorri

null

Tomorri ėshtė mali mė madhėshtor nė Shqipėrinė e Jugut qė shikohet ēdo ditė nga njė numur i madh shqiptarėsh pasi ai ngrihet vetmimtmar nė njė rrafshinė pa male tė lartė qė ta rivalizojnė, kėshtu, ai pėr disa dhjetra km, zotėron pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Nga larg, disa male i bėjnė atij shoqėri, por qė nuk janė tė lartė si vetė ai dhe nuk ja ulin dot krenarinė. Kėta male janė, Mali i Shpiragut, Mali i Ostrovicės dhe Mali i Lenies i “lėnė” si me larg.

Vetė emri Baba qė mban, e bėn Tomorrin mė madhėshtor nga ē'ėshtė, siē e bėjnė tėrheqės livadhet endėshlodhese malore, siē e bėjnė tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore dhe humnerat e thella apo stuhitė e befasishme. Siē e bėjnė legjendat e shumta qė tregohen.
Kushdo qė shkon nė Tomorr, thith atė krenari qė buron nga brėndia e tij dhe tė bėn tė ndihesh po aq madhėshtor siē 'ndihet' vetė Baba Tomorri.
Ujė qė pi dhe buka qė ha atje tė shijojnė si askund tjetėr dhe ti thua me krenari, "kėtu ujė ėshtė tamam ujė dhe buka ėshtė tamam bukė".

Sipas mitologjisė Baba Tomorri ka qėnė tempull i perėndive pellazge, fron i Orakujve tė Dodonės sė lashtė. Kėtė konfirmim mitik dhe historik e kanė bėrė shumė kohė mė parė autorėt antikė Plini, Sekundi, Theopompi. Mė vonė, kronistėt bizantinė Efremi,Kautakuzeni, kronisti perandorak osman, Evliha Ēelebiu dhe, mė vonė akoma,udhėtarė e dijetarė tė shquar evropianė si Martin Lik, Antonio Baldaēi, Margaret Halcuk e tė tjerė. Shqiptarėt tėrė jetėn e kanė lavdėruar por edhe i janė frikėsur, tamam siē ndodh me njė baba tė mirė por hijerėndė.

Betimi pėr Baba Tomorrin ėshtė mė i fortė se ēdo betim tjetėr tek shqiptarėt pasi ai adhurohet si Perėndi dhe jo vetėm si njė mal i shenjtė pėr njė varr apo pėr njė besim fetar. Kuptohet se ky adhurim ėshtė trashgim i kultit pagan tė natyrės, brėnda tė cilit kanė mbetur pėr tėrė jetėn besimet e shqiptarit.

Nė disa vende tė botės gjenden Male me emėra si "Mali i Babait" por asnjė mal tjetėr me emrin "Baba Tomorr". Emėri Tomorr ėshtė tepėr i veēantė dhe vetėm shqiptar. Ata qė mendojnė se ky emėr vjen qė nga koha e Turqisė janė gabim pasi Turqia do ta kishte pėr vete njė nder pėr njė emėr tė tillė para se t'jua jepte tė tjerėve. Nė Turqi dhe nė Rumani gjenden dy male qė quhen nga turqishtja "Babadag" qė nė shqip do tė thotė "Mali i Babait".
Jam i mendimit se emėri Baba pėr Tomorrin nuk ėshtė njė emėr i vendosur nga koha e Bektashizmit nė Shqiperi siē mundohen ta interpertojnė disa historianė e disa shkrues tė tjerė duke i dhėnė gjyra fetare.  Kjo nga qė nė majė tė Tomorrit ėshtė varri i tė shėnjtit Baba Abaz Ali, relativisht i ri, ku bėhet peligrinazh ēdo 20 deri 25 gusht dhe kjo organizohet nga bektashinjtė. Po tė qe kėshtu, njė Baba Tomorr do tė gjendej edhe mes bektashinjve tė tjerė tė botės! Emėri Baba Tomorri ėshtė mijravjeēar saē janė dhe vetė shqiptarėt. Domethėnia e tij nė shqip ėshtė i paqartė sot, megjithėse ky emėr ėshtė shumė i pėrhapur nė tėrė viset shqiptare. Nga kjo del konkluzioni se ėshtė emėr po aq i vjetėr saē ėshtė dhe vetė kombi shqiptar i cili ka evoluar se bashku me gjuhėn e tij.

Nėse shkon tek Baba Tomorri, nė lartėsinė 2416 metra mbi nivelin e detit qė ėshtė kulmi i tj, mund tė themi se tė duket vetja sikur  fluturon dhe sigurisht qė tė kap madhėshtia e fluturimit vetėm. E tėrė Shqipėria ėshtė pėrpara syve tuaj. Kur erret, shquhen edhe brigjet e Pulias sė Italisė. Ja, tamam kėtu prehet Abaz Aliu, njė klerik bektashi, qė me emrin e tij mundohet ta njėsoi kėtė vend tė shenjtė tė lashtė duke i dhėnė ngjyra fetare. Pėr nder tė tij, pelegrinė nga tė gjithė viset shqiptare e vizitojnė atė ēdo vit. Kėshtu vazhdon tradita e vjetėr pellazgo-ilire duke u gėrshetuar me traditėn e re bektashiane pa prishur ritin pellazg tė kurbanit me gjak tė pastėr i cili lan mėkatet.

Baba Tomorri ka kaluar nėpėr tre kulte shqiptare; atė pagan, kristian dhe musliman na thotė Prof. Jorgo Bulo, nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorrit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi Shqiptar, besoj se ėshtė dėshmi e njėhsimit kulturor tė Gadishullit Ilirik.

Poetėt dhe shkrimtarėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė tė gjitha kohėve kanė kėnduar e shkruar pėr Baba Tomorrin, si Naim Frashėri, Kristoforidhi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Hil Mosi, etj. deri tek  shumė poetė dhe shkrimtarė tė sotėm. Nuk ka asnjė poet apo shkrimtar qė ta shohė Baba Tomorrin dhe tė mos frymezohet e tė shkruajė pėr tė. Historianėt e kanė pėr detyrė tė mbledhin gojdhėnat dhe shkrimet mė tė vjetra pėr Baba Tomorrin.
 
* Nė kėtė mal, sipas njė gojdhėne, tė cilėn e kam dėgjuar nga fshatrėt e Moglices dhe Gopeshit, ėshtė varrosur Helena e Trojės.
 
II Kryegjyshi "me katėr sy"!

null
Hirėsia e Tij,
Dede Reshat Bardhi


Nė fėmijėri kam qėnė fqinj i “Hoxhės” sė Bulgarecit, njė nga burrat mė tė ditur dhe mė tė famshėm qė kam njohur gjatė jetės sime. Hoxha quhej Mehmetali Daci. Nuk e di sesi ai ndikoi kaq shumė tek unė sa mu ngulit nė mėndje qė tė mendoja ditė e natė tė bėhesha Baba Teqeje! Kur u prish feja, si fėmijė qė isha, e harrova shpejt kėtė premtim. Mė von pata mundėsinė tė njoh Baba Kadrinė e Melēanit i cili vitet e fundit tė jetės se tij i kaloji nė Lumalas tė Korėes si bujk. Lumalasi ėshtė fshat pranė fashtait tim Bulgarecit.
 
Feja e familjes sime, si e ēdo shqiptari tjetėr, ka kaluar nėpėr tallazet e jetės shpirtėrore shqiptare e pėrcaktuar kjo nga pushtimet e ndryshme tė gjata tė cilat sillnin fe tė ndryshme. Dikur bacellinjtė ishin ortodokso-katolikė qė vareshin nga Papa i Romės dhe jo nga Ortodoksia Bizantine Greke, mė pas ortodoksė qė vareshin nga Kisha Greke, mė von tė konvertuar nė bektashinj por qė kurrė nuk shkonin as nė teqe e as nė kishėn e tyre tė Shėn Gjon Pagezorit (Shipėrdhonit) nė Voskopojė. Mė pas, nė kohėn e sundimit komunist, bacellinjtė u bėnė « atheiste » e « kundėrshtarė » tė ēdo feje nė Shqipėri  por, megjithatė, ata ruajtėn me fanatizėm ikonat e kishės sė tyre deri nė vitin 1991 kur u rilejua hapja kishave dhe xhamive dhe ikonat ja rikthyenė kishės. Sot, po tė vizitosh kėtė kishė, do tė gjesh tė shkruar prapa disa ikonova kėto fjalė, « Ruajtur nga Familja Bacelli ».

Nė shtėpinė tonė, tė gjithė betoheshim « Pėr Baba Tomorr! » dhe ky qe betimi mė I madh qė bėnim, ndoshta kėshtu betoheshin jo vetėm tė gjithė bektashinjtė e Shqiperisė por edhe tė tjerėt?!
 
Pėr njė kohė tė gjatė e kisha harruar Bektashizmin* dhe baballarėt e tij. Ringjallja e respektit dhe dashurisė pėr ta mė erdhi nė vitin 1993, kur Dede Reshat Bardhi, me rastin e Ditės sė Ashures** do tė recitonte bukur disa vargje shumė prekse nė TVSH, vargje qė u kėndoheshin Heronjėve tė Ashures dhe Musait. Ajo kėngė ėshtė njė falėnderim pėr Zotin e Madhėruar qė e shpėtoi Musain (Moisiun) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarėt e tij, e kjo ka ndodhur nė ditėn e dhjetė tė muajit Muharrem, por ėshtė dhe njė kujtim i mėvonshėm, kur nė kėtė ditė, tė cilėn e nderoi Muhamedi me agjėrim dhe urdhėroi muslimanėt pėr kėtė gjė, pasi me vete kjo ditė mbart edhe njė kujtim shumė prekės. Nė kėtė ditė, tėrė meshkujt e familjes sė Pejgamberit u vranė nė Qerbela, pėrveē Ali Zejd Abedinit, i cili ishte ende shumė i vogėl. U vra Hyseni, nipi i Pejgamberit, tė cilit i kėndohej kėnga qė Kryegjysh Dede Reshat Bardhi recitoi nė TVSH dhe kush e dėgjoi s’mund ti mbante dotė lotėt. Recitimi i bukur, vargjet prekse, kujtesa fenomenale e njė burri tė vjetėr, tė gjitha kėto mu ngulitėn nė mėndje dhe fillova tė ushqej njė simpati pėr Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi. Mezi prisnja rastin ta shija dhe ta takoja pėr ti shperhur tėrė simpatine time.

Rasti, ky mbret i fatit, e solli tė takohem dhe bisedoj gjatė me Shėnjtėrinė e tij. Ka qėnė shtator i vitit 1994 kur u takova me Kryegjyshin nė Lumalas tė Korēės. Kryegjyshi ishte mik i Tahir Shahollarit*** ashtu si edhe unė. Tahiri, njihet si ‘enciklopedisti’ i Lumalasit ose « Gazeta e Lumalasit » i cili di dhe njeh gjithėēka qė ndodh nė fshat dhe pėr rreth. Mė falni se po kaloj jashte teme por do t’ju tregoj vetėm njė rast pėr Tahirin qė do t’ju shokojė.

Kryeplaku i fshatit Lumalas ka qėnė dhe vazhdon tė jetė miku im mė i mirė nė Korēė, Feridum Shahollari (Dume), njė nga njerzit mė tė mirė qė ka tėrė Fusha e Korēės dhe qė e duanė dhe e respektojnė tė gjithė ata qė e njohin, qofshin tė majtė apo tė djathtė! Nė Lumalas shėrbeja si Komandant i Bat. Avio-Teknik dhe pėrgjigjesha gjithashtu edhe pėr 950 m pistė ku ulej dhe ngihej dy herė nė javė avioni taksi i shoqerisė ajrore amerikane MAF me pilotė Gene Kongdon dhe Lonnie Hall. Nė kodrėn midis Melaēanit dhe Lumalasit, nė krah tė Furrės sė Gėrqeles, ishte ngritur kompleksi i ndėrtesave tė Bat. Avio-Teknik, nė njė vėnd mjaft piktoresk, rrethuar me njė baēe tė madhe me dru frutorė dhe njė tendė plotė me pjergulla. Atje pata mundesinė tė rrisja dhe njė tufe tė vogėl me shqerra (qingja) dhe tė hanim mish tė pjekur dhe tė pinim raki pothuajse ēdo ditė me miqtė e shokėt. Jetoja vetėm dhe flija po aty nė zyrėn time qė prej dy vjetėsh. Njė natė me humbi njė shqerrė, menjėherė telefonova Dumen i cili mė tha, « Nė kėtė fshat kurrė s’ka humbur asgjė dhe kurrė nuk mbahet mėnd tė jetė vjedhur gjė. Shqerra jote do tė jetė ngatėrruar me ndonjė kope dhe besoj se nesėr i zoti mund ta sjellė nė aviacion. » Fjalėt e Dumes mė hoqėn merakun por sidoqoftė e ftova tė vinte tė mė takonte dhe mbase tė pyeste dikė qė kishte kaluar me bagetitė afėr baēes sime. Ai nuk pėrtoi dhe erdhi e mė takoi. Pas pak mė tha, « nėse ke merak deri nesėr, ne mund ta gjejmė qė sonte me njė tė pyetur se ku ėshtė qingji jot? » I ēuditur e pyeta sesi mund ta gjenim aq lehtė ? ! Dumja thirri njė ushtarin tim dhe i tha tė shkonte tė lajmėronte Tahir Shahollarin i cili nuk vonoi dhe erdhi menjėherė. Tahiri filloi tė bėjė nje llogari tė vogėl ; « Sot delet e Xhikut kanė kaluar afėr baēės tėnde nė orėn 6 :30 dhe nė orėn 7 :00 kaluanė edhe delet e Dashit tė cilit i shpėtuanė dy dele dhe hynė nė baēėn tėnde, kur ato dolėn nga baēa me siguri qė janė ndjekur nga qingji jot. Shkoni dhe pyesni Dashin. Unė u ngrita menjėherė por Dumja mė mbajti dhe mė tha, « Pse bėhesh merak, nesėr ta sjell vetė Dashi qingjin kėtu. » Vėrtetė tė nesėrmen Dashi ma solli qingjin!

Por le tė vazhdoj tregimin pėr Shėnjterinė e tij, Kryegjyshin. Ndėrsa unė po shkoja tek Tahiri, Dede Reshat Bardhi po dilte nga kopshti i tij. Ai shoqerohej nga Babai I Turhanit dhe njė person tjetėr qė do tė emrohej Baba i teqesė sė Melēanit, ndėrsa unė shoqėrohesha nga njė shok imi qė ishte konvertuar nė njė kristian tre vite mė parė. Prinderit e tij kishin qėnė bektashi, ashtu si edhe tė mijtė.
Pasi shkėmbyemė fjalėt e para nė rrugė, e ftova Dede Reshat Bardhin tė pinim njė kafe tek baca ime tė cilėn ftesė ai e pranoi me kėnaqėsi, kėshtu qė ne u ndodhėm nė kodrėn e Lumalasit nė verandėn e bukur qė ishte pjesė e Aerodromit tė Lumalasit, nėn pjergullat tė mbushura plot nga ku dukej mė shumė se gjysma e Fushės sė Korēės si nė pllėmbė tė dorės. Rrugės deri atje, Dede Reshat Bardhi ju ngjit mė kėmbė si tė gjithė neve, ju luta tė vinte me makninė por mė tha, « Do pėrdorja makinėn nėse edhe ju tė gjithė do tė vinit me makinė.»

Bėmė nga njė kafe pėr tė gjithė por mė parė morėm nga njė gote me dhallė tė freskėt. Shėrbyeme edhe rrush Afuzali dhe Sulltanina (rrush pa fara).

Gjatė bisedės shoku im I tha Kryegjyshit se, “Agimi lexon shumė..."
Babai mė pa njė copė herė me vėmėndje dhe befas mė pyeti. " Ja, tė pyes ty Agim, a e ke lexuar Naim Frashėrin?” Ju pėrgjigja se neve e kishim tė detyruar nė shkollė qė tė lexonim veprat e tij dhe tė mėsonim pėrmėndėsh disa nga vjershat e tij. “Po mirė, vazhdoi pyetjen Shėnjteria e Tij,  Naimi ka shkruar shumė pėr fenė, ato nuk jua jepnin juve ti lexonit, ēfar ke bėrė ti pėr ti mėsuar edhe ato pjesė tė hequra?” Nuk ju pėrgjigja pasi nuk kisha bėrė asgjė. E ē’mund tė bėja unė?! Pastaj ai filloi tė recitojė Qerbelanė e Naimit:
 
"Frat, o more lum' i shkretė
Mos kėndo po qaj;
Derth lot e rėnko pėr jetė
Mos qesh paskėtaj!
Se Hysen' e Fatimesė
Me farėt tė tij,
E vrau komb' i pabesė,
Kombi faqezi...
Hyseni desh njerėzinė,
Dhe pėr tė u vra,
Per tė shpetuar njerinė,
Ra nė Qerbela...
Imamėt' dymbėdhjetė,
Nga der'e Aliut,
Hoqn' e vuanė ndė jetė,
Pėr nder tė njeriut ...
 
Ja Hysen, Ja Ali...
Ja Ali, Ja Imam!"
 
Pasi mbaroi Qerbelanė na tha se edhe 'Bagėti e Bujqesi' qe sakatosur nga regjimi komunist dhe ne nuk i dinim ato strofa dhe vargje qe flisnin pėr Perėndine dhe ne ēast filloi tė na i recitonte, vargjet e ēensuaruara, aq bukur sa tė gjithė ngrimė duke e dėgjuar, sa ndoshta, edhe zogjtė mund tė kenė ndalur pėr momentin kėngėn e tyre! Kur mbaroi recitimin, i entusjazmuar e duartrokita fortė, po ashtu bėnė tė gjithė tė pranishmit.
 
Ai takim me Dede Reshat Bardhin ka lėnė kaq shumė bresa tė pashlyeshme nė mėndjen dhe shpirtin tim sa nuk mund ta harroj kurrė. Ai do tė na befasonte me gjithėēka qė na tregonte. Kur mė pyeti pėr besimin tim, ju pėrgjigja se prinderit e mij ishin bektashinj pa i treguar pėr besimin tim. Pastaj pyeti shokun tim i cili kishte fshehur kryqin qė mbante nė qafė. Shoku ju pėrgjegj se besonte nė njė Zot! Kryegjyshi na i mbėrtheu sytė tė dyve gjatė dhe mė nė fund na u drejtua,
 
"Djemtė e mij! Feja nuk ka aq shumė rėndėsi nė jetėn e njeriut sa zemra e mirė e tij. Njeriu duhet tė jetė i hapur, i ndershėm dhe i vėrtetė nė ēdo gjė qė bėn e thotė edhe sikur tė ketė pėr kėtė pasoja tė papėlqyeshme.
Dua t'ju tregoj njė histori pėr kėtė, por mė parė dua tė bėj njė pohim, unė kam katėr sy!
 
 Njė herė e njė kohė njė shqiptar orthodoks me zemėr jo tė mirė vari nė gjoks njė kryq pėr ti dhėnė fat dhe shkoi nė Greqi si kurbetēi por kur grekėt mėsuanė se ai ishte shqiptar e pėrzunė. Kryqi i tij nuk bėri asnjė punė tek kryqtarėt grekė. Mė pas ai shkoi nė Turqi por edhe atje nuk i shkoi fare pasi turqit e morėn pėr grek dhe e pėrzunė. Mė nė fund fati e hodhi nė Arabinė Saudite ku njėlloi si nė Greqi dhe Turqi nuk i shkoi mbarė dhe pėrfundoi lypsar rrugėve. Njė ditė tepėr i uritur i afrohet njė teqeje dhe pasi e fshehu kryqin nėn kėmishė ju lutet disa dervishėve qė ti japin pėr tė grėnė. Dervishėt i thanė se qė tė futet nė teqe duhet tė merrnin lejėn e babait tė teqesė. Pasi i thanė babait ai ju dha urdhėr qė ta sjellin para tij. Shqiptari shtėrngonte kryqin nėn kėmishė dhe nėpėr dhėmbė lutej ti jepnin ushqim. Babai e veshtroi gjatė dhe e pyeti pse nuk punonte. Shqiptari i tha se nuk gjente dot punė dhe nėse teqeja ka nevojė pėr puntor ai ishte gati tė bėnte ēdo gjė...Dėgjo! Ju drejtua babai. Unė kam nevojė pėr puntorė por jo pėr njerėz qė fshehin fytyrėn e tyre. Ne do tė japim bukė por jo punė. Shqiptari i zėnė ngushtė e pyeti babain se pse ja thoshte ato fjalė pasi ai nuk e fshihte fytyrėn...Atėhere babai i tha se ai kishte katėr sy, me njė palė shikonte si tė gjithė ēdo gjė qė duket dhe me njė palė shikonte ēdo gjė qė fshihet. Shqiptarit i dogjėn kėto fjalė dhe e shtėrngoi akoma mė shumė kryqin sa kryqi i ēpoi dorėn dhe i doli gjak. Dora i dhėmbi dhe e hoqi nga kryqi dhe kėmisha e hapur ja nxorri nė pah atė kryq. Shqiptari i zėnė ngusht rrinte kokė varur. Babai ju dha urdhėr dervishėve qė ta ushqejnė dhe ti japin rroba pėr tė veshur. Shqiptari pasi hėngri mirė dhe u vesh mirė, hoqi kryqin nga qafa dhe e futi nė xhep. Babai erdhi ta shikojė. Pasi i fėrkoi me dhėmbshuri kokėn e pyeti se ku e kishte kryqin. Shqiptari i tha se e kishte futur nė xhep dhe se do ta flakte pasi ai kryq nuk e kishte ndihmuar...Babai i revoltuar ju kthye, Nuk ta ka fajin kryqi por zemėra jote. Atė kryq do ta mbash nė gjoks pasi ėshtė shėnje e besimit tėnd, atė besim qė ti duhet tė mos kesh turp e frikė qė ta tregosh. Pastro zemrėn."
Kėtu Kryegjyshi e mbaroi tregimin dhe ne ngelėm pa fjalė. Tregimi i Hirėsisė sė Tij ishte njė mėsim i mirė pėr ne..

 Kur ai u ngrit pėr te ikur na tha, "Djemtė e mij! Dua t'ju lė juve njė kėshillė qe na i ka lėnė i Pari i Bektashinjve dhe qė ėshtė amaneti i tij pėr tėrė neve qė vazhdojmė rrugėn e Tij. Po ju them ato fjalė qė Haxhi Bektashi i tha Sulltan Ohranit:
 
"Po tė jesh shpirtėrisht me mua,je pranė meje edhe sikur tė ndodhesh nė Jemen.Po tė mos jesh shpirtėrisht me mua,je nė Jemen edhe sikur te ndodhesh pranė meje!"

Shėnim:
 
* Bektashismi duhet tė kete lindur nė viti 1249 nė Nishabur nė Anadoll dhe themeluesi i kėtij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi Bektashi ishte rreth 18 vjeē vendosi qė ti dedikonte jetėn e tij Zotit dhe bėri disa udhėtime nė Kinė, Indi dhe Tibet ku ra nė kontakt me besime tė ndryshme si Induism dhe Budismi. Aty ra nė kontakt me idetė e tyre panteike dhe filloi tė kundėrshtonte idetė strikte tė Suni Muslimanėve. Pas kėtyre udhėtimeve Haxhi Bektashi shkoi nė Mekė (ku mori emrin, titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizitoi dhe Jeruzalemin dhe varrin e Krishtit. Kėto udhėtime influencuan shumė nė besimin e Haxhi Bektashit. Kur u khtye mbrapsht nė Anadoll me idetė pėr njė trup dhe shpirt paqėsor filloi tė formonte njė interpretim tė Islamit mė shpirtėror dhe mė liberal. Nė Anadoll ndėrtoi dhe teqenė e parė. Idetė e tija liberale patėn shumė sukses nė zonat e Ballkanit; Shqipėri, Bullgari, Greqi dhe Bosnjė. Misionari i parė Bektashi qė erdhi nė Shqipėri erdhi rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satltik. Ky erdhi nė Shqipėri nga Korfuzi dhe pėr tė kaluar mė kollaj vishej me rrobat e priftit Orthodox. Bektashismi nė Shqipėri u pėrhap mė shumė ne kohėn e jeniēerėve, tė Krishterėt Shqiptarė e kishin mė kollaj tė ktheheshin nė Bektashinj sepse tė paktėn kjo fe ishte mė shumė e pėrngjashme me Krishtėrimin.
 
** Ashure nė gjuhen arabe do tė thotė dhjetė, pra, ėshtė e dhjeta ditė e muajit Muharem qė ėshtė muaj i parė muslmiman dhe qė fillon rreth 16 Qershorit (nuk ėshtė fikse).
 
*** Tahir nė shqip do tė thotė zemėrpastėr.
 
III  Bektashizmi & Sari Saltik

Nė vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqetė bektashiane nė Turqi. Nė vitin 1929, Kongresi i Tretė Bektashian nė Korēė vendosi qė qendra e Kryegjyshatės Bektashiane tė vendosej nė Shqipėri ( mbasi ishin bėrė bisedimet disa vjeēare me Sali Njazi Dede e qeverinė shqiptare tė Zogut dhe tė Turqisė). Kryegjysh u vendos tė ish sėrish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera tė veēanta nė privilegjin dhe nė respektin e madh qė i bėri Shqipėrisė dhe shqiptarėve pėr vendosjen e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane nė Tiranė. Ai bashkėpunoi me qevrinė e asaj kohe pėr ligjin mbi fenė. I dha dimesion tė ri bektashizmit nė Shqipėri dhe mardhėniet e bashkėpunimin me teqetė nė rajon dhe nė botė. Ishte krijues i talentuar me mjaftė shkrime. Mė 28 nėntor tė vitit 1941, Sali Njazi Dede pėr shkak tė mos nėnshkrimit prej tij tė aktit tė kapitullimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, (jo ashtu sic bėnė klerikėt e feve tė tjera shqiptare), e vranė mizorisht bashkė me dervishin e tij Azizin. Ai mbetet njė figurė e lartė e bektashizmit nė Shqipėri dhe nė botė. 

Po kush ka qėnė i pari qė solli Bektashizmin nė Shqipėri?
 
Sari Saltik (Salltėk)

Nė takimin qė pata me Dede Reshat Bardhin nė Lumalas tė Korces do mėsoja dhe njė sekret qė i pėrket vėndvarrimit tė Sari Sallėkut nė afėrsi tė Fush Krujės. Hirėsia e Tij Haxhi Dede Reshati mė tha, "Ti qė shkon nė Lezhė, kėtheu njė ditė atje dhe shiko njė mrekulli, shtatė degė tė qeparisit mbi kokėn e varrit tė Tij kanė formėn e shtatė arkivoleve. Atje janė shtatė qiparisa por varri i Tij ndodhet nėn qiparisin e shtatė!"
 
Varri i Sari Salltekut nė afėrsi tė Fush-Kruje nuk njihet si varr. Atė e dinė vetėm pak vetė qė ėshtė varri i tė dėrguarit tė Haxhi Bektashit, themelusit tė Bektashizmės.
 
Evlia Ēelebi, emeri i tij i vėrtetė qe  Mehmed, i cili jetoi nė shekullin e XVII dhe qė udhėtoi nė shumė vėnde tė botes,  Sari Salltėkun e konsideron njė "Christian monk" (njė murg Kristian), i cili ndėrtoi skeletin e Bektashizmit mbi bazėn e asketizmit. Ndėrsa historiani i shk. XX Frederick Hasluck e konsideron Sari Salltėkun njė Shenjt dhe mbartės tė nje kulti tė veēantė te Fiseve Tartare nga Krimea i cili shpėrndau kėtė kult nėpėr Ballkan, Europe, Azi dhe Afrikė. Legjenda thotė se Sari Saltik kishte dhe njė vėlla tjetėr qė ishte kristian, shenjtin Anton, qė kishte vdekur para tij.
 
Nė shumė legjenda Sari Salltėku identifikohet me disa shėnjetorė kristianė si, (Shėn Gjergji, Shėn Ilia, Shėn Nikolla, Shėn Simoni, Shėn Naumi  (nė afėrsi tė Pogradecit) dhe Shėn Spiridhoni). Po sipas legjendės, trupi i tij u varros nė shtatė qefine (arkivole) qė u varrosėn nė shatė vėnde tė dryshme tė Ballkanit ku pėr nder tė tij u ngritėn shtatė tyrbe tė cilat edhe sot ekzistojnė. Ato gjenden njė nė fshatin Blagaj, njė nė Mostar, njė nė Krujė, njė nė Kaliakra, njė nė Anadollin Perėndimor,  njė nė Anatolia  dhe njė nė Żznik tė Tyrqise.

Por siē ėshtė i ditur fenomeni “Teqe e Sari Salltėkut” mes Shqiptarve ėshtė njė fenomen mjaft i njohur, gjė qė na le tė besojmė se pėrhapja e hershme e Bektashizmit mes trevave Shqiptare nuk ka patur tė bėjė me njė Sari Salltėk por me disa misionerė bektashinj tė cilėt janė identifikuar me njė person tė vetėm. Ky ėshtė mendim i shumė studjusėve shqiptarė te Bektashizmit.
Por, tė predikoje Bektashizmin nė Shqiperinė Kristiane dhe tė pushtuar nga kolonializmi fetar fanatik Sllavo- Greko - Latin e qė perjetonte dhunėn e tyre inkuizitore kishtare, ka qėnė e pamundėshme nė Shqipėri saqė, legjenda e Sari Salltėkut tregon se:

Sipas historianit H. Inalxhik, "Sari Salltuku … i veshur me rasė murgjish tė krishterė, predikonte Bektashizmin nėpėr kishat e Ballkanit ne shekullin e 13-tė. Sariu ishte njė student i poetit Ahmed Jusufi tė cilin e kishte njė udhėzues tė lartė shpirtėror nė rrugėn e tij tė Haxhi Bektashit."

Burime tė ndryshme na thonė se Sari Sallteku vdiq diku nė Ballkan dhe vdekja e tij ėshtė kthyer nė njė legjendė dhe mister. Shumica e vėndeve tė Ballkanit kanė caktuar nga njė vėnd i cili quhet Varri i Sari Salltekut! Edhe Shqipėria nuk bėn njė pėrjashtim, por pėrkundrazi, sipas shumė historianėve, ėshtė pretendeti kryesor. 
 
I sė njėtit mendim se Salltėku ėshtė varrosur nė Shqipėri ėshtė edhe "Türkiye'de Vakif Abideler ve Eski Eserler" i Vakiflar Genel Müdürlügü Yayinlari: Ankara, 1972" nė volumin e IV.

Shenjėtori Sari Salltek, sipas njė legjende qė qarkullon nė forma pak tė ndryshuara nė shtatė vėnde tė botės, ėshtė vrasėsi i dragoit me shtatė kokė i cili kishte rrėmbyer dy vajzat e mbretit pėr ti ngrėnė!

null

Nga Agim Bacelli


12/09/2008 - 13:46:38 | Komente: 0 | Shikuar: 6645 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]