Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Kthimi i dajės Alem - Tregim nga Ramiz Gjini


Kurrė nuk mė kishte vajtur nė mend se daja Alem, qė tė gjithė e dinim tė mbytur nė Danub, do tė kthehej nė katund pas dyzetetre vjetėsh me njė makinė qė tė kujtonte tė vdekurit, e do tė sillte me vete edhe gjashtė valixhe tė gjata e tė rėnda si gjashtė arkivole.

Ditėn e parė tė muajit tė madh tė Ramazanit, nėnėmadhja urdhėroi tė ndizej zjarri nė oxhak, e ndėrsa mamaja pastronte vatrėn nga hiri, bėri ēudi, sepse gjeti aty njė thėngjill tė ndezur, njė thėngjill qė ngjante me njė xixan fluturues.

Qe vėrtet pėr t'u habitur, sepse as unė, as mamaja, madje as nėnėmadhja, nuk mbanim mend kur qe ndezur zjarri pėr herė tė fundit. Mamaja e kapi prushin me mashė, e vendosi me kujdes mbi njė tabaka, u kthye nga nėnėmadhja, e disi e mallėngjyer tha :

- Eshtė njė ogur i mirė... Dhe dije moj nėnė, Alemi jeton.

E kisha pėrfytyruar dajėn Alem sipas rrėfimeve tė mamasė, por kur e pashė tė hynte nė oborrin e shtėpisė tonė, megjithėse i veshur shik, nuk di pse e mora pėr njė lypės tė largėt, njė lypės qė e ka zėnė nata nė udhė e qė lutet t'a strehojnė vetėm pėr njė natė. Por nuk qe faji im, sepse ai erdhi javėn e parė tė muajit tė Ramazanit ku gati ēdo ditė n'a trokisnin tė tillė nė derė.

Para se tė futej nė katund, ai i'u lut shoferit tė furgonit qė tė ndalonte pesė minuta pranė varrezės, dhe, kur kėmbėt i prekėn tokėn, ndjeu t'a pushtonte njė ndjenjė faji i pashlyeshėm.

Qėndroi drejt mė kėmbė pa lėvizur, aq kohė sa i'u desh tė siguruar se kish mbėrritur, pastaj duke shkelur mbi barin e harlisur e mbajti frymėn mbi njė kodrinė, ku tre shekuj mė parė, endacakė tė ardhur nuk dihej prej kah, kishin varrosur kryeparin e kolonės, vdekur nga kafshimi i gjarprit. Qė aty, daja Alem numuroi njė pėr njė tė gjitha varret, e ndėrsa u kthye pėr tė zėnė vend nė makinė, i dha pėrgjigje shoferit, qw i'u shkrep tė dinte nė ē'vit qe larguar prej katundit.

- Kur mora arratinė, kjo varrezė kishte nėntėdhjetė e dy tė vdekur; tani po shikoj se qenkan tetėdhjetė e shtatė mė shumė - tha ai. Dhe shtoi se mėnyra mė e saktė pėr tė matur kohėn, janė tė vdekurit.

Daja Alem hyri nė shtėpi, u rrafshua mbi lėkurėn e madhe tė dashit dhe mbeti pėr pak kohė me sytė nga tavani pa mundur tė thoshte asnjė fjalė, tamam si tė qe mes njerėzish tė huaj. Nėnėmadhja,(sapo kishte mbushur tė nėntėdhjetat) e shikoi tė birin me shikim tė dobėsuar. I'u desh kohė tė sigurohej se ato ēaste, para saj nuk qėndronte i shoqi i vdekur para njėzet vjetėsh, por i biri, tė cilin e dinte edhe atė tė vdekur.

Gjindja qe pataksur aq shumė nga ardhja e tij, sa nuk donte tė besonte se kthimi i dajės Alem, qe njė realitet. Madje nisen tė enden gjithfarė thashethemesh sipas tė cilave, ardhacaku nuk qe daja Alem, por sozi i tij, njė mashtrues klasik qė i'a kish behur nė katund pėr tė vėnė nė zbatim plane djallėzore.

Daja Alem, ndonėse jo i madh nga shtati, qe kockėtrashė. Ecte duke u tundur dhe mua mė bėhej se ngado qė shkonte, vizatonte me kokė gjysmėharqe nė qiell. Mbante njė kapele sportive tė bardhė, nė ballė tė sė cilės qe shkruar "Bullss"; ndėrsa nėn strehėn e kapeles, shkėlqenin dy sy prej rrėqebulli. Kishte veshur njė xhaketė ngjyrė portokalli me sumbulla sedefi e me mėngėt tė qėndisura me sėrma. Kjo xhaketė e bėnte atė sedėrtarė nė fytyrė e serbes nė ecje, tamam si tė qe njė ushtarak karriere i dekoruar. Nė thilenė e xhaketės, mbante njė dekoratė, pėr tė cilėn thoshte se i'a kishte dhuruar sipėrmarrėsi i njė fabrike tė madhe rruazash qelqi. Nė gisht i shkėlqente njė unazė me gur safiri. Ata qė e njohėn (qėndroi vetėm njėzet ditė) shumė shpejt u bindėn se daja Alem, qe taravol i madh, i zoti pėr tė kapėrcyer ē'do vėshtirėsi. Ndonėse e dinte se kishte kapėcyer tė gjashtė dhjetė vjetėt, shpesh thoshte pėr veten se nuk kishte moshė. Pastaj niste e shpjegonte atė teorinė e tij, sipas sė cilės, njeriu matej me vitalitet, dhe se moshė na e paskan shpikur ca kritizerė, qė duan tė paragjykojnė njerėzit.

Lim Bojaxhiu, njė jetim kėmbėzbathur, pati fatin tė sillte i pari lajmin e mbėrritjes sė dajės nė katund. Aq i madh pat qenė turri i tij, sa, ndėrsa merrte kthesėn te kroi i katundit, pėr t'u futur nė rrugicėn tonė, u pėrplas keq me atė piliherdhėn, Nafijen, tė shoqen e kryeplakut. Ajo e qėlloi me njė flakėrimė turinjėve, ai bėri nė vend njė rrotullim tė plotė; pastaj me sytė mjegull kaloi portėn e madhe tė oborrit, hapi derėn e dhomės tamam si tė qe nė shtėpi tė tij, gjeti mamanė lakuriq mes votrės (ato ēaste mamaja sapo qe larė dhe donte tė vishej), u gozhdua nė vend si nė zgrip tė theqafjes e tha:

- Erdhėn valixhet bashkė me Alemin.

- Tyt, zavall, - i briti mamaja, - dhe sa hap e mbyll sytė rrėmbeu njė legen me ujė e i'a hodhi mbi kokė.

Lim Bojaxhiu doli qė aty dhe qendroi poshtė strehės sė shtėpisė. Ai u betua se nuk do tė largohej pa marrė myzhdenė e haberit qė kish sjellė nė njė kohė rekord. U largua vetėm pas dy orėsh, kur mamaja mori nė furrikun e pulave dy kokrra vezė, i'a rrasi nė xhepin e xhaketės sė arnuar e i tha:

Merri kėto; njėrėn po t'a jap pėr lajmin qė solle, tjetrėn, qė tė mos i thuash njeriu se mė gjete ēipllak.

Menjėherė pas mbėrritjes sė dajės, i'a behu nė shtėpi zogoria e vizitorėve. Sapo hynte njėra palė, pala tjetėr ngrihej e lėshonte vend, e kėshtu me radhė, derisa trokitjet nė derė vakt e pa vakt, do tė bėheshin njė mėrzi e padurueshme. Daja Alem tha se kishte vendosur tė rrinte vetėm njėzet ditė, ngaqė nė Amerikė e prisnin, - siē thoshte ai, - "punėra tė mėdha"; por shtoi se nuk do tė largohej pa n'a marrė me vete edhe ne, ashtu siē ishim, familjarisht. Mamasė i shkėlqyen sytė, ndėrsa nėnėmadhja tha se kishte vetėm njė udhėtim pėr tė: nė varrezė.

- Mė duhet t'i them tim shoqi qė Alemi u kthye,- shtoi ajo.

Vetėm kur daja Alem hapi njėrėn nga valixhet e tij, e nxori atė aparatin e ēuditshėm, ne kuptuam se ai kishte zgjedhur tjetėr mėnyrė pėr tė n'a marrė me vete. Qe njė kamer filmike pė tė cilėn tha se i'a pat dhuruar nė shenjė miqėsie Lu Suni, njė kinez qė e kish njohur nė Majami.

Para se tė nisnin filmimet pėr tė na futur nė celuloid, daja kėrkoi tė dinte emrat e tetėdhjetė e shtatė banorėve qė nuk jetonin mė.

Askush nga tė pranishmit nuk i mbante mend emrat e "tė shpėrngulurve" pėr nė botėn tjetėr. Atėherė thirrėn Xim Pincin e verbėr, njė i sėmurė psiqik, por me njė kujtesė fenomenale. Mbėrriti i mbajtur nga trinjakėt e Naile Shalės.

Daja u tregua hovardar, fap, nxori portofolin e i fali Ximit njė kartmonedhė dhjetėdollarėshe.

Me tė marrė kartmonedhėn, i verbėri rrahu njėherė me shuplakė ajrin dhe shpalli se kartmonedha qe fallso. Pėrsėri plasėn tė qeshurat, tė cilat do tė fashiteshin vetėm kur Xim Pinci i verbėr, u ngrit nė kėmbė, mbajti drejtqėndrim dhe nisi tė pėrmendėte me zė tė lartė njėrin pas tjetrit gjithė emrat e atyre qė kishin vdekur nė dyzetetre vitet e mungesės sė dajės Alem. Veēse nuk qenė tetėdhjetė e shtatė por tetėdhjetė e gjashtė. Atėherė i thanė se kishte gabuar nė llogari, sepse daja Alem, para se tė hynte nė katund, pati numėruar tetėdhjetė e shtatė varre.

Pinci i verbėr u bė xhind: u grind njėherė majtas me tė padukshmin, rrahu i frikėsuar me shuplakė ajrin djathtas si tė deshte tė pėrzinte njė tjetėr tė padukshėm, e nė ēast, me fytyrėn e shtrembėruar nga njė dhimbje e thellė, e panjohur tha:

- I tetėdhjetė e shtati do tė vdesė kėto ditė.

Nė kėtė pikė tė rrėfimit, duhet tė themi, se gjatė njėzet ditėve tė qėndrimit nė katund, daja Alem konsumoi njė "arsenal" tė tėrė produktesh farmaceutike. Ishin ca tableta shumėngjyrėshe, qė ngjanin me bėrthamėzat e qershizave tė egra, pėr tė cilat ai thoshte se i pinte "nė varėsi tė rrethanave qė i diktonte jeta". I pati sjellė nga Amerika dhe thoshte pė ta se qenė fjala e fundit e shkencės mjeksore.

Kur Xim Pinci i verbėr shpalli parashikimin e tij profetik, daja Alem nxori nga xhepi i jelekut njė tabletė ngjyrė jeshile dhe me njė lėvizje tė saktė tė dorės, i'a hodhi grykės "pėr tė larguar frikėn ndaj vdekjes".

Pėrveē ilaēeve qė pinte, nė varėsi tė rrethanave qė i diktonte jeta, daja Alem, ndonse nuk ndjente nė trup asnjė dhimbje, bėnte njė luftė intensive kundėr dhjetėra e dhjetėra sėmundjeve, qė ai thoshte se synonin tė mėsynin pėr tė pushtuar organizmin e tij. Ishte kjo arsyeja qė daja Alem, kishte organizuar njė sistem tė shkėlqyer mbrojteje, mbėshtetur gjithmonė nė "artin e luftės" duke qenė i kursyer nė harxhimin e "municioneve".

Nėse i ndodhte tė shante mes dhėmbėve ndonjėrin, daja Alem, nuk pėrdorte epitete nga ato qė pėrdorin rėndom shoferėt apo xhambazėt e kuajve. Ai prej kohėsh i kishte klasifikuar njerėzit e kėqinj nė dy kategori: nė "gram - pozitiv" dhe nė "gram - negativ" ashtu siē kualifikon mjeksia disa mikrobe. Kur i ndodhte, siē thamė, tė shante ndokėnd, ose do t'a quante atė stafilokok, ose streptokok, pnoumokok, ose diē tjetėr tė ngjashėm me kėta tė parėt. Ē'do ditė, nė mėngjes, hapte njėrėn nga valixhet dhe nxirrte prej saj gjithė sasinė e "municioneve", qė do t'i duhej tė pėrdorte gjatė luftės kundėr sėmundjeve dhe, pasi fuste nė xhepin e pėrparmė tė jelekut tė gjitha tabletat dhe solucionet e injektueshme, e quante tė pėrfunduar "kapitullin e pėrgatitjeve pėr luftė" dhe niste tė mendonte pėr "strategjinė e sulmit".

Ilaēet qė pinte, i kombinonte sipas disa mėnyrave, qė synonin prishjen e aleancave mes sėmundjeve. Sipas tij, edhe mikrobet kishin mėnyrėn e tyre tė organizimit. Nė fillim ato shfaqeshin nė njėsi; pastaj organizoheshin nė skuadra, tė cilat mė pas krijonin togat; togat formonin kompanitė; kompanitė - batalionet, tė cilat, bashkoheshin nė brigada dhe tė gjitha sė bashku formonin "Ushtrinė e Madhe tė Mikrobeve". Shpesh daja Alem thoshte;

"Prite me rregull tė plotė njė sėmundje tė ē'rregullt dhe me qetėsi atė sėmundje qė vjen rrėmbyeshėm".

Sipas tij, kjo do tė thoshte "tė zotėrosh faktorin shpirtėror". Madje ai shtonte se edhe nė rastet kur sėmundja merr arratinė, duhet t'i qepesh nga pas deri nė njė asgjėsim tė plotė pėr tė evituar rrezikun evident tė kthimit tė saj.

Me tė marrė vesh emrat e vdekėtarėve qė qenė varrosur gjatė viteve tė mungesės sė tij, dajėn Alem e kapluan djersėt. Para se tė dilte nė kopsht pėr t'u freskuar, ai u mbyll nė dhomė, u bėri njė inventar tė hollėsishėm valixheve qė kishte sjellė qė pėrtej oqeanit dhe fill pas kėsaj, ra nė njė ligėshtim akoma mė tė thellė.

Gjithė pasditen e asaj dite daja qėndroi duke soditur pemėt nė kopėsht dhe nuk deshi t'i fliste askush. Kur mamaja i'u afrua e i tha se kishin ardhur tė tjerė vizitorė, qė donin tė piqeshin me tė, i'a kėputi njė tė share nė adresė tė tyre:

- Kėta paskan qenė mė tė kėqinj se diplokokėt e Neserit.

Dhe nuk pranoi tė hynte nė shtėpi.

Inatēore nga natyra, edhe mamaja, tha:

- Zullapėt! Nuk n'a lanė tė ē'malleshim njėherė nč, qė jemi tė njė barku. Pastaj shfaqi mendimin se pėr tė frenuar yryshin e vizitave tė shpeshta, ndoshta do tė qe mė mirė qė tė shpėrndaheshin ato palo dhurata, sepse sipas saj, askush nuk trokiste nė derė se qe djegur nga malli pėr atė qė ata e patėn quajtur "vulėhumbur", por sepse shpresonin tė hapeshin valixhet e t'u falej gjėsend.

Njė javė rresht, daja Alem, piu vetėm lėng hoshafi (mamaja i'a pėrgatiste atė nė njė sahan alumini tė pėrvėluar nė valė), dėgjoi pallavra rrenacakėsh, barcaleta tė turpshme, si dhe rrėfeu kushedi pėr tė satėn herė, atė historinė e rrėshqitjes sė tij me makinė nė akull. Sinqeriteti i rrėfimit pat qenė i njėjtė nė tė gjitha rastet, edhe fjalėt po ato, veēse daja Alem, pėr ēdo herė qė rrėfente, shtonte gjatėsinė e rrėshqitjes si dhe numrin e rrotullimeve qė kish bėrė makina e tij mbi akull. Asnjėherė nuk u mor vesh, nėse daja e tregonte kėtė histori ngase nuk kish ē'farė rrėfente, apo qe njė rreng i qėllimshėm. Veēse njė gjė dukej mirė: ata qė trokisnin pėr vizitė vakt e pa vakt, vėrtet qė e meritonin t'i quaje "zullapėri". Na u bėnė havale. Piqeshin me dajėn Alem, ia kėpusnin fjalė kot mė kot, ndėrsa nuk ua ndanin sytė valixheve tė pahapura. Po daja Alem s'i hapi qė s'i hapi valixhet. Atėherė ardhacakėt, nisen tė zgėrlaqeshin. Vizitat u bėnė mė tė rralla dhe nė biseda zuri vend tema e ikjes.

Njė javė rresht, daja Alem nuk "doli" nė nevojtore dhe askush nga ne, nuk u pėrmend pėr kėtė fakt, qė shumė shpejt do tė shndrrohej nė njė problem tė madh. Nuk kishim si tė kujtoheshim, sepse ai nuk hėngri pothuaj asgjė, vetėm piu. Nxirrte nga njėra valixhe produkte farmaceutike, i numėronte ashtu siē numėron njė gjeneral i zoti ushtarėt dhe, pasi i peshonte nė pėllėmbė, ia hidhte gurmazit, si tė qenė sheqerka tė ėmbla nga ata qė mamaja u falte kalamajve nė ditė festash pėr sevap tė Zotit. Nuk vuri nė gojė as mollėt majoshe plot aromė, qė mamaja i ruante nė fund tė sepetes gjer nė pranverėn e vonė.

Tė shtatėn ditė, nė mugullim tė mėngjesit, sapo nė kopsht nisėn tė ndjeheshin cicėrimat e para tė zogjve, daja Alem u ngrit nga shtrati ku flinte dhe kėrkoi t'i tregonim ku ndodhej nevojtorja.

- Aty ku e ke lėnė para dyzetetre vjetėsh, - u pėrgjigj mamaja, ndėrsa bėri me dorė nga fundi i kopėshtit.

Daja Alem, futi nė kėmbė njė palė shapka, doli nga shtėpia dhe pasi shkeli rruginėn anash kopshtit, vajti e qėndroi para asaj ngrehine prej dėrrasash tė kalbura mbuluar me copėra llamarinash tė ndryshkura, qė mbahej nė kėmbė nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Nuk pati guxim tė hynte. Tha se e kishte tepėr tė vėshtirė tė kryente nevojėn nė njė vend tė tillė. Pastaj shtoi se i duhej ta villte "atė pamje tė pėshtirė".

Ende nuk i kishte vėnė duart sipėr gjunjėve, kur i shpėrtheu nga goja njė lėng i verdhė e i shndritshėm me veti gėrryese. Tė gjithė u pataksėm nga fakti se si daja Alem, kishte mundur tė mbante nė bark, njė precipitat tė tillė. Pėr aq kohė sa i'u desh mamasė tė nxitonte tė merrte njė kovė me ujė si dhe njė leckė, e vjella e dajės Alem, kishte shpuar qylymin e vjetėr prej tabaēine si dhe kishte hapur njė gropė nė dysheme. Si tani e kam parasysh mamanė: nė kėmbė si e ngrirė, me mjetet e pastrimit nė dorė, e mbuluar e tėra me vellon e habisė. Ndėrsa nėnėmadhja, ngritur ndenjur mbi shtrat, me kurrizin e mbėshtetur mbi jastėk, vazhdonte tė gjerbte e qetė kafenė e mėngjesit. Tek e mbramja ajo i dha shenjė mamasė tė afrohej:

- Nuk ka gjė pėr t'u pastruar. Merr dhč e mbushe atė gropė... Alemi volli njė tė keqe qė duhet varrosur.

Daja Alem u bė gur, disi i shushatur e si ta kish zėnė marramendthi, nxorri nga xhepi i jelekut njė tabletė plochlorperazinė e i'a hodhi gurmazit "kundėr paqėndrueshmėrisė dhe nervozizmit", por mė pas, u duk se qe i pasigurtė nė saktėsinė e zgjedhjes qė kishte bėrė.... Dhe nisi ecejaket e shpejta nėpėr dhomė si t'a pushtonte njė stėrmundim, njė pėrpjekje sublime pėr jetė a vdekje. Pastaj nė njė ēast, mė zuri pėr dore, mė tėrhoqi drejt sokakut dhe aty mė porositi tė bėhesha veri, tė lajmėroja trinjakėt e Naile Shalės, pasi do t'i ngakonte tė kryenin "njė punė qė nuk priste".

Trinjakėt e Naile Shalės, pranuan tė vinin vetėm me njė kusht: t'i siguroja qė Alemi, muk do niste t'u rrėfente pėr tė njėzetėn herė, atė historinė e rrėshqitjes me makinė nė akull.

Nga ēasti kur daja Alem zgjidhi qesen e u rrasi nė dorė trinjakėve shumėn prej gjashtė mijė dollarėsh pėr tė ndėrtuar me hiti brenda dhjetė orėve njė nevojtore moderne, e deri kur u rehatua mbi suprinėn e rrethgropės, koha pat rrjedhur me njė ngadalėsi qė tė gėrricte nervat. Ndėrsa dajės, bravo i qoftė! Megjithėse i kishte kapėrcyer tė gjashtėdhjetė vitet, theu rekordin e ecjes lingthi. Duke i rėnė shtėpisė pėr ē'do minutė, ai mbyllte rrethin e lėvizjes e mbėrinte nė pikėn e nisjes. Dhe kur trinjakėt e Naile Shalės shpallėn raportin pėrfundimtar tė realizimit me sukses tė punimeve, daja Alem, i kishte rėnė rrotull shtėpisė plot dymijė e dyqind e katėr herė.

Organizimi i punės nė ndėrtimin e "veprės" pat qenė i shkėlqyer, ndėrsa vullneti i dajės Alem pėr tė bėrė zap prapanicėn e vet, qe heroik.

Nė darkėherė, sapo i thanė se nevojtorja kishte pėrfunduar dhe se ēdo gjė ishte nė vendin e vet, daja Alem qe nė zgrip tė zhburrėrimit. E mbajti veten pėrmes njė zahmeti tė paparė falė vullnetit tė tij tė pathyeshėm, e, duke kėrcitur protezat e dhėmbėve pėr shkak tė grindjeve tė vazhdueshme me prapanicėn e vet, ai hyri nė nevojtore nė pikė tė gazepit, pikėrisht kur po i fluturonin mend e kresė; uli pantallonat (i pati shkopsitur me vakt e me kohė), vendosi mollaqet nė syprinėn e rrethgropės dhe pa i shkuar nė mend se qe telendisur, ra nė ekstazė. Dhe atėherė, nė kokėn e dajės Alem u rrotullua pė sė mbari njė mendim i famshėm: i gjithėfuqishmi, teksa kishte krijuar njeriun, para sė gjithash, i kishte krijuar atij, vrimėn nga e cila do tė duhej tė pastrohej.

I vetmi vend ku daja Alem ndjente, si i thonė, rehatin e zotit,qe nevojtorja, dyshemeja e sė cilės shkėlqente nė mermer tė bardhė, tė lėmuar; dy ēezma me rubineta nikeli qenė instaluar poshtė njė llampadari tė blerė plot dyqind dollarė, tė vendosur nė faqen e majtė pėrballė dritares. Nė krah tė djathtė tė kėtij llampadari, qe vendosur njė pasqyrė venecie qė tė tregonte nė kėmbė: ndėrsa mbi njė komo, u vendosėn njė sėrė parfumesh tė rralla e tė shtrenjta (pas tė cilave gratė sojlie do tė kishin lėnė mend), e deri tek disa shishka tė mbushura me produkte farmaceutike, qė dajės Alem i shėrbenin pėr tė spėrkatur pjesėt delikate mes gishtave tė kėmbėve. Daja Alem kishte patur kujdes tė shėnonte nė listėn e paisjeve edhe disa garza tė buta si mėndafsh qė u vendosėn mbi njė mbajtėse, por askush nuk e mori vesh se pėr ē'djall i hynin nė punė.

Ajo qė i erdhi pas qejfit mamasė, ishte se zogoria e vizitorėve, nuk mundėn t'a shuanin kureshtjen qė u ngjalli nevojtorja kaq e pėrfolur pėr lluksin dhe salltanetet e famshme. Madje as mė dhelparakėt si Jaho B. e Kel Sh. qė tentuan t'a shikonin duke shpallur sebepe tė paqena, nuk i'a dolėn tė futeshin nė nevojtore, sepse daja Alem e kyēi atė me ēelės (ai ishte me tepri i kujdesshėm), e lidhi atė me njė zinxhir tė artė dhe bashkė me qostekun e sahatit, e linte tė varej njėēikėz poshtė gjithė lezet. Si e pat siguruar kėsisoj, shpalli se ēelsin do t'a dorėzonte vetėm pas trembėdhjetė ditėsh, kur tė largohej pėr Majami.

Javėn e dytė tė qėndrimit tė tij nė katund, shėndeti i nėnėmadhes u keqėsua sė tepėrmi, por daja Alem s'hoqi qė s'hoqi dorė nga mendimi pėr t'u larguar nė vigjilje tė festės sė Bajramit. Megjithatė, ai e shtrydhi sė tepėmi atė trurin e tij dhe nxori si pėrfundim, se e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nėnėmadhen, qe kura me dy thelpinj hudhrash pėr ēdo vakt. Urdhėroi t'a pėrgatiste mamaja duke i shtypur nė havan me tupak, e qė mė pas t'ia jepte nėnėmadhes t'i mbante nė gojė. Daja Alem, shprehu shqetėsim tė madh pėr nėnėmadhen, por tha se nuk i bėnte pa kėrcyer edhe njėherė oqeanin. Nė Majami sipas tij, do tė merrte nė dorė drejtimin e punėve nė fabrikėn e madhe tė rruazave tė qelqta, qė rrezikohej tė falimentonte si dhe do tė udhėhiqte njė tubim proteste para Shtėpisė sė Bardhė, kundėr ushtrimit tė sportit tė luftės sė gjelave. "Duke nxjerrė jashtė ligjit kėtė lloj sporti,- thoshte ai,- shtetet e fuqishme si SH.B.A, Gjermania, Japonia, Franca, Britania e Madhe etj. do tė hiqnin dorė nga politikat ngatėrrestare". Gjithsesi, ai shpalli pėrfundimisht se ishte fjala pėr njė lojė politike, pėr tė cilėn nuk e shikonte me vend tė jepte hollėsira.

Daja Alem "ftoi pėr Amerikė" edhe trinjakėt e Naile Shalės, dhe ata pranuan, por thanė se kishin dėshirė tė merrnin me vete edhe Xim Pincin e verbėr. "Qoftė e bėrė", pranoi Daja Alem dhe si vendosi mbi sup instrumentin e ēuditshėm, nisi tė n'a vėshtronte me njė sy tė stėrmadh.

Ditėt e para tė javės sė tretė tė qėndrimit, daja Alem do tė fuste nė celuloid vetėm sekuenca pamjesh katundi: pula qė pasi linin vezėt nėpėr furriqe, dilnin jashtė nga plevicat duke kakarisur me poterė; qen bastardė, qė u lehnin vend e pa vend kalimtarėve tė rastit; gomerė e lopė qė pėllisnin pėr hesap tė tyre; blegėrimat e deleve e tė dhive; zhaurimėn e shtruar tė vijės sė ujit mes pėrmes katundit; deri edhe cingėritjet e hamulloreve nėn zabullimėn e vapės.

Ata qė ishin kundėr natyrės, qenė vetė njerėzit, tė cilėt, si ta bėnin enkas pėr inat tė dajės Alem, u shėndrruan para kameras nė robotė tė ēakėrduar pėr faqe tė zezė. Me gjithė udhėzimet dhe drejtimin profesional tė dajės, "aktorėt" nuk e pėrballuan dot njė lloj tundimi, qė i bėnin ata t'i hidhnin shikimet drejt aparatit tė ēuditshėm. Mendimi se po loznin njė film. qė do tė shfaqej nė Amerikė si dhe frika se mos daja fuste nė celuloid pikėrisht ato gjėra, qė ata pėrpiqeshin t'i fshihnin, bėnin qė xhirimet tė dėshtonin; sepse kur kjo punė pat mbaruar, gjithė surretėrit e fiksuar nė kuadėr, nuk qenė mė tė atyre njerėzve qė kishte filmuar daja Alem, por qenė ca surretėr budallenjsh fodullė, tė ardhur nuk dihej nga ē'botė; surretėr qė shprehnin veēse tallje, tallje qė arrinte deri nė cinizėm therės. Vėshtrimet herė tinzare e herė qesėndisėse poshtė vetullave, gjestet dhe lėvizjet e stisura pėr faqe tė zezė, dukej sikur donin t'i tregonin dajės Alem, se nuk qe e lehtė t'i fusje nė atė shirit tė zi, qė pėr ta nuk vlente as pėr tė lidhur gomerėt livadheve.

Ditėn qė vajti nė qytet e preu biletėn e udhėtimit pėr tė kapėrcyer oqeanin, nė shenjė hakmarrje tė pa shpallur, ai u vuri zjarrin tė gjitha kasetave, ngase nuk donte tė merrte me vete, siē u shpreh vetė " njė gėnjeshtėr tė shpifur".

- Janė kopje tė pėrsosura tė etėrve tė tyre; nuk e japin veten, dyshojnė nė ēdo gjė, madje edhe nė frymėn qė thithin, - shtoi ai, ndėsa hodhi nė flakė kasetėn e fundit.

Pas filmimeve, nėnėmadhja ra nė njė gjendje kome. Tė gjithė qenė tė bindur se parashikimi profetik qė bėri Pinci i verbėr, qe padyshim pėr nėnėmadhen.

I patėm kthyer sytė nga daja Alem, me shpresėn se do tė nxirrte nga valixhja e tij atė ilaēin shėrues ardhur nga pėrtej oqeanit,(qė vetėm ai mund t'ia dinte emrin), e, pasi t'ia jepte nėnėmadhes pėr ta pirė, do tė ndodhte ēudia: plaka do tė ngrihej menjėherė nė kėmbė e do tė thoshte: "Pa shihni, im bir, Alemi, mė shėroi; mė bėri tė ndjehem dhjetė vjet mė e re".

Po s'qe thėnė tė ndodhte kėshtu, sepse daja Alem, duke u mbėshtetur nė "artin e luftės" shpalli se nėnėmadhja, kėsaj here e kishte tė humbur betejėn.

- Jemi dhjetė vjet me vonesė, - tha ai; madje mbajti njė ligjėratė tė tėrė mbi raportet mes jetės e vdekjes dhe la tė kuptohej se tashmė, fare pak gjė kish mbetur pėr t'u shpėtuar tek nėnėmadhja.

E alarmuar pėr rrezikun kanosės, mamaja mori pėrsipėr t'i bėnte vetė ballė vdekjes dhe u hodh nė veprime konkrete. Ajo vari nė traun e portės sė oborrit njė duj me rrefeshk, (pėr tė trembur vdekjen); mblodhi nėpėr suka fara qimnoni, xherokull, lule serdeni, njė dorė me stėrkungull, pak pshelinok, shurrėpelė, si dhe rrėnjė rroble; i zieu bashkarisht nė njė kusi bakri katėr orė e gjysėm, dhe lėngut tė pėrftuar, i bėri edhe disa marifete tė tjera me fjalė, teksa zhyste aty prush tė ndezur. Me kėtė lėng, mamaja spėrkati muret e avllisė, gurėt e kalldrėmit tė oborrit (nga ku mund tė shkelte flama), pragun e derės sė shtėpisė si dhe ballinėn prej dėrrase tė krevatit ku dergjej e sėmura. Pak nga ky lėng, mamaja ia dha nėnėmadhes qė e piu me zor tė madh e pastaj tha se i kishte baltosur gojėn. Nė tė njėjtėn kohė, mamaja porositi qė tė bėnim kujdes se mos ndonjė kukuvajkė fluturonte e ndalonte nė pullazin e shtėpisė tonė, e kėshtu, vulosej pėrfundimisht oguri i zi. Veē kėtyre masave paraprake, na u desh, njėkohėsisht, tė tregoheshim vigjilentė ndaj vizitorėve qė vinin pėr t'u pėrshėndoshur me nėnėmadhen.

- Vdekja, asnjėherė nuk vjen ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, - thoshte mamaja, dhe shtonte se kur vdekja vendoste tė merrte ndonjė rob Zoti, pikėsėpari vishej tepdil, merrte pamjen e njė njeriu tė gjallė, tė njohur, dhe pastaj tė trokiste nė derė.

Nė luftėn kundėr vdekjes qė pritej tė vinte tė merrte nėnėmadhen, u pėrfshinė edhe trinjakėt e Naile Shalės. Me urdhėr tė dajės Alem, ata montuan nė vijėn e ujit, njė mekanizėm qė quhej trokėllimė. Vihej nė lėvizje nga uji i vijės, qė kalonte rreth shtėpisė tonė. Njė ēekiē rrotullohej rreth njė boshti dhe i jepte goditje tė njėtrajtshme njė legeni tė shpuar. Kėshtu pėrftohej zhurma qė do tė trembte vdekjen. Ishte daja Alem ai qė u tregoi trinjakėve tė Naile Shalės, marifetin e stisjes sė trėkėllimės. Ai rrėfeu se kėto njohuri i kishte marrė nė Majami, gjatė pesė vjetėve tė qėndrimit tė tij nė njė apartament me Lu Sunin.

Ditėn e katėrt tė rropamės, Mamica e Lam Dedės, llafazane e sėmurė si njė skizofrene, arriti tė bindėte njė pjesė tė madhe tė grarisė, qė tė protestonin kundėr marifeteve qė po pėrdoreshin pėr tė shpėtuar "atė ditėsosurėn".

- Uf, ēfarė njerėzish, - shfryu ajo para grarisė qė u mblodh tek kroi i katundit, - U ka shkrepur ta mbajnė atė shtrigė nė jetė kundėr vullnetit tė Zotit.

Menjėherė pas kėsaj, mamaja u takua me Mamicėn, e tėrhoqi mėnjanė, i foli me takt si kurrė ndonjėherė dhe i premtoi se do t'i bėnte dhuratė kushedi ē'farė gjėje nga ato gjėra, qė daja Alem kishte sjellė nga pėrtej oqeanit.

- Hė, tani, - iu lut mamaja,- mos e prish barkun muajin e Ramazanit; lėreni plakėn tė rrojė, edhe ca ditė meqė u bė gjallė Alemi.

Tė nesėrmen, Mamica e Lam Dedės, kjo grua qė vdiste pėr maēkė e plaēkė, shtrėngoi fort rreth ballit shaminė e kokės qė i dhimbte dhe nisi t'u fliste grave pėr dobitė e trėkėllimės. Madje ajo hodhi tezėn, sipas sė cilės, duhej parė mundėsia e ndėrtimit tė njė trėkėllime tė dytė, pak metra larg sė parės.

Ajo qė u quajt "protesta e burrave", do tė shpėrthente tė shtatėn ditė, kur Lamė Xhypi, i akuzuar se nuk e kishte rrahur daullen nė vaktin e duhur, mblodhi katundin tek sheshi, e, duke u djegur nėn vete si eshkė, shpėrtheu;

- Mblidheni mendjen, burra: o trokėllima e Alemit, o daullja ime.

Mė tė irrituar qenė besimtarėt, agjėruesit e rregullt tė Ramazanit, tė cilėt mendonin se trokėllima qe njė mjet i stisur pėr tė sabotuar Allahun, dhe se kėtė marifet tė poshtėr, e kishte kurdisur ai, kaurri shtiakeq e spicėtar Kel Sh.

Plasi njė sherr i ashpėr mes dy grupeve rivale dhe ec e merre vesh, ku do tė kishte vajtur kjo punė, nėse dikush, (emri i tij nuk u mor vesh), nuk do tė kishte prishur vijėn e ujit, pa tė cilin nuk mund tė funksiononte trėkėllima.

Me tė shterur uji, katundi ra nė njė qetėsi tė plotė, gjithēka u shua pėrnjėherėsh. Pas kėsaj mamaja shpalli se kishte zbuluar njė tė vėrtetė tė madhe:

- Mė tė kėqinjtė, - tha ajo, - ata qė nuk duan tė na shohin gjallė, qenkan komshinjtė.

Dhe me tė vėrtetė, gjatė konfliktit katundi qe ndarė nė dy pjesė: ata qė i kishin shtėpitė larg nesh qenė pro trokėllimės, ndėrsa mė tė afėrmit, kundėrshtonin, donin qė nėnėmadhja tė vdiste. Gjithsesi pas pushimit tė tamtameve, edhe nėnėmadhja u duk se pat njėfarė pėrmirėsimi. Kjo na qetėsoi disi. Daja Alem, krejt nė sendisje dha urdhėr tė ēmontohej mekanizmi e tė vendosej diku nėn ruajtje, dhe fill pas kėsaj, nxori nga valixhja disa tableta verdhashe, qė shėrbenin "pėr tė pėrballuar zhgėnjimet e mėdha" dhe nisi t'ia hidhte gurmazit katėr herė nė ditė, pas lėngut tė hoshafit, qė mamaja ia servirte nė sahanin e pėrvėluar

Si hodhi nė zjarr tė gjitha kasetat, daja Alem, nėn shoqėrinė e trinjakėve tė Naile Shalės, vajti nė qytet, preu biletėn e udhėtimit me aeroplan dhe foli anglisht nė telefon me Lu Sunin.

Tė nesėrmen, qe dita e fundit e muajit tė madh tė Ramazanit, dhe gjindja, para se tė falnin Bajramin e Madh, u kujtuan se mė parė do tė duhej tė faleshin me dajėn Alem.

I harruari i madh, qė tė gjithė e patėn pandehur tė mbytur nė Danub, qe shfaqur papritur pas katėr dekadash, por kishte nga ata qė s'donin t'a besonin se pat qenė vetė ai; madje edhe sot gjenden aso shpifarakėsh, qė betohen e stėrbetohen se njeriu qė hyri nė katund me gjashtė valixhe qė s'u hapėn kurrė, kishte shkėrbyer dajėn Alem, se qe ngarkuar kushedi me ē'mision prej dreqi, dhe se Alemi i vėrtetė dergjej nė ujrat e pista tė Danubit. Ndėrsa ajo qė quhej rėndom, nevojtore, pėr ndėrtimin e sė cilės daja zgjidhi qesen e hodhi pa iu dridhur dora plot gjashtėmijė dollarė, nuk paska qenė tjetėr, veēse rezidenca e tij e pėrkohshme. Prej aty, me anė tė aparateve moderne e antenave me ndjeshmėri tė madhe, ai paska komunikuar me shefat e tij; u paska transmetuar tė gjitha sa kishte filmuar gjatė ditėve tė qėndrimit, e kėshtu e ashtu thashethemet nuk patėn tė sosur.

Trinjakėt e Naile Shalės, qenė tė parėt qė erdhėn pėr atė pėrcjellje lamtumire, e cila krejt papritur, do tė merrte rrokullimėn pėr t'u shėndrruar nė njė rit mortor.

Daja Alem tha se ndjente keqardhje, pse po largohej nga vendlindja, por shtoi se nėse do tė realizohej qėllimi, pėr tė cilin ai po merrte udhė, kur tė kthehej pėrsėri, do tė ndėrtonte njė rrokaqiell mu nė mes tė katundit, njė rrokaqiell tė lartė, qė do t'a zilepste edhe vetė Rrokfelerin.

Nė gjashtė tė mėngjesit, ai i telefonoi shoferit qė e pat sjellė nga aeroporti, dhe nė shtatė e tridhjeta minuta, u dėgjua boria e makinės qė mbėrriti nė sheshin e katundit. Ishte i njėjti furgon, qė e pat sjellė para njėzet ditėsh, shoferit tė tė cilit daja Alem, i kishte parapaguar edhe ditėn e kthimit.

Para se tė dilte nga shtėpia, mamaja i ndėrmendi valixhet, por ai i'a ktheu se veē njėrės, asaj nė tė cilėn mbante "arsenalin e municioneve", qė i duheshin pėr t'u dhėnė dėrmėn sėmundjeve tė pashfaqura, pesė valixhet e tjera nuk do t'i mbartėte qė aty. Porositi tė vendoseshin stivė, njėra mbi tjetrėn, nė njė vend tė sigurtė dhe tė mos hapeshin kurrsesi, sepse ndoshta, nė njė kohė jo shumė tė gjatė, do tė kthehej pėrsėri mes nesh.

- Nuk ka gjėra pėr tė cilat t'ia vlejė qė tė hapen, - tha, dhe i vuri kapak kėsaj ēėshtje me atė tonin e zėrit tė tij tė prerė.

Pas kėtyre fjalėve daja Alem, hyri nė dhomėn e nėnėmadhes, u afrua pranė shtratit tė saj, i bėri zė (ajo nuk ishte as nė gjumė, as zgjuar), i tha se po largohej pėr t'u kthyer pėrsėri, i puthi lehtė flokėt e thinjura dhe doli qė aty me bindjen e plotė se nuk do t'a shikonte kurrė mė.

Pas dhjetė minutash qe gati pėr t'u nisur, por para se tė merrnim udhė pėr t'a pėrcjellė drejt furgonit, ai bėri shenjė me gisht, kėrkoi njė minutė leje sa tė futej nė nevojtore, nga e cila mė pas, nuk do tė dilte as pėr katėr, dhjetė, njėzet apo tridhjetė minutash. Madje ai, nuk do tė pėrgjigjej edhe kur mamaja, e yshtur nga njė parandjenjė e ligė, i thirri ngjitur derės prej xhamit tė kristaltė, derisa trinjakėt e Naile Shalės, tė bindur se ndodheshim nė prag tė njė fatkeqėsie, shkallmuan derėn dhe e gjetėn palmuq mbi pllakat e dyshemesė.

Vdekja i pat ndaluar mbi supe, e kishte pėrulur mbi gjunjė; pastaj i kishte mėshuar me gjithė peshėn e forcėn e saj pė t'a thyer mė dysh. Pėr kėtė nuk kishte pikė dyshimi, sepse kur i ndjeri qe thyer e mbledhur palmuq nga dhimbja e tmerrshme, i kishte shpėrthyer nga goja njė lėng veshtullorė e i verdhė, i padurueshėm nga tafti, tamam si tė qe thyer aty njė vezė e prishur.

Daja Alem, vajti nė botėn tjetėr, i mbajtur nėn sqetulla nga vetė flama, e cila kushedi sa do tė qe krekosur pėr kėtė bėmė tė saj. Veēse ajo, qe e bindur se kurrsesi nuk mund ta merrte duke dėrguar pėr kėtė qėllim, taborre sėmundjesh pa fund. "Ushtrinė e madhe tė sėmundjeve", daja Alem, e pat dėrrmuar me taktikat e tij tė luftimit, me "artin e luftės", qė ai e pat njohur mė mirė se ē'do gjeneral. Ndėrsa as qė bėhej fjalė pėr shkaqe dhe motive tė tjera, pėr vetė faktin se qe tepėr i kujdesshėm e vigjilent.

U dėrgua nė varrezė pasditen e ditės qė vdiq, kur dielli qe rrėzuar mbi majėn e poshtme, me biletėn e udhėtimit nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. E mbarti i njėjti furgon qė e solli e qė erdhi ta merrte pė ta shpėnė nė aerodrom. Por, pikėrisht nė ēastet kur po e zbrisnin nė varr, i'a behu Lim Bojaxhiu e tha se sillte porosi nga mamaja, qė tė zgjerohej gropa e varrit, pasi do tė futeshin edhe gjashtė valixhet e mbyllura.

Mes gjithė asaj mizėrie njerėzish tė ardhur pėr mort, mė tepėr tė habitur nga vdekja e beftė se sa tė dhimbsuruar, mamaja qe kujtuar se nuk duhej tė varrosej i vėllai pa zbuluar pikėsėpari ē'farė fshihnin ato valixhe. E bindur se pas vdekjes sė tij, ē'do e drejtė kalonte mbi personin e saj, sapo i ndjeri u mbart nga vendi ku vdiq dhe u fut nė dhomėn e zaireve tė vjeshtės, mamaja i nxori prej xhepave tė gjitha sendet personale: ēelsat e valixheve, sahatin me qostek, njė shami shumė - shumė tė vjetėr, nė njėrin cep tė sė cilės qenė qėndisur inicialet "E. L.", pasaportėn e tij si qytetar amerikan, disa dokumente nė anglisht, shtatqind e katėr dollar, - qė u kėmbyen menjėherė nė para dhe u pėrdorėn pėr shpenzimet e varrimit,- si dhe njė bllok tė vogėl me adresa, mes tė cilave ndodhej edhe ajo e kinezit Lu Sun.

Mamaja nuk e pa me vend qė tė merrte pjesė nė varrim, madje ajo nuk deshi qė i vėllai tė qahej me logori. Qėndroi nė shtėpi pėr tė rrekur nėnėmadhen, e cila do tė jetonte edhe dy vite tė tjera e mė pas do tė vdiste nė moshėn nėntėdhjetė e dy vjeēare, pa mundur tė mėsonte mbi vdekjen e tė birit.

Mamaja i hapi valixhet, pikėrisht nė ēastet kur kortezhi i pėrmortshėm qe nisur drejt varrezės dhe pa me keqardhje se daja Alem kish pas mbyllur aty vetė zhgėnjimin: ajo i kaloi tė gjitha nėpėr duar dhe pa se tė njėzet e shtatė personat, pėr tė cilėt qenė nisur dhuratat, patėn vdekur prej kohėsh. Tė pesė valixhet qenė mbushur deng me sende pa ndonjė vlerė tė veēantė, sende qė kishin hyrė nė Shqipėri me vakt e me kohė dhe qė gjendeshin nė treg me shumicė. Ishin paketuar secila mė vete, duke u mbėshtjellė me letėr celefoni, poshtė sė cilės qenė shėnuar emrat e marrėsve si dhe nga njė shėnim i vogėl pėr gjithsecilin.

Por ajo qė do t'a trondiste mamanė, qe njė peshtaf i zbukuruar me argjend, brenda tė cilit, ajo zbuloi dy sevdallinj nėn njė kėmbanė qelqi, tė kapur dorė pėr dore pėr t'i rėnė mespėrmes njė kopėshti tė bukur si vetė xheneti; njėri qe i vėllai, daja Alem nė rininė e tij, kurse tjetra, e bija e njė orėndreqėsi, Emine Lubardha, me gėrshetat e gjatė gjer poshtė gjunjėve vdekur para pesėmbėdhjetė vjetėsh nė vetmi tė plotė. Sipėr peshtafit, nė njė shirit letre tė ngjitur me plastelinė, daja Alem kishte shkruar: "Emine Lubardhės, me tė cilėn, mė nė fund, vendosa tė martohem".

Sipas tė gjitha gjasave, kjo dhuratė qe ujdisur me porosi nė fabrikėn e rruazave tė qelqėta nė Majami, ku daja Alem kishte punuar disa vite e ku edhe qe dekoruar.

Fill pas kėsaj, ajo nisi vrikthi Lim Bojaxhiun, qė tė lajmėronte se duhej zgjeruar gropa e varrit.

- Mirė apo keq, ato sende qenė nisur pėr njerėz tė asaj bote, nuk kishim pse i mbanim nė shtėpi, - do tė thoshte mė pas mamaja.

Gjashtė valixhet u vendosėn nė varr tė mbyllura e tė stivosura me rregull, njėra sipėr tjetrės, nė krahun e djathtė tė tė ndjerit, bashkė me ēelsat qė trinjakėt e Naile Shalės, ia futėn nė xhep tė jelekut.

Daja Alem u varros dhe askush nuk e qau me logori.

Gjindja u shpėrnda me bindjen se ato pak lopata dhč qė i hodhėn mbi tabut, qenė thjesht njė borxh, njė borxh qė i kishin larė tė tetėdhjeteshtatit, pa e ditur se cilės shifėr i pėrkisnin ata vetė.

Ajo qė pat njė merak, ishte nėnėmadhja, e cila pyeti se sa orė mbante njė udhėtim pėr Amerikė.

- Dua tė di, - tha ajo, - ku ndodhet Alemi kėto ēaste, nė qiell a nė tokė?

- Nė tokė, - u pėrgjigj mamaja, e bindur se nuk e kishte gėnjyer.

Nga Ramiz Gjini




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]