Andon Vasili: Rektori i paligjshėm i Korēės rikandidon i vetėm?!
Postuar më: 15-02-2012 | Ora: 19:41:03

1. Po instalohen “Klikat universitare”, tė cilat i favorizon Ligji i ndryshuar.
2. Pėrse u ndryshua Ligji pak ditė pėrpara zgjedhjeve nė Universitete ?!
3. Katėr vjet mė parė: - si u “emėrua” nga ishministri Genc Pollo rektori Gjergji Mero, vetėm me votat e Fakultetit tė Bujqėsisė ...
4. Specialisti i “qepės” me shumė “funsione” e biznese ...
5. Indiferentizmi : Pėrse nuk e rivalizojnė rektorin Gjergji Mero kolegėt e Universitetit tė Korēės; liberalizmi i thellė, moskėrkesa e llogarisė, emėrimet nepotike dhe anarshia ...

-Pak fjalė pėr ndryshimet nė Ligjin e Universiteteve

Ėshtė jonormale nisma e Kuvendit tė Shqipėrisė pėr “ndryshime” nė Ligjin “Pėr arsimin e lartė...”, vetėm pak ditė pėrpara se sa tė shpalleshin zgjedhjet e reja nė Universitete. Patjetėr qė nė kėto ndryshime ka hille tė mėdha, hile tė cilat janė duke ia vėnė kazmėn pėrfundimisht Sistemit Universitar nė Shqipėri. Si kudo ku gjithēka e “qelb” politika edhe kėtu ashtu ndodhi. Ligji 9831 datė 12.11.2007 “Pėr arsimin e lartė...” (i ndryshuar), ishte pėrgjithėsisht i mirė me synimin e zgjuar pėr tė sjellė njė frymė tė re nė ēdo zgjedhje tė radhės; sipas nenit 23, pika 1 “ Autoritetet drejtuese nuk mund tė zgjidhen pėr dy mandate radhazi nė tė njėjtin funksion”. Por ndryshimet e bėra para njė muaji e lejojnė rikandidimin, duke e shkatėrruar gjithēka tė mirė tė ndėrtuar nė kėtė Ligj. Pa u zgjatur nė arsyetimet qė kundėrshtojnė rikandidimin, tė cilat shumėkush i kupton, mendimi i thelluar tė ēon nė idenė se ndryshimet nė Ligjin pėr arsimin e lartė, kanė si synim pėrfitime politike dhe pėrjetėsimin e sundimit tė tė ashtuquajtura “Klika Universitare” tė cilat zgjatin “gjumin akademik”, nepotizmin, liberalizmin pa cak dhe anarkinė, pėrfitimet e padrejta, mungesėn e debatit, qokat politike, diplomat dhe gradat false, etj.

Pak fjalė pėr moralin e kandidatėve...

Ėshtė e qartė se pėr njė Universitet, qė ėshtė vlerėsuar nga Ministria e Arėsimit me notė tė ulėt, kur ėshtė relativisht i dukshėm “produkti” skarco qė nxjer ai nė tregun e punės, pas 4 vite aktiviteti universitar, Drejtori (Rektori) i njė Universiteti tė tillė si dhe Dekanėt nuk do tė kishin moral pėr tė kandiduar sėrish. Mirėpo pėrvoja e kėtyre 20 viteve tė fundit ka treguar dhe tregon pėrgjithėsisht se morali nuk para pi ujė kėtu tek ne, nė karrjerėn e njė individi. Po tė jesh i ndershėm, punėtor dhe i pėrkushtuar, nė tė shumtėn e herės konsiderohesh naiv, i pazoti, i ngathėt, i humbur, anakronik, jashtė mode e kohe ...
Universiteti i Korēės ėshtė vlerėsuar me notėn 4 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, kur publikoi tabelėn e vlerėsimeve pėr 19 Universitete tė vendit ( Gazeta SHQIP, 16 korrik 2011, f.24). Pikat mė tė dobėta tė tij ishin : cilėsia e mėsimdhėnies dhe treguesi i punėsueshmėrisė (keq), pėrveē tė tjerash. Ėshtė e tepėrt tė komentojmė mė tej ...

-Si e emėroi ishministri Genc Pollo Rektorin e Korēės?!

Nė zgjedhjen e rektorit tė Korēės para katėr vitesh pati njė garė tė fortė, nga 5 kandidatė u pėrzgjodhėn dy dhe ishte dukshėm e qartė se Bashkim Jahollari do tė fitonte. Por nė finale tė garės u bė si ajo loja “mė i shkathti, mė i shpejti” dhe nė pėrfundim dolėn shumė probleme. Madje pas zgjedhjes, ose mė mirė tė themi “emėrimit” tė rektorit, pati edhe viktima, gjė qė i bėri gazetarėt t’i quanin ato “zgjedhje tė pėrgjakura”; kjo sepse pak kohė pas pėrfundimit tė tyre, Kryetari i Komisionit Zgjedhor Universitar vrau veten ...
Po si rrodhėn punėt me zgjedhjen e Rektorit tė Korēės ?! Raundi i parė nxori nė balotazh Bashkim Jahollarin, historian dhe agronomin Gjergji Mero. Pastaj. Ishministri Pollo nuk e njeh balotazhin dhe urdhėron ripėrsėritjen e zgjedhjeve ! por ... vetėm nė Fakultetin e Bujqėsisė, fakulteti mė i vogėl, pjesė e tė cilit kishte qėnė mė parė rektori i sapoemėruar Gjergji Mero. ( Shih gazeta SOT, 23 janar 2008, f. 10). Kjo kishte qėnė edhe dėshira e kandidatit Gj.Mero, tė cilėn Komisioni i Apelimit nė Universitet e kishte hedhur poshtė me shumicė votash ... Pra, zgjedhja e Rektorit dhe Dekanėve nė Universitetin e Korēės para 4 vitesh u bė “ēorbė derri”, e cila solli nė krye Gjergji Meron, nė mėnyrė tė paligjshėm, i cili guxon tė kandidojė e tė fitojė i vetėm sėrish ...

Pėrse rektori Gjergji Mero nuk ka rival kėtė herė?!

Ėshtė e natyrshme qė Rektori e Dekanėt nė Universitetin e Korēės kėtė radhė nuk kanė rivalė. Pėrse tė kenė, kur ėshtė mė e thjeshtė dhe mė e lehtė tė fitosh “i vetėm trim nė luftė...”?!. Pėr tė fituar kėsisoj ata kanė patur kohė tė bollshme, 4 vite me radhė pėr tė “punuar” me zgjuarsi e strategji “shkencore” . Duke bėrė emėrime nepotike, duke qėnė jashtėzakonisht liberalė, duke bėrė ndere e favore majtas e djathtas, duke kėnaqur kėrkesat e partive tė cilave u pėrkasin, duke qėnė pjestarė nė forume e partira pafund, duke i ndėrruar ato si mbreti gratė ... Pėrse mos, tė gjitha “kyēet” i kanė patur nė dorė. Dhe i kanė. Dy prej tyre, Rektori dhe Dekania e Bujqėsisė janė antarė tė Kėshillit Bashkiak, antarė forumesh drejtuese tė partive, etj. Rektori Gjergji Mero gjithashtu “drejton” njė biznes privat, gruan e ka prej shumė vitesh drejtoreshė tė tė mesmes ekonomike, ēfardo deshire tjetėr qė tė ketė ai kėtu nė Korēė i plotėsohet, si tė ishte “Vėllai i madh”. Dielli paska dalė e bėn dritė vetėm pėr tė dhe familjen e tij ! Tė dhėnat tregojnė se ai ėshtė ndėr mė tė pasurit e qytetit, pa e argumentuar kėtė me punė e kontribute konkrete krahasuar me tė tjerėt... Pėrkundrazi.

Pėrsėri strumbullar Fakulteti i Bujqėsisė?!

Ėshtė e vėrtetė qė edhe kėtė vit rikandidon pėr Dekane nė Fakultetin e Bujqėsisė njė inxhiniere kimiste, e cila nuk di se ē’ėshtė bujqėsia, blegtoria apo agrobiznesi, ndėrkohė qė mė e natyrshme dhe logjike do tė ishte qė nė vend tė saj tė kandidonte njė agronom. A mos vallė rrėnjėt e kėsaj “dėshire” pėr tė rikandiduar mund tė kėrkohen nė historinė e zgjedhjes sė paligjshme tė rektorit 4 vite mė parė ?! Sigurisht. Ajo rikandidon sepse thonė qė ėshtė pjesė e “klikės” qė e bėri rektor Gjergji Meron. Pėr kėtė ajo u shpėrblye atėhere me postin e Dekaneshės, e cila me sa duket i ka “shijuar” shumė dhe ia ka ndjerė “lezetin”. Ajo nuk ka rival sepse tė gjithė e dinė se nė pėrballje me tė do ta kenė davanė e humbur, kėsisoj qė kot sa “tė ndyhen” ! Nuk ėshtė e rastit gjithashtu qė Kryetar i Komisionit Zgjedhor Universitar nė Korēė ėshtė njė pedagog i ri fare ( vetėm disa muaj mė parė ėshtė emėruar !) dhe i pėrket natyrisht Fakultetit tė Bujqėsisė, i pėrzgjedhur me kujdes nga Rektori dhe Dekanesha, tė cilėt rikandidojnė. Ai “la” drejtimin e njė Dege Banke nė Korēė (?!) pėr t’u bėrė “pedagog i thjeshtė”, pėrse vallė ky kėmbim i ēuditshėm ?!...
Si thoni, mund tė ēahet ky mur i madh, qė ka ndėrtuar “klika universitare” e Korēės ?! As mos e mendo ! ... Prandaj nuk kandidon i mirėnjohuri Prof.Dr. Yllson Manoku, ishrektori qė e bėri vėrtet ishinstitutin e dikurshėm tė Korēės tė famshėm nė tė gjithė vendin, apo Prof.Dr. Ali Jashari, Prof.Dr. Gjergji Pendavinji, etj., ?!... Prandaj specialistin e famshėm “qepės” Korēa do ta ketė me siguri Rektor edhe pėr tė paktėn 4 vite tė tjera.
Aferim i qoftė qytetit tė njohur tė arsimit, kulturės dhe shkencės, pėr kėtė “zgjedhje” kaq tė veēantė!...

Nga Andon Vasili

Më: 15-02-2012 | Ora: 19:41:03 | Shikuar: 5607 | Komente (27)  

Komentet

     
  1. Postuar nga Sonima 
    19-02-2012 - 04:27:43 -

    Artikull pacavure, pa profesionalizem. pa burim te sakte te informacionit, artikull kulisash dhe njerzish te vegjel ne forrmim dhe kulture njerezore.
    Edhe nje nxenes me rezultatin me te dobet ne nje pune krijuese nuk do te tregohej kaq i dobet ne formimin e frazave, ne lidhjen logjike te fakteve, ne respektimin e sintakses se Word-it dhe kjo per nje arsye te thjeshte qe kur ne cdo rresht mbizoteron shpifja, intriga dhe pavertetesia autori anonim shpejton te shkruaje nxitimthi sikur e ndjekin apo me e keqja te shkoje me vrap dhe te lepije kosken qe i ka hedhur "padroni" apo me e mundshme "padronia"e tij.
    O njerez te ulet e te felliqur qe ju mban kjo toke, minimalisht dilni ne shesh te burave, pranoni dhe identifikohuni me emrin tuaj te vertete dhe hajde ballafaqohuni me te verteten.

     
  1. Postuar nga V.N 
    19-02-2012 - 17:07:23 -

    Me vjen keq qe shkruhen shkrime te tipit te tille , per fakt te "shpifjeve" dhe te shkrimeve me informacione te pasakte , pa baze .

    Gjithcka qe eshte shkruar perben nje thyerje per U.K , duke filluar qe nga pjesa e trete ku flitet per vetevrasjen e nje personi e duke u hedhur ideja e nje vetvrasjeje per arsye zgjedhore e duke kaluar ne Rektorati dhe me pas ne dekanati i Bujqesise ...

    Sugjeroj qe para shkrimeve ne nje gazete prestigjioze si juaje , personat qe shkruajne te jene te mire informuar per situaten ne Universitetin e Korces, te informohen per punen 4 vjecare , per ambjentet moderne qe po ofron ky universitet , per stafin petagogjik te kualifikuar dhe mos flitet per gjera jo serioze ...

     
  1. Postuar nga Rena 
    21-02-2012 - 10:49:30 -

    Percilleni ne Facebook apo ne Faqe interneti se duket i goditur me temen qe ka zgjedhur

     
  1. Postuar nga Vaska 
    27-02-2012 - 06:02:25 -

    Hej, pershendetje !
    Si ka mundesi qe po na i poshterojne keshtu Korcen tone te dashur, djepin e ... dhe perralla te ketij lloji...
    Mendoj se shkrimi eshte i goditur, pavaresisht "sintakses" apo Wordit" qe nuk i pelqen ndonjerit. Faktet e dhena jane evidente dhe te verifikuara nga disa lexues te paanshem, qe jam edhe une. Shikoni ambjentet e UK ! Uaaaaaa! Po shikoni ambjentet e shtepise 100 mije euro te rektorit, Milionerit te ri te Korces, sa luksoze dhe ekstravagante jane ...
    Shikoni se si i shet ai vendet e punes ne UK, se si i nderron partite, si mbreti grate : Komunist, - republikan- Demokrat ...
    Thellohuni, te nderuar miq dhe mos shkruani veresie. Autori ka te drejte, por ai vetem sa ia ka hapur petet lakrorit ...
    Pa shikoni se ky shkrim vlen per te gjithe arsimin e larte ne Shqiperi, qe e ka zaptuar politika, korrupsioni, klikat, klientelizmi ...
    Hajd, mirupafshim,
    Gyryshyrys ...

     
  1. Postuar nga V.N 
    27-02-2012 - 17:21:33 -

    E para mendoj qe ska lidhje as me "Sintaksen" dhe as me "Wordin" , por ka te beje me genjeshtrat dhe pseudofaktet qe jane shkruar ne ai shkrim dhe ne shkrimi i nje parafolesi ....
    Une qe po shkruaj jam nje person shume i paanshem , dhe spo dal ne mbrojte te asnjerit pervec te thenit te nje te vertete te cilen po mundojne ta shembin , ta erresojne sic po ndodh .

    E dyta : Dua te ve ne dukje qe brenda nje 4 vjecari nga nje universitet me ambjente te shkatruara , me lageshtire , me banka te vjetra me shkrime nga qoshja ne qoshe , sot po te vizitoni ambjentet e U.F.S.N Korce do shikoni dicka komplet ndryshe ...
    Ambjente moderne ( leksionesh - seminaresh ) , Nje muze historik te universitetit , salla interneti dhe kompjuterike , bibloteka te plota me materiale per gjithcka qe mund te nevojtet per studime te ndryshme , ambjente te surverjuara me kamera, nje sistem imformimi nepermjet pajisjeve moderne etj ....

    Te gjitha keto qe thashe nuk jane genjeshtra e as levdata te kota , por jane realitet per U.K dhe mund te vertetohen shume lehte me nje vizite ne te ...

    Ne Korcaret e kemi qejf te merremi me thashetheme si pune e atyre te mesiperme , vende pune , shtepite luksoze ,partite ...

    Por duhet te ve ne dukje qe persona qe meren me keto lloj thashethemesh jane te ceket ne mendime , ziliqare ose persona te cilet nuk dine te luftojne me te drejte por me shpifje ose duke erresuar te vertetat te cilat ngrene statuset per disa persona ose per disa institucione ...

    ME FALNI KUR KINI NDERMEND TI HIQNI KETO ZAKONE , KETO MENTALITETE QE SPO E LENE KETE QYTET TE ECE PERPARA ... ??????

     
  1. Postuar nga Vaska 
    02-03-2012 - 05:10:03 -

    I dashur VN,
    e respektoj mendimin tend, po mjediset qe thua zotrote jane detyre e qeverise qe te kryhen,jane nga taksat tona. Mua me intereson pjesa e bute e UK-se qe do te thote se cfare produkti del nga ky Universitet, si behen leksionet, seminaret, sa lexojne dhe se si pergatiten studentet, sa punojne pedagoget per te dhene te rejat e shkences dhe te leteratyres boteror, si studimet vihen ne dobi te zhvillimit te vendit dhe te Korces konkretisht. Dhe ketu UK-ja eshte shume e shume prapa. Ku jane shkencetaret dhe studiuesit, qe i kane sjelle keto 20 vitet e fundit ndonje prurje te re vleravete qytetit e te vendit ?...
    Mik i dashur, une mendoj se pa kritike, duke u kenaqur me pak, duke ulur koken sa per te marre ate coipe rroge apo ate cope diplome, nuk mundte zhvillohet e te ece perpara Universiteti i Korces. Ketu duhet pare shqetesimi, se nuk mund te perparojme duke i ferkuar te ndenjurat njeri - tjetrit. Artikulli qe une lexova me duket i dobishem dhe largpames. Pershendes autorin.
    Te fala sinqerisht,
    Vaska, Lagjja 3,
    Korce.

     
  1. Postuar nga Sotiraqi 
    12-03-2012 - 05:43:10 -

    Falenderoj autorin Andon Vasili per kete artikull paralajmerues kaq te dobishem dhe parashikues ...
    Me ne fund Gjergji MERO fitoi, si rektor i Korces plake !
    Po a ka kellqe ky person te coje perpara Universitetin e Korces me ate nivel kulturor qe ka, me ate horizont te ngushte qe e ****akterizon ?!
    Detyre te veshtire ka marre mbi supe, i shkreti !
    Tani qe Qeveria ia beri ndertimet e zbukurimet e mjediseve me se do te merret i shkreti ? Se tani nuk ka me tendera, kundershtaret i hoqi qafe me lloj lloj intrigash e makinacionesh ... Te aftit e Universitetit te Korces po thone tani : Ne djall te vesh, o zoti Rektor me gjithe poste, para e rryshfete,
    mos u ngopsh, o Rektori une !
    Po ... Nga kush ka frike Rektori i Korces qe shkoi me parate e shtetit ne Kine dhe mori nje sistem sigurie te frikshem ?! Ja, ua them une pse !
    Rektori Gjergji Mero na menaxhon nje firme zhdoganimi, qe merret kryesisht me hekurin; kete e ben prej vitesh, qe nga 1990-a ! Kjo firme ka qene konkurrente me firmen e te ndjerit Florjan VILA, viktime e nje vrasjeje mafioze perpara shume vitesh ... Vrasesit ende nuk jane gjetur, kane shkuar ne drejtim te paditur. Ku valle ?! ...
    Aman, o zot sikur te kete lidhje kjo vrasje me te nderuarin menaxher te firmes se hekurit, te cilen e menaxhin dikush tani ...
    Dhendte Zoti qe organet kompetente ta zbardhin me kohe kete vrasje, qe edhe te implikuarit indirekt me te te mos kene frike e te harxhojne qimet e kokes per te vendosur sisteme te frikshme sigurie ne shtepi e ne pune.
    Te fala te gjitheve,
    Sotiraqi.

     
  1. Postuar nga Llaqke DEVOLLIU 
    21-03-2012 - 05:33:54 -

    E VĖRTETA KA FILLUAR TĖ FLASĖ …

    I nderuar artikullshkrues, Andon Vasili. Iu pėrgėzoj pėr iniciativėn dhe guximin e treguar pėr problemet e rėndėsishme qė ngrini nė atė shkrim. Njė gjė tė tillė duhet ta bėjė gjithkush prej nesh, jo vetėm nė Universitet, por edhe jashtė tij, sepse nėpėrmjet guximit tė tillė E VĖRTETA DO TĖ FILLOJĖ TĖ FLASĖ …
    Frikėn ne e vramė mė 1990, me ardhjen e demokracisė dhe nuk kemi droje nga persecutorėt e arsimit tė kohės sė monizmit, qė ishin lidhur me Sekretarėt e Parė tė dikraturės dhe u shėrbenin me zell atyre, pasardhės i tė cilėve ėshtė Rektori i Korēės, nga fisi Mero, kėtė tė vėrtetė e dine tė gjithė. Nė kėtė shkrim nė formė opinion, unė, meqė jam edhe nga Devolli, dua tė bėj edhe disa vėrejtje pėr pasaktėsinė e disa gjėrave.
    Sė pari : Pėr biznesin privat tė Rektorit, unė po ju them se ai ka 20 vjet qė ka njė agjenci doganore abusive nė Kapshticė, nėpėrmjet sė cilės hyn hekur nga Ukraina, Kina, etj. Pra nuk ėshtė rastėsi qė ai ka “miqėsi” me bosėt e hekurit nė Korēė e Shqipėri. Kjo ėshtė vetėm maja e ajzbergut. Asnjė kontroll nuk kanė bėrė tatimorėt, organet kompetente pėr kėtė agjenci doganore 20 vjeēare, qė kur Merua ishte pedagog dhe sa herė ėshtė hapur trau nė mėnyrė abusive.
    2- Ju mirė bėni qė e denanconi zgjidhjen abusive vetėm me njė kandidat pėr Rektor dhe me tė drejtė thoni se duhet tė konkurronin mė shumė prof.Dr. Po me ty, Andon Vasili nuk jam dakord me njė emėr qė nuk ka sy e faqe tė konkurrojė pėr rector dhe ky ėshtė Gjergji II, Pendavinji. Atij mund t’i bėhet vetėm njė pyetje: Pėrse presidenti i Kristal Univ. filiali Korēė, Met Muēa e sh****koi nė mėnyrė ceremonial bashkė me stafin e tij ?! Tė gjithė e dine, punonjės e studentė tė Kristal dhe tė Fan Nolit se ē’zullume ka bėrė ky person… E di e tėrė Korēa. Kush nuk e di, le tė pyesė… Nė vend tė tij unė mendoj tė konkurronte Prof.Dr.Elfrida Zefi, ish Prefekte.
    3 Tė flasim pėr dorėheqjen e Prof.Dr. Ali Jasharit, e cila kaloi nė heshtje. Aliu bėri dorėheqje sepse Rektori qė ka mbi krye mban dy standard nė emėrimin e pedagogėve, tė cilat kanė prurė abuzime e mas****allėqe tė mėdha. Rektorit, kur i shkoi pėr firmė emri i vajzės sė talentuar tė Aliut pėr pedagoge nuk e aprovoi, sepse paskėrka “konflikt interesi” se babai i saj qėnka nė Univ. po sa pedagogė, dekanė, etj kanė grate e tyre ose lidhje tė tjera farefisnore ? Po atė ditė Rektori pranoi me firmėn e tij gruan e njė doganieri, kur motra e saj ėshtė nė Fak. Mėsuesisė; po ashtu ai mori gruan e djalit tė V.Ērravės, ish Byroist, kur djali i tij ėshtė emėruar Drejtor i Marrėdhėnieve me jashtė …Po kėto raste, nuk na qėnkan konflikte interesi, apo janė afera politike e biznesi, mė thoni mua, ēfarė janė ?!
    4- A mos ėshtė rastėsi vizita e Z. Berisha ne dy institucione ku drejton Familja Mero, Gjergji e Tatjana ?! Pėr 7 marsin e kam fjalėn… Me sa duket edhe Drejtoria Arsimore e informon e kėshillon krejt gabim Kryeministrin, mė mos ka kėtu ndonjė prapakenė tjetėr…
    5- Pėr shėrbimin e librariesė dhe Fotokopjes qė shėrben brenda mureve tė Univ. Ajo ėshtė prone e Djalit tė xhaxhait tė Rektorit, ortak me Z.Pendavinjin, qė ka local nė mes tė qytetit.
    6- Herėn tjetėr do tė dėrgoj edhe investigimet e mia pėr aferat e rektorit, bashkėpunimin me Erion Nexhipin, pronar i 3-4 bizneseve dhe njėkohėsisht pedagog ne Ekonomikun e famshėm tė F.Nolit. Tė zotė shumė kėta capitalistėt e rinj tė Korēės, qė kanė plot biznese dhe na paskan kohė tė japin edhe mėsim nė Universitet … Ja, kėta pėrkrah Rektori ynė i famshėm Gjergji Mero, dhe jo intelektualėt e vėrtetė e tė pėrkushtuar qė nuk i mungojnė Korēės plakė, Korēės nuse …
    Te fala,
    Llaqkė Devolliu.

     
  1. Postuar nga Maria 
    26-03-2012 - 08:00:13 -

    Artikull interesant !
    Vertet po i hapen petet lakrorit, po ky lloj rektori qenka per t'u lidh...
    Jam e interesuar per komente te tjera,
    Maria.

     
  1. Postuar nga Visi 
    04-04-2012 - 03:35:40 -

    Te nderuar shpifesa dhe intrigante!
    Une qe po shkruaj disa opinione jam pedagog ne Universitetin e Korces, por me vjen keq dhe indinjohem me disa njerez te ligj qe dine vetem te shajne dhe e shohin Universitetin dhe rektorin e tij me dylbi dhe jo me realitetin qe ai ka sjelle ne kete qytet. Te shpifesh eshte gjeja me e ndyre, por te hedhesh balte mbi arritjet e Universitetit ne keto vitet e fundit eshte e pamoralshme, sepse ne qe punojme ketu i shohim dhe i prekim ndryshimet perdite. Nuk eshte rastesi qe ky rektor respektohet dhe nderohet nga te gjithe, gje e cila u vertetua ne rezultatin qe morri ne zgjedhjet e 20 shkurtit, ku e kane votuar 97 % te pedagogeve, stafit ndihmes mesimor dhe studenteve. Kjo nuk ka ndodhur se ishte kandidature e vetme, por sepse e duan dhe respektojne te gjithe per vizionin qe ka dhe punen qe ka bere, sepse po ne kete Universitet ka pasur edhe raste kandidimesh te tjera pa kundershtar dhe nuk kane fituar dot, si psh. Prof.Yllson Manoku, Sitki Mullaj, Irena Nika, Prof. Elfrida Zefi, etj. Une mendoj se nje pjese e komentuesve qe vjellin vrer jane nga ata qe pergjigjen e dufit qe kane per Universitetin e kane marre nga votat e pedagogeve te Universitetit te Korces. Mos u merrni me Universitetin te dashur miq, se ky Universitet i ka dhene dhe jep emer Korces ne Shqiperi dhe jashte saj, merruni me pune se me duket se jeni jashte kohe dhe medioker. Na lini te punojme te qete ne kete Universitet qe na jep kenaqesi dhe na nderon per punen qe bejme te gjithe.
    I bej te fala LLaqkes, Rena (Irena Nikes), Sotiraqit, Maries dhe i them mjaft mė me shpifje dhe fyerje.

    Me respekt V.K

     
  1. Postuar nga Maksi 
    06-04-2012 - 06:14:41 -

    Shume i nderuar Visi,
    fakti qe ti ke reaguar kesisoj tregon edhe nje here se artikullshkruesi nuk ka shpifur, por eshte perpjekur te zbuloje te verteten.
    Ti, Visi, ke te drejte ta levdosh Gjeke Meron, se ti dhe te tjeret aty beni palle ariu, askush nuk iu kerkon llogari, beni si t'u doje kokrra e qejfit, nuk merreni me kurfare studimesh e kerkimesh, leksionet i kini per turp te zotit, studentet tuaj dalin nga Uni.Ko pyke me diell, etj.
    Sa per fitoren e Meros me 97 % me kujton firorjet e PPSH-se dikur me 99,99 %, apo jo ?
    Ju nuk e doni Ylli Manokun, as Friden se keta jane njerez qe kerkojne llogari dhe nuk iu lene juve te livadhisni... Apo jo ?!
    Gjume te embel, i dashur Visi, flini mbi dafina, sa te vije nje dite t'iu haje gogoli ! ... Gogoli i paaftesise dhe korrupsionit.
    te fala,
    Maksi.

     
  1. Postuar nga Erjon Nexhipi 
    06-04-2012 - 09:54:28 -

    Sė pari pėrshėndes lexuesit e kėtij Blogu.
    Jam i detyruar tė jap komentin tim pėrderisa mė ėshtė pėrmendur emri nga "LLAQKĖ DEVOLLIU".
    "Llaqka" apo "Laqka" edhe punėt e shpifjes dhe tė hedhjes sė baltės i bėn si ato gratė e njohura me epitetin "Laqka".
    -Zoti/ zonja "Laqka" para se tė pėrmendėsh emrin tim nė gjėra tė pavėrteta duhet tė marrėsh nė konsideratė njė fakt "akoma nuk ka lindur ai burrė apo grua qė tė luajė me djersėn dhe mundin tim". Por ti me sa duket nuk hyn nė kėto dy kategori qėnke kategori tjetėr hibride.
    Tė kėshilloj tė mos luash me sakrificat e njerėzvė qė jetojnė me djersėn e ballit dhe ato qė kanė, i kanė sepse i kanė merituar dhe kanė punuar pėr to. Zoti vėzhgon dhe vlerėson.
    Por nuk cuditem, qė njerės tė cilėt nuk mund tė merren me punė, tė tipit "Jovan Bregu", tė kultivuar nė diktaturė me urrejtje ndaj "Zotit" dhe "tė zotit"; tė mėsuar vetėm me "anonime", tė paaftė dhe bezdisės tė shkruajnė nėn pseudonime qesharake.
    Po informoj lexuesin serioz tė kėtij Blogu, sidomos ata qė nuk mė njohin personalisht se pėrsa shkruhet nė pėrgjithėsi si dhe nė veēanti pėr pjesėn ku pėrmendet emri im, asgjė nuk qėndron.
    Unė jam pjesė e njė biznesi modest familjar, nėpėrmjet tė cilit siguroj tė ardhura pėr tė jetuar dhe pėr tė financuar studimet e mėtejshme akademike, duke qėndruar me dinjitet nė pozicionin e Petagogut. Duke sjellė kontributet e mia nė Universitetin e Korcės dhe sidomos nė qytetin e Korcės jam pjesė aktive e shoqėrisė.
    Mė vjen keq, qė humba pjesė kohe nga koha e vyer e dhėnė nga Zoti pėr tė bėrė gjėra tė mira, duke u marrė me “Laqka” dhe “Laqkė”.
    Ju falenderoj pėr mirėkutpimin.

     
  1. Postuar nga Magdalena, studente  
    10-04-2012 - 04:28:02 -

    Pershendetje !
    Desha te bej nje saktesim, pas komentit te nje lexuesi. Lidhur me Aferat e miqve dhe te afermve te rektorit Gjergji Mero, dua te saktesoj se pronari i Kinkalerive dhe i Fotokopjes eshte Ilir Postoli, i cili ka nje superkinakleri ne qender te Korces dhe eshte ortak me Arben Meron djalin e xhajes se Gj.Meros...
    Po ashtu lidhur me problemin e gruas se Meros, Tatjana, e cila eshte Drejtore e Shkolles tekniko-ekonomike "Isuf Gjata" ne Korce. Kjo zonje e nderuar eshte diplomuar per mesuese ne shkollat 8-vjecare. Ajo jo vetem jep mesime ne shkolle te mesme, por eshte edhe drejtore aty, pa kryer asnje lloj specializimi. Pse, pune eshte kjo e ketyre te DAR-it te Korces ?! Ka kritere per te qene drejtues apo jo, perse keto preferenca te tilla. Tatjana eshte nje zonje e nderuar, grua e mire, po ... per mesuese ne shkollat 9-vjecare, sic i thone sot. Ka boll gra e burra po aq te nderuar ne qytetin tone qe jane specializuar per te sherbyer me cilesishte ne shkolle te mesme dhe per te qene drejtor aty ...
    Ky shtet eshte kot, sa nuk zbaton edhe Ligjet dhe rregullat e veta. Psh eshte rregull qe drejtuesit e shkollave dhe institucioneve te perterihen pas 4 vitesh pune, duke zhvilluar konkurse perkatese me ****ta te hapura dhe jo me emerime kulisash e zyrash, nga Papa, Merua, etj. Mirepo, me duket se kot po harxhojme boje e leter. Situata miq te dashur ne qytetin tone eshte deshperuese, pale, s'dihet se si e nga kush mund te ndreqet !
    Ju deshiroj tere te mirat,
    Magdalena, studente.

     
  1. Postuar nga Arnoud Korce 
    13-04-2012 - 07:39:27 -

    UK eshte bere si bastion partish!!! Te dale fakulteti i bujqesise (qe ka rezultatin me te dobet si fakultet) me rektor eshte turp!

     
  1. Postuar nga Raqi, student 
    16-04-2012 - 06:37:49 -

    O Erion Nexhipi, ti po e ben si struci, qe fut koken ne rere dhe s'sheh c'behet me pjeset e tjera te trupit. Te gjithe ne Korce e dine se ti ke 2 shtypshkronja ne ambjentet e ish NPV-se. Kush t'i la trashegim nga familja ato shtypshkronja, o mik ?! Me c'te ardhura i bleve, apo me allishverishet e bera kur drejtoje nje drejtori ne Bashkine e PS-se. Dhe pse te larguan nga ajo detyre, o trim ?!
    -A s'me thua, sa para i pagove Meros qe hyre pedagog i ngahershem, se me konkurs kurre nuk do te fitoje, se ke mbaruar me nota 5 3 6-shta. Pale, po ti nuk di te shkruash as dy gisht leter, e jo te besh studime shkencore ... Nuk te vjen nje cike zor, o njeri, qe ne nje liber Marketingu, e ke emrin i treti si autor, si e lejon te ta vene emrin ne libra per meshire, nderkohe qe ti nuk merr vesh fare nga zanati qe don t'u mesosh te tjereve ?! ...
    Nuk eshte faji yt, o Erion, por i organeve kompetente qe te lene te livadhisesh, duke fshehur detyrimet fiskale sistematikisht ...
    Ke goje edhe flet ti per nder e dinjitet, per djerse e biznes ...
    Ka edhe te tjera xhevahire per kete Erjonin, por po e leme me kaq per kete radhe ...
    Te fala,
    Raqi, student.

     
  1. Postuar nga Mimoza 
    02-08-2012 - 06:43:08 -

    Mimoza, studente,
    Lexova me vemendje shkrimin e Raqit pėr Erjon Nexhipin, i ashtuquajturi pedagog.
    1- Tė gjitha ato qė janė thėnė mė sipėr e vėrtetojnė shumė mirė se e vėrteta ka filluar tė flasė. Por unė po ngre njė problem, i cili s’ėshtė vetėm problemi im, sepse si ėshtė e mundur, kur je pedagog dhe nuk ke elementin kryesor, tė folurėn e rrjedhshme, qė tė tė kuptojnė studentėt. Nė Univ. e Korēės ndodh qė shumė pedagogė janė gagaēė, belbakė, apo thuthuqė. Unė ēuditem se si u bleka edhe elokuenca, pėr t’u pranuar pedagog nė kėtė universitet. I ashtuquajturi pedagogu Erjon Nexhipi ka mungesė nė rrjedhshmėrinė e tė folurit. Por pėrgjegjėsinė e ka ai qė e zgjodhi dhe e pranoi, Rektori Gjergji Mero, se edhe ai ėshtė pak thuthuq, nė mos po flet ashtu nga fodullėku dhe mendjemadhėsia e vetėkėnaqėsia e tepruar. Po kėto ditė mora vesh se nė kėtė Univ. paskan zgjedhur njė tjetėr belbak pėr pedagog tė pėrhershėm, i cili ėshtė edhe i moshuar, quhet Robert Naēi dhe i pėrket Fak. tė Bujqėsisė ku drejton krahu i djathtė i Rektorit, ose dora e majtė qė lan tė djathtėn, Irena Kallēo.
    2- Nė Fak. e Infermjerisė u zu njė pedagoge pėr mitmarrje, nga organet kompetente. Kjo ėshtė njė dukuri e njohur nė Univ. e Korēės, si edhe kudo. Kur nuk lexon, paguan para pėr tė marrė njė pesė tė vockėl, sa pėr ta hedhur lumin. Unė i falenderoj organet kompetente dhe median pėr goditjen e kėtij fenomeni, se e vėrteta ka filluar tė flasė me kohė dhe petėt lakrorit do t’i hiqen edhe mė. Po kėto mitmarrje me shuma tė vogla lekėsh, krahasuar me grupimin mafioz rreth Rektorit tė pėrbashkuar, qė shquhet jo vetėm pėr korrupsionin nė marrjen e provimeve nga studentėt e papėrgatitur e qė pėrtojnė tė lexojnė, por edhe pėr tenderat, marrjet nė punė, etj., etj. Faktet flasin se prej shumė vitesh milet lopa vėnēe, duke u pasuruar nė mėnyrė korruptive nje grup i vogėl njerėzish, me nė krye Rektorin Gjergj Mero. Rasti i pedagoges sė infermjerisė ngjan si njė pikė uji nė kazanin e madh tė Univ. tė Korēės, qė vlon e mban erė tė keqe. Ajo ėshtė njė peshk i vogėl. Por, ja, po vjen shtatori dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit do tė ēatisė edhe nė kėtė Univ. nga mė tė dobtit qė ka parė rrota e historisė.
    Pėr sot po e lė me kaq, nesėr, ditė e re, kismet i ri,
    Mimoza,
    Studente, viti 3.

     
  1. Postuar nga Sprio  
    21-08-2012 - 04:53:56 -

    Spiro, mėsues.
    Pėrshendes tė gjithė ata qė kanė shkruar nė faqet e kėsaj gazete prestigjioze antikonformiste, me pėrjashtim tė ndonjė tė ashtuquajturi pedagog, servil dhe i bashkėkorruptuar, qė turpi le t’i bjerė nė fytyrėn e tij tė nxirė.
    Sot do tė ngre njė problem qė nuk e ka ngritur askush. Dhe jo pa qėllim. Sidomos pėr pedagogėt, studentėt dhe dashamirėsit e shumtė tė kėtij Universiteti.
    Siē dihet nga tė gjithė Univ. tė Korēės i ėshtė vėnė emri i Fan Stilian NOLIT, pėrveē tė tjerash se Noli ka qėnė Deputet i Korēės dhe ka krijuar e Kryesuar Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Po pedagogėt e drejtuesit e kėtij institucioni, 2 kallogjerė-kalanderėt e korruptuar deri nė palcė Gjergji ( Mero dhe Pendavinji), shpallėn nė mėnyrė pompoze, duke i dhėnė titullin Honoris Caussa Janullatosit, si pėr tu tallur dhe pėr ta prosvalur Nolin e madh dhe tė pavdekshėm. Po kėta dy kalanderė e kallogjerė, qė kanė pasur dhe kanė poste drejtuese nė Kėshillin Bashkiak ndikuan pėr t’i vendosur njė rruge emrin e Anastas Janullatosit, rrugė e cila kalon mu nė dera e Prefekturės dhe Kėshillit tė Qarkut. Kjo i vulosi ata para opinionit korēar dhe mbarėshqiptar, jo vetėm si kampionė tė korrupsionit, por edhe si antikombėtarė me vulė, tė paturpshėm e tė paskrupullt. Ē’lidhje ka A.Janullatosi me Korēėn e me Universitetin e saj, ē’kontribute paska dhėnė ai pėr kėtė qytet, apo pėr vendin tonė ?!... Hajde merre vesh kėtė moral tė kėtyre gjergjeviēėve injorantė, servilė e batakēinj ! Veprimet antikombėtare tė kėtyre mas****enjve janė tė qėllimshėm dhe duhen dėnuar, duhen kastiguar, siē thoshte Noli ynė i madh...
    Institucionet pėrkatėse nuk duhet ta bėjnė njė sy qorr dhe njė vesh shurdh, qė ato tė mos bėhen bashkėfajtore e tė mos meritojnė ndėshkimin e historisė dhe hakmarrjes shqiptare.

     
  1. Postuar nga Pandeliu 
    10-02-2013 - 07:23:10 -

    Gjergji Papa,miq te dashtun eshte kryestrumbullari i te gjitha bemave te keqia qe ndodhin ne Univ. e Korces. Ai eshte shnderruar ne Shefin e vetem te Kuadrit ne te gjithe Qarkun e Korces. Sa ishte PS ne pushtet Papa vegjetoi ne Drejt.e Bujqesise i perkrahur nga Besnik Skenderasi dhe Fehmi Xhemo. Kur iku PS dhe erdhe PD e ndini se c'ndodhi ?! Te dy keta bandille, tradhetare te PS-se u bene Pedagoge te Unive. F.S.Noli te Korces...
    Natyrisht, keto ndodhen ne Fak. e Bujqesise ku vegjeton Kryemafiozja Irena Kallco ...
    Nje grup pune asht duke holumtuar aferat ne kete Univ dhe se shpejti do te dale me dokumenta te pakundershtueshme...
    Para ketyre fakteve, fjalet per Erion Nexhipin jane te kota dhe pa peshe.
    Tjeter vend flen lepuri,
    ju pershendes,
    Pandeliu.

     
  1. Postuar nga Magda 
    15-02-2013 - 05:40:48 -

    Pandeli, jam dakord deri diku me ty,
    Gjergji Papa, i perkedheluri i regjimit monist, me te mbaruar agronomine, u emerua ne NRGJ, ne Maliq, kur shoket e tij, me mesatare me te larte, po te paperkedhelur te regjimit, perfunduan ne Peshkopi, Puke e Korthpule...
    Papa na u be edhe komunist, beri stazhin ne Libonik, u be antar partie, pra, pastaj e braktisi Partine, dhe e ktheu pallton nga ana tjeter...
    Te vjen keq qe PD-ne e drejtojne ne pjesen me te madhe ishkomunistet. Kane te drejte, Komunistet nuk dorezohen !
    Bemat e Papes nuk kane te mbaruar, megjithese ai, si finok e tinzar perpiqet te beje te mira, atje ku i do menderja, se po nuk te deshi, puthu me Milon...
    Ne prije per te vazhduar ne ditet qe vijne,
    Magda.

     
  1. Postuar nga Stefi, ish student 
    16-02-2013 - 19:02:29 -

    Shume qyfyre jane shkruar ketu duke shpikur gjithe cudite e botes dhe trazuar cdo ......, cuditerisht komentet mungojne vetem per pak emra qe qyteti dhe studentet i njohin me mire si psh per te famshmen Elfrida, edhe ndonje tjeter te te njejtit "standart" apo pas gjithe ketyre spekulimeve kemi ndonje te ketyre standarteve qe me mashat e tyre krijojne tymnaje.
    Ah o masha qe zini cdo gje, kini kujdes te nxehtet se mos bini e shkriheni dhe perfundoni per skrap..

     
  1. Postuar nga Todi, Bejtexhiu 
    17-02-2013 - 15:50:11 -

    O Vepror, Vepror Hasani,
    Te ka mbetur bosh tigani,
    Nuk eshte Rema, as Frida apo Mariela
    te te paguajne per pune dhe vepra,
    nuk ka as vodke dhe jo me raki ne faqorke.
    Pse katandis keshtu njeriu ,
    i fshehur, kamufluar si Andon Vasiliu,
    Llaqke devolliu, Moza ziu
    Ose Raqi studentliu.
    Iu, iu, iuuuu….. behu burre e dil ne shesh
    mjaft u fshehe more sylesh,
    ke femije dhe katandi,
    mos u bej kurban per servili.

     
  1. Postuar nga Niko 
    11-04-2013 - 09:17:25 -

    Kush eshte ky sharlatan genjeshtar qe ka shkruar kete pacavure te ndyre. Nuk njoh ndonje Andon Vasili ne Korce. Kush horr fshihet pas ketij pseudonimi

     
  1. Postuar nga Suela (studente) 
    12-04-2013 - 18:34:57 -

    E lexova "artikullin" me vemendje dhe ende sme besohet qe te egzistojne njerez kaq te ulet, kaq te pacipe, kaq keqdashesh. Ne kete pacavure ka shume vrer? Perse valle? Mos dikujt i kane shkelur ne kallo? Duket qarte se kush fshihet mbas ketyre PERRALLAVE. Kane dale "vetvetiu" emra siper, normale gjuha shkon ku dhemb dhembi. Edhe ne qe jemi studente, edhe pse jo brenda ketyre gjerave arrijme te ndajme e miren nga e keqja. Keta palacot, sharlatanet, qe vjellin vrer, patjeter qe e mbajne mend mire Universitetin para se te zgjidhej rektor i nderuari Z. Gjergji Mero. Po po patjeter qe e mbajne mend se aty kane qene te gjithe. Atehere pse e fshehin realitetin duke u munduar te hedhin balte mbi te vetmit persona te sakte qe kane ngelur? Personalisht kam komunikur me rektorin e Universitetit dhe jo thuthuq (apo cfare thuhet tjeter me siper) qe nuk eshte, po eshte njeriu me i sakte qe une kam njohur. I nderuar, i respektuar nga te gjithe. E pra, mos u mundoni te mohoni realitetin qe egziston, mos u mundoni te mohoni veten tuaj, qytetin tuaj, dhe te vetmen krenari qe ka Korca! Kjo zhgarravine me sjell vetem nje ndjesin per ata qe e kane shkruar dhe per ata qe i zgjatin shpatullen duke i ngushelluar ...... pukin

     
  1. Postuar nga Aleksandri 
    12-04-2013 - 20:01:55 -

    Lum ne qe paskemi nje bashkeqytetar qe mund te ndryshoje ligjet! E keni idene se cfare po flisni? E njihni Z. Gjergji Mero? Keni biseduar ndonjehere me te? Duket qe jo perderisa dalin te tilla "shkrime" me te tilla konkluzione. Mundesisht mos ja zini me emrin ne goje se me keto felliqesira qe flisni do i ndyni emrin te cilin e ka jo te paster po te kulluar! E keni pare ndonjehere se si eshte bere Universiteti? Nese jo hapni syte, ndersa ju qorre hiqini syzet, se po ta shikoni do ju vije drita e syve! Cfare palacosh jeni ju qe zini ne goje bashkeshorten? Qe zini ne goje studimet e tij, kur te gjithe e dine qe ai ka qene i shkelqyer! Ai ka studiuar qepen, ndersa preshin ja u ka lene juve se mbase ju duhet per te fluturuar. Me vjen turp per bashkeqytetaret me te cilet ndaj qytetin, qe rrine klubeve dhe diskutojne per endrrat qe shikojne naten, nga mllefi qe mbledhin diten. Kush eshte burre apo zonje nuk merret me anonime, po si trembet syri. Si ve faj ne fakt qe svene emra se jane pikerisht ata, bukeshkelurit, te pangopurit, te paaftet, qe i njohin te gjithe.....................

     
  1. Postuar nga Tomi 
    13-04-2013 - 09:41:19 -

    Ua them une kush e ka shkrojtur. Hysen Kobellari e ka shkrojtur.

     
  1. Postuar nga Andromaqi Hasani 
    01-05-2014 - 12:52:46 -

    Jam Andromaqi,
    me banim ne Tirane, por me origjine nga Korca.
    Mora vesh se Zonjat Jonela Spaho dhe Elfrida Zefi, para disa ditesh kane hequr dore nga fuksionet e tyre ne PD dhe ne Keshilli Bashkiak si perfaqesuese te PD-se...
    Ju, si e shpjegoni kete dukuri, qe dy pedagoge nga Unive. Korces kane bere kete veprim kuptimplote dhe thellesisht qytetar ?
    Ju uroj nje fundjave te kendshme,
    A. Hasani

     
  1. Postuar nga Juliani 
    08-05-2014 - 14:30:32 -

    Nje qytetar nga Pogradeci ka hedhur akuza te renda per rektorin dhe shefat e Unive. te Korces. Ai botoi edhe nje artikull ne Telegraf, po pjesen e dyte nuk e pame... Lakrori po hapet pete pas pete ...
    Nga Ministria e Arsimit u be nje kontroll ne U Korces, po Nora Malaj, zvministre, qe ishte edhe me te korruptuarin ish minister, hengri ca dreka e darka e krisi e iku, sic erdhi, fyle ...
    Gjithe akuzat e Agron Dautaj duhen hetuar nga Prokuroria... Po mbase edhe kete organ e ka kapur rektori i paligjshem Gjergji MERO ...
    Senati nuk funksionon, pedagoget punesohen me para...
    Julian Collaku, Pogradec.


Shkruaj koment

 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]



« ParaTjetra »