Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Ditėt - Cikėl me pozi nga Qazim Shehu

Ditėt


Ditėt rrodhėn tė qeta dhe deri tek ti
Nuk sollėn asnjė valė.
Kėshtu ato binin njė nga njė
Ndonjėra rrinte nė kėmbė e ēalė.
Dhe nuk e ndjeja as gjėmimin
Qė uturonte pėrfund tyre,
Si njė depo me mina tė hirta
Nen njė mal qė vėshtron yje.


U DESHĖM

U deshėm s`u deshėm, ku ta dish
Si njė lum qė hyn tek tjetri e del sėrish,
Si njė yll qė nė orbitė
Pamjen e tjetrit, vjedhur, ndesh,
Kaq u pėrzie dhe u shkoqitėm,
Herė e zbrazėm jetėn ,herė e rritėm,
Nė njė tėrheqje pa shkak,
Herė zemra pushoi e herė ia bėri:tak,
Sepse ne u deshėm
Atėhere kur njėri tjetrin
Padashur ndeshėm…


VIJ

Vij sonte tek ti dhe tė gjej
Pak mė e freskėt se nė mėngjes,
Dita qė u mbush me stuhi
Pėr mua lodhje derdh.
Ē`tė ketė ngjarė
Ja muri i vėshtrimeve paska qarė,
Dhe orenditė dėnesur paskan,
Litarė rrezesh, litar,
Hidhen pėrtej dritares,
Tek kapin njė peng,
Ndėrsa freskia jote mė bėn rreng…


IKĖN

Ikėn koha pa na marrė leje
Duke na thithur vrullin nė deje,
Me shkrumb ikjesh, thinjat na spėrkat,
Sikur ta ndalninm pak s`do bėnim mėkat.
Mbase na sjell tjetėr fat.
Marrėzi e kotėsisė sė ndaljes
Marrėzi e kotėsisė sė ikjes,
Pas gjurmėve tė saj tek hedh
Njė gjethe vėshtrimi tė blertė,
Ndėrsa ajo belin pėrdredh,
Me ikjen e saj tė sertė.


SA HERĖ

Sa herė vijnė mėngjeset dhe tortuari pėrballė
Ngjethet,
Nga ikje e hapave me taka,
Tregon se ishte e bukur nata,
Fėshfėrime ndjella mira mėngjesi
I pėrcjell nė jehonėn e njė takimi,
Diku, pa pėrcaktim
Ku me vonesė fillon zgjimi…


DILEMĖ

Dilema hamletiane ėshtė njė,
E dyta mund tė jetė ajo qė para saj mund tė ishte,
Jeta gjithnjė jetės i jep zė,
Forcė dhe bukuri
Ku thuren rrugė dhe prej tyre zbret
Njė zė gėrvishtės,
Pėr dredhin e rrugėve
Qė ngatėrrohen pa e ditur…


TI

Ti gjithmonė trishton pėr pėrtimin
Qė nuk vjen.
Mundesh ndėrgjegjeve t`u bėsh zgjimin
Veten nė Erini tmerresh mbėrthen.
Ti moj Eumenide
Qė shkrin si nėn diellin e fortė
Njė stalagmite…


FRYN KUJTIMI

Kujtimin hedh si njė rrobė tė vjetėr
Kur ndodh tė ngrohė ēasti
Atėhere lėkurėn e egėr,
Tė shiprtit tim e dua ashtu
Siē mė lindi nėna tė pastėr…
Eh njė dėshirė, asgjė mė,
Fryn kujtimi dhe mardh,
Rrobėn kėrkoj po ma kanė vjedhur,
Ata qė kujtime nuk kanė,
Veē janė gati t`i krijojnė dhe t`ia hedhin,
Qorrimit tė ndjenjės qė zemrėn u shpėlan…


ZJARRMIA

Zjarrin qė solli Prometeu
Pėr tė nuk e dhuroi,
Me njė trishtgėnjim na gėnjeu
Zeus kur zjarrminė krijoi.
Prometeu harroi se edhe ai diēka kishte nė dorė,
Pėrveē skeptrit qė ia shpėrfillte,
Mundimet qė i krjoi,
Ndėrsa tėrbohej nė qiell e hungėrinte.
Ah kjo i shpėtoi me gjithė parashikimet
Edhe pa zjarr zjarrmia ulėroi
Se parashikimet gjithnjė lėnė pas gabimet…


KULPRA

Ajo ėshtė e drejtė
Mbėshtetet tek lisi dhe s`i rėndon,
S`ka faj nėse dikush nga ajo nxjerr purtekėn
Dhe ajrin e pangacmuar shigjeton.
Ajo, njė kulpėr-pėr thupėr,
Ngjitet lisit dhe i thotė:
S`bėn asgjė pėr t`u dukur
As nuk ėshtė e kotė.
Shigjetime te ajrit nė marrėzi dėshirash,
Nuk i merr pėrsipėr,
Edhe lisi nė ditė tė vėshtira
Mbi kalin e marrėzive tė saj shpesh hipėn

Nga Qazim Shehu




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]