Meta njeriu i Haxhi Lleshit nė PS - gisht nė burgosjen e Nanos e vrasjen e Azem Hajdarit
Postuar më: 08-04-2017 | Ora: 09:52:02

Nga Vėzhguesi

Mė 1993, kur Nano hyri nė burg, nuk ishte e qartė nga buronte forca e Metės, e djaloshit 24 vjeēar nga Ēorovoda, pa rreth familjar e shoqėror nė Tiranė, qė fill pas dėnimit tė Nanos u bė nėnkryetar i PS-sė, dhe praktikisht figura kryesore e saj. Kush e instaloi Metėn nė krye tė PS, dhe kush e bėri atė tė fuqishėm menjėherė?

Haxhi Lleshi ishte figura e vetme e lartė e nomeklaturės komuniste shqiptare qė nuk u dėnua nga Berisha. Lleshi njihej gjėrėsisht si njeriu i Beogradit nė Shqipėri, dhe mospenalizimi i tij pati sens, kur dihen lidhjet e Berishės me botėn sllave, dhe gjithashtu influenca jugosllave nė pluralizmin politik shqiptar atėherė.

Gruaja e Ilir Metės ėshtė dibrane, nga njė familje e afėrt me Haxhi Lleshin (si edhe familja e Ylli Manjanit), dhe pavarėsisht se Meta kėto vite ėshtė kamufluar si njeriu i Skraparit e skraparlinjėve, ai de facto ėshtė njeriu i dibranėve tė Lleshit (UDB-sė), dhe punon pėr ta.

Ngjitja e Metės tek PS nuk mund tė bėhej pa eleminimin e Nanos, dhe kjo ndodhi nė vitin 1993. Fakt ėshtė se dėnimi i Nanos benefiti vetėm njė njeri nė PS, Ilir Metėn. Meta bėri karrierė reaktive. Rastėsi, apo Nano u bė kurban pėr Metėn? Pas dėnimit tė Nanos, Meta qe i vetmi qė kėrkoi distancimin e PS-sė nga Nano, njė tabu pėr PS-nė atėhere.

Deri nė daljen e Nanos nga burgu (qė korrespondon me ngjarjet e dhunshme tė '97-s), Meta mbeti i paqartė, sa shumė dyshonin se ai punonte pėr Berishėn. Metėn nuk e shohim as nė dhunėn kundėr opozitės nė Sheshin Skėnderbej pas zgjedhjeve tė manipuluara tė 26 majit 1996, dhe as gjatė zhvillimeve tragjike tė '97-s. I vetmi episod ku konstatohet Meta ka lidhje me vjedhjen e thesarit tė shtetit shqiptar, qindra kallėpe ari. Nėse e vėrtetė, ai tani supozohej tė kishte kapital tė mjaftueshėm financiar tė ndikonte nė vend, siē koha provoi. A e dėrgoi Haxhi Lleshi Metėn nė dyertė e thesarit tė shtetit?

Ngjarjet '97-s sollėn daljen e papritur tė Nanos nga burgu, dhe kjo e ktheu nė pikėn zero ambicien e Metės, dhe investimin pėr tė nė PS. Ē'duhej bėrė? Konfiguracioni i kurdisur politik shqiptar, me Berishėn nė njėrėn anė, dhe Metėn nė anėn tjetėr, kishte rėnė.

* * *

Vrasja e Azem Hajdarit u krye para godinės qėndrore tė PD-s, dhe ishte evidente se autorėt (e organizatoret nė prapaskenė) synonin tė dėrgonin mesazh politik. Hajdari mund tė vritej kudo nė Shqipėri, por nė asnjė vend tjetėr (si para PD-s) s'mund tė pėrcillej mesazhi i "duhur" politik. Ngjarja nė vetvete kėrkonte tė godiste qeverinė Nano, siē de facto ndodhi. Ky i fundit ra, dhe njė qeveri e re e majtė do krijohej mė 2 tetor 1998, ku Ilir Meta figuron zv/kryeministėr. Nano e kishte injoruar Metėn nė dy qeveritė e tij post-'97, megjithėse ai ishte zv/kryetar i PS-sė.

Vrasja e Azem Hajdarit prodhoi impakt politik nė vend, dhe nė kėtė aspekt figura qė pėrfitoi mė shumė nga vrasja nė fjalė ishte Ilir Meta, aq sa mund tė thuhet se karriera e lartė qeverisėse e Metės filloi menjėherė pas vrasjes sė Hajdarit.

Haxhi Lleshi kishte vdekur nė fillim tė atij viti (1998). A ishte vrasja e Hajdarit skenar i UDB-sė? Organizatorėt e vrasjes kishin synuar me "njė gur tė vrisnin 2 zogj", dhe ashtu kishte ndodhur. Veē Hajdarit fizikisht, u shkatėrruan politikisht edhe Nano.

Kryetar i SHIK-u atėhere ishte Fatos Klosi, i cili mė vonė u bė pjesė e LSI-sė sė Ilir Metės. Ky i fundit qėndroi rreth njė vit zv/kryeministėr nė qeverinė post 1998, dhe pastaj u bė kryeministėr i vendit pėr disa vite rresht.

PS: A po pėrgatitet sot njė tjetėr kurban pėr Metėn?

Më: 08-04-2017 | Ora: 09:52:02 | Shikuar: 926 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »