Meta sulmon banalisht emigrantėt!... dhe ky do jetė Presidenti i shqiptarėve?!
Postuar më: 13-06-2017 | Ora: 17:09:14

Nga Vėzhguesi

Ēuditėrisht ky njeri, qė gjithmonė mė kujton thėnien e Fishtės: "katundarė o bre burrė, e me ndru shtatė lėkurė, qytetarė s'bahesh kurrė", pra ky individ, se ē'ka ca pikėpamje super-tė-habitshme nganjėherė, por meqenėse flet pak, si puna e atyre qė s'kanė ē'thonė, kur vendos tė hap gojėn nxjerr xhevahire tė papara.


...puna jote aferim...
Mė kujtohet nė njė rast gjatė njė inverviste tek "Zėri i Amerikės" nė Washington, kur gazetarja i pėrmendi vilėn nė Gjirin e Lalzit, Meta fare pa lidhje filloi tė flasė kundėr Bill Klinton, se Billi ėshtė mė i degjeneruar se Meta, por askush nuk i bjen nė qafė, pse kjo i ndodh vetėm Metės...

Nė vijim tė titullit, disa herė gjatė kėtyre ditėve, Meta ka sulmuar Ramėn e Bashėn si tė padenjė pėr tė qeverisur, sepse kanė ardhur nga emigracioni (kanė braktisur vendin), ndėrsa ai Meta ėshtė OK, pa asnjė eksperiencė perėndimore jete e shkollimi, vetėm me folklorin e Skraparit, madje as fakultetin e ekonomisė, tė cilin kurrė nuk e aplikoi nė jetėn e vet (askush s'i tha punė e mbarė si ekonomist), pasi nga bankat e shkollės u bė (e vunė) direkt kryeministėr, zv/kryeministėr, ministėr i jashtėm, kryetar parlamenti, dhe tani pres(h)ident.

Tė shqetėson mė tepėr koncepti banalo-qesharak qė ka, sepse emigrantėt shqiptarė nė Perėndim sot janė pjesa mė e kualifikuar e shoqėrisė shqiptare, koncept qė asnjėherė nuk e kishte shfaqur mė parė (hipokrit), por me ē'duket ka kohė qė e mban thellė nė kokė, si atė kėndvėshtrimin befasues tek VOA mė sipėr, koncept qė merr ngjyrim tragjik kur del nga goja e presidentit tė ardhshėm tė vendit, sepse qindramijrat e emigrantėve shqiptarė u dėbuan nga vendi pikėrisht nga politika e politikanė tė tillė tė dėshtuar si Meta. Bullshit.

Më: 13-06-2017 | Ora: 17:09:14 | Shikuar: 990 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »