Nga libri ''Fabrikimi i Vdekjes'' i Bedri Blloshmit
P a r a t h ė n i e


12 qershor 1977. Pėr 24 orė isha njė i dėnuar me pushkatim me akuzėn pėr sabotim. Tė nesėrmen gjykata e Librazhdit e la nė fuqi dėnimin me vdekje, me tė njėjtėn akuzė, pėr vėllain tim, Vilson Blloshmi, dhe kushėririn tim, Genc Leka. (Ata dolėn para skuadrės sė pushkatimit mė 17 korrik 1977). Mua, pėrfundimisht, mė dėnuan me 25 vjet burg. Hyra nė qeli mė 1 prill 1976 dhe, falė ndryshimeve politike, dola nga burgu i Burrelit nė 29 mars 1991. Plot 15 vjet burg.

Pas meje erdhi nė burgun e Spaēit pėr tė dytėn herė dhe xhaxhai im, Hasan Blloshmi, i cili vdiq i sėmurė nė burg. Ndėrsa familja ime pėr 10 vjet rresht do degdisej nė internim. Kjo familje e pėrbėrė prej 21 personash, nga tė cilėt 1 u pushkatua dhe dy tė tjerė u dėnuan me burgim tė rėndė.

Kur dola, isha betuar tė gjej eshtrat e kėtyre tė dashurve tė mi, qė tė varroseshin siē e meritonin.

Kėrkova pėr mė shumė se njė vit e gjysmė pėrrua mė pėrrua dhe pllajave tė shkretuara tė Librazhdit. Mė nė fund i gjeta. Mes eshtrave tė zhveshura nga mishi, gjeta tė mallkuarin plumb tė oksiduar. Pasi ia arrita kėsaj, u vura tė rėmoj nė arkiva e kudo gjetkė, pėr tė gjetur gjithė ē’kishin lėnė tė shkruar, si: poezi, letra, pėrkthime, studime, vėllai im Vilsoni dhe miku mė i mirė i tim vėllai dhe kushėriri ynė, Genc Leka.

Deri tani ka dalė e plotė nė dy vėllime Vepra e tim vėllai dhe ėshtė gati pėr shtyp edhe Vepra e Genc Lekės.

Ajo ēfarė mė mbeti nga kėrkimet e mia nėpėr arkiva, pėrtej krijimtarisė sė shkruar nga dora e tyre, janė dhe dokumente nga dosjet e tyre nė arkivat e Sigurimit, nga dosja hetimore dhe gjyqėsore. Mendova qė edhe kėto t’i hedh nė shtyp, pasi tė dilte Vepra e tyre letrare. Dosjet operative qė po botoj, i kam siguruar nė vitin 1997, nga njė miku im i cili nuk jeton mė. Ato tregojnė se si mund tė fabrikohet vdekja e njė fajtori pa faj.

Pjesė nga kėto dokumente arkivore po i sjell nė kėtė libėr.

2.

Pėr fat, botimi i veprės letrare foli mė mirė se unė pėr vlerat e tim vėllai dhe tė tim kushėriri. Shqipėria gjithmonė ka patur djem tė zotė, por shpesh atyre u ėshtė prerė koka nė kėrcu. Jeta dhe vepra e tim vėllai dhe e tim kushėriri e dėshmojnė kėtė.

Mė ka prekur veēanėrisht pritja qė i bėri media promovimit tė Veprės sė tim vėllai: tė nesėrmen tė gjitha gazetat pa pėrjashtim kishin shkrime vlerėsuese, intervista me profesorė tė universiteteve… Kisha realizuar kėshtu dėshirėn mė tė madhe tė njė krijuesi: botimin e veprės sė tij. Tė ishte gjallė vėllai im dhe tė shihte: sė paku pėr njė ditė vepra e tij, fotografitė e tij, vjershat, pėrkthimet e tij kishin pushtuar gjithė shtypin shqiptar. Edhe televizionet e pėrcollėn me dashamirėsi dhe seriozitet kėtė ngjarje.

Ai, sa ishte gjallė, nuk kishte botuar asnjė rresht nga shkrimet e tij.

3.

A do ta arrij kėtė vlerėsim nė opinionin e lexuesve dhe me botimin e kėtyre dokumenteve arkivore? Ndoshta gaboj, por njė mendje mė thotė se kjo nuk do tė jetė e mundur. Madje mund tė mė merret pėr keq botimi i kėtyre dokumenteve arkivore.

Por do t’i botoj. Ashtu siē nxora nga dheu eshtrat e tyre, ashtu siē nxora nga arkivat librat e tyre, ashtu duhet tė nxjerr nė dritė tė diellit se si u trilluan lloj-lloj shpifjesh, se si u bėnė njė sėrė provokimesh, se si u pėrndoqėn. Do t’ju bėj tė njohur mekanizmin e dėnimit tė tyre me vdekje, me pushkatim. Ēdo urdhėr nė fund mbante firmėn e njė sigurimi.

Njė shtet i tėrė me shefa e funksionarė tė partisė e tė ekzekutivit, me funksionarė tė lartė e me kryetarė vendorė Sigurimi, me oficerė Sigurimi, me spiunė dhe provokatorė, me drejtues tė partisė e tė ekonomisė nė fshatra, nė miniera e nė ferma u janė vėnė nė gjurmė hap pas hapi, nė ēdo ditė, nė ēdo vit vėllait tim dhe kushėririt tim. Kėshtu i pėrndiqnin mizorisht pėr vite me radhė derisa i pushkatuan.

Pse ndodhi kjo?

Pse shteti paguante kaq funksionarė, oficerė, agjentė e hafije pėr tė vrarė dy njerėz qė tashmė publiku i njeh: dy njerėz pa asnjė precedent penal a civil, me jetė tė rregullt, familjarė, tė martuar, qė e nxirrnin jetėn duke punuar me kazmė nė ferma a nė miniera dhe qė, pas kėtyre punėve tė rėnda, shkruanin poezi, pėrkthenin, bėnin studime? Ēfarė rreziku pėrbėnin ata pėr shtetin? Ē’e keqe mund t’i vinte shoqėrisė prej tyre?

Dokumentet arkivore qė po botoj, hedhin dritė edhe mbi atė qė shteti e dinte qė po vriste dy njerėz tė pafajshėm, ndaj i duheshin hafijet qė tė shpifnin akuza pėr ta, i duhej njė hetuesi qė torturonte dhe shfytyronte njerėz, i duhej fabrikimi i njė akuze pėr tė shpėnė dy njerėz nė pushkatim. Shteti ėshtė vėnė i gjithi nė punė pėr ta arritur me ēdo kusht atė qė nuk ėshtė, por qė ai e do qė tė jetė: dy njerėz tė pafajshėm do t’i paraqesė me faj si armiq tė shtetit. Vilsoni sė pari provoi hetuesinė e Tiranės. Duart e xhelatit e torturuan pa kurrfarė mėshire. Kjo i kushtoi paralizimin e dorės sė majtė. Kėshtu ai doli nė gjyq me njė dorė tė gjymtuar.

Shefi i partisė pėr Librazhdin mbledh gjithė krerėt vendorė dhe ia imponon akuzėn hetuesisė dhe gjykatės

Hetuesia e Pėrgjithshme e shtetit dėrgon ekspertėt e saj nė ndihmė tė hetuesisė sė Librazhdit.

Gjykata e Lartė e shtetit bėhet vegėl e fabrikimit tė akuzės.

Presidiumi i Kuvendit Popullor bėhet vegėl e sė keqes.

Ministri i Brendshėm jep urdhėrin me shkrim pėr datėn, ditėn, orėn e pushkatimit dhe vendin e caktuar

Njė shtet i tėrė ngrihet nė kėmbė pėr tė ndėshkuar me marrje tė jetės dy tė pafajshėm. Kėto dokumente akuzojnė pikėrisht kėtė shtet qė bėhet vrasėsi gjakftohtė i qytetarėve tė vet, njė shtet nė shėrbim tė vdekjes.

Kjo qė thashė mė lart, mendoj se pėrbėjnė vlerėn kryesore tė botimit tė kėtyre dokumenteve arkivore: sjellin tė dhėna pėr njė pjesė tė historisė sė shtetit tonė.

4.

Mendoj se vlerat historike ndėrthuren me atė qė i pėrket sė sotmes, me anėn morale tė problemit: a duhen dėnuar krimet e komunizmit dhe veglat e tij?

Pėr kryerjen e njė vrasjeje tė llojit qė po paraqes, pėr vrasjen e dy tė pafajshmėve, shtetit, veē veglave tė strukturave tė tij zyrtare, i duheshin dhe veglat qė vepronin nė fshehtėsi nė interes tė tij: bashkėpunėtorėt e Sigurimit, siē i kanė quajtur dje e vazhdojnė t’i quajnė edhe sot spiunėt e rangut mė tė ulėt, agjentėt, rezidentėt, minjtė e birucave etj.

Me kėta mund tė renditim dhe ekspertėt e besuar qė punonin me porosi pėr shtetin. Myzafer Xhaxhiu, Koēi Petriti dhe Diana Ēuli, janė ekspertėt qė sot mbajnė varur nė gjoks dekorata, dhėnė edhe nga ambasadat e huaja. Ata bėnė analiza letrare pėr krijimet e tim vėllai dhe tė tim kushėriri.

Dalja e disa prej kėtyre nė faqet e kėtij libri do t’u dhembė atyre nė mėnyrė tė veēantė, por edhe njė opinioni mė tė gjerė qė deri mė sot nuk ia ka dalė tė marrė njė vendim pėrfundimtar: tė ndėshkohen apo jo veglat e komunizmit.

Pėr ne qė e kemi paguar me jetėn e tė dashurve tanė, kjo odise: t’i ndėshkojmė, tė mos i ndėshkojmė spiunėt dhe autorėt e krimeve tė komunizmit, duhet tė kishte marrė fund me kohė. Duke marrė anėn e spiunėve, shoqėria shqiptare ėshtė treguar njė vrasėse gjakfohtė e kujtimit tė atyre qė i vrau komunizmi. Mė lart e thashė me plot gojėn qė ata i vrau shteti. Dhe ashtu ėshtė. Po pėrgjegjėsia e individit ku shkon, a falen krimet dhe ata qė kanė qenė pjesė e njė krimi?

Nė kėtė klimė, spiunėt e vazhduan me shumė pėrfitim zanatin e vjetėr nė kohėn e re. Nga qė ata u ndanė nė tė dy kampet politike, sa mė shumė i sulmonte shtypi i njė pale, aq mė shumė i merrte nė mbrojtje kampi tjetėr. Sot tė jesh nė gojėn e shtypit, ėshtė baraz me njė reklamė falas. Kėshtu spiunėt e panė veten tė vlerėsuar pėr shėrbimet qė kishin bėrė dhe qė i bėjnė ende. Sot ata i gjen kryetarė partie nė rrethe, deputetė, ministra, ambasadorė etj.

Rasti i Diana Ēulit ėshtė shumė kuptimplotė: denoncimi prej shtypit i njė krimi qė ke bėrė nė diktaturė, tė ngre mė shpejt e mė lart nė karrierė. Ndėrkohė qė shtypi e sulmonte, ajo punonte si kėshilltare e ministrit tė kulturės dhe me ndikimin e saj te drejtuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve e vuri emrin e vet ndėr ata qė duhet tė marrin ēmimin Nobel nė letėrsi. Njė vit mė pas ajo u bė deputete nė Kuvendin e Shqipėrisė. Pėrkrahja vazhdon, ajo kandidoi sėrish pėr deputete. Mund tė bėhet dhe minister? Pse jo?

Nė faqet e kėtij libri dėshmohet se sa kriminale, po dhe sa e neveritshme ka qenė puna e spiunit. Spiuni nuk kallėzonte nė fshehtėsi tė vėrteta mbi njerėzit a ngjarjet, ai provokonte me qėllim, fabrikonte akuza e shpifje nė shėrbim tė shtetit qė e paguante sit ė tillė. (Edhe pse kishte dėshtuar me T.O., Sigurimi nuk hiqte dorė nga qėllimi i tij, nė mos ishte, duhej sajuar ajo qė i nevojitej.)

Por nėse shteti i sotėm shqiptar, partitė dhe Kuvendi i Shqipėrisė kanė mendimin se pa njė lidhje me Sigurimin (babai i D. Ēulit ka qenė funksionar i Sigurimit), nuk ke garanci pėr njė karrierė tė mirė nė shtet, kjo ėshtė punė e tij.

Detyra ime ka qenė tė gjej eshtrat e tė dashurve tė mi, tė gjeja librat e tyre nėn pluhurin e arkivave dhe tė nxjerr nė dritė mekanizmin e shtetit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij pėr ndėshkimin e tyre. Me kėtė qėllim po i botoj kėto dokumente.

5.

Sė fundi, dua tė bėj disa falėnderime.

Falėnderoj punonjėsit e arkivave qė mė ndihmuan tė gjej shkrimet e dokumentet qė flasin pėr njerėzit e mi.

Falėnderoj Presidentin Berisha pėr dekoratėn “Martir i Demokracisė” dhe titullin “Mėsues i popullit” dhėnė Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės.

Falėnderoj shkrimtarin Ismail Kadare pėr letėrkėmbimin me familjen tonė dhe pėr ato qė ka shkruar pėr dy poetėt e Librazhdit.

Falėnderoj Presidentin Moisiu qė nxiti realizimin dhe mori pjesė nė pėrurimin e pėrmendores nė Librazhd, kushtuar dy poetėve, 30 qershor 2007.

Falėnderoj shtetin shqiptar, Ministrinė e Kulturės, pėr financimin e pėrmendores dhe financimin e botimit tė veprės sė Vilson Blloshmit dhe tė Genc Lekės, nė veēanti u shpreh mirėnjohjen ministrave Bujar Leskaj, Ylli Pango dhe Ardian Turku.

Falėnderoj skulptorin Sadik Spahija, autorin e pėrmendores, regjizorin Namik Ajazi pėr dokumentarin, poetin Sadik Bejko pėr studimin dhe pėrgatitjen e botimit tė veprės sė Vilson Blloshmit e tė Genc Lekės.

Falėnderoj Bashkinė e Librazhdit, e cila iu dha emrin e Vilson Blloshmit e Genc Lekės dy shkollave 9-vjeēare tė qytetit, veēanėrisht kryetarin, z.Shaqir Kuka pėr dhėnien e titullit “Qytetar Nderi”.

Falėnderoj shumė njerėz nė zyrat e shtetit shqiptar, “Botimet Almera” dhe shtėpinė botuese “55”, Kryetarėt e Bashkisė sė Librazhdit pėr kujdesin e treguar nė realizimin e punėve mė sipėr dhe pėr mirėmbajtjen e pėrmendores.

Falėnderoj ata dhjetra njerėz qė mė kanė dhėnė kujtime, foto e dokumente mbi vėllanė tim Vilson Blloshmi, si dhe ata krijues, poetė, shkrimtarė e gazetarė qė kanė shkruar pėr tim vėlla dhe kushėririn tim, Genc Leka.

6.

Siē del nga falėnderimet mė sipėr, veē njerėzve tė veēantė, shteti shqiptar dhe strukturat e tij mua mė ka ndihmuar. Edhe njė herė e them se i jam mirėnjohės pėr sa ėshtė bėrė pėr dy tė dashurit e mi, vėllanė Vilson dhe kushėririn Genc. Por, me sa duket, shoqėria shqiptare edhe mbas 20 vjetėsh mbetet e ndarė: tė shkėputet nga veglat e krimit tė komunizmit a tė mos shkėputet. Kam bindjen se kjo do tė ndodhė. Mendėsia europiane, ku duam tė integrohemi, historikisht ka qenė e prerė nė kėtė pikė: krimi duhet ndėshkuar.

Por le tė kthehem atje ku e fillova. Me punėn time modeste kam dashur tė ndihmoj nė zbardhjen e njė krimi: u dėnuan me vdekje dy tė pafajshėm, vėllai dhe kushėriri im, xhaxhai im vdiq nė burg. A duhet tė kėrkoj drejtėsi pėr ta?

Kam mbi 10 vjet qė fle e zgjohem me kėto dosje tė personave qė kanė dorė nė vrasjen e njerėzve tė mi. Nuk i kam prekur ata as edhe me njė fjalė, as edhe me njė veprim. Po a nuk kam tė drejtė t’i shpall publikisht nė kėtė libėr sipas dokumenteve tė arkivave? Nuk kam tė drejtė tė denoncoj krimin e tė kėrkoj drejtėsi?

O Zot, mė jep fuqi tė rrefej kėtė skenar tė mistershėm, mė jep forcė tė flas pėr kėtė tė vėrtetė tė tmerrshme tė cilėn lexuesi mė nė fund do ta mėsojė. Pėr njė tė vėrtetė tė tmerrshme, ku vetė kriminelėt shkelėn ligjet e kohės sė tyre.

Bedri Blloshmi


P a s t h ė n i e

Bedri Blloshmi u dėnua me njėzet e pesė vjet burg nė korrikun e vitit 1977. Gati para syve tė tij i vranė tė vėllanė dhe tė kushėririn, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekėn. Ia pushkatuan si sabotatorė, ata qė ai i donte mė shumė se gjithėēka tjetėr, ata qė ishin poetė dhe qė, si kundėrshtarė tė shtetit, punonin nė punėt mė tė rėndomta.

Bedriu mund tė mos kishte dalė nga burgu, ashtu si dhe xhaxhai i tij Hasani qė vdiq nė burgun e Spaēit. Tė burgosur tė pabindur si Bedriu, njerėz si ai me gurin e fortė tė urrejtjes nė zemėr, qė edhe nė kamp u kundėrviheshin eprorėve, nuk dilnin tė gjallė nga burgjet e komunizmit. Por rėnia e regjimit... e nxori jashtė telave me gjemba. Ai mbeti gjallė me njė amanet tė rėndė nė zemėr: tė vėrė nė vend nderin e dy tė pushkatuarve. Dhe ka njėzet vjet qė punon e nuk lodhet sa ta pėrmbushė kėtė detyrė tė lartė.

1.

Nė kėtė libėr janė sjellė dokumente nga arkivat sekrete tė sigurimit tė shtetit. Dokumente tė tilla janė ende tė mbullura nė shtatė palė ēelėsa dhe nuk lejohen tė hapen pėr publikun e gjerė.

Me kėto dokumente, mė shumė me fshehtėsinė, me moēeljen e tyre, janė bėrė krime edhe nė kėto vite tė demokracisė. Si pėr ēdo dokumentacion arkivor famėkeq pėr to janė krijuar legjenda. Mė shumė tė pabesueshme, se sa reale: janė zhdukur, nuk janė zhdukur... po tė hapen ato do tė bėhet nami, do tė ndodhė ndonjė hata e madhe et, etj,.

Pėr ata qė janė vrarė e burgosur rėndė, sa janė thyer nė mes, ata vetė, por deri dhe pasardhėsit e tyre, pak rėndėsi ka ajo qė ka ndodhur e po ndodh nė prapaskenė me dosjet e Sigurimit nė tė sotmen. E sotmja po tė kishte pak respekt pėr vdekjen dhe persekutimin e tyre duhet t’i kishte hapur me kohė kėto dosje.

Dosjet e Sigurimit u kanė vlejtur partiakėve tė tė dy krahėve dhe pushtetarėve tė tranzicionit shqiptar nė luftėn pėr pushtet, pėr tė mbajtur nėn fre kundėrshtarėt, pėr tė hipotekuar besnikėri te militantėt brenda partive, pėr tė patur njerėzit e tyre tė nėnshtruar nė mediat e rėndėsishme, etj. Kėta tė infektuar nga helmi i sigurimsit nė medja, ndonjėherė publicistė me shumė ndikim, kanė ndihmuar nė atė qė dosjet tė mbahen tė mbyllura. Kėshtu, njerėzit mė shpirt humbur qė u shėrbyen dhe u shėrbejnė si vegla pushtetarėve tė sotėm vijnė nga njerėzit qė dikur kanė patur dosje, qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit. Ripėrdorimi i hafijeve tė djeshme tė Sigurimit nė luftėn e sotme pėr pushtet, ėshtė njė nga shfaqjet mė tė turpshme tė demokracisė shqiptare tė pasnėntėdhjetės. Pikėrisht kjo e ka sjellė lojėn me dosjet. Mbyllja e dosjeve u ka shėrbyer pushtetmbajtėsve tė tė dy krahėve. Llagėmet e vjetra janė derdhur nė ujin e njė kohe qė duhet tė ishte manifesti i shkėlqyer i lirisė dhe i mospėrdorimit tė njeriut. Dukuria e pėrdorjes sė skllavit tė sė shkuarės, e shėrbėtorit tė krimit komunist, ngritja e tij deri nė nivelin e deputetit dhe tė ministrit tė ditėve tona, ėshtė njė njollė qė i vė nė dyshim themelor vlerat e sė sotmes.

Ky ėshtė njė nga trishtimet mė tė mėdha pėr ata qė e shkuam jetėn burgjeve, pėr ata qė u janė vrarė kriminalisht njerėzit mė tė dashur.

Por jashtė kėtij konteksti aspak tė dėshiruar, i ndihmuar nga njerėz tė arkivave, nga detyra qė kishte nė rrethanat e turbullta qė u krijuan mė 1997, Bedri Blloshmit i ėshtė dhėnė mundėsia tė hyjė nė arkiat e fshehta, i janė ēelur ca dyer qė pėr tė tjerėt janė tė mbyllura, dhe po na i sjell nė kėtė libėr disa nga kėto dokumente shumė sekrete. Dokumente ku provohet se si janė pėrndjekur nga Sigurimi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Me shfletimin e kėtyre dokumenteve hyjmė nė anėn e pasme, nė anėn e zezė tė diktaturės, na jepet ēelėsi pėr tė parė mekanizmin me tė cilin diktatura, pėr tė mbajtur pushtetin kriminal thyente ēdo ligj, edhe ligjet e saj, shkelte me kėmbė ēdo moral, ēdo normė tė arsyes sė shėndoshė, ēdo tė drejtė njerėzore nė njė sistem qė me filozofi dhe me deklarime zyrtare shpallej si mė njerėzori, mė i drejti sistem nė historinė e njerėzimit. Ajo me qetėsi kriminale, sisstematikisht, nėpėrmjet njė aparati kriminal mbante nėn kontroll jetėn e njerėzve, pėrgatiste nė fshehtėsi vdekjen e tė quajturve armiq dhe terrorizonte gjithė pjesėn tjetėr tė popullsisė. Pra, me kėtė botim, shkohet pėrtej fasadės komuniste, pėr ta nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn nė cinizmin e saj mė tė zi. Tė vėrtetėn ashtu siē ishte dhe jo ashtu siē shpallej dje. Siē shpallet ndonjėherė edhe sot.

Doemos, njė punė e tillė mund tė tė sjellė telashe. Por Bedri Blloshmit, autorit tė kėtij libri, aq i bėn. Nuk pret qė ta lavdėrojė ndokush.

Ai dhe familja e tij i kanė prerė lidhjet me tė shkuarėn. Edhe me ata qė nanuriten midis tė shkuarės dhe tė sotmes. Rrugėt e tij me tė djeshmen janė tė lara me gjak e me burgime tė gjata.

Me publikimin e kėtyre dokumenteve ai pėrmbush njė detyrim ndaj dy njerėzve me tė cilėt nuk e lidhte vetėm gjaku, por edhe adhurimi pėr kohėn qė ata ishin gjallė, e lidh edhe burgimi, jetesa nėn tė njėjtėn ēati biruce me ta, dhe e ndan prej tyre vetėm dita kur ata u dėnuan me vdekje dhe ai me 25 burg.

Me botimin e kėtyre dokumenteve ai do tė vėjė nė vend emrin, nderin e vėllait dhe tė kushėririt tė tij. Se komunizmi, jo vetėm tė vriste, por edhe tė linte me turp, ta njolloste emrin pėrjetė. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u dėnuan me pushkatim si sabotatorė tė ekonomisė. Nė kėtė libėr nuk ka asnjė fakt, asnjė tė dhėnė se ata janė pėrndjekur si sabotatorė. Ata janė pėrndjekur nga Sigurimi vetėm si tė dyshuar pėr qėndrim politik kundėr regjimit.

Tė pėrpiqesh tė vesh nė vend nderin tėnd, tė vėsh nė vend nderin e njerėzve tė tu mė tė dashur, mbetet njė punė fisnike.

Kjo ka qenė shtysa kryesore e Bedri Blloshmit pėr botimin e kėtyre dokumenteve. Nė botėn demokratike atje pėrtej nesh bėhen gjyqe edhe pas 50, edhe pas 100 vjetėsh nga dhėnia e njė vendimi qė pėr pasardhėsit e tė dėnuarit konsiderohet i padrejtė. Vėnia nė vend e nderit tė njeriut, vėnia nė vend e drejtėsisė, qoftė dhe me vonesė, ėshtė njė nga parimet themelore tė demokracisė, tė qytetėrimit.

2.

Reabilitimi moral dhe botimi i veprės sė Genc Lekės dhe tė Vilson Blloshmit nė kėto vite u bė shkallė-shkallė. Nė fillim u gjet varri i tyre i fshehtė, (1994). Nė kėtė rivarrim morėn pjesė shumė personalitete politike tė kohės, si, kryetari i parlamentit, Pjetėr Arbnori, dhe deputetė e pushtetarė lokalė. Uran Butka shkroi pėr ta nė librin “Ringjallja”. Mbresėlėnėse ishte fjala e poetit dhe e deputetit tė atėhershėm Rudolf Marku. Njė tregim tė Rudolf Markut pėr Seremben Vilsoni dhe Genci e pėrmendin me simpati nė bisedat e tyre. Presidenti i Republikės, Sali Berisha, i dekoroi Vilsonin dhe Gencin si “Martirė tė demokracisė”, u dha dhe titullin “Mėsues i merituar”.

U bė njė dokumentar nga TV shqiptar me regji tė Ėngjėll Ndocajt. U botua libri “Qefini i hėnės”, me autor Zyhdi Moravėn, libėr me shėnime biografike dhe me poezi nga Vilsoni dhe Genci.

Nė Librazhd dy shkolla 9-vjeēare morėn emrin e Vilsonit dhe tė Gencit.

Mė 2005 u botua libri “Vilsoni dhe Genci”, me parathėnie tė shkrimtarit Ismail Kadare. Ky libėr qė sillte njė jetėshkrim mė tė hollėsishėm tė dy poetėve, tė mbėshtetur nė burime arkivore, sillte mė tė plotė krijimtarinė poetike tė Vilsonit dhe tė Gencit, u prit mirė nga lexuesi e kritika. Pėr tė folėn e shkruan shumė autoritete tė shtypit e tė shkencės, si profesor Aleksandėr Meksi, Fahri Balliu, ministri Bujar Leskaj, etj.

Ndėrhyrja publike e shkrimtarit Ismail Kadare te Presidenti i Republikės nxiti vendimin qė pėr dy poetėt tė ngrihej njė memorial nė vendlindje, nė Librazhd. Memoriali, vepėr e skulptorit Sadik Spahija, financuar nga Ministria e Kulturės, u pėrurua me pjesėmarrjen e shumė artistėve tė shquar tė skenės nga Tirana dhe tė shumė personaliteteve tė pushtetit qendror dhe tė atij lokal. Folėn Presidenti Moisiu, deputeti dhe ministri i Turizmit dhe i Kulturės Bujar Leskaj, kryetari i bashkisė, Shaqir Kuka etj. Recituan poezi tė Vilsonit e tė Gencit aktorėt Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Rajmonda Bulku etj.

Regjisori Namik Ajazi bėri dokumentarin “Kur vriteshin poetėt”, qė u pėrurua me pjesėmarrjen e kryeministrit Berisha.

U botuan kujtime pėr dy poetėt nga Nazmi Seiti, “Ngadhėnjimi i shpirtit”, Tiranė 2007, (180 faqe).

Me tekst tė Jorgo Papingjit u regjistrua njė kėngė pėr dy poetėt.

Mė 2009 u botuan veprat e plota tė Vilson Blloshmit dhe tė Genc Lekės. Mbase pėr herė tė parė nė historinė e letėrsisė shqipe botohen vepra tė plota postume tė ndonjė shkrimtari, vepra tė nxjerra kryesisht nga arkivat e policisė sekrete. Gjithė shtypi shqiptar e mirėpriti daljen e veprave tė plota tė Vilson Blloshmit nė dy vėllime. Folėn e shkruan profesorė tė letėrsisė si Ilia Lėngu, Agron Tufa etj.

Librat e dy poetėve u paraqitėn nė Konferencėn e International PEN nė Bled, Slloveni i cili u informua zyrtarish nga Qendra PEN e Shqipėrisė pėr kėtė ēėshtje nė mars tė vitit 2009. Nė kėtė sesion mori pjesė presidenti i Sllovenisė, dr.Danillo Turk.

Nė parathėnien pėr gjurmimet gjuhėsore tė Genc Lekės prof. Emil Lafe shpreh vlerėsim tė lartė pėr profilin e tij prej shkencėtari.

Pėr dy poetėt ka shumė shkrime nė faqet e shtypit shqiptar, shumė shkrimtarė u kanė kushtuar poezi, tregime, ėshtė shkruar dhe njė dramė me motive nga jeta e Vilsonit dhe Gencit me autor Edmond Sylari.

Komuna e Qukėsit i ka shpallur shtėpi muze, shtėpitė e Genc Lekės dhe tė Vilson Blloshmit. Ata janė qytetarė nderi tė qytetit tė Librazhdit.

Qendra e Studimeve Albanologjike, nė Ditėn e Albanologjisė, 14-16 dhjetor 2009 nėn kujdesin e z.Ardian Marashi, nė sallėn e Akademisė sė Shkencave organizoi sesionin shkencor “Vepra postum” mbi “Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, vepra e plotė e autorėve tė pushkatuar” ku kumtuan: Doktor Sadik Bejko, Profesor Emil Lafe, Docent Agron Tufa, Doktor i Shkencave Ekonomike Bujar Leskaj dhe Profesor Adem Jakllari.

Dalja e kėtij libri, me dokumente dhe tė dhėna nga arkivat e Sigurimit, veē tė tjerash, do tė shėrbejė pėr tė nxjerrė nė shesh mekanizmin kriminal se si fabrikohej vdekja e njerėzve me vlera pėr kėtė vend nė kohėn e komunizmit; tė fabrikosh armiq edhe tek ata qė janė miq tė atdheut tė tyre, tė atdhut tė gjithė njerėzimit.

3.

Tė vėsh nė vend nderin... kjo i ka mbetur tė bėjė Bedriut e shumė prej tė vuajturve si ai. Vetėm kjo.

Trashėgimtarėt e Vilsonit dhe tė Gencit, pas pushkatimit tė prindėrve, vuajtėn gjithė tė zezat. U rritėn si jetimė, jetuan si tė traumatizuar, tė neveritur nga mjedisi, tė helmuar nga mallkimi i fatkeqėsisė qė u ra mbi kokė. Kur ra komunizmi, ata i gjeti tė papėrgatitur pėr tė zėnė njė vend nė kohėn e re qė erdhi. Edhe sot ata mbeten pa punė, pa profesion e pa pėrkrahje. Parlamenti shqiptar, mė sė fundi, pas njėzet vjetėsh, trashėgimtarėve tė tė pushkatuarve nga regjimi komunist u jep si shpėrblim rreth dyzet mijė euro. Genc Leka ka lėnė dy fėmijė, Vilson Blloshmi njė vajzė. Ē’mund tė bėsh me 40 mijė euro kur u ke borxhe atyre qė tė rritėn si jetim, kur sot nuk ke shtėpi, kur nuk ke njė profesion? Sa plagė hapen me kėto para? Pėr tė mbyllur ndonjė hall nuk besoj se mbetet ndonjė euro nga ky shpėrblim qė jep shteti shqiptar pėr fėmijtė e pasardhėsit e tė pushkatuarve .

Jeta e humbur, gjaku i derdhur, fatkeqėsitė, mjerimi qė nuk tė ndahet nuk shpėrblehen me para. Para qė ende nuk janė dhėnė.

Pra, tė mbetet qė tė vėsh nė vend nderin e njerėzve tė tu. Dhe Bedri Blloshmi me pėrkushtim nė kėto njėzet vjet kėtė rrugė ka ndjekur. Me kėtė libėr ai do tė sjellė edhe njė dėshmi tjetėr arkivore pėr atė se si ia kanė pushkatuar njerėzit e tij.

Sadik Bejko
Dhjetor, 2009

Postoi Bedri Blloshmi

03/05/2010 - 20:24:48 | Komente: 3 | Shikuar: 3071 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Linda

    Perse nuk erdhen keta njerez ne krye te PD-se

  2. Postuar nga: Ylli

    Pra,Mbetet te veme ne vend nderin e gjithe atyre njerezve te ndershem qe diktatura e proletariatit i zhduki pa meshire.Eshte per tu admiruar puna e Bedri Blloshmit per te afermit e tij,kontributi plot vlere i Z.Sadik Bejko dhe gjithe atyre njerezve te nderuar, qe permenden ne shkrimin e mesiperm,me apo pa funksione.
    Duke marre shkas nga artikulli i mesiperm shpreh nje shqetesim te brendshem razz er njeriun pa njeri,intelektualin e cquar dhe gazetarin e famshem VANGJEL LESHO,qe u pushkatua perpara syve te te burgosurve ne burgun e Spacit pas nje gjyqi 5 minutesh nga nje ish kriminel i asaj kohe kush do te interesohet qe ti vere nderin ne vend?Vangjeli nuk ka lene pasardhes dhe te aferm.Vellai i tij Dr.Qirjako Lesho ka vite qe ka vdekur.Venia ne vend e nderit te Vangjelit do te ndihmoje shume demokracine
    shqiptare. Vangjeli ka nje histori te vecante.N.q.se do te shprehesha me gjuhen e Majakovskit,ai eshte "njeshi" qe nga ferri i Spacit i shkroi leter K .Q.qe te hiqnin maskarane qe kishen ne krye.Zbuloni arkivat sekrete dhe do te shikoni sa vigane ka Shqiperia.Lavdi kujtimit te Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes !
    Jete te gjate dhe pune te mbare juve qe i kini vene detyre vehtes te mirreni me vepra madhore !

  3. Postuar nga: Evi

    Ne se,nuk ka drejtesi per per shqiptaret nuk ka te ardhme. Barbarizmi leshoi rrenje te thella.Kjo eshte pjese e jetes reale . Qčnčjet njerčzore ndajne tere vlerat njerezore ..po,me bishat e kuqe nuk ndodh keshtu..ata vrasin te pafajshem se,jane supermizore,me shpyrt katili e te dobet..
    Pala komuniste duhet te kuptoje,qe ka nje ēmim per te paguar.
    LAVDI TRIMAVE VILSON BLOSHMI e GENC LEKA

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]