Intervistė me Baki Ymerin - Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Shqiptari qė e do Shqipėrinė qysh para krijimit tė botės


Baki Ymeri pėrbėn njė model jetėsor qė t’i pėrkujton modelet e Rilindjes Kombėtare, njė jetė e martirizuar pėr njė ideal tė lartė. Do tė pėrmėndja kėtu ndihmesėn e posaēme qė ka luajtur pėr sensibilizimin e problemit tė Kosovės nė veri tė Danubit,
null
President Topi me zonjen Haxhiraj
veēanėrisht gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, nė kohėn kur Kosova kishte nevojė pėr sensibilizimin e saj (1989-1999).

Duke e njohur kėtė njeri pėrmes punės sė tij voluminoze nė ēėshtjet kombėtare dhe kulturore, nė thesarin e tij poetik, publicistik dhe pėrkthimor, kėtė intelektual tė shquar qė tė kujton rilindėsit tanė dhe modelin e shqiptarit shembullor, nė prag tė 61 vjetorit tė lindjes, marr guximin t’i parashtroj disa pyetje duke e pyetur:

* Cila ėshtė kartėvizita Juaj sa i pėrket datėlindjes, vendlindjes, prindėrve dhe arsimimit?
- Kam lindur nė Shipkovicė tė Tetovės mė 1 gusht 1949, nga njė baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga njė nėnė rumune (Aurelia Graur). Kam kryer gjimnazin pedagogjik nė Tetovė, kam ushtruar profesionin e arsimtarit nė vendlindje (1968/69), kam kryer studimet e larta pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė (1969-73). Duke qenė i pėrndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisė, jam arratisur nė Rumani (1973), kam vazhduar studimet e specializimit tė rumanishtes nė Vjenė (1974) dhe nė Bukuresht (1975). Kam kryer fazėn e parė tė doktoratės nė Universitetit tė Bukureshtit (1996), ku kam mbrojtur tė gjitha provimet dhe referatet me notėn brio (10).

*Ku jeton dhe punon Bakiu?
- Jam duke jetuar nė qytetin qė mban emrin mė tė bukur tė tė folurit shqip. Kam ardhur pėr herė tė parė nė kėtė vend mė 1971, ndėrsa nga viti 1993 jam vendosur pėrfundimisht nė Bukuresht, nė njė garsonierė sentimentale, letrare dhe patriotike. Jam duke dhėnė kontribut pėr identifikimin dhe afirmimin e vlerave demokratike tė diasporės shqiptare, jam duke e botuar periodikisht Shqiptarin. Nuk ka nevojė tė flas pėr vetveten, ngaqė kush flet pėr vetveten nuk e dėgjon askush. Ngase flet vepra, vepra ėshtė kurora e jetės, dhe flasin artikujt e botuar, sidomos te Zemra Shqiptare, njė nga revistat mė tė famshme e blogosferės shqiptare, siē janė edhe revista tjera, si Tribuna Shqiptare, Dituria, Zėri i Shqipėrisė, Gazeta Kritika etj.

* Cilat janė arsyet qė zgjodhėt Rumaninė si atdheun tuaj tė dytė?
-Jemi udhėhequr nga disa motive. Mė kryesoret janė tri: 1. Ngaqė Rumania ėshtė atdheu i nėnės sime dhe atdheu i poezisė. 2. Ngase Bukureshti ėshtė vatra e zjarrtė e rilindėsve tanė dhe kryeqendra botėrore e frymėzimit. 3. Ngase atdheu i poetit ėshtė dashuria. Dashuria e pėrforcon atdhedashurinė, puna dhe atdhedashuria e pėrforcojnė atdheun, duke e bėrė kėshtu tė pavdekshėm.

*Ēfarė gjeti Bakiu nė Bukuresht, nė lidhje me punėn e rilindėsve tanė, pa e harruar vendlindjen dhe prindėrit e tij?
- Sipas Avni Dervishit, „Garsoniera e B. Y. nė Bukuresht ėshtė histori e gjallė e kujtesės shqiptare qė duhet treguar brezave tė tanishėm e tė ardhshėm.” Kemi zbuluar, jo vetėm nė arkivin e babait tim, njė pjesė tė fondit tė Shoqėrisė Shqiptare Drita, letra tė vjetra me vlera tė larta atdhetare, libra, broshura, fotografi, dokumente. Madje dhe dorėshkrime e dokumente pėr figura tė shquara tė Rilindjes sonė kombėtare, tė cilat dikatatura i la nė harresė. Erdhi koha tė thuhet e vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Disa i kemi bėrė publike nė kuadrin e shkrimeve tona, disa ia kemi dhuruar njėrės nga bibliotekat tona kombėtare dhe universitare, disa jemi duke i bėrė tė njohura pėrmes faqeve tė librit “Drita Shqiptare e Bukureshtit”, i cili njė ditė do ta shohė dritėn e botimit, sė bashku me njė libėr tjetėr mbi prindėrit e mi.

*Ju jeni publicist i shquar. Ju njoh pėrmes internetit dhe medias sė shkruar. Ē’do tė thotė publicistika pėr ju?
- Ka kodra e kodra mes publicistikės sime dhe publicistikės sė publicistėve tė mirėfilltė, siē janė Arbėn Xhaferi, Koēo Danaj, Teki Dervishi etj. Sidoqoftė, shkrimet dhe konsideratat ndaj shkrimeve tona pėr rilindėsit tanė qė kanė jetuar dhe vepruar nė Bukuresht, janė tė panumėrta. Mua dhe tė tjerėve na duhet shumė punė dhe pėrsėri do tė ngelet punė pėr tė tjerėt qė do tė vijnė pas nesh. Ne nuk mundėm tė themi gjithēka tė harruar apo tė pavlerėsuar. Koha ėshtė ajo qė do t’i zbulojė dhe do tė marrin vendin e tyre nė kuadrin e kulturės apo atdhetarizmės shqiptare.

*Ju gjithashtu jeni poet. Mė pėlqen poezia juaj, por dua tė di ē’vend zė poezia nė jetėn e krijuesit Baki Ymeri?
-I thash njė poeteshe shqiptare nga Belgjika (Elona Zhana, drejtore e revistės Albania), se ka nderin tė njihet me shqiptarin qė e don Shqipėrinė qysh para krijimit tė botės, dhe i pėlqeu ky mendim i nusėrimit tė ndjenjės me ndjenjė dhe fjalės me fjalė. Shqipėria historike zė vend primar, ndėrsa poezia zė vend sekondar nė jetėn time, pas preokupimeve pėr botimin e Shqiptarit dhe pėrkthimin e poetėve tanė nė gjuhėn e njė vendi ku njeriu lind poet. Tė jesh poet do tė thotė tė jesh engjėll. Engjėll je vetėm atėherė kur tė kaplon frymėzimi, pastaj shndėrrohesh nė njeri tė rėndomtė, si unė/ti/ai/ajo/ata/ato. Na gėzon fakti qė nuk jemi ngutur tė botojmė ēdo vit nga njė vėllim poetik, si disa, ngase, tė jesh poet i mirėfilltė nuk do tė thotė se duhet tė bėhesh skriboman.

* Nga viti 1971 jeni marrė me pėrkthime nga shqipja nė rumanisht dhe anasjelltas. Si pėrkthyes, ju lindi dėshira si nevojė jetike apo pėr njohjen e letėrsisė shqipe nga lexuesi rumun?
- Edhe njėra, edhe tjetra, dhe sidomos nevoja pėr njohjen e lirikės shqipe nga lexuesit e njė vendi qė shkon duke e kuptuar tė vėrtetėn se ekziston njė farefisni e lashtė mes shqipes dhe rumanishtes, mes trakasve dhe ilirėve, mes Shqipėrisė historike dhe Rumanisė mike. Mė impresionon fakti se Ēabej dhe historiografėt botėrorė shkruajnė me admirim pėr pellazgėt trako-ilirė. Mjafton tė dihet fakti se rrėnjėt e kėtyre dy fiseve tė lashta, fati i vendosi nė Ballkan. Nuk ėshtė keq tė dish lidhjet e padukshme tė lashtėsisė, nga e cila mund tė sypozosh se kemi tė bėjmė me njė trung tė pėrbashkėt, se pellazgėt janė pararendėsit e trakasve rumunė dhe ilirėve shqiptarė, dy popuj fqinj qė kanė huazuar fjalė tė pėrbashkėta nga i njėjti substrat. Ishte seē na ishte. Ishte njė kohė e lashtė, kur Shqipėri pėrkufizohej me Rumaninė, para dyndjes sllave nė Ballkan.

*Cilat janė marrėdhėniet tuaja me atdheun mėmė?
-Atdheu mėmė pėr mua ėshtė Shqipėria e Bashkuar, Shqipėria Reale, njė Shqipėri qė shkon duke e u krijuar me djersėderdhje diplomatike e jo me gjakderdhje ballkanikse siē u konvenon disa kuajve tė ultranacionalizmit enverist me konotacione shesheliste. Marrėdhėniet me kėtė atdhe qė shkon duke u bashkuar janė ekstraordinare, tė jashtėzakonshme, gjė qė justifikohet me pėrpjekjet tona pėr afirmimin e Atdheut tė Skėnderbeut nė ishatdheun e dytė tė rilindėsve tanė.

*Ē’mendon Bakiu pėr rėnien e diktaturės komuniste (si antikomunist) dhe zhvillimeve demokratike nė Rumani dhe Shqipėri. Cilat janė tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat e zhvillimeve nė Rumani dhe Shqipėri meqėnėse ju u pėrkisni tė dy shteteve.
- Mė duket se ajo qė po ngjet kėtu, po ngjet edhe te Ju. Globalizmi dhe integrimi evropian janė duke e bėrė tė veten, nga njėra anė, ndėrsa nė anėn tjetėr, si pasojė e kapitalizmit tė egėr dhe pandjeshmėrisė sė krokodilave tė komunizmit nė pushtet, nė kohėn kur qyteti lulėzon, shkon duke u shuar shpirti i fshatit qė pėrfaqėson shpirtin e kombit. Nė fshat janė mbyllur shtėpitė e kulturės, kinematė, bibliotekat. Varfėria shkon duke e bėrė tė veten si pasojė e korupcionit tė ishkomunistėve qė na u bėnė brenda natės demokratė. Demokracia ka nevojė pėr hapje e tolerancė, dhe jo pėr mbyllje e totalitarizėm. Kriza mondiale shkon duke i mbyllur shtigjet e progresit, tė standardit dhe mirėqėnies. Zhvillimet “demokratike” ndėrlidhen dhe janė evidente vetėm nė fushėn e mendimit tė lirė, tė modės perėndimore dhe kufinjve tė hapur, por ekonomia shkon duke rėnė, papunėsia duke u rritur, kultura duke mos u vlerėsuar si duhet. Me njė fjalė, shkoi Jonuzi dhe erdhi Domuzi. Rrugėdaljen nga ky qorrsokak neokomunist ndoshta do tė na e sjellin qeveritarėt e ardhshėm!

*Si ėshtė vlerėsuar aktiviteti i Baki Ymerit?
- Pėr kompletimin e kėsaj pyetje duhet tė drejtoheni gjetiu. Pas kėsaj interviste tė shkurtė mund tė jepni disa nga 300 mendimet dhe urimet e dashamirėve tanė qė janė botuar kohė mė parė, ndėrsa disa sosh dalin pėr herė tė parė. Nė kėtė kontekst e falėnderojmė dashamirėve tanė tė panumėrt qė shfrytėzuan faqet e Facebocut pėr tė na uruar ditėlindjen, edhepse Facebocu tė merr mė shumė kohė pėr komunikim se sa posta private tė cilėn po e bėj publike pėr admiratorėt tanė: bukuresht@yahoo.com

*Cilat janė planet tuaja pėr tė ardhmen?
-Njė vėllim poetik, njė libėr kushtuar Shipkovicės ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, finalizimi dhe botimi i librit “Drita Shqiptare e Bukureshtit”, qė mendoj se do tė jetė me vlerė pėr lexuesin dhe studiuesn shqiptar tė ēdo moshe. Pastaj botimi i revistave “Shqiptari”, “Kosova” dhe “Shipkovica”. Edhepse Kosova nuk ka mjete pėr sponsorizimin e lobit shqiptar nė Bukuresht, por edhe nė botė, ndaj mos tė na habisė fakti pse Rumania ende nuk e njeh Kosovėn nėn dritėn e sė vėrtetės historike. Kjo ndodh sepse Rumania bie viktimė e propagandave serbe. Serbėt lobojnė kundėr Kosovės gjithandej nė botė, ndėrsa shqiptarėt shikojnė siri kur sundon veziri, si nė kohėn e turkut. Na falni pse e politizuam njė ēik kėtė intervistė, por qėllimi i politizimit tonė ka tė bėjė me zgjimin nga gjumi tė atyre qė paguhen pėr tė siguruar mjete pėr lobimin e Kosovės nė botė, sidomos nė kėtė kohė kur Kosova mund t’ia thyejė edhe dhėmbin e fundit Serbisė, duke i bėrė pėr vete edhe ato pak vende qė s’e njohin pavarėsinė e saj, sidomos Rumaninė e cila ka qenė gjithmonė mikja mė besnike e Shqipėrisė.

*Z. Baki ishte kėnaqėsi qė komunikova me ju pėr mes medias virtuale. Ndoshta ndonjėherė do ta pimė njė kafe sė bashku dhe do tė kėmbejmė mendime tė drejtėpėrdrejta. Nuk i dihet! Mali me malin s’piqen, por njerėzit takohen njė ditė. Gėzuar ditėlindjen dhe faleminderit!
- E nderuar qofshi dhe Zoti Ju bekoftė!

Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

01/08/2010 - 14:20:23 | Komente: 10 | Shikuar: 2714 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Lis Bukuroca

    U pėrgadita tė lexoj diēka mė shumė, por pėr fat tė keq nuk ishte ashtu, intervista ishte vertete e shkurter, sidoqfotė flm. edhe pėr kėtė komunikim me ne. Zoti Baki eshte burre i madh dhe intelektual i shquar dhe i palodhshem, shembelltyre e shqiptarit jashte vendit dhe i paarritshem, por pėr fat tė keq i pandihmuar nga shtetet shqiptare...

  2. Postuar nga: Bakiu

    Lis Bukuroca, respektivisht Naser Aliu ka te drejte. Vapa e veres pervelimtare bukureshtare dhe modestia per te mos i thene te gjitha ne kuadrin e nje interviste, e kane bere te veten. Ja ku e keni intervisten me te mire qe ka dale para nje viti!

    http://www.zemrashqiptare.net/article/Intervista/6415/?highlight=alma+papamihali&match=

    PERSHENDETJE!

  3. Postuar nga: Linda

    Zonja Haxhiraj ju lutem kalojeni kete njoftim tek forumi cameria, per te kuptuar ai zoteria qe e ka gabim qe atakon arvanitet dhe qe perpiqet qe ceshtjen came ta paraqese si ceshtje myslimane. Meqe isha e padeshirueshme per te, per verejtjet qe i bera, bejini me dije se do te jete vetem Amerika dhe Amerika qe do te ndihmoje camet te kthehen ne trojet e tyre. Dhe jo vetem camet por edhe arvanitet. Ju kerkoj ndjese se jam jashte teme.

    PDI: Nė SHBA morėm mbėshtetje pėr ēėshtjen Ēame
    Publikuar mė 01 gusht, 2010 nė orėn 00:32 ( Para 1 ditė e 13 orėve ) Lajme |
    Rrit madhėsinė e shkronjave
    TIRANĖ- Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim (PDI), Tahir Muhedini pas njė vizite tė zhvilluar sė fundi nė SHBA, tha sot se "mori mbėshtetjen e politikbėrėsve amerikanė pėr inicimin e njė rezolute nė Kongresin amerikan pėr ēėshtjen ēame".

    Gjatė njė konference pėr shtyp, kryetari i PDI-sė tha se nė takimet me zyrtarėt amerikanė, delegacioni i PDI-sė duke shprehur besimin tek SHBA si pėrkrahėsi mė i madh i tė drejtave dhe lirive tė njeriut, prezantoi njė dosje informative mbi genocidin e ushtruar ndaj popullsisė sė pafajshme shqiptare ēame bashkė me njė tablo tė situatės aktuale.
    "Kjo ēėshtje u prezantua si njė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut nga ana e qeverisė greke, tė djeshme dhe tė sotme. Politikbėrėsit amerikanė e pritėn me interes kėtė ēėshtje, duke shprehur keqardhjen pėr kėtė plagė tė pambyllur tė historisė. Pas bisedave, disa prej kongresmenėve morėn pėrsipėr qė shumė shpejt pėr kėtė ēėshtje tė merret nė pyetje ambasadori i Greqisė nė SHBA dhe kjo t'i transmetohet dhe ambasadorit amerikan nė Greqi. Disa prej kongresmenėve konfirmuan vullnetin pozitiv pėr tė inicuar njė rezolutė pėr kėtė ēėshtje nė Kongresin amerikan", bėri tė ditur kreu i PDI-sė.
    Gjithashtu, Muhedini tha se disa nga zyrtarėt amerikanė u angazhuan qė vitin tjetėr, t'a fusin Shqipėrinė nė axhendėn e njė vizite nė rajon, me qėllim vendosjen e kontakteve direkte me komunitetin ēam dhe njohjen e thelluar me problemin e tyre.
    Vizita e delegacionit tė PDI-sė nė SHBA ėshtė nė vazhdėn e lėvizjeve tė vazhdueshme qė kjo parti po bėn pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes ēame.

    Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare duke ia aneksuar atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve, pėrmes grabitjes sė tokės, pėrjashtimit tė popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė e deri nė masakrat e pėrgjakshme."

  4. Postuar nga: Gjethi

    Shume interesante ku Bakiu nderhyn per te plotesuar Bakiun

  5. Postuar nga: Baki Ymeri

    Interesante dhe importante, po qe se e lexon edhe intervisten paraprake, per ta pare se nuk ke te besh me gjethet e gjethet nostalgjike te Anonimus Preshit, por me Bubullimen e Bukureshtit.

  6. Postuar nga: Ymer Bakia nga Turqi-Arabia

    Me mire lexoni TANJUGUN se sa Baki Ymerin.Akoma ky mercenar vazhdone te shkruaj?

  7. Postuar nga: Agimi

    Mos eshte gje pak i manget ky mo!!!

  8. Postuar nga: Gjethi

    Baki...
    Ti je i vetdeklaruar si "Bubullima e Bukureshtit",
    ... ben mire te dalesh njehere nga Shipkovica
    qe ta provosh, me gjithe gjethe shijen e"Preshit"

  9. Postuar nga: Baki Ymeri

    Gabim e ke, shoku Gjeth! Po deshe ti dergoj letrat private ku me ka dekoruar me epitetin Bubullime nje mik nga Amerika. Shipkovicen ta kam lene Ty, se bashku me lalen Kadri qe te ushqen me pete me preshe dhe me djath Sharri, po qe se zotrote je A. Ll.
    Kalofsh mire!

  10. Postuar nga: baki Ymeri

    Lindėn e ēmoj si polemiste e mirė qė e meriton njė libėr me polemika, por gabim e ka qė e ngatėrron njėfarė psikopati elektronik qė paratitet pėrmes pseudonimit Ymeri Bakia. Me kuajt dhe pelat e portalit esktremist Cameria tė Tano Shejtan Turkut kaherė e kam ndėrprerė bashkėpunimin. Kur vjen fjala pėr fenė, kurrė nuk e kam kosnideruar Ēamėrinė si njė zonė myslimane, sepse atje jetojnė edhe sivėllezėrit tanė tė krishterė. Pėrkundrazi, ka nja 2-3 kunguj qė s'kanė kurrfarė lidhjesh me gjuhėn shqipe dhe lehin kundėr meje gjoja se qenkam antiislamist nė bazė tė shkrimeve tė mia me konotacione kundėr fanatizmit islamik tė atyre qė kanė shpifur kundėr Nėnės Tereze, Ibrahim Rugovės etj. Kohėve tė fundit, qė kurė se mė tha njė zonjė tė kem kujdes, mos tė ndasi fetare, merrem mė shumė me pėrkthime letrare se sa subjekte fetare.
    Shėndet dhe kalofshi mirė!

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]