Vepra e ''Poetit Kombėtar'' At Gjergj Fishta (1871‑1940) njė Ungjill i Ngrohtė Atdhedashurie

Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veēse mbas qindra vjetsh tė nji jete letrare, pat tė madhin, tė naltuemin pėrmbi t'gjith, atė, qi u pshtet nė popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes" - Maksimiliam Lamberc

Nga Klajd Kapinova, New York

Njė "curriculum vitae" e shkurtėr e Fishtės

Mėsohet nga burimet familjare, se kishte lindur pas tre vėllezėrve dhe njė motėr tė cilėn e donte shumė. Nė moshėn 7 vjeēare, nis mėsimet e para tė edukatės nė qytetin e lashtė tė traditės kulturore Shkodėr nė vitin 1878. Dy vjet mė pas, vijon mėsimet e rregullta nė Seminarin e Troshanit (shkollė e klerikėve katolikė). 6 vjet mė vonė shkon pėr tė ndjekur studimet nė Bosnje (nė Kuvendin e Sutiekės), ku, merr dijet e qendrushme nė degėn filozofike, ndėrsa nė Kuvendin e Livnos, mėson me adhurim nė linjėn teologjike.

Nė njė ndėr ditėt e ftohta tė 25 shkurtit tė vitit 1894, nė kishėn e Troshanit ēon meshėn e parė, duke qenė i veshun me zhgunin e sandalet e zbathura tė shėn Franēeskut tė Asizit. Nė vitet nė vijim, ishte kapelan nė famullinė e Lezhės, mėsimdhėnės e meshtar nė Kolegjin e Troshanit dhe pėr 12 muaj gjendet nė Gomsiqe tė Pukės. Nė bashkėpunim me abatin e Mirditės, imzot Prenk Doēi, i jep jetė tek themelon Shoqninė Letrare dhe Kulturore "Bashkimi", boton artikuj tė rėndėsishėm e tė mprehtė, duke pėrhapur tė vėrtetėn nė njė numėr sa mė tė madh njerėzish. Ishte i pari qė hapi klasat qytetėse, duke futur gjuhėn shqipe nė mėsim, nė kohėn qė ishte emėruar drejtor i shkollės fillore franēeskane. Mė pas ishte kryetar i Komisionit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe nė Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytė revistėn e njohur kulturore‑shkencore "Ylli i Dritės" (Shkodėr, 1913). Ai, hapi Shtypshkronjėn Franēeskane, nga ku nisėn tė dalin rregullisht periodikė tė shtypit katolik dhe kulturorė nė qytetin e Shkodrės. Krijoi lidhje dhe ura bashkėpunimi me tė gjithė albanologėt e njohur evropian asokohe, duke i pasur si bashkėpunėtorė dhe bashkėtrajtues tė shumė temave interesante mbi Shqipėrinė, gjuhėn, visaret e kombit, traditėn, letėrsinė dhe krishtėrimin e hershėm ndėr shqiptarė. Nė bashkėpunim me tė madhin liberator Luigj Gurakuqin (tė cilit i kishte venė nė ambientet e Kuvendin Franēeskan nė Shkodėr njė dhomė pėrsonale nė dispozicion, ku shpesh Gurakuqi strehohej, sa herė qė nga kundėrshtarėt politikė vihej nė rrezik jeta e tij, shėnimi im K.K.), themelon "Komisien letrare" (1916) tė Shkodrės dhe paralelisht me kėtė drejton gazetėn e rėndėsishme "Posta e Shqypnisė".

Pėrvoja e tij e gjėrė nė zotimin pėr ēėshtje nacionale shqiptare bėri tė mundur qė ai me veshjen e fratit, tė pėrfaqėsojė Atdheun e vet, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku, kryeson delegacionin diplomatik.

Duke pėrfaqėsuar denjėsisht alternativėn e opozitės, Fishta ishte deputet i Shkodrės dhe zgjidhet nėnkryetar i Parlamentit. Me dorėn e vet, pėruron hapjen e gjimnazit tė njohur "Illyricum" nė Shkodėr, qė pas vdekjes do tė marrė emrin e tij, por komunistėt e suprimojnė menjėherė me rė ardhur dhunshėm nė pushtet. Nė vitin 1924, merr pjesė nė lėvizjet politike tė kohės, duke qenė pėrkrah opozitės noliste dhe mė pas emigron nė Itali.

Pėr kulturėn e gjerė qė kishte, emėrohet Lektor Jubilar nė Teologji e Filozofi. Mė pas, dy herė ėshtė pėrfaqėsues i delegacionit shqiptar nė Athinė e Stamboll. Pėr 3 vjet me radhė zgjidhet si Provinēial i Urdhėrit Franēeskan nė Shqipėri (ky urdhėr ėshtė ndėr mė tė vjetrat nė vendin tonė, sė bashku me benediktinėt, tė cilėt janė vendosur pėr herė tė parė nė shėk.XII‑XIII, shėnim im K.K.) dhe njė vit para se tė mbyllte sytė ishte akademik i Italisė, njė ndėr titujt mė tė mėdhenj, qė ende se ka fituar asnjė njeri i nacionit tė vet deri mė sot. Pikėrisht pėr kėtė fat dhe nder historiografia komuniste, e anatemoi Fishtėn deri nė pėrbaltje pėr gjysėm shekulli, duke mos thėnė asnjėherė arsyen, se ishte njė atdhetar dhe kundėr shovinizmit pushtues barbar sllav.

5 ditė pas Krishtlindjeve, mė 30 dhjetor 1940 mbylli sytė, ai, qė i hapi sytė gjithė popullit shqiptar. Fishta varroset nė Shkodėr, mes lotėve dhe pikėllimit tė madh tė bashkėqytetarėve, bashkėluftėtarėve tė idealeve tė senjta tė lirisė dhe demokracisė perėndimore, vėllezėrve tė dashur nė Krishtin e Atdheun. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninė e pasosur, ndodhi ai akti mė antinjerėzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhės, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e Pjetėr Bogdanit autorit tė "Ēetės sė Profetėve", serbėt me babain e grumbulluesit tė zellshėm e kodifikimit tė "Kanunit tė Lekė Dukagjinit" at Shtjefen Gjeēovit dhe sė fundi pėrsėri komunistėt eshtrat e Dedė Gjo Lulit fatosit trim tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe (mė 6 prill 1911) tė cilat me pėrbuzje i hodhėn nė ujėrat e ftohta tė lumit Drin... Pushtuesit e huaj dhe komunistėt trathtarė me gjak e gjuhė shqiptari, kishin njė emėrues tė pėrbashkėt: tė shkatėrronin sa mė themel, ēdo vlerė dhe figurė tė ndritur tė trojeve amtare shqiptare.

6 vjet pas vendosjes sė demokracisė, pėr vlerat e sė cilės ai punoi e jetoi gjithnjė, mė 28 dhjetor 1996, pas 56 vjetėsh rivarroset me njė cerėmoni, ku, merr pjesė gjithė hierarkia e klerit katolik, duke i bėrė edhe njė herė nderim relikeve tė rigjetura tė eshtarave tė tij. Para atyre pak eshtrave qė Zoti deshti t'i ruante, u bėnė nderime e humazhe nė qendėr tė kishės franēeskane dhe filloi puna pėr tė ribotuar serinė e veprave tė tij...

Pa Fishtėn historia e letrave shqipe do tė ishte e mangėt

Esencialisht, pėr tė gjithė franēeskanėt e pėrvujtur, Fishta, ishte njė intelektual dhe klerik i madh. Njė njeri me vizione tė kjarta. Vepra e tij u bė burim frymėzimi dhe dashurie pėr Fe e Atdhe dhe pėrparim, ēka nė mendjen e Fishtės, ato jetonin nė njė unitet, duke e ngritur gjeniun nė nivele tė reja cilėsore, qė i kanė qendruar kohės edhe sot.

Vlerėsime pozitive kishte vazhdimisht sipas kėndvėshtrimeve tė ndryshme, pėr Fishtėn e letrat shqipe, si njohės i kthjellėt i tėrėsisė sė kulturės sė tabanit tė lashtė autentik dhe pėrtej tij. Opinione pozitive kanė shprehur pėrmes pendės dhe mendjes nė kohė dhe nė rrethana tė ndryshme shumė intelektualė tė shquar, albanologė evropianė ashtu dhe bashkėatdhetarėt e tij nė Veri dhe Jug tė Shqipėrisė, shkrimtarė dhe studiues tė kulturės shqiptare asokohe dhe sot.

Kėshtu Karl Shtainmes e krahason Fishtėn me Gėten e Shilerin, ndėrsa francezėt e thėrrasin "Tirteu i Shqipėrisė". Albanologu i njohur italian at Fulvio Kordinjano, qė punoi dhe jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri, radhiti kėto fjalė tė ngrohta zemre: "Pak kush kujtoj, nė letėrsi tė mbarė botės, ia del at Fishtės si poet satirik, si i tillė me nji fui tė ēuditshme ther e pren aty ku djeg". Ndėrsa 5 vjet mė vonė, albanologu i shquar italian, prof. Gaetano Petrotta, me pendėn dhe mendjen e tij ka lėnė tė gdhendur kėtė vlerėsim shumė domethėnės: "Ndėr veprat e kėtij ėshtė shprehur e pasqyruar nė mėnyrė mė tė kthjellėt shpirti i popullit shqiptar. Kėto vepra kanė pėr tė mbetur tė pavdeshme e kanė pėr t'u bėrė poezia e kombit tė Skėnderbeut...". I madhi pėr tė madhin Faik Konica pėr at Gjergj Fishtėn, nė shenjė nderimi dhe respkti tė thellė ka lėnė si dėshmi tė tij vlerėsimin konēiz: "Kot sė koti pėrpiqen grekėt e sotėm tė kėrkojnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotė se "Lahuta" e Gjergj Fishtės". Prof. Ernest Koliqi, thotė: "Fishta, ishte vravashka e shqiptarizmės, e bashkimit nė gjakun dhe gjuhėn e pėrbashkėt". Pėr poetin e pendės, qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen Nacionale, prof. Abaz Ermenji shkruan: "At Gjergj Fishta, ėshtė ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer mė sot. Edhe ky pjesėn mė tė rėndėishme tė veprave tė tij, ia pat kushtuar ēėshtjes nacionale". Nė vitin 1989, At Daniel Gjeēaj (qė kėto ditė ndėrroi jetė), studiues i afėrt, (botues i "Lahutės sė Malcis" nė Itali), jep esencialisht kėtė formulim: "...Fishta, kėndohej pa dijtė se i thojshin emnin; kėndohej pėrse nė kėngėt e tija ishte shqiptar; shqiptari nė doke, nė kanu, nė mitologji, nė folklor, nė aspirata, nė jetė, nė luftė e nė ngallnime". Poeti i madh i valėve tė liqenit tė Pogradecit dhe miku i tij Lasgush Poradeci, e pati cilėsiar bukur meshtarin franēeskan, si: "Shkėmbi i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar". Gjykim tė mirė ka hartuar edhe albanologu dr. Antonio Baldacci, ku midis tė tjerave sintetizon: "At Fishta mund tė thirret apostull i Atdheut tė vet...".

Shkurt e saktė, duke bėrė paralelizėm nė historinė shumėshekullore shqiptare ka lėnė tė shkruar edhe at Augusto Gemelli, kur vlerėson: "Nė historin e Shqypnis, emni i at Fishtes do tė rrijė krahas me atė tė Gjergj Kastriotit. Dy emna kėta, tė cilat janė e do tė mbesin nji flamur i vetėm, nji nxitje e vetme e nji lumni e vetme". Prof. Martin Camaj, shkruan: "...Mua mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė nė seleksionimin e shkrimtarėve tė vendit, janė ndalur shkrimtarė qė ishin krejtėsisht tė talentuar ėshtė edhe Fishta, qė ishte shumė i kulturuar nė pikėpamjet e letėrsisė". Kritiku i sotshėm bashkėkohorė dr. Aurel Plasari midis shumė konsideratave pėr jetėn dhe veprėn e Fishtės ka dhėnė edhe vlerėsimin e veēantė: "Gjysmėshekulli qė ka kaluar prej vdekjes sė tij fizike, e ka vėrtetuar jetėgjatėsinė e veprės sė tij letrare, me gjithė kushtet specifike tė vėshtira nė tė cilat i ėshtė dashur asaj tė gjallojė". Dr. Sabri Hamiti, njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė letėrsisė sė traditės dhe bashkėkohores, mbi lirikėn dhe poetikėn nacionale, renditė edhe kėto fjalė nė parathėnien e lirika fishtiane: "...zotėrojnė figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjė mė tė freskėta janė krahasimet qė dalin nga njė botė elementare shqiptare e shkėmbit, malit, fushės, lules, erės; pra njė botė e tėrė konkrete qė don tė pavdeksohet e tė pėrgjithėsohet nė art". Mbi korpusin e botuar tė veprave tė Fishtės nė Kosovė, tė ndara nė katėr vėllime, shquhet edhe shkrimi hyrės qė shoqėron kryeveprėn "Lahuta e Malcis", shkruar me art nga studiuesi i shquar i ditėve tona dr. Anton Nikė Berisha, ku mund tė kundrohet me endeje parathėnia me titull kuptimplotė: "Vepėr e qenėsisė sė botės dhe shpirtit shqiptar", ku ndėr tė tjera autori dr. Berisha sintetizon: "Rėndėsia dhe vlera e "Lahuta e Malcis" dėshmohet pos tjerash edhe me aktualitetin qė ka kjo sot, qoftė si tematikė, qoftė si pasuri gjuhėsore shprehėse dhe si kuptimėsi: ‑ ruatja e qenėsisė shqiptare, forcimi dhe pasurimi i vetėdijes dhe vetėdijėsimit kombėtar, pėr atė qėllimin e fundit thelbėsor qė del nga gjithė vepra letrare e kėtij krijuesi madhor ‑ pėr mirėqėnien tonė tė sotme dhe tė nersėrme".

Vepra e Fishtės njė ungjill i ngrohtė atdhedashurie

Mund tė thuhet hapur, se kontributi i Fishtės, ėshtė simbol i shqiptarizmit tė kulluar dhe gjithė vepra e tij madhore pėrbėn njė ungjill tė ngrohtė atdhedashurie. Si meshtar i pėrvujtė i popullit tė vet qė e donte dhe e respektonte aq shumė, u nderua, u respektu si bari shpirtėror shembullor nga delet e veta dhe bashkėkohėsit, mbasi si njė shqiptar i vėrtetė ruante besė e burrėri, kishte guxim e trimėri, pėr tė cilat gdhendi me pendėn e fuqishme magjinė e madhe tė veprave qė krijoi mendja e begatė, duke ia bėrė dhuratė krenarie gjithė Shqipėrisė.

Pikėrisht pėr kėto virtyte tė ēmueshme, vepra e "poetit nacional" shpaloset me vizione mjaft tė gjėra, me vlera tė shumta e tė njė rėndėsie tė madhe pėr letėrsinė shqipe. Ajo qė e dallon mė sė shumti poetin si gjeni origjinal, midis shumė tė tjerave ėshtė arsyetimi bindės se: Homeri shqiptar nuk ėshtė aspak transplantim i teologjisė a i parimeve tė Urdhėrit Franēeskan, tė cilit me devocion ai i pėrkiste, por ndryshe, ishte mė shumė se kaq, sepse ishte gjithnjė njė vlerė e re qė ripėrtėrihej e ridimensionohej nė njė sistem origjinal vlerash, qė asnjėherė nuk i kundėrvihej kuptimit esencial kristian, nė veprat e tė cilit identifikohet si njė lloj bagazhi i pasur me vlera ripėrtėritėse bashkėkohore. Pėr me tepėr, kjo dėshmohet nė tėrėsinė e kulturės solide qė kishte pasur fatin e mirė tė merrte Fishta, duke pėrthithur ajkėn kulturore botėrore e nė veēanti atė evropiane dhe e transmetoi nektarin si njė trashėgim tė denjė brez pas brezi pėrmes puplės sė shkrimtarit.

Pohimi i thjeshtė i autorit, shpiegon dushėm mesazhin filozofik tė tij tė shprehur nė veprat "Odisea", "Shėn Franēesku i Azisit", "Kryepremja e Shėn Gjonit", tė cilat janė respektivisht: ngallnjimi i lirisė, vėllazėrimi dhe inifikimi sipas vėshtrimit tė kthjellėt tė doktrinės kristiane. Gjithsesi mund tė pohohet me tė drejtėn e qytetarisė shqiptare, se kryevepra aq shumė e adhuruar nga shumė breza si njė margaritar brilant shkėlqen brenda universit qė shpalosė mendja dhe dora e palodhur e shkrimtarit tė pėrkushtuar tėrėsisht interesave tė nacionit shqiptar. Ky prodhimtar i begatė i fushės sė letrave shqipe, asokohe me tė drejtė ishte pėrfshirė me tė drejtė vlerėsimi, nė listėn e Ēmimit Nobėl, si i nagjishėm nė pendėn artistike, ēka nė kėtė mėnyrė kishte kaluar kufijtė etnikė dhe i pėrkiste tashmė edhe fondit tė artė tė letėrsisė botėore.

Si njė intektual universal, eruditi i gjėrė e i thellė Fishta, ka lėnė gjurmė nė fusha po aq tė vėshtira sa ajo e letėrsisė, ku nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė shquar si arkitekt shqiptar me shije tė hollė.

Disa nga projektet e realizuar nga mendja krijuese e Fishtės janė: balli i kishės sė Rubikut, qela e Lezhės. Ndėrsa nė Dukagjin (Malėsi e Madhe) ka mbetur si gjurmė e freskėt dora mjeshtėrore e tij, qė e skicoi nė kartė kishėn e Prekalit, kishėn e "Zojės Rruzare" nė qytetin e Shkodrės, ashtu sikurse projektoi kishės sė Troshanit. Po ashtu Fishta organizon me vetėinsiativė ekspozitėn simbolike me titull kuptimplotė "Rozafat", ku pėr vizitorėt e shumtė ardashės, ofroi 25 punime tė nėnshkruara nga dora e frymėzimit tė padėr Gjergjit.

Kraharori i poetit ruajti tituj nderi e fisnikėrie

Fishta i madh nuk mbeti pa u vlerėsuar nga qarqet e interesuara tė kancelarisė sė kulturės dhe tė civilizimit evropian dhe nga bashkėkohėsit e vet. Ai ėshtė nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrės nė vitin 1011, "Penda e Artė" dhėnė pėr merita tė spikatura nė cilėsi shkrimore dhėnė nga qyteti po aq i Beratit nė vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhėnė nga shteti i Turqisė mė 1912, "Rihter‑Kreuz" tė dorėzuar nga Austro‑Hungaria nė vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan mė 1925, medalja me emrin e njė zogu mitologjik "Phoenix" dorėzuar nga shteti i Greqisė nė vitin 1931, etj.

At Gjergj Fishta, duke u vlerėsuar, ka sot njė trashėgimi, njė mal tė tėrė me emrin dhe rrymėn e pastėr gjithsesi tė vlerėsuara sa dhe si duhet. Ekzistenca e plotė e botimit tė tij, do tė nxisė kėrshėrinė e studiuesve letrarė qė t'i qasen kėsaj vepre dhe t'a vėshtrojnė atė mbi bazėn e studimit tė kohės nė mėnyrė sa mė komplekse e mė tė gjithanshme.

Nga Klajd Kapinova, New York
klajdkapinova@yahoo.com

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Lexuesi 31/07/2008 - 06:36:59 -

Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā, ambėl...............
.........
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;..
.........
Keto vargje magjike te Fishtes, jane 'MARSEJZA'e Shqiptareve.
Vepra e Gjergj Fishtes dhe emri i tij eshte nje flamur kombetar,nje pike e forte referimi e krenaris se kombit tone.
Z. Kapinova ne artikullin e mesiperm e trajton dhe analizon me realizem kete figur enciklopedike..kete SHILER te Shqiperis.
PS:Ketu dua te hap nje paranteze.
Te tilla figura te madherishme si Gjergj Fishta dhe pak te tjer,perbejne nje thesar ne altarin e kombit Shqipetar.
Ne duhet te dijme te manaxhojm emrin e tyre ne interesin e atdheut..jemi ne shekullin e XXI.
Nuk duhet te na ndodhin perplasje dhe keqkuptime si po ndodhe me ...Universitetin e VLORES,ku pseudonacionalistet,naivet,KOMUNISTET,jane hedhur ne nje lufte te terbuar kunder senatit te Universitetit dhe intelektualit te shquar atdhetar ,MATEMATICIENTIT ,Rektorit, Prof.Dr. TANUSH SHASKA.

Postuar nga: Arben Hasani 24/08/2008 - 17:55:16 -

Shume i bukur shkrimi z. Klajd Kapinova. Urime.

Postuar nga: fidaim krasniqi 17/02/2009 - 14:24:51 -

gjergj fishta me

pelqen si shkrim tar i mir dhe i adhuruar dhe poezit e ti me pelqejn shum

fidaimi prej peje fshati turjak e ulet

Postuar nga: gezime 21/10/2009 - 12:45:32 -

gjergj fishta eshte nje shkrimtar shum i njohur me pelqejn shum veprat e tij

gezimja nga kastrioti up

Postuar nga: E_linda 21/10/2009 - 13:44:08 -

O Klajd, bahem kurioze me te pyet.
...
Si ka mundesi qe revista e shoqates se shkrimtarve shqiptaro amerikan, PENA nuk botojne asnje shkrim , e asnje varg te Fishtes??? Guxoj me te pyet , mbasi di se ti je mik i shume shkrimtarve te kesaj shoqate "famemadhe"
Psh , Kete shkrim me e pase botu "pena", te pakten kishte tregu mirnjohje ne mos per Fishten, per miqesine tande ndaj anetarve te shoqates.
...
ps: Mos u nxeh... se te pyeta. Se ti je sederli i madh, e merr flake shpejt.

Postuar nga: lajla 17/02/2010 - 15:32:25 -

gjergj fishta eshte me te vertete nje ikon e letersise shqipetare, ai ka ndihmuar qe ajo te zhvillohet hap pas hapi up

Postuar nga: kreshnik 02/05/2010 - 09:40:23 -

ishte dhe do te jet nje shkrimtar nje poet nje psikolig qe nuk do te harrohet kurr, aj asht vdek por veprat e ti nuk vdesin kurr, dhe do te mesohen brez pas brezi pa dyshim se ishte shkrimtari ma i mir i te gjitha kohrave i cili ja kushtoj jeten e vet poezive shkirmeve te ndryshme dhe beri shum per gjith boten ve veqanarisht per SHQIPRIN.

Postuar nga: tinaa 16/02/2011 - 14:27:30 -

shum mir


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]