Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Gjyshi Im - Poezi nga Janko LL Pali


Rradhe shekuj shkoi e vjete
Fisi yne ne kete vend
Ne keta gerrxhe e ne keta shkrepe
Keta gure e kete shkemb!

Syr’i tij ka pare shume
Malet lufte kane gjemuar
Priti sulme e priti dhune
Porsi trim ka pase qendruar!

Ka qendruar porsi trim
Porsi trim e trim me flete
E mbron vendin me kuxum
E se tremb asgje ne jete.

Qysh ne kohe te lashte fort
Gjyshi yn’ ketu banoi
Gjak e djerse derdhi plot
Te keqia plot shijoi!

Njohu sere invadoresh
S’pati grime qetesie
U ndesh me dallga mizoresh
U perkul po kurre s’u thye!

Pat shtrengime ne vazhdim
Shtypje, taksa, angarira
Lufe, shkelje, invadim
Epshe, grindje, mizorira.

Shteg kalimi u be vendi
Luftetaresh te harbuar
…Sikur guri te permnedi
C’fare gjyshi yn’ka vuar!


Eshte rrahe nga rrebeshe
Moti i keq, stuhi, vershime
Qe patne rrenduar peshe
Permbi racen tone trime!

Turma grekesh e romane
Qysh ne lashteri sulmuan
Gote, sllave e normane
Gjat kohes i pasuan.

Ostrogote, angjevine
Serb’u derdhene dhe bullgare
Kur sunduesit bizantine
Tatepjeten kishin mare.

Pa plot turma kryqetaresh
Neper vend qe paten shkuar
Perendimore gjithe faresh
Qe cdo gje linin shkretuar!

Venecjanet ne bregdet
Kulla, pyrgje, forte, ngriten
Deshen vendin me cdo mjet
Per kudo qe ta c’filitin.

Deshen vendin ta sheshojne
Te na zhduknin si fare
Racen tone ta asgjesojne
Po askujt si shkoi mbare!

PO! S’pati humbur fisi jone
E provoi Historia
Se Feniksi gjithemone
Eshte ngjall, nga hir’i tija!

Po ai qe fort dhunoi
Vendin ton’e racen trime
Na qe Turku qe vershoi
An e kend, ketu, ne. . Lindje.

Zjarr e hekur perdori
Ne cdo vend qe ai shkeli
Dhe rrebesh ne histori
Titulli, atij i ngeli.

Sepse Turku Osmanlli
Nga kudo ku pati shkuar
Preu, griu, mizori
Me sater e zjarr ne duar.

Dolli fundit te Azise
Si nje lume i harbuar
Njolle ju be historise
Me ato qe pat punuar!

Popujve qe u ra ne dore
An’e mbane ketij Balkani
Sllaver, greker, arbenore,
Sa kan vuar nga osmani!

Se me cfurk e me litar
Cdo qe gjet, e pat rrembyer
Lufton gjyshi yn’bujar
Brez pas brezi gjak perlyer.

Brez pas brezi i gjakosur
Buze plasur, i tronditur
Deshperuar, farmakosur
Por askurr’ i topitur!

Pese shekuj aferuar
Njohu zgjedhe vendi yne
Por askurre thundra Turke
Se permbysi gjyshin tim!

Fryn rrebeshe ngre stuhira
Hordhi turku nje nga nje
Hyri flaka gjaku derdhet
Thua s’mbeti gje per gje.

Shkaba jone strukur ne shkrepa
Kryelarte kundron rrebeshin
Ndersa bijt e saj nga jane
Per rreth belit armet ngjeshin.

Nis beteja nder dy fise
Me inat te zhduket nje
Lufton shekuj pa nderprere
Anadolli me nje Dre!


Kunder shkeljes mizore
Mal e shkrepa behen kala
Se lufton per jete a vdekje
Davidi me nje Golja!

Zhurm’e luftes oshetin
Gjyshi ngrihet xhelat
Shkumon gjaku porsi lume
Kur zbret vrullshem nga nje shpat!

Dhe vazhdon beteja shekuj
Dhe me thonje dhe me dhembe
Kush nga te dy nderluftues
Poshte tjetrin ta shembe?

Po e drejta gjat jetes
Tek i forti ka qendruar
Ndonse pushk’ e gjyshit tim
Dhe Sulltanet pat frikuar!

Dhe perulet Davidi
Ky kollos e ky vigan
Kur Sulltani per ta c’muar
I jep titullin “Kapedan”

Kapedan i thote Dovleti
Venom’e arme i fal
Po askurre ky Bregdeti
Luften nuk e pati ndal.

Armet ndryshku s’ja ze
I perdor here pas here
E ngre kryet kur Dovleti
Hyn ne lufte me te tjere.

Kur Evropa ndrydh Sulltane
Dhe ky struket ne kala
Ja Bregdeti armet nxjerr
Dhe bashkohet me ta.

Dhe cdo here e paguan
Cdo levizje me lot
Eshte i pakte nje grush burra
Po s’duron zgjedhen dot.


Ju perluj jetes veshtire
Me gjoks shpirt te perveluar
Se ka gjyshi ne shtepine
Anadollin, mire shtruar!

Arm e jatagan i struk
E pladit armet e lara
Rremben pluar e parmende
E…. pret dite me te mbara!

Jepet punes me sa mund
Brinjat ne fusha kthen
Ndonse dhembet Osmanlliu
Her’pas here ja deften.

I jep vendit cka te mire
Shkrep’ e gure kopshtinj i ben
Se per pushke a per pune
S’ka se kush ne lak e zen!

Keto brinja mbushur grure
Balte rrall’ e harca plot
C’fare djerse kane dashur
Qe te jen’sic jane sot!

Brinja fush’u be dhe are
Se me grushtin balten mbar
I rjedh gjyshit ton bujar
Pika djerse margaritar!

Permbi harca bin ulliri
Fiq, bajame ne cdo vend
Pem’te ndryshem sa njeriu
Nuk arrin t’i mare me mend.

Rrush e pjeshk’apo kajsi
Dardhe, molle apo ftoj
Mana. Xinxife, qershi
Drithe shujte me cdo lloj.

Vendi gur, u begatua
U be vend e vend Hananit,
Si ai qe u premtua
Dikur lashte Abrahamit.

Ku nga lulet rrjedh mjalte
E ku qumeshti buron
100 jep kokra ne balte
Grure miser, e rigon.

Vaj ulliri, kush pyet
An’ e mbane begati
E po vera? e ku ka
Me te mir’ne Shqiperi?

Punon gjyshi prodhon boll
Per hir ballit t’djersitur
Po…c’e do nje Anadoll
Rri ne qosh rehat i shtritur.

Vjet me rradhe voi gjyshi
Se mbi koke i rri Osmani
Qe perrulur jo nga turpi
Po…i dhimbet fort vatani!

Po c’do gje ka fund ne jete
Edhe dita qe prit gjyshi
Erdhi kur me dymbedhjete
Osmanlliun e permbysi!

E permbysi e perktheu
Dhe nga vendi keq e dboi
Kur Flamur’i fisit tim
Lart ne qiell valoi!

Lart ne qiellin valoi
Kuq e Zi, Flamur krenar
Behet Zot I vendit vet
Bir i shkabes bujar!

Dhe kedhelet gjysh fatziu
Theu qafen Osmanlliu
Se me shekuj na perpiu
Thote gjyshi vet-vetiu.

Kembe shkelesi me s’shofim
Se armiqte tash i njofim
Dhe ne dalcin po i ftohim
Zakon sic e kemi pase.

S’ka me vendi permbi koke
Shtypes, Turqit me shoke
I beme hi i beme troke
Se perdhe jane perplase.

Rrofte pra gjyshi bertet
Raca jone vjet e vjet
Rrofte flamuri perjet’
Gjaku i derdhure senet!

I lirise qe u fitua
Nga Burre gjyshi fajkua
Qe per te u pervelua
U ther e u coptua.

Valavitet Flamuri
Krah’ i gjyshit e mban lart
Zemra hare, gazmend
Se s’do shohe me xhelat!

Armet ne mur I vari
Ne mill jatagani shkoi
Punes vishet luftetari
Qete mbreh token leron!

Gjyshi punes ju vesh
Se s’ka me ne jet’ rrebesh
Buze palsur tash …qesh
Dhe ve festen mbi vesh!

Pas luftimeve te gjata
Qe me shekuj vazhduan
Gjyshi jone burre i larte
Tha: me vuajtjet mbaruan!

Tha, me vuajtje s’do kem
Do punoj per shtetin tim
Qe per hir te gjakut derdhur
Do te rroje n’ameshim.

PO …kusuret s’kane fund
Sikur prape dicka lekundet
S’beson gjyshi thote s’mund
Qe Flamuri im te tundet?

Po, kur nje Serbjan i mare
Me nje bombe qe perplas
Princ e Nemrit pati vrare
Hyn Evropa ne tallaz.

Dhe tani Evropa plake
Ndezet zjarr e ndezet flake
Vendit tone te shkretit prape
Shkel Evropa gjith ne prak!

Shesh te luftes vendin be
S’mbetet ne kembe asnje gje
Gjithe racat nje nga nje
Ktu do ndeshen gjithenje?

Berat, Shkoder, Austriaku
Franca Korcen ze dhe mban
Ne Vlore zbret Italia
Vjosa frontin u a ndan!

Gjirokasta dhe Himara
Molle sheri qene bere
Se greqia fqinj i jugut
Qe mbi vendin tone ndere!

E kerkon ti mbaje vete
Qe e “saja” popullata
Thosh se per te shume vjete
Pat punuar Konsullata?

Konsullata, Patrikana
Shtytes te “Megal’ idese”
Njihen, thoshin, Shqipetaret
Jo nga gje…vetem prej fese!

Se cdo Grek “eshte”i krishtere
E grek eshte cdo Kristjan
Shqipetare ne Epirin
Ka ku ka hoxhe e imama!

Dhe Turqise i vin mbare
Per keto parime false
Qe te ishim ne te ndare
Te mos kish ajo teleashe!

Ish ahere qe Selami
Mbi tel gunen e vervit
Dhe aty ne Qafe te Topit
Kolonelin kap ne fyt!

Na sulmon aeroplani
E hedh bomba per mbi ne
Po me plumb Abdurrahmani
E rrezon kercu mbi dhe!

Sulmon guna pret hanxhari
Pjacentini me turp zbythet
Ushteria Italjane
Mu ne det ne sazan hidhet.

Dhe e ze Sazanin breshka
Mbetet vendi yne i lire
Kur sulmojne Toska, Gega
Kuje behet e mynxyre.

U cporr vendit Italia
S’ka me shtypes Shqiperia
Rrehatosur tek shtepia
Gjyshi tha: “RROFTE LIRIA”!

Italia zu Sazanin
Ndersa gjyshi pergjon mbane
Gati mba pushken me gjalme
Gishtin mbi zembarakane.

(Qeveria,
Qe pat zgjedhe perfaqesia
Ne Tirane instalohet,
Edhe gjyshi…ben sehir
pergjon e ngrohet!)

Po shume nuk vonoi,
Vendit prape i takoi
Tjater shtypje Tash shijoi…!
Nga me te hidhurat ne lloj!

Del ne sqen’Ahmet Zogolli
Hyp ne fron qe e shpik vete
Baballaret e krejt kombit
Gishtin lart e ky del Mbret!

Mbret i shpallur per sevda
Nga i gishtit parlament
Me cdo mjet fronin e mba
Plot per 19 vjet!

Hyn me Zogun litari,
Dhuna, burgu, rroberia
Ju hoq jetes gezimi
C’pati vuar vegjelia?

Salltanet te madh mban Mbreti
Mban, suita mban oborr
Kush per popullin pyeti
Vuan Diber Shkoder e Vlor’!

Thith gjakun si Shushunje
Gjakun popullit Arberesh
Qe besnik e durim shume
Ller, e krahe i pervesh.

Jepet punes e nderton
Ndersa Mbreti sa mund prish
S’i mjafton c’grabiti vendit
Edhe huhet Italise.

Ku di gjyshi yne’i mjeri
Si punon ai, ne krye
U ckrri, Mbretit tij ti shpjere
T’ardhurat sic i ka hie!

Zogu “nem “ Ducja verr
Gjersa vendi krejt u shit
Dinastia shkofte mbare
S’ka galje na dha n’armiq!

Fushat, pyjet, minierat
E Bregdetin per peshkim
Dhe doganat dhe limanet
Me ne fund edhe ushtrin’.

Dhe vazhdon hua te marre
E te shtoje salltanete
Ne xhenet i vafte shpirti
Kush u vra per memedhene!

Shkoi e mira, begatia
Mb’ate ane Adriatikut
Nje nga nje Zogu ja jepte
Musolit, Duces, mikut!

Iken nafta nga Kucova
Dhe nga ndodhet bakeri
Iken ser’ e Selenices
Falet mikut nga Mbret dreri.

Zonj. u be breshka ne vend
Ashtu pat vendosur Mbreti
Te kish mund’do kishte dhene
Edhe peshqit qe mban deti!

Salltaneti shkofte mbare
Regjimi dhe parazitet
Pra shpenzimet e oborrit
I kalofshin kufijte!

Mjaft Zogolli qofte Mbret
Te rrenjoset dinastia
S’I ben von atij, ne vendit
Mungon, parja dituria.

Mbreti Zog per mirenjoheje
Fort i njihet merita
Sepse miqve nga i ka
U ngjit grada dhe shirita.

Grada ngjiti oficereve
Miq te tij dhe te rregjimit
Sherbetoreve, lavereve
Varr capare prej brishimit.

Bajraktaret ne krye
Mban perkrah dhe i gostit
Me qesera, grada cduan
Qe t’i ket’kurdo te tijt!

Plot oborri me matjane
Qe ti kete prane ja kenda
Ju dhurton si shenj besimi
Do gjahtare briergjenda.

Me te nen bel baresin
Bajraktaret per Zagolle
Qe po enden ne bulevardin
Me nje dore mbi pisqolle.

Fort te frikshem fort harbute
Trimat qe mbante Mbreti
Ar peshin rrogat e majme
Sa me rritet salltaneti.

Po u lodh dhe miku Duce
Ju keput dora se dheni
Dhe kur plasi llogaria
Mbreti Zog, o qen bir qeni.

Shume nuk u be qeder
Edhe tjater s’mendoi
Tinas futet ne banken
Edhe arin grumbulloi!

Mbush valixhe, duqe mbush
Dhe vrapon per ne kufi
Ndersa populli don arme
Qe te behet vendit fli.

Qe ti dale vendit Zot
Ate dite te shtate prillit
Kur bregdet, qiell e tok
U be therrme e qafirit.

Kur sarande, Durres. Lesh
Pat zbarkyuar mizeria
Kur me kuje e me britme
Theret bij e saj Shqiperia!

Mir’po Zogu arratiset
Edhe me per ne s’pyet
Tradheton popullin e tere
Qe i besoi kaqe vjet.

Q’i besoi kaqe vjet
C’kish i mjeri ja pat dhene
Po ky iken dhe percillet
Me turp mallekim e neme.

Iken Mbreti jashte kufijve
E len vendin, tradheton
Tani shef i mjeri popull
Ke kish pasur mbi fron?

Tani shef qe c’kishte cmuar
Bir te popullit besnik
Del tani ne hall t’Atdheut
Nje i poshter nje i lig.

Edhe mbetur pa krye
Ndaj hordhive te Guxonit
Fort topitet tradhetie
Te Mbret tradhetar Zogollit.

Dhe hordhite e dushmanit
Vendin ton’e invadojne
Po dhe pa mbret, bijt e vatanit
Dhe vetmuar e luftojne!

Del armiku ne Sarande
Shkel ne Vlore e Durresin plak
Po e pret me kokra plumbi
Nje kapter nje Ulqinak!

Bjeri, Mujo, pa meshire
Duce, vatren po te shkel
Mbush e zbraz plumba zinxhire
Qe hasmi aty te ngel!

Qe San-Markua te ngele
Bregn’e Detit mos e zente
Kokra plumbi le te vjele
Kush shkel token t’on t’shenjte!

Po…cdo beje pushk e Mujos
Kunder’ordhive te dushmanit
Kur toka, shteti dhe qjelli
Po perulen Italjanit?

Po perulen breshkaqenit
Se nje mbret na tradhetoi
Po kur dhurtit’ e dushmenit
Kane mbaruar tjater soi?

Pregatitur tradhetine
Mbret Zogolli qe me pare
Ducja sulmon Shqiperine
Se…ka hake per te mare!

Qe kur me qellim i jepte
Mbretit capacul huara
Vendit tone po goditet
Shtypje, vuajtje, belara.

Fllot’e tija aerore
Fluturon per mbi Tirane
Ne mengjez te shtate prillit
Eret qielli an’ e mbane.

Dhe nje fllot’ e fort detare
Hyn ne Durres ne liman
Dhe ngre urat leshon varkat
Dhe zbarkon trupat nd’ane!

Durresi ngrihet ne mengjez
Fort i nxire i egersuar
Mujua pergjon serbes
Me nje mitraloz ne duar!

Mbi te paret qe zbarkuan
Shtie mujua me plumb
Bataljonin “San Marko”
Qe zbarkon e zbyth e. . tund.

Jane plumbat e kapterit
Qe i dalin vendit Zot
Qe lefton ne fush te nderit
Per Atdhe si Patriot.

Ben “San Markua” te dale
Per mbi mal te beje ure
Trupat qasen vale vale
Po dhe Mujua s’ndali kurre!

Dhe mitrrala pa meshire
Korr e pret armiq pa mase
Kur qellimi njihet mire
Kush te munde le te shkase.

Bataljoni ze e zbythet
Trupat duken qe lekunden
Po komanda s’ka si shtihet
Nga nje plumb ata do munden?

Edhe zjarrin perqendrojne
Permbi mitraloz qe rreh
Tani Mujua leshon shtegun
Se ka rar’vete perdhe!

Plumb’i Mujos shume beri
Ndali krejt nje bataljon
Kur fashizmi del ne durres
Edhe vendin e pushton!

Po ja pumb’ i Ulqinakut
Far’ u be e ra mbi toke
Dhepas tij njera pas tjetres
Ngrihen ceta, dalin shoke!

Ngrihen ceta dalin malit
Dhe pushtuesin luftojne
Populli ngrihet dalin grupet
Dhe Partine themelojne.

Themelimi i Partise
Shprese popullit i jep
Kete rradhe Invadorin
Luft’ e ashper po e pret!

Dhe vazhdon turma te rrjedhe
Malet mbushen Partizane
Kur me thirjen e Partise
Pleq, te rrinj i vijne prane!

Kercet pushka gjemon topi
Derdhet gjaku porsi lume
Pese vjet e shtate muaj
Kush te zhduk’armiq me shume.

Ashtu sic ka qene ne krye
Ashtu sic ka qen’ tradita
Me cdo vend nga shkon armiku…
Bie ne pusi ne prita.

Theret Peza Labinoti,
Permeti bazat i ve.
Pertrazohen Invadoret
Po me vije s’kane gje!

Del dhe Balli Kombetar
Kudo kuje lemeri
Vellavrasje dridhet foshnja
Tradhetia ben kerdi,

Digjen fshtra derdhet gjak
I pa fajshmi shkon viktime
Po nje popull lufton
Me dy bisha e su le fryme.

Pese vjet e disa muaj
Lufte e ashper vazhdoi
Gjer sa hasmi prej truallit
Nje pas tjetrit I deboi!

Ish pergjigjur Italiani
N’Aleat u be teslim
Dhe luftohen Gjermanet
Gjer ne mundje e debim!

Zbythen turmat e Hitlerit
Edhe vendi fryme mer
Ne nendor dyzet’ e kater
Cdo te huaj jashte e nxjerr.

VO.
(Kopjuar nga orgjinali i fletores B/40 nga une i biri i Janko Ll Palit…. Pa as me te voglin ndryshim. As nje nuk ka te drejte te mari autoresine, as te tjatersoje kete material, mare nga krijimtaria e tij, e cila ruhet ne orgjinal. Faleminderit. I biri i autorit Petraq J Pali. )





Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]