Cmimi Nobel dhe Shqiptari Kadare

Edhe pse kritiku i mirenjohur amerikan, Richard Eder, ka botuar here pas here per librat e Kadarese, ne gazeten me prestigjioze ne Bote, “New York Times”, ai perseri javen e kaluar ne prag te cmimit Nobel per letersine ne bote, publikoi shkrimin per Kadarene rreth librit “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”.
Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ne kete shkrim kritik nder te tjera do te lexoje se: “te lexosh romanet e ketij shkrimtari te madh shqiptar, do te thote te hysh ne nje makth ku ne nuk mund te banojme, por qe ne ndjejme se e kemi brenda nesh”.
Me siguri kritiku amerikan ka ndjere nje makth te tmerrshem, qe nuk kishte se si kete ngacmim te fuqishem ne tru, te mos e pasqyronte, kur ka lexuar romanin e Kadarese, ne “New York Times”, qe vetem pena e Kadarese di ta jap mjeshterisht dhe realisht cfare ka ndodhur ne shekuj dhe tani ne vendin tim!
Sigurisht mjaft intelektuale amerikane, ne bote, apo me se shumti shqiptare prisnin qe cmimin “Nobel” ta merrte Kadareja, meqense ndahej me 9 Tetor, 2008, d.m.th sot!
Por edhe pse shume shqiptare e prisnin kete me padurim sot ne oren 1:00 ne Stokholm te Suedise, te dites se sotme per dhenien e cmimit “Nobel” shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadarese, nga juria, prape zhgenjimi qe morem nga mosdhenia e cmimit, nuk te ben qe te mos e besosh se nje dite ky cmim do t’i jepet atij heret ose vone!
Ai eshte shkrimtari i vetem shqiptar, me fame ne bote, qe po vleresohet dhe cmohet se tepermi per inteligjencen e te shkruajturit me art dhe temat e larmishme qe ka zgjedhur per vendin e tij, cka po befason kritiket me ne ze te botes!
Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte kundershtia qe behet nga vete bashkatdhetaret e tij, ose nga letrare qe e vendosin tehun e kritikes se gjoja ka qene shkrimtar oborri…ose i ka sherbyer diktatures…
Qe do te kete kundershti dhe opozite mendimi ne nje bote te lire demokratike, ne qente keshtu dhe ne Shqiperi, kjo nuk diskutohet, por kjo opozite mendimi behet e besueshme kur flet realisht, pa mllefe, pa shpifje, pa cmire, pasi me se shumti ndihen keto te fundit ne kundershtite, jo vetem per Kadarene, por dhe per shume te tjere, qe i perkasin sferave te larta intelektuale!
Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale, cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi, meqense jemi pikerisht ne kete teme!
Edhe pse shpesh ngazellehem kur lexoj konstatimin qe ka bere perkthyesi i veprave te Kadarese, prof.David Bellos, i cili thote se ndjehet i magjepsur nga mėnyra sesi shqiptarėt e admirojnė shkrimtarin e tyre, duke thėnė se: "nuk ka shembull ekuivalent tė fenomenit Kadare nė Francė, nė Gjermani apo nė Britani qė nga ditėt e Viktor Hygos apo Gėtes", prape brenda ngazellimit tim vjen ndjenja e trishtimit.
Kjo ndodh kur lexon se tashme po botohen libra kunder Kadarese, kandidatit te vetem shqiptar per cmimin “Nobel” qe nga viti 90-te dhe keto botohen nga bashkatdhetaret e tij, por gjithesesi Bellos nuk do t’i zvetenitet magjepsja, pasi dhe Amerika, profesoret kolege ku ai jep mesim, ne nje nga unversitetet me me emer ne bote, Princeton, po e lexon dhe studjon nepermjet perkthimit te tij ose kritikeve te tjere, se cili eshte Shekspiri shqiptar, pra ai po hyn ne bote si nje shkrimtar i madh, me veprat e tij, packa se s’po i jepet akoma cmimi “Nobel” nga jurite, apo dhe nga disa kundershti shqiptare qe pervecse urrejtjes si atavizme, kurrkund nuk kane kritike dhe art!
Edhe pse eshte kandidat i cmimit “Nobel” per vite me radhe, packa se nuk e fitoi per kete vit, ai dhe keshtu po na sherben si shqiptare, sa askush tjeter lindur dhe rritur brenda Shqiperise pak milioneshe.
Ai po i sherben Kombit me emrin e tij Ismail Kadare duke konkurruar ne boten disa miliardeshe vetem me libra shqip shkruar per historine shumeshekullore te Kombit te tij!

Nga Keze (Kozeta) Zylo
New York,
9 Tetor, 2008

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Gent 09/10/2008 - 15:22:16 -

Te faleminderit z.Zylo,ku thjesht,bukur dhe me ngohtesi ndjenje njerzore,kaq e munguar kjo midis nesh,shpreh nje shqetesim te merituar,qe dhe kete rradhe Nobeli nuk u adresua drejt Kadarese.Jo vetem drejt Kadarese por kundrejt gjithe ne shqiptareve,pjesmarres ne vepren e tij,ku ai me gjenine e tij,na ka vendosur ne ate menyre te ndjere,per te zene vend perjetesisht ne majat e letersise boterore.

Postuar nga: Kritika 09/10/2008 - 16:18:52 -

Nejse, per ne shqiptaret rendesi ka fakti qe nje shkrimtar qe shkruan shqip po diskutohet per cmimin nobel. Jo vetem po diskutohet, por prej disa vitesh tashme eshte kandidature e dyte ne boten e letersise. Mendoj se nje fakt i tille e ka ritur me shume famen e Kadarese ne bote, dhe padyshim namin pozitiv te botes intelektuale shqiptare.

Ndersa kundershtite shqiptare ndaj Kadarese mund te kategorizohen ne dy grupe (per mendimin tim):
1- Njerez qe nuk e kuptojne stilin dhe filozofine e te shkruarit te Kaderese; dhe,
2- Njerez qe kane suporte te huaj per te diskretituar te vetmen vlere intelektuale boterore te shqiptareve.

Ne lidhje me aspektin e pare, shume njerez nuk e kuptojne Kadarene. Jo vetem ne keto kohra, por edhe dhjetra vite me pare, Kadare ka patur gjithmone kundershtare, thjesht per faktin se nuk e kuptinin. Personalisht mua shume te njohur me thonin c'fare i pelqeja Kadarese. Dua te them se nuk eshte e lehte te kuptosh Kadarene, dhe nje gje e tille eshte privilegj intelektual i vetem i nje pakice shqiptaresh.

Ne lidhje me aspektin e dyte, dua te them se kundershtimi apo menyre agresive e veprimit kunder Kadarese nuk eshte spontane. Kurre nuk e besoj. Gjithmone ka kontradikta mes shkrimtareve, por kur ata jane pothuajse ne nje nivel fame, jo te nivele shume te ndryshme. Kundershtia e Qoses eshte jo e natyrshme, sepse ai nuk krahasohet ne asnje aspekt me kualitetin Kadare, si dhe me faktin qe ky i fundit eshte i vetmi shqiptare qe njihet ne fushen e letrave ne bote.
Do e kuptoja kundershtine e tij, nese ai do kishte popullaritet te ngjashem me Kadarene. Atehere sulmi i tij do behej i besueshem, ashtu si dy konkurrent me tregues te perafert luftojne per vendin e pare. Por treguesit e Qoses nuk kalojne as kufijte e Kosoves... biggrin

Postuar nga: S.B. 09/10/2008 - 16:48:13 -

sepse jemi mesuar per nje plesht te djegim jorganin

Postuar nga: merita 10/10/2008 - 10:49:01 -

mendoj se shkrimi juaj z. zylo eshte me teper nje shkrim i nevojshem domosdoshem dhe i perhershem. keshut duhet te shkruani gjithnje. urime. cfare te bejme se kete rast mbetem me gisht ne goje. jemi mesuar. ska gje. rendesis ka qe ne kerkojme te vleresohemi e jo te na vleresojne te tjeret. pergezime.
kam nje sugjerim mik. ju lexoj me shume kujdes dhe percjelli cdo gje tuajen. keni nje stil shume te bukur. a mund ta ndihmoni mikun tim kadare ne nje menyre me specifike sepse keni talent. dhe si? te analizoni te gjithe veprat e tij dhe ti sillni ketu te botuara mendimet per cdo liber, sepse vetem keshtu i mbushim mendjen shqiptareve qe e kane ne dore vleresimin mbi kadarene se shqiptaret po e pengojne. sa per librat qe shkruhen kunder kadarese mos u merzit. ai perkthyesi dhe pedagogu i prictonit nuk eshte kushedi se cka se ka ne amerime universitete e profesor me te zot se ai. ai eshte thjeshte i punesuar si perkthyes dhe i intereson bisnesi e jo shume kadare. urime kozeta se je fantastike. lum kadare per njerezit e zot qe e mbrojne me dinjitet. a sikur te ishit ju ne jurine e stokholmit do na gezonit dje me kete cmim nobel qe vdesim ta marrim. por edhe mbas vdekjes kane vlere cmimet. jo pak po jep topi cmime njerezve qe kane vdekur ne shqiperi apo diaspore. suicide

Postuar nga: Kritika 10/10/2008 - 17:11:26 -

Nuk eshte rastesi fakti qe Kadare pelqehet ne vendet e zhvilluara, dhe nuk preferohet nga shoqerite e botes se trete. Eshte problem zhvillimi intelektual, "merita". Ne fund te fundit, lum ata qe nuk e kuptojne (shijojne) Kadarene, ashtu sic thote dhe ajo fjala, "medja eshte gje e madhe, lum ai qe se ka". idea

Postuar nga: dalip lepenica 11/10/2008 - 12:25:56 -

gabohesh kritika. shqiperia ben pjese ne vendet e botes se trete dhe per psoje dhe kadare eshte produkt i saj. nese do ta kishin lexuar vendet e zhvilluara sikurse thoni ju ose te emancipuara apo te kulturuara z. kadare do te kishte marre cmimin nobel. ata e kane lexuar me kohe se cfare ka shkuar dhe kush eshte ai, bile dhe nen e siper rreshtae, sepse ata nuk jetojne sikurse thoni ju ne boten e trete por te pare. nuk e bejne gabimin ata qe t'ia japin cmimin nje shkrimtari te oborrit qe mbajti gjalle mjerimin e popullit shqiptar. z. kadare nuk ka asnje vlere si njeri dhe cmimi jepet per vlera. vepra e tij eshte ne sherbim te enver hoxhes he rregjimit te tij. mos ke pare gjekundi duke u vleresuar himnizuesit e fashizmit apo te komunizmit , si: hitleri, stalini, lenini, caushesku, mao ce duni, pinoceti, kabila, etj. gabohesh. duhet thene se kadare eshte nje humbes i madh i shqiptaeve, sepse ai po ia humbet mundesine shkrimtareve te tjere shqiptar te marirn kete cmim. sealed

Postuar nga: Kritika 11/10/2008 - 12:39:28 -

Dalip, nuk te ve faj, me c'duket s'ke informacion per Kadarene.
Kadare fiton cdo vit ne tregun perendimor (ne boten e pare, sic thoni ju) disa milione dollare nga shitjet e vepres se tij. Kjo do te thote, se tregu perendimore i "botes se pare" e do Kadarene, dhe sic mund te keni degjuar, ne "boten e pare" vetem tregu vlereson, apo sic quhet rendom "ekonomia e tregut te lire", e jo dekoratat e Topit apo artikujt e Rexhepit tek Gazeta Shq.

Nga ana tjeter, cmimi Nobel eshte vetem 1 milion dollare vlere, para keto qe Kadare i nxjerr nga shitjet e tij ne perendim ne nje muaj. Atehere, beje arithmetiken vete. Kujt i intereson cmimi nobel me shume, Kadarese apo Shqiperise?
I dashur mik, Kadareja nuk ka nevoje as per para dhe as per parate e nobelit. Por Kadare do qe ti le nje nobel Shqiperise, vendit qe pergojohet boterisht me keqdashje si i paafte te prodhoje produkt intelektual global. Mos u beni armiqte e vendit tuaj twisted

Postuar nga: Mlisa 25/05/2009 - 14:28:52 -

Ska fjal per Ismail Kadaren edhe na populli shqiptar duhet mu mburr me to sepse ka arrit shum edhe qmimet nuk i ka marr pa pasur dije


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]