Nė munē
Pėrkthyer nga Fan S. Noli
Nė munē tė mbash nė kokė terezinė
Kur shokėt ēmender dhe fajtor tė nxijnė;
Nė munē tė kesh besim, kur tė dyshon
Kushdo, dhe s'ka njeri qė tė beson;
Nė munē tė preē, dhe pritjen s'e kursen,
Nė tė gėnjefshin, ti nuk i gėnjen,
Nė tė urrefshin, ti s'i ēan me brirė,
Dhe s'hiqesh as m'i mėnēim as m'i mirė.
Nė munē tė ēndėrrosh e tė mejtosh,
Dhe nga kėto nė mos u robėrofsh;
Nė munē tė preē Triumfin dhe Hatanė,
Dhe t'i shkelmosh tė dy si kallpazanė;
Nė munē tė mbahesh, kur njė dreq ta dreth
Tė drejtėn dhe nė lak syleshin heth,
Kur sheh kalan' e jetės tė rėzuar
Dhe prap e ngre me veglėn e ēkallmuar;
Nė munē tė vėsh m'i grumbull ēdo thesar,
Edhe t'i loē tė gjitha me njė zar,
T'i humpē edhe tė nisėsh pėrsėri
Pa thėn' asgjė pėr kėtė batėrdi;
Nė munē tė kesh njė zemėr, trup e kokė
Qė tė shėrbejnė sa tė bėhen trokė,
Dhe tė vazhdosh i djegur shkrump nė furrė,
Dhe tė thėrret vullneti: "Mbahu, or burrė!"
Nė munē tė zbreē nė turm' e tė mbash nderin,
Tė hash me mbretin, tė pish me neferin;
Nė mos tė ngaftė dot as mik as hasmė,
N'i daē tė gjithė, po asnjė pėr dasmė;
Nė munē pėr ēdo minutė tė pėrpjetė
Tė rėnē tamam sekunda gjashtėdhjetė;
Zaptove dhenė me ēdo mall dhe hir,
Dhe ca mė mirė, qėnke trim, or bir!
Nė mundsh...
Pėrkthyer nga Robert Shvarc
Nė mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes ti besosh,
sa herė tek ti dyshojnė e stė pėrfillin
por edhe dyshimet drejt ti gjykosh...
Nė mundsh tė rrish nė pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur turrejnė, urrejtje mos tushqesh,
madje, ndaj shpifjeve tė rrish pa folur,
me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh...
Nė mundsh tmendosh, por jo gjer nė shkatrrim,
tė ėndėrrosh, por jo si rob ėndėrrimesh,
dhe ti trajtosh njėlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Nė durofsh dot thėniet e tua tė drejta
nė kurthe pėr trutharėt, kopuket qė ti kthejnė,
ti shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta
e prapė ti ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė...
Nė mundsh fitoret qė ke korrur ti flijosh
si nė kumar, nė njė tė vetme lojė,
tė rrezikosh, tė humbasėsh e prapė tia fillosh,
dhe humbjen kurrė tė mos e zesh nė gojė...
Nė i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemėr
tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka duket e kotė,
e tė qėndrosh kur ske asgjė mė veē vullnetit,
qė vetėm fjalėn Qėndro! gjithmonė tė thonė...
Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin tėnd ta ruash
e tecėsh pėrkrah mbretit pa krenari qė tė verbon...
Nėse armiku apo miku stė bėjnė dot tė vuash,
dhe gjithkend e ēmon, por veē sa meriton...
Nė mundsh ti mbushėsh ti minutat aq tė renda
me vepra qė peshojnė
dije dhe mos kij asnjė dyshim,
se jotja do tė jetė Bota, me ēka brenda,
dhe BURRĖ do tė jesh, o biri im!
Lindi ne Bombei, Indi. Ka banuar ne shume vende te botes, Angli, Afrika e Jugut, ne SHBA (Vermont, New England) etj. Ne vitin 1907 ka fitura ēmimin Nobel ne letersi, pasi ka refuzuar nje sere ēmimesh te tjera. Vdiq ne Janar 18, 1936 ne Londer.
Une gjithmone i kam ndjere rreziqet e muzgjeve te neteve tropikale,
ashtu siē kam dashuruar feshferimen e lehte te eres se nates ne palmat e bananet,
dhe kengen e bretkosave te pemeve.
Postoi Raimonda Moisiu
Kommentet
21/12/2008, 17:36:33 Linda shkruan:
Monda Nuk e di a eshte kjo poezi e njejte me keto dy poezite qe keni sjelle ju. Eshte e Kiplingut e perkthyer nga Petraq Kolevica me ka pelqyer shume.
Nėse
Nėse do tė jesh i qetė e sdo hutohesh,
Kur e humbet toruan krejt gjithkush,
Nėse besnik do ti qėndrosh vetvetes,
Kur stė beson as shoku e askush,
Nėse do dish tė presėsh i duruar,
Gėnjeshtrės me gėnjeshtėr mos ti gjegjesh,
Nėse sbėhesh i keq dhe nu paē vėnė nė shenjė
Po as tė shenjtė veten mos ta mbash,
Nėse do dish si ti sundosh pasionet
E sdo ti lėsh tė tė sundojn ata,
Nėse i fortė je nė gas e nė mjerim,
Se tė dy kanė po tė njejtin ēmim,
Nėse qėndron, kur fjalėn tėnde
Ta merr e ta bėn kurth njė batakēi,
Dhe nė u shėmbsh tė mund tė ēohesh prapė
Tė rifillosh nga puna pėrsėri. -
21/12/2008, 18:09:23 Monda M. shkruan:
Linda ,pershendetje ,
Une nuk e kam lexuar te Petraq Kolevices.
Keto m'i derguan pardje ne posten time private nje gazetar nga Korca .
Do e pyes edhe per versionin e Z.Petraq ,se mos e disponon .
Te falminderit shume
Me respekt
Monda Moisiu -
21/12/2008, 18:12:46 M.Moisiu shkruan:
Oh ,Linda ,me fal se tani e pashe ,Edhe Kritikes i kerkoj NDJESE-.
Eshte e njejta poezi.
Shume e bukur qenka.Une mendoj se te treja versionet qendrojne.
Shume faleminderit e perseri
Ndjese!
Respekte
Monda-
22/12/2008, 09:02:39 Linda shkruan:
Monda e gjeta te plote poezine
REDJARD KIPLING
(1865-1936)
- Angli
Nėse...
Nėse do tė jesh i qetė e sdo hutohesh,
kur e humbet toruan krejt gjithkush,
nėse besnik do ti qėndrosh vetvetes,
kur stė beson as shoku e askush,
nėse do dish tė presėsh i duruar,
gėnjeshtrės me gėnjeshtėr mos ti gjegjesh,
nėse sbėhesh i keq dhe nu paē vėnė nė shenjė,
po as tė shenjtė veten mos ta mbash,
nėse do dish si ti sundosh pasionet
e sdo ti lėsh tė tė sundojn ata,
nėse i fortė je nė gaz e nė mjerim,
se tė dy kanė po tė njėjtin ēmim,
nėse qėndron kur fjalėn tėnde
ta merr e ta bėn kurth njė batakēi,
dhe nė u shembsh tė mund tė ēohesh prapė,
tė rifillosh nga puna pėrsėri,
nėse do tė jesh i aftė qė tė gjitha
ti vėsh mbi tavolinė, nė kumar,
tė humbėsh e tia nisėsh nga e para,
pa tardhur keq dhe se ke humbur ar,
dhe nėse zemėr, nerva e damarė,
i vė qė tecėsh para e nuk ngec,
kur vitet shkojnė e shkon fuqi e parė
dhe veē vullneti yt tė thotė: Ec!,
nė qofsh mes turmės, prapė tė jesh vetėm,
nė qofsh me mbretin, miqtė mos harro,
nderoje ēdo mendim tė tjetrit,
po kokėn mos e ul para kujtdo.
Nėse do dish ti matėsh me sekonda
edhe mė tė mėdhatė largėsi,
ta dish, o bir, se toka do tė jetė jotja
edhe pėrveē kėsaj, ti do tė jesh njeri. -
14/09/2009, 13:43:55 ina1616@yahoo.com shkruan:
Nga te gjitha perkthimet dalloj ate te Robert Shvarc.Nje poezi qe te mahnit dhe qe esht perkthyer me mjeshteri nga perkthyesi i siper permendur. -
08/02/2010, 15:02:14 eva shkruan:
01/04/2010, 16:17:52 al shkruan:
24/05/2010, 11:09:25 Kastrioti shkruan:
Per mua kjo poezi eshte nje nga kryeveprat e letersise botrore dhe se perkthimi i Shvarts me duket se edhe me i perkryeri dhe se jep te plote idene e autorit.
Faleminderit per vemendjen. Kastrioti -
25/05/2010, 10:04:16 Ylli shkruan:
Te gjitha perkthimet shume te mira
Ne gjuhen shqipe tingellojne si ar
Se kjo gjuhe e bekuar Perendie
Eshte e mbrujtur me xhevair dhe nektar. -
03/02/2011, 14:19:12 Ina Angel shkruan:
Me pelqen shume kjo vjershe...eshte nje vjershe ne forme keshillash dhe nese nuk gabohem flet per nje baba i cili i edukon te birin qe te behet nje njeri me karakter te forte deh te ekuilibruar per te perballuar sfidat e jetes...nese se kam kuptuar gabim...eshte fantastike si vjershe...
-
12/02/2011, 14:08:24 Genta shkruan:
MOnda.
Esht hera e pare qe po e hap kete faqe dhe ju pergezoj per punen qe beni.
do t`ua dija per nder ne qoftese do me tregonit ndonje poezi ose poeme te Joseph.R.Kipling sepse e kam per detyre. ju faleminderit shume dhe suksese.![]()
Ju lutem me ndihmoni-
08/10/2011, 21:15:54 rony shkruan:
te gjitha versionet jane te bukura, por mendoj se versioni m ei mire mbetet ai nga robert shvarc...
"...ti shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta
e prapė ti ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė..." -
23/06/2012, 18:38:38 Artenida shkruan:
Eshte nje poezi fantastike e perthyer ne 3 versione te shkelqyera!!! -
28/06/2012, 16:42:41 vessa shkruan:
21/12/2012, 12:29:07 nalda shkruan:
kjo poezi me versione te ndryshme perkthimi me eshte dhene si provim.dhe nga te gjitha versionet me ka pelqyer shume e autorit Robert Shvarc. -












































