''Edipi Mbret'' apo ''Kompleksi i Edipit'' (1) - Nga Linda

Frojdi pėr ngritjen e teorisė sė tij “Kompleksi i Edipit”, u mbėshtet nė tragjedinė e lashtė “Edipi mbret”. Po a ishte nė tė vėrtetė veprimi i Edipit veprim instiktiv? A ishin instiktet e tij tė brendshme, tė urrejtjes pėr babain, qė e ēuan nė vrasjen e tė atit, dhe tė dashurisė sė fshehtė pėr nėnėn, qė e ēuan nė shtratin e saj? A ėshtė realisht ky misioni i tragjedisė “Edipi mbret”? A mund tė trajtohet ajo me teorinė e Frojdit? A e kanė kuptuar drejt teorinė e Frojdit pasuesit e tij? Dhe a janė sot abuzive dhe keqdashėse fryrja dhe instrumentalizimi i “kompleksit tė Edipit”?
”Kompleksi i Edipit”

“Mė i famshėm dhe njėkohėsisht mė i pėrgojuari – ėshtė kompleksi i quajtur i Edipit qė Frojdi madje e paraqet si njė nga shtyllat themelore tė ngrehinės sė vet psikoanalitike. Ndėrkohė ky kompleks fitoi njė popullaritet kaq fatal saqė s’ėshtė thuajse fare e nevojshme tė japim njė pėrkufizim tė tij. Frojdi supozon qė akti i kobshėm qė realizohet tragjikisht nė legjendėn greke tė Edipit, ku i biri vret tė atin dhe fle me t’ėmėn, qė kjo situatė, pra, qė na duket barbare ekziston ende sot nė gjendjen e dėshirės brenda shpirtit tė ēdo fėmije; sepse – dhe kjo ėshtė hipoteza mė e diskutueshme e Frojdit – ndjenja e parė erotike e fėmijės synon gjithmonė nėnėn, prirja e tij e parė agresive, babanė. Frojdi mendon se ėshtė nė gjendje tė provojė qė ky paralelogram forcash dashurie pėr nėnėn dhe urrejtjeje pėr babanė ėshtė i pari grupim i natyrshėm dhe i pashmangshėm i ēdo jete psikike foshnjore dhe, pranė tij, ai vendos njė seri ndjenjash tė tjera tė nėnvetėdijshme si frika e tredhjes, dėshira pėr gjaktrazim etj., ndjenja kėto qė janė mishėruar nė mitet primitive tė njerėzimit. (Sepse, sipas konceptit kulturor e biologjik tė Frojdit, mitet e legjendat e popujve s’janė veēse ėndrra – dėshira tė “ēliruara” tė fėmijėrisė sė tyre). Kėshtu, gjithēka njerėzimi ka flakur tej prej kohėsh si tė kundėrta me kulturėn, domethėnė gėzimi qė japin vrasja, gjaktrazimi, pėrdhunimi, tėrė kėto shthurje tė kohės sė hordhive, dridhet ende nga dėshira pėr t’u realizuar edhe njė herė gjatė fėmijėrisė, kėsaj periudhe parahistorike tė shpirtit njerėzor: ēdo individ pėrsėrit simbolikisht nė zhvillimin e tij etik krejt historinė e qytetėrimit. Pa vetėdije, pra, nė mėnyrė tė padukshme, tė gjithė ne i ruajmė nė gjakun tonė instiktet e vjetra barbare dhe asnjė kulturė nuk e mbron plotėsisht njeriun kundėr shkrepėtimave tė befta tė kėtyre dėshirave tė huaja pėr tė; rryma misterioze tė pavetėdijes sonė na kthejnė vazhdimisht nė ato kohėra primitive pa ligje e pa moral. Edhe sikur ta pėrdorim gjithė forcėn pėr ta larguar kėtė botė tė instinkteve nga veprimtaria jonė e vetėdijshme, nė rastin mė tė mirė ne nuk do tė mundim veēse ta pėrmirėsojmė atė nė kuptimin moral e shpirtėror pa u shkėputur tėrėsisht prej saj.” Stefan Cvajg

Nė lidhje me kėtė trajtim tė instikteve, tė botės sė ndjenjave, tė pavetėdijes ka pasur qėndrime tė ndryshme pro dhe kundėr tij. Nga analiza qė i kanė bėrė teorisė psikanalitike tė Frojdit duket se autorė tė ndryshėm e ndajnė Frojdin si mjek nga ai si psikanalitik apo si filozof. A ėshtė realizuar nė tė vėrtetė misioni i teorisė sė Frojdit pėr tė ndihmuar njerėzit me probleme, qė pas moshės sė shkollės lihen nė varėsi tė fatit? Pėr tė sėmurėt nga neuroza, nga psikoza, tė ēoroditurit seksualisht, pėr tė prapambeturit e shpirtit, shpirti i sėmurė i tė cilėve endej pa mbėshtetje nėpėr rrugė duke kėrkuar mė kot ndihmė. A ka tejkalim tė teorisė sė Frojdit? Duket qartė qė brenda teorisė sė Frojdit ka kontradikta dhe prandaj tė lind pyetja sesi duhet ta pranojmė teorinė e Frojdit, “Kompleksi i Edipit”, tek Frojdi

Si individ qė shtatėdhjetė vjet jetoi nė tė njėjtin qytet, mbi dyzet vjet nė tė njėjtėn shtėpi; nga mėngjesi nė mbrėmje, ose mė saktė nė mesnatė, ēdo minutė, ēdo sekondė, e pėrdorte pėr analizėn, trajtimin e tė sėmurėve pėr studim, lexim e qėllime shkencore. Njeri skrupuloz, korrekt, i drejtė, studioz, i matur.

Si mjek neurolog, qė kėrkonte tė kuronte pacientėt e tij tė sėmurė mendorė duke respektuar shkaqet psikike e metapsikike tė tė sėmurėve. Por pėr tė cilin Cvajgu thotė: ”… ai ka patur gjithmonė tė bėjė vetėm me tė sėmurė, me viktima, pacientė me fiksacione, tė ēmendur; kėtij njeriu i ėshtė shfaqur tėrė jetėn, nė mėnyrė tė pamėshirshme, vetėm ana e trishtuar dhe e mefshtė e njerėzimit. Vazhdimisht i mbytur nė punė, atij rrallėherė i ka kapur syri anėn tjetėr tė njerėzimit, tė qetė, tė ndershėm, besimplotė, atė pjesė tė pėrbėrė prej njerėzish bujarė, tė shkujdesur, tė gėzuar, tė lehtė, tė qeshur, tė shėndetshėm, tė lumtur: ai ka takuar vetėm tė sėmurė, melankolikė, tė ēekuilibruar, vetėm shpirtra tė zymtė. Zigmund Frojdi ndenji kaq kohė dhe mbeti kaq thellė mjek saqė arriti pak nga pak ta konsiderojė njerėzimin si njė trup tė sėmurė. Mbresa e tij e parė, sapo i hedh njė shikim botės nga dhoma e tij e punės, i paraprin tashmė gjithė kėrkimet e mėvonshme me kėtė diagnozė tmerrėsisht pesimiste: “Njerėzimi, ashtu si individi, e ka tė vėshtirė tė durojė jetėn”.

Si psikanalist qė kėrkonte qė, sikurse mjekėsia pėrdor rėntgenin pėr tė ekzaminuar trupin dhe pėrcaktuar sėmundjen, edhe psikanaliza duhet tė zbulojė shkaqet e vėrteta tė sėmundjes, tė hyjė thellė nė botėn e brendshme tė individit, nė tė shkuarėn e tij, nė pavetėdijen nė Unin e tij. Qė, sikur ishin zbuluar ilaēe pėr pjesėt mė pak tė rėndėsishme tė trupit tė njeriut, tė gjendej ilaēi edhe pėr sėmundjet e shpirtit. Kėrkon ndėrgjegjėsimin si mjet shėrimi. Qė Mbiuni, qė ėshtė ndėrgjegja, tė mos shtypė Unin - bota e pavetėdijshme instiktive e individit apo shoqėrisė. Kėshtu thotė Cvajgu - Frojdi merr pėrsipėr tė kurojė jo vetėm individė tė shumtė, por edhe gjithė epokėn e tij moralisht tė sėmurė, duke e kaluar nga tinėzia nė shkencė konfliktin themelor qė ajo epokė donte ta mbante tė fshehur.

Si filozof qė kėrkon qė instiktet t’i nėnshtrohen arsyes morale por jo sipas hipotezės utilitare tė Zotit, qė gjykon dhe ndėshkon, por nėpėrmjet dritės sė vetėdijes. A do tė mund tė sundojė arsyeja nė jetėn tonė instiktive pyet Frojdi, duke hedhur disi poshtė teorinė e tij psikanalitike, qė mohon sundimin e arsyes mbi pavetėdijen. Tek Frojdi shikojmė kontrandiktėn e psikanalizės sė tij qė si doktrinė teorike, lufton pėr epėrsinė e instikteve dhe tė pavetėdijes; si metodė praktike ajo e konsideron arsyen si tė vetmin mjet shpėtimi pėr njeriun dhe rrjedhimisht pėr njerėzimin. Frojdit i duhet aty pėr aty tė marrė njė vendim pėrfundimtar; pikėrisht kėtu, nė lėmin filozofik, atij i takon tė shprehet pėr epėrsinė e arsyes apo tė instinktit. Rreptėsisht i ndershėm, Frojdi nuk guxon ta mohojė as fuqinė aktive tė arsyes, as forcėn e pallogaritshme tė instinktit. Prandaj Frojdi kėrkon njė ”mbretėri tė tretė” . “Ne mund tė vazhdojmė tė themi me tė drejtė qė intelekti njerėzor ėshtė i dobėt nė krahasim me instinktet. Por kjo dobėsi ėshtė diēka e ēuditshme; zėri i intelektit ėshtė i ulėt, veēse ai nuk pushon pėrderisa nuk e kanė dėgjuar. Megjithatė nė fund, pas dėshtimesh tė panumėrta, ai ia del mbanė. Kjo ėshtė njė nga pikat e rralla ku mund tė jesh optimist pėr tė ardhmen e njerėzimit, por nė vetvete, ajo s’ėshtė e paktė”. Frojdi kalon nga Uni – pavetėdija - tek Mbiuni – ndėrgjegjja e frikėsuar nga morali zyrtar i kohės apo feja - TEK INDIVIDI I LIRĖ DHE I NDĖRGJEGJSHĖM.

Duke parė teorinė e Frojdit, nė kompleksitetin e saj, kupton se ai duke protestuar ndaj moralit tė frikės nga Zoti, qė propagandonte Kisha, duke mbytur jetėn reale dhe ndjenjat e individit apo tė njerėzimit, duke analizuar botėn e brendshme tė individit, duke u nisur nga instiktet, realisht kėrkon qė njeriu, apo shoqėria, pasi tė njohė vetveten, tė bėhet i ndėrgjegjshėm dhe tė ngrihet mbi frikėn qė propagandon feja. Mesazhi i gdhendur nė tempullin e Delfit tė Apollonit “njih vetveten” qėndron nė thelb tė filozofisė sė Frojdit. Teoria e tij ngjason me “katarsisin” e Aristotelit. Psikologjia po i afrohej shkencės antike tė shpirtit. Ai u sugjeron njerėzve tė jenė aktiv. Tė jenė tė ndėrgjeshėm nė veprimet qė bėjnė. Nė kėto kushte duket qartė qė ai nuk kėrkon qė individi apo shoqėria tė udhėhiqet apo tė bėhet pré e instikteve, sado qė ai thotė qė ato qėndrojnė tė fshehura brenda njeriut dhe kėrkojnė tė shpėrthejnė. Ai paralajmėron shoqėrinė qė tė ketė kujdes nga instiktet dhe tė mos i lėnė individėt apo shoqėrinė nė instikte, sepse do tė humbiste ēdo veprim racional dhe moral apo ligjor. Kėshtu duket njė konflikt ndėrmjet teorisė sė tij psikanalitike dhe asaj filozofike. Me tė drejtė Cvajgu thotė se pas psikoanalizės, do tė duhej psikosinteza dhe ky bashkim ndoshta do tė ishte shkenca e sė nesėrmes. Dhe prandaj pėr teorinė e tij tė “Kompleksit tė Edipit” e trajtuar nė kuadrin e psikoanalizės sė tij, nėse do ta tė vinte nė pėrdorim edhe filozofinė mund tė mohonte konkluzionet e para dhe tė dakordonte me Cvajgun qė thotė ”se kjo teori ėshtė njė nga pajandrat qė, me tė mbaruar godina, mund tė hiqen pa rrezik”

Tejkalimet qė i kanė bėrė teorisė sė Frojdit, e detyrojnė Cvajgun tė thotė: “Njeriu duhet tė dridhet kur mendon pėr rrezikun qė mund tė paraqesė, duke rėnė nė duar tė vrazhda, metoda inkuizitoriale e psikoanalizės shpikur nga truri i Frojdit... Ka shumė mundėsi qė dėmi mė i madh t’i ketė ardhur psikoanalizės nga fakti se nuk mbeti pronė e njė elite, e njė aristokracie shpirtrash dhe ngaqė deshi tė mėsohej nėpėr shkolla ajo qė nuk mund tė mėsohet, sepse kalimi i nxituar dhe i papeshuar nga dora nė dorė i shumė prej ideve tė saj nuk i ka qartėsuar aspak ato, pėrkundrazi: ajo qė sot nė Evropė edhe mė tepėr nė Amerikė e quan veten psikoanalizė amatore apo profesioniste nuk ėshtė shpesh veēse njė parodi mjerane e veprės sė mirėfilltė tė Zigmund Frojdit tė bazuar te durimi dhe gjenialiteti.”


Nga Linda

14/05/2009 - 12:28:12 | Komente: 0 | Shikuar: 5172 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]