''Edipi Mbret'' apo ''Kompleksi i Edipit'' (2) - Nga Linda
“Edipi mbret”


Tragjedia “Edipi mbret” ėshtė shkruar nga Sofokliu, qė jetoi nė shekullin e V p.e.s.
Ngjarja duket si njė stisje e orakujve. Nėnės sė Edipit, Jokastrės, i shfaqet nė ėndėrr se foshnja e saj do tė vriste prindėrit e tij. Pėr kėtė arsye ajo ia jep foshnjen bariut tė familjes, qė ta vriste. Por bariu ia jep njė bariu tjetėr, qė ta ēonte nė vendin e tij. Edipi pėrfundon nė oborrin e Polibit dhe rritet si djali i tij.Ėshtė pėrsėri orakulli qė i flet Edipit pėr fatin e tij “..se me nėnėn time do bashkohesha,/ se kėto duart e mia do tė lyheshin / me gjakun e tim eti.”. Pėr tė mėnjanuar kėtė, Edipi largohet nga prindėrit, qė e kishin rritur dhe qė ai i dinte si prindėrit e tij. Tmerrohej se mos shkonte nė shtrat me nėnėn, Meropin (nėnėn adoptive) dhe nuk shkon mė nė vendin e tij, as kur vdes Polibi (babai adoptiv). Por fati i tij tashmė ishte pėrcaktuar. Ai ndesh nė Mbretin Laj, dhe eskortėn e tij, dhe pas njė pėrplasje, Edipi vret mbretin Laj, tė atin, pa e ditur se kush ishte ai. Mė pas Edipi u martua me Jokastrėn, tė ėmėn, dhe me tė pati katėr fėmijė. Por fati do tė shkojė deri nė fund.

Ngjarja mė pas zhvillohet nė pallatin mbretėror tė Tebės, nė Beoti. Njė krim i vjetėr qė u bė nė qytet me vrasjen e mbretit Laj nuk ėshtė pastruar, dhe vrasėsi jeton akoma nė mes tė qytetarėve tė Tebės. Duke mos u pastruar nga mėkati, moleps qytetin me praninė e vet, dhe rrjedhojė e pashpirt ėshtė murtaja qė po pllakos Tebėn. Vetėm mbreti i saj i sotėm, Edipi, qė erdhi nė fuqi pas Lajit, dhe u martua me gruan e tij, Jokastrėn, mund ta shpėtojė nga katastrofa, siē e kishte ēliruar dikur nga Sfinksi i tmerrshėm.

Populli lutet dhe Edipi betohet zyrtarisht tė zbulojė me ēdo kusht fajtorin. Prandaj dėrgon njė pėrfaqėsues pėr tė pyetur orakullin e Delfit dhe i mbėshtetur nė pėrgjigjen e orakullit, vihet nėn hetim. Kėrkon dėshmitarė, ēon peshė tė gjithė tė kaluarėn deri te dita e errėt e vrasjes, dhe bėnte tė besoje mė nė fund se ai, njė njeri i pajisur me zgjuarsi dhe mendjehollėsi tė jashtėzakonshme, nuk dinte asgjė pėr veten e vet. Dėshmimi i njė plaku ēoban, zbulimi i njė lajmėtari qė arrin nga Korinti, rrėfimet e pafajshme tė Jokastrės, shfaqin dalėngadalė pėrpara atij njė tjetėr Edip, qė nuk ėshtė mė biri i Polibit dhe fitimtar i Sfinksit, por vrasėsi i babait tė vet, dhe i vetmi pėrgjegjės i mynxyrės qė po fshikullon qytetin e tij tė dashur.

Jokastra vret veten, sapo merr vesh tė vėrtetėn, ndėrsa Edipi, i pėrndjekur madje nga mallkimi personal, verbon veten dhe pėrgatitet pėr tė braktisur Tebėn. I nėmur dhe i pėrzėnė nga tė gjithė, me banim tė ndaluar nė tokėn e vet, nuk ka tjetėr rrugėdalje veē atė tė bredhjes pa fund. Dhe portat e ferrit do tė hapen sė fundi pėr tė.

Edipi mishėron natyrėn njerėzore dhe fatin e saj. Edipi i ka sytė nė ballė por ėshtė i verbėr pėr identitetin e vet dhe ia nxjerr sytė vetes kur e zbulon atė, pasi padija e kishte zhytur nė krim. I tillė mund tė jetė njeriu apo shoqėria nėse ėshtė e verbėr dhe nuk njeh veten. Edipi ėshtė simboli i mbretit, qė perėnditė shkatėrrojnė, qė perėnditė nuk miratojnė, njė mbret, apo njė udhėheqės tė verbėr qė nuk di kush ėshtė. Nuk mjafton as qė tė jesh i mirė dhe tė duash vetėm tė mirėn, sikurse ishte Edipi. Kur njeriu ėshtė i verbėr ai sjell vetėm fatkeqėsi. Sofokliu e ēon nė ekstrem fatkeqėsinė e individėve si Edipi, njerėz tė verbėr pėr fatet e tyre. Ai verbon veten, ėshtė i padėshiruar pėr qytetin dhe largohet nga ai. Endet i verbėr. Fatkeqėsia i ndjek brez pas brezi. Fėmijėt e tij ndėshkohen. Poliniku ngriti armėt kundėr tė vėllait Eteoklit, ata vriten nė dyluftim. Poliniku ndėshkohet qė tė mbetet pa varr, pasi u quajt tradhtar i vendit tė tij. Antigona e motra qė e varros natėn, ndėshkohet nga mbreti Kreonti (daja i saj) qė tė murroset pėr sė gjalli, nė njė burg tė nėndheshėm, ajo var veten. A u ndėshkuan fėmijėt e Edipit dhe tė Jokastrės (nėnės) pėr krimin e bėrė nga prindėrit, apo se ata ishin pjella tė flligėshtisė qė shoqėria e kohės i pėrbuz dhe pėr mė tepėr kėrkon tė largohet nga e kaluara e marrėdhėnieve brenda familjes. Nuk e dimė sa e afėrt ka qenė me kėtė kohė. Sepse flligėshtia dhe lidhjet brenda familjes sjellin degjenerim tė racės.

A janė zhvilluar realisht ngjarjet nė Tebė nė kėtė mėnyrė. A janė rregulluar ato nė mėnyrė tė tillė, pėr tė shprehur reagimin e shoqėrisė sė civilizuar tė kohės ndaj barbarizmave. Tė kohės kur ekzistonin marrėdhėnie seksuale edhe brenda familjes. Por qė tashmė kėrkohej tė liheshin pas. A ishte njė reaksion i shoqėrisė sė kohės ndaj aktit fatal tė atvrasjes dhe martesės me tė ėmėn. A ėshtė shprehje e shkėputjes sė shoqėrisė sė kohės nga barbaria. A janė kėto mesazhe universale pėr brezat dhe njė mėnyrė pėr tė parandaluar kėto ngjarje qė shoqėrohen me ndėshkime nė breza. A ėshtė kjo ngjarje njė mesazh se ēfarė mund tė ndodhė kur njerėzit nuk dinė nga vijnė dhe ēfarė janė. A jep kjo mesazhin e domosdoshmėrisė sė njohjes dhe zhdukjes sė padijes. A ėshtė ky njė konfirmim i faktit se njerėzit duhet tė marrin fatin e tyre nė dorė dhe tė mos jenė tė verbėr. A mund tė ndodhė ky fenomen edhe sot nėse prindėrit ndahen nga fėmijėt dhe anasjelltas. Pėrse vallė ata nuk u ndaluan nga gjaku i njėjtė, apo tėrheqja e gjakut, tė cilės i ka shkruar Servantesi. Dhe a mund tė kthehet nė fatalitet edhe tėrheqja e gjakut kur nuk ekziston njohja. A mund tė trajtohet edhe prindi si njė i huaj, thjesht si mashkull dhe femėr, pėr tė krijuar raporte seksuale sikurse ndodhi me Edipin dhe nėnėn e tij? Sigurisht qė po. Ajo qė i lidh njerėzit ėshtė socialiteti i tyre, pozicioni qė kanė nė raport me njėri tjetrin. Dhe prandaj u krijua familja dhe u diferencua shoqėria. Mbase ky ėshtė edhe mesazhi kryesor qė kėrkon tė japė kjo vepėr.

Parantezė
[ Nė botimin e tragjedisė “Edipi Mbret” tė Shtėpisė botuese “Onufri” si dhe nė pėrmbledhjen “Sofokliu Vepra tė plota” tė pėrgatitur nga Shtėpia botuese “Faik Konica” ka njė parathėnie tė studjuesit grek Prof. Dimitrios K. Raios. Por ajo qė mė tėrheq ėshtė edhe komenti i profesorit citoj: “Lėnda e mitit sigurisht u plotėsua nga elementė tė gojėdhėnave tė vendeve dhe nga tema folkloristike tė pėrdorura nė biografitė e heronjve pushtues me zanafillė tė lashtė. Vetėm se poetėt e lashtė qė morėn pėrsipėr tė bėjnė pėrmbledhjen e tyre, qoftė nga injoranca, qoftė nga mendimi moral dhe shqetėsimi, nuk njohėn ose shpėrnjohėn rėndėsinė e hershme fetare dhe magjike tė tyre. Kėshtu nė vend qė nė vrasjen e babait tė dallojnė njė vrasje me mistere fetare qė i jepte tė drejtėn ndonjė hakmarrėsi tė fronit qė tė zinte vendin e mbretit, e pėrshkruan si njė fatkeqėsi tė zakonshme. As nuk munden me dallue nė martesėn me t’ėmėn, martesėn e shenjtė tė lashtė, martesėn me Tokėn, qė kishte tė njėjtėn vlerė me zotėrimin e truallit. Nuk pėrjashtohet edhe vetė personaliteti i Edipit, qė rrodhi nga njė hyjni tokėsore, nga njė perėndi gjarpėr, siē mund tė kuptohej emri i Edipit: “ai qė ka kėmbė tė ėnjtur”.

Profesori grek evidenton tri momente - atė tė vrasjes sė justifikuar tė mbretit pėr zaptim froni; tė martesės me nėnėn ose me tokėn, pėr zotėrimin e truallit dhe tė lidhjes sė emrit tė Edipit me gjarpėrin. Tė parėn nuk jam nė gjendje ta spjegoj. Kemi parė vrasjen e vėllait pėr marrje froni, kemi edhe vrasje tė babait nga djali nė periudhėn e Bizantit tek familja Komnena. Nė tragjeditė e lashta nuk e kam ndeshur idenė qė djali vret babain pėr t’i marrė fronin, pėrkundrazi kam ndeshur idenė e mbrojtjes sė nderit tė babait, vėnies sė nderit nė vend, vrasjes madje tė nėnės pėr nderin e babait, siē bėri Oresti (nė kėtė rast kemi komplet tė kundėrtėn e teorisė sė Frojdit, pra djali nuk e urren babain).

E dyta mė intrigon pėr tė lidhur popullsinė e Tebės me popullsinė Jone qė iku nė Egjipt dhe u kthye pėrsėri nė tokėn nga kishte ikur (Kadmi themeluesi i Tebės erdhi nga Egjipti). Mbase martesa e Edipit me tė ėmėn do tė simbolizojė edhe kthimin nė tokėn mėmė apo zotėrimin e truallit (mos harrojmė qė pellazgėt quheshin njerėzit e tokės, tė pellgut dhe betoheshin pėr kėtė truall sikurse shqiptarėt sot. Teba u themelua nga Kadmi dhe sipas Kocaqit “Teba qė sot quhet Thiva, flet aktualisht njė shqipe tė pastėr, qė Tebanėt e kanė ruajtur nga gjuha pellazgjike. Teba sot, ėshtė njė qytet qė i gjithi flet shqip madje dhe fėmijėt e vegjėl.. Mos harrojmė se nga Teba ishte edhe Andromaka, qė u dha gjuhėn e tyre athinasve dhe gjithė Epirit, sikurse nga Teba kishte qenė edhe gjyshi i Agamemnonit, mbretit tė Mikenės, qė ėshtė quajtur greke.). Pra kemi njė konfirmim tė faktit se popullsia e Egjiptit kishte qenė mė parė nė kėto rajone dhe mė pas u kthye pėrsėri nė vendin e saj.

Kurse kuptimin e emrit Edip nuk e di. Nėse nė greqisht ky emėr do tė thotė kėmbėfryri, pasi foshnja Edip i kishte kėmbėt e lidhura, Kėmbėt tė shpuara i kishe kur t’i zgjidh. Ky emėr figuron nė popullsinė shqiptare, por ne nuk ia dimė kuptimin. Kuptimi qė i jep studjuesi grek emrit Edip, tė pėrngjan me kuptimin qė ata i japin emrit Epir – tokė apo kontinent, ndėrkohė qė shqiptaėt e quajnė Epir=epėr, tokat e epėrme qė dalloheshin nga ishujt. (Te gjitha rajonet shqiptare kanė qenė tė ndara nė tė epėrme dhe tė poshtme). Pra meqenėse Edipi u gjend i lidhur dhe kėmbėt i ishin fryrė emri Edip do tė thotė kėmbėfryri. Nuk e di sesi e pėrdorin emrin Edip sot grekėt, nėse kanė emėr njeriu Edip. Ideja se emri i Edipit ėshtė i lidhur me gjarpėrin tė kujton Ilirėt qė e kishin gjarpėrin simbolin e tyre. Nėse do tė mbėshtetemi dhe nė tezėn e autorit arvanitas Niko Stilos qė thotė se “Jonėt janė shqiptarėt gegė sikurse dorėt shqiptarėt toskė” atėherė ka njė pėrputhje me tezėn se gjarpėri ishte simbol i Ilirėve dhe Edipit, qė, sipas profesorit grek, rrodhi nga njė hyjni tokėsore, nga njė perėndi gjarpėr, siē mund tė kuptohej emri i Edipit: “ai qė ka kėmbė tė ėnjtur”. Ilirėt, meqė mė sė shumti kuptohen si pjesa gege e Ilirikut, kishin simbol gjarpėrin. Kjo mbase spjegon faktin se pėrse emri Edip ndodhet ndėr shqiptarėt gegė.]

E shkėputa kėtė pasazh dhe bėra komentet e mia nė lidhje me kėtė pėr tė kuptuar se tragjedia “Edipi mbret” ėshtė shumė mė e thellė sesa trajtimi i pėrciptė qė i ka bėrė mbase edhe vetė Frojdi dhe akoma mė keq pasuesit e tij. Trajtimi i kėsaj tragjedie ėshtė njė moskuptim, apo keqkuptim i mesazheve, qė vinė nga lashtėsia, apo shtrembėrimi i moralit, siē do tė thoshte Katapano.


Nga Linda

16/05/2009 - 08:19:33 | Komente: 1 | Shikuar: 4682 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: ema

    DERI DIKU MIRE...

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]