''Edipi Mbret'' apo ''Kompleksi i Edipit'' (3) - Nga Linda
Si pėrfundim


Frojdi e mbėshteti interpretimin e teorisė sė tij “Kompleksi i Edipit” tek tragjedia “Edipi mbret”. Ai ndau seksin nga seksualiteti, duke pėrligjur ērregullimet seksuale dhe duke quajtur tė tillė edhe vetė thithjen e gjirit nga fėmija. Ēdo nėnė do tė tronditej nga ky pohim dhe pėrbaltja e atij fenomeni madhėshtor qė ka krijuar natyra, lidhja nėnė-fėmijė. Aktin e fundit tė shkėputjes sė fėmijės nga nėna, kur ajo i jep edhe lėngjet e fundit tė trupit tė saj, pasi e ka mbajtur pėr nėntė muaj nė bark.Njė foshnjė pa ndėrgjegje, tek e cila as qė janė zhvilluar organet seksuale, thuhet se manifeston forma tė para seksualiteti me nėnėn e tij, duke thithur gjirin, madje edhe futja e gishtit nė gojė nga fėmija, quhet formė seksualiteti, kur fėmija qė nė bark tė nėnės fut gishtin nė gojė. Nėse do t’i pėrmbahemi kėsaj teze, duhet tė themi se foshnja nuk ėshtė vetėm mashkull por edhe femėr. Atėherė pėrse nuk kemi raste tė lidhjes sė nėnės me vajzėn, apo tė djalit me babain? Pėrse tek fėmija ekzistoka ndjenja e urrejtjes pėr babain dhe se ai duhej tė vritet, siē bėri Edipi? Por a ėshtė masive kjo pėr arėsye natyrore, pėrveē rasteve tė konflikteve, apo mosnjohjes? Pėrse atėherė historia, madje ajo e lashtė, na jep shembujt e Orestit dhe tė motrės sė tij, Elektrės, qė pėr tė vėnė nė vend nderin e babait vranė tė ėmėn. Edhe Neroni vret tė ėmėn dhe nuk martohet me tė. Edhe Hamleti ve nderin e babait nė vend dhe disi bėhet shkak pėr vdekjen e nėnės.

Po kėshtu “kompleksi i Elektrės” sikurse edhe “kompleksi i Edipit”, tė trajtuar nga Frojdi, ka nė thelb shtrėmbėrimin e informacionit apo tė moralit, pra, qė vajza urren nėnėn pėr arėsye se nuk e ka bėrė si vėllai, qė nuk ka organin e tij gjenetal, dhe pėr kėtė arėsye mund ta vrasė atė. Pra nėse kjo teori ėshtė nisur nga tragjedia e lashtėsisė, kur Elektra dhe Oresti vranė nėnėn pėr tė marrė hakun e babait, atėherė thelbi i teorisė ėshtė i gabuar, sepse Elektra bashkėpunoi me tė vėllanė dhe nuk ndihej inferiore ndaj tij dhe nuk e urreu nėnėn se nuk e kishte bėrė si vėllai, por e urreu dhe e vrau atė se i kishte tradhėtuar dhe vrarė tė atin, qė e deshte si tė tillė, si baba, dhe jo si tė dashur.

Tragjedia “Edipi Mbret” nuk mund tė ishte ilustrimi mė i mirė pėr teorinė e Frojdit pėr instiktet e fshehura tek njeriu, si ai i urrejtjes pėr babain dhe dėshira pėr nėnėn, nėse kanė ekzistuar si tė tilla edhe nė prehistori, apo komunitetin primitiv, kur ekzistonin marrėdhėnie seksuale edhe brenda familjes. Mbase kėto mund t’i gjente nė njerėz tė pacivilizuar, jo pėr shkak tė trashėgimisė, por pėr arėsye niveli, por jo atje ku sundon arėsyeja, pėrsėri jo pėr shkak trashėgimie, por pėr arėsye niveli. Dhe unė kohėn kur u shkrua kjo tragjedi e shikoj si kohė kur sundon arėsyeja, apo kishte filluar tė sundonte arėsyeja, qė duhej t’i imponohej gjithė shoqėrisė. Apo njė elitė e civilizuar kėrkonte nga shoqėria dhe e cila la tė gdhendura shumė mesazhe hyjnore me vlera pėr ēdo kohė dhe ēdo vend. Siē ėshtė edhe vetė kjo tragjedi, pėr t’u mėsuar brezave se ēfarė mund tė ndodhė nėse nuk njeh prindi fėmijėn dhe se shoqėria apo Zoti ndėshkon flligėshtinė e gjakut duke i mallkuar nė breza. Se njė shoqėri qė tė arrijė civilizimin e saj duhet tė shkėputet sa mė shumė nga prapambetja si edhe nga flligėshtia e gjakut. Sepse degjenerimi, moral e fizik sjell degjenerim dhe shkatėrrim tė shoqėrisė.

Frojdi kritikon Fenė qė i mbajti nė verbėri njerėzit, me frikėn e ndėshkimit, ndėrkohė qė ajo nė tė vėrtetė pati vlerėn e saj pėr kohėn kur shoqėria ishte e pacivilizuar. Se frika e ndėshkimit nga Zoti, sikurse ndodhi me familjen e Edipit, ka vlerė qė kėto fenomene tė mos ndodhin derisa tė vinte njė ditė, kur shoqėria do tė ishte nė atė shkallė civilizimi, ku tė sundonte arėsyeja, qė tė mos i lejonte njerėzit pėr marrėdhėnie tė tilla. Kėtė gjė kėrkon edhe Frojdi filozof kur kėrkon qė njerėzit tė bėhen tė arėsyeshėm dhe tė ndėrgjegjėsohen dhe jo tė kenė frikėn nga Feja apo ndėshkimi. Fakti qė fenomene tė inēestit egzistojnė edhe sot tregon se shoqėria ėshtė larg tė qenėt e civilizuar, dhe kėto akte inēesti janė jo pėr shkak tė instikteve por pėr shkak tė nivelit tė ulėt kulturor tė tyre.

Frojdi duhet ta kishte pėrpunuar edhe njėherė teorinė e tij tė “Kompleksit tė Edipit”, si filozof. Pasi e keqja mė e madhe qėndron sot tek shtrėmbėrimi i kėsaj teorie, nga njerėz tė papėrgjegjshėm apo me qėllim, duke ngjallur tek shoqėria ndjenjėn e epsheve shtazarake tė ndodhura nė potencė, apo frikėn dhe ndrojtjen tek individėt normale dhe me arėsye se mos tek ata ngjallet pjesa e kafshės, apo instikteve, apo epsheve qė ndodhen brenda tyre. Kėshtu duhet tė ndjehet djali nga pėrkėdhelia e nėnės apo nėna nga afrimi i birit. E nėse kuptohet gabim teoria e Frojdit, apo mė keq zbatohet ajo, atėherė shoqėria do tė ndodhet pėrballė rrėnimit dhe shkatėrrimit dhe nė botė do tė pėrsėriten Sodoma dhe Gomorra, qė u ndėshkuan nga Zoti pėr shkak tė shthurjes, por qė sot mund tė jenė produkt i vetndėshkimit apo papėrgjegjshmėrisė sė njerėzimit, qė kultivojnė pėrbindėsha nė vend qė tė kultivojnė qenie njerėzore.

Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje, gjithsekush, nėse ka tė drejtė Frojdi nė interpretimin qė i bėn tragjedisė sė Edipit, me teorinė e tij “Kompleksi i Edipit”, apo tragjedia “Edipi mbret” ka tjetėr kuptim, unė do t’u sjell vargjet ku shprehet tronditja qė pėsoi Edipi kur mori vesh qė kishte vrarė tė atin dhe ishte martuar me tė ėmėn. Nuk e di a do tė keni ndjesinė qė pata unė, tė njė trishtimi, qė me njė tragjedi tė tillė abuzohet, apo do tė mendoni se ky akt ishte njė kėnaqėsi pėr Edipin. Lexoni mė poshtė:

EDIPI

U-uh, ē’rrezik! Ēdo gjė doli pėr fushė.
O dritė, unė sot pėr herė tė fundit t’pafsha!
Ah fare mirė po shoh se paskam lindur
prej kujt s’duhej tė lindja e bashkėjetuar
me kė s’duhej t’jetoja, paskam vrarė
pikėrisht atė qė s’duhej kurrė ta vrisja.

KORI

Strofa I

Hej, ju o brezni vdekatarėsh,
me hiēin e vė baras jetėn tuaj.
Po cili ėshtė ai
qė nxjerr nga lumturia
mė tepėr se sa i duket
se gjindet n’lumturi,
dhe mes kėtij vegimi rrokulliset?
Me ēka tė ndodhi ty, o Edip fatziu,
asnjė nga vdekatarėt s’do tė guxoja, kurrė
ta quaja tė lumtur.

Antistrofa I

Ky qė i ra shenjės aq bukur e aq saktė,
arriti, o Zeus, nė kulmin e lavdisė,
dhe e dėrrmoi lubinė kthetrahelm,
ky pėr atdheun tim si pirg i lartė u ngrit dhe e shpėtoi nga vdekja.
Q’atėherė ti u bėre mbreti ynė
dhe i mbulove me nderime
si sundimtar nė kėtė madhėshtoren Tebė!

Strofa II

Tashti kush ėshtė mė i mjerė se ti?
Kush mė i vrarė prej kaq e kaq tė zezash,
prej kaq e kaq goditjesh
nė kėtė jetė?
Se nė ē’liman kobzi,
se nė ēfarė shtrat martese
vajte dhe re si djalė edhe si babė!
Si qe, si qe e mundur, o i shkretė,
qė ai shtrati i mallkuar,
nė heshtje tash sa kohė tė ka duruar?

Antistrofa II

Por ty nė befasi
gjurmuesja kohė tė zuri;
pėr kėt’ tė zezė martesė,
si prind e bir sė bashku,
ty sot po tė dėnon.
Medet, o i bir i Lajit!
Do t’kishte qenė mė mirė tė t’mos kisha njohur.
Mė plasi shpirti nga kėto gjėmime.
Mirpo, tė them tė drejtėn,
prej teje m’erdhi fryma
dhe ėmbėl u dremita.
(Del nga pallati njė kumtar i cili i drejtohet korit.)

LAJMTARI

O ju, tė kėtij dheu zotrinj tė ndershėm,
ēfarė do tė dėgjoni e do tė shihni,
ē’dhimbje do t’provoni, n’qoftė se keni
pėr fisin e Labdakėve dhimsuri!
Besoj se as Estri as Fazi s’do ta lanin
as nuk do ta pastronin kėtė vatėr
aq janė tė zezat qė mbi tė kanė rėnė,
aq dhe shėmtimi qė do duket sheshit,
shėmtim i dalė vetė, jo me dhunė.
Mė tepėr brejnė pikėrisht ato tė zeza
qė duket se me dashje u kėrkuan.

KORIFEU

Por dhe ajo qė gjer tashti dėgjuam
s’kaloi pa kujė, po ti ē’tė re na solle?

LAJMTARI

Mė t’shpejtin lajm qė jepet dhe qė merret:
na vdiq e shkoi e larta zonjė Jokasta.

KORIFEU

E zeza ajo!... Po qysh i erdhi vdekja?

LAJMTARI

Nga dora e saj... Por pjesėn mė t’thekshme
ju nuk e dini sepse nuk e patė.
Megjithatė me sa m’punon kujtesa,
do t’i pėrshkruaj torturat e fatzezės.
Sapo nė atė vrull dėshpėrimi u drodh nė treme,
me t’shpejtė u sul nė odėn e nusėrisė
dhe zuri t’shkulte flokėt me tė dy duart.
Tek hyri, prej sė mbrendi e kyēi derėn
dhe Lajit, prej sa vjetsh tė kalbur n’dhé,
zuri t’i thėrrasė edhe i kujtohet mirė
filizi i parė nga i cili ai u vra
dhe mbeti ajoq ė djalit t’vet do i lindte
njė pjellė fatzezė; edhe vajtonte shtratin
ku e mjera kishte bėrė dy palė fėmijė:
burrin me burrė tė parė e prej fėmijės
fėmijė tė tjerė. Se qysh i dha fund jetės
unė nuk e di, sepse aty brenda odės
u sul Edipi me ulurimė tė tmerrshme
saqė e harruam shėmtimin e asaj sė mjerės
dhe i ngulėm sytė tek ai, qė si i ēmendur,
sillej vėrdallė duke kėrkuar armė
edhe na pyeste ku mund t’gjindej gruaja
e cila mė nuk ishte gruaja e tij,
njė krahror i nėnės mu dy herė
pėr ‘tė e pėr bijt’ e tij… Askush prej nesh,
qė qemė aty, por t’thuash njė demon
i tha t’furishmit se ku ndodhej gruaja.
Lėshoi njė britmė dhe, thua se kush po i printe,
u hodh te dera mbi tė dy kanatet,
thithat e zgavėrt shpejt i shkuli boshtesh
dhe brenda dhome u flak. Aty tė varur
e pamė atė grua ashtu tė kapėrthyer
ndėr leqe krejt pėrdredhė. Ai tek e pa,
me ulėrimė saqė tė kallte tmerrin,
zgjidhi litarin dhe nė tokė e uli.
E kur pėr tokė e uli atė fatzezė,
zumė tė shikojmė atėherė llahtarė.
Togzat prej ari rrobesh ai ia shkuli,
me t’cilat gruaja e bukur ish stolisur,
dhe nė gropė tė syve i nguli me fuqi
duke bėrtitur, mbasi nuk kishin parė
sa fort ky pati vojtur dhe ē’shėmtim kish kryer,
dhe tash e tutje, tė mbytur n’errėsirė,
s’do shihnin mė atė ēka duhej parė
dhe s’do tė njihnin kė lakmonin t’njihnin.
Kėshtu thėrriste e nėmte, hapte qepallat
dhe bjer mbi to me sa fuqi qė kish,
teksa si krua ninzat e pėrgjakura
kullonin ēurg mbi mjekėr.
Nuk ishin lotė qė rridhnin, veē
shi i zi me breshėr gjaku bashkė.
Ehu! Ē’mjerime rrodhėn prej tė dyve,
nga burri e gruaja me tė njėjtin fat.
Ajo e pėrparmja, lumturia e vjetėr,
qė iku e shkoi, qe lumturi e vėrtetė.
Kurse tashti, pikėrisht nė ditė tė sotme:
kujė e rrėnim e vdekje e paturpėsi.
Nga gjithė tė zezat sot asnjė s’mungon.

KORIFEU

Tashti u qetėsua i ziu ndopak?

LAJMTARI

Bėrtet: tė hapen dyert dhe gjithė Kadmejtė
ta marrin vesh kush qe ai qė vrau babanė dhe nėnėn…
Se ē’nxjerr ca fjalė tė tmerrshme
tė cilat s’mund t’i them.
Lyp tė mėrgohet, nuk duron dot mė
i nėmur nė shtėpi, si e nėmi veten.
Megjithatė pėr ndihmė ai ka nevojė
dhe pėr njė prijs; mė e madhe se durimi
ėshtė vuajtja e tij. Do t’jua tregojė ai vetė.
Ja, tek po hapen dyert dhe menjėherė
ju vetė do shihni tė tillė pamje
sa vetė armikut do t’ia kėpuste shpirtin.
(Vjen Edipi i verbuar dhe i gjakosur.)

KORIFEU

O ē’tmerr po shoh me sy!
Ē’tmerr po u shfaqet fisit e robit,
rrezik unė kurrė s’takova
mė t’madh se n’ditė tė sotme.
Po kush, o i mjerė, tė shtyu
gjer nė kėtė farė ēmendje?
Cili demon t’u sul
me gjithė atė vrull furie
mbi fatin tėnd t’majisur?
S’mund tė t’shikoj nė sy,
megjithse ma do zemra
tė di gjithēka prej teje
gjithēka dhe tė gjurmoj.

EDIPI

Oh, i mjeri unė i mjeri!
Nė cilin dhé po sillem?
Nga m’ikėn kėshtu zėri
fluturim nėpėr hapsirė?
O djall, se ku m’ke prirė!

KORIFEU

N’njė gjendje tė llahtarshme
qė kurrė s’do ta dėgjoja
as kurrė s’do ta shikoja.

EDIPI

O ti errėsirė e urryer,
qė mė rri shpatė mbi krye,
s’ka gojė qė mund tė shprehė
se si mbi mua u shkrehe.
Medet, medet pėr mua,
medet, pėrsėri medet!
Ah se ē’mė therin dhimbjet,
ē’po mė ther kujtimi i fatkeqėsive.

KORIFEU

Nuk ėshtė ēudi qė nė tėrė kėto tė zeza
dyfish tė vuash, dyfish t’i ndiesh dhe dhimbjet.

EDIPI

Besnik tė fortė, o mik, ende tė paskam,
pėr mua tė verbrin prapė ti po u kujdeske.
Medet, medet pėr mua,
jo, jo s’tė kam harruar.
Megjithse jam pa sy,
zėrin ta njoh, ta shquaj.

KORIFEU

Po ti qė kreve njė shėmtim tė tillė
e si guxove t’i coptoje sytė?
Cila hyjni kėshtu tė katandisi?

EDIPI

Vetė Apoloni, o miq, vetė Apoloni
qe shkaku i gjithė kėsaj tė zeze sime.
Askush me dorė tė vet mua sytė s’m’i nxori
por unė vetė fatmjeri.
Nė fund, ē’tė shihja mė?
Asnjė dėfrim pėr sytė e mi s’ka mbetur.

KORIFEU

Ashtu ėshtė me t’vėrtetė.

EDIPI

Ē’tė shoh, o miqtė e mi?
Ē’tė dashuroj unė mė?
Ē’tė flas e ē’tė dėgjoj
unė me hare? Kėtej, nga ky qytet,
o miqtė e mi, m’largoni,
ah, sa mė shpejt ta zboni
kėtė murtajė tė madhe,
kėtė njeri tė nėmur,
tė urryer nga hyjnitė,
nga bota e far’ e fisi.

KORIFEU

I shkreti ti qė ndien dhe qė vuan.
Sa do tė doja qė kurrė t’mos t’kisha njohur.

EDIPI

Mallkuar ajo dorė
qė nė kullotė mizorėn
verigat m’hoqi kėmbėsh
dhe t’mortjes nga ata thonj
mė shkuli e mė shpėtoi.
S’mė bėri asnjė nder.
pse t’kisha vdekė q’atėherė
s’do kisha futė n’hidhėrime
as miqtė as veten time.

KORIFEU

Ashtu dhe unė do t’doja.

EDIPI

S’do kisha dalė gjaksor
i prindit; s’do t’mė quanin
burrė i asaj qė m’lindi.
Sot unė jam larg hyjnorėsh
sot jam njė bir mizorėsh.
I shkreti unė martuar
me atė qė m’ka pėrftuar.
Zi dhe mė zi nė ka,
Edipit veē n’short i ra.

KORIFEU

Nuk di qysh ta pohoj n’se mirė vendose.
Mė mirė tė vdisje sa tė rrosh i verbėr.

EDIPI

Ah, mos mė thuaj qė nuk veprova mirė,
kėshilla mos mė jep. Unė nuk e di
me ē’sy do t’kisha dalė atje nė Hadė
pėrpara babės dhe fatzezės nanė?
Mė tepėr meritoj sesa litarin
pėr ēfarė kundrejt tė dyve unė veprova.
Do tė lakmoja, vallė, unė sytė e mi
pėr t’parė fėmijėt tė lindur siē u lindėn?
Pėr sytė e ballit kurrė s’do t’i lakmoja
as dhe qytezėn jo as edhe pirgjet,
as tė hyjnive ato trupore t’shenjta.
Tė gjitha, i ziu, vetvetes ia mohova
kur t’gjithve u thashė ta zbonin atė mizor
qė vetė hyjnitė pohuan se ish pėrlyer
edhe se rridhte bash nga gjaku i Lajit.
Vallė, me kėt’ njollė nė ballė do kisha mundur
t’u dilja para qytetarėve t’mi?
Jo kurrė! Madje sikur tė m’kishte mbyllur
dhe gurra e t’dėgjuarit, s’do lija
pa e bėrė krejt shtang tė shkretin trupin tim
tė mbetesha krejt shurdhėt edhe i verbėr.
Se ē’ėmbėlsi kur je pa andralla fare.
O Kitheron, po ti pse mė pranove?
Pse nuk mė more e nuk mė mbyte nė ēast?
Kėshtu s’do e dinte bota nga e kam fisin.
Polib dhe ti, o Korint, o ti, konak i vjetėr
qė tė prindit tė kujtoja.
Me pamje t’bukur mė rritėt,
veē pėrbrenda-shėmti e kalbėsirė.
Ē’mizor unė dola,
se ē’bir mizorėsh! O ju tė tri rrugėt
dhe ti o greminė e fshehtė dhe ti o lisnajė
e ngusht-o, me tri shtigje, ju qė gjakun
e prindit patėt pirė nga duart e mia,
ju bie ndėr mend pėr mua e pėr punėt e mia
aty pėrpara jush? Dhe pėr ēfarė kreva
kur erdha prap kėtu? Martesė, martesė,
ti ne na qite n’dritė dhe, si na linde,
prapė dole e njėjta farė dhe etėr qite,
vėllezėr e fėmijė, gjak tė pėrzier,
e nuse e gra dhe nėna, gjithė shėmtimet
ku ndodhen mė tė turpshmet nė njerėzi.
Kėto s’ėshtė punė e bukur t’i pėrmendėsh
jo mė t’i bėsh. Ah, sa mė shpejt mė fshihni
pash zotat, diku larg ose mė mbytni
ose mė flakni n’det ku t’zhdukem fare.
Kini mirėsinė tė prekni njė fatzi.
T’ju mbushet mendja dhe mos kini frikė.
Tė zezėn time askush s’e mbart veē meje.

KORIFEU

Pėr ēka ti po kėrkon, pikėrisht nė kohė,
ja, tek po vjen Kreoni si pėr vepra
ashtu dhe pėr kėshilla, pse pas teje
si rojė e vendit vetėm ky ka mbetur.

EDIPI

I mjeri unė! Kėtij tashti ē’t’i themi.
Besim tė plotė nė mua si mund tė ketė
gjersa u tregova i mbrapėsht kundrejt tij?
(Vjen Kreoni me dy vajzat e Edipit pėr dore.)

KREONI

Unė s’erdha, o Edip, kėtu as pėr t’u tallur
as pėr t’i plasė ndėr sy krimet e hershme.
(Korit.) E ju, n’mos paēi turp prej fisit t’robit,
tė keni turp tė paktėn nga vetė zjarri
i t’lartit Diell, qė ushqen mbarė gjithėsinė
dhe njė shėmtim tė tillė mos e tregoni
pa njė mbulesė, se as dheu as shiu i shenjtė
as drita vetė kėshtu s’e durojnė dot.
E drejta e lyp qė vetėm gjaku i tij
t’i shohė e t’i dėgjojė kėto tė zeza.

EDIPI

Pash perėnditė, mbasi, ēka unė nuk prisja,
mė dole aq zemėrmirė pėr mua fatziun,
dėgjomė; pėr t’mirėn tėnde flas, jo timen.

KREONI

Pėr ēfarė nevoje, pra, kėrkon t’mė lutesh?

EDIPI

Largomė kėtej dhe shpjermė atje ku fjalėn
askush t’mos ma drejtojė.

KREONI

Ta dish mė sė miri
se unė do t’kisha nisur, por mė parė
doja tė dija se ē’na thotė dhe hyu.

EDIPI

Pėrgjigjja e tij qe e qartė: duhet tė zhdukem
unė vrasėsi i babait, njeri i njollosur.

KREONI

Po, kėshtu thoshte; por n’kėto rrethana,
mė mirė tė pyesim qysh duhet t’veprojmė.

EDIPI

Gjithnjė pėr kėt’ fatzi doni tė pyesni?

KREONI

Dhe ti duhet tė kesh besim tek hyu.

EDIPI

Atėherė po t’lėshoj be dhe po tė lutem:
atė qė vdiq n’shtėpi, varrose t’lutem
siē i ka hije, e drejta e lyp patjetėr
ta kryesh njė vepėr t’tillė, ėshtė gjak me ty.
Por mua kjo tokė atrore, gjersa t’rroj,
mos u denjoftė t’mė mbajė nė gji tė vet.
Lejomė tė vete e t’rroj atje ndėr male,
atje ku gjindet Kitheroni im,
qė babė e nėnė, sa ishin gjallė, ma dhanė
si varr vetėm pėr mua, dhe ashtu si deshėn
sharrofsha. Por njė punė mė mirė e di:
Nuk ka lėngatė as kurrnjė shkak tjetėr
qė tė mė zhdukė. Dhe atėherė kur qeshė buzė varrit
pėr njė shėmtim t’llahtarshėm unė shpėtova
dhe jo pėr tjetėr gjė. Tė dalė ku t’dalė
ky fati im. Kujdes pėr djemtė e mi
mos ki, Kreon, tashmė ata janė burra,
kudo qė do tė gjinden, do tė kenė
me se tė rrojnė. E pėr ato fatzezat
vajzat e mia po, pėr ato t’mjerat
po, kujdesohu. Ato n’tryezėn time
kurrė s’uleshin pa mua dhe shijuan
ēdo gjė me mua dhe me mua kanė ndenjur.
Lejomė njė herė t’i prek me kėto duar,
lejomė ta qaj me lotė tė zezėn time.
O zot bujar, njeri vėrtet konaku,
sapo t’i prek me duar, do t’mė duket
se i kam ashtu si atėherė kur kisha sytė.
Ē’po flas kėshtu? Sikur po i dėgjoj mirė
loēkat emia qė po shkrihen n’vaj.
Mos vallė, Kreoni, aq i pikėlluar,
m’i solli tė dy bijat qė aq fort i dua?

KREONI

Po, po, t’i solla, vetė u kujdesova.
Harenė, qė ndien tashti, ma mori mendja
nga ai gėzim qė ti sa herė provove.

EDIPI

Qofsh faqebardhė. Pėr kėtė nderin tėnd
ty tė ndihmoftė njė hy mė i mirė se imi.
Ku jeni, o bija t’mia? Ejani afėr,
ejani kėtu, te kėto duart e mia,
te duart e vėllait; ju n’saje tė kėtyre
po shihni se ku shkuan kėta sy
dikur aq tė shkėlqyer t’prindit tuaj,
qė jetėn ju dhuroi. Bijat e mia,
pa ndier e ditur gjė, prind unė ju dola
andej nga vetė u linda. Ju tė dyja,
mbasi nuk mund t’ju shoh, me lot ju qaj
duke kujtuar jetėn tuaj aq t’hidhur
qė po ju pret; tashti do ta pėsoni
pėr faj t’njeriut. Ku s’janė kėto kuvende,
me shoqe ku do t’shkoni, e ku ato festa
nga s’do tė ktheheni pėrsėri nė vatėr
me lot ndėr sy nė vend qė tė dėfreni?
E n’lule t’vashėrisė kur do t’arrini,
po kush do t’jetė qė do tė rrezikohet
ta pėrballojė, moj bija, kėtė turp,
rrezik pėr fisin tim edhe pėr tuajin?
Ē’e zezė tjetėr mungon? Bash prindi juaj
vrau prindin, frytnoi nėnėn n’atė brazdė
ku vetė qe mbjellur dhe nga ajo u lindi,
prej s’cilės vetė u lind. Oh ē’paturpėsi
kanė pėr t’ju plasė ndėr sy; e atėherė pėr nuse
kush do t’ju marrė? Askush, bijat e mia.
Ah, pa dyshim, pra, qenka thėnė prej fatit
tė shkriheni krejt shterpė, tė pamartuara.
O djalė i Menojkeut, ti, mbasi mbete
i vetmi prind pėr ‘to, se ne dy tė tjerėt
qė i qitėm n’dritė, tashmė u zhdukėm fare,
ah, mos i lėr tė sillen porsi lypėse
pa burra t’vet, si gjak qė janė me ty.
Aman, t’mos i provojnė t’zezat e mia.
Tė kesh mėshirė pėr ‘to; ti i sheh se t’mjerat
gjithkush i ka braktisė. Njeri bujar,
e dua njė provė prej teje, nėma dorėn. (Tė bijave.)
Sikur t’kishit kuptuar ju, moj bija,
sot do t’ju jepja shumė e shumė kėshilla.
Sot vetėm njė urim unė do t’ju bėj:
paēi njė jetė dhe njė fat mė t’mirė
po, mė tė mirė se e pati prindi juaj.

KREONI

Mjaft mė vajtove, kthehu tashti n’pallat.

EDIPI

Do t’bindem me pahir.

KREONI

Nė kohė tė vet ēdo gjė duket e hijshme.

EDIPI

E di me ē’kusht do t’iki?

KREONI

Ma thuaj ta dėgjoj dhe ta kuptoj.

EDIPI

Largomė qė kėtej.

KREONI

Kjo punė i pėrket hyut.

EDIPI

Po unė armik i rreptė jam me hyjnitė.

KREONI

Prandaj ty do tė t’shkojė dėshira n’vend.

EDIPI

Thua me t’vėrtetė?

KREONI

Kėtė nuk ta them kot.

EDIPI

Atėherė mė prij.

KREONI

Eja, dhe lėri vajzat.

EDIPI

Ah jo, mos m’i largo.

KREONI

S’duhet tė jesh
gjithmonė sundimtar. Fitoret qė ti korre
s’tė shoqėruan gjatė gjithė jetės sate.
(Kreoni e shoqėron Edipin nė pallat.)

KORI

Ju qė nė qytetin e Tebės banoni,
ja, pra, Edipin, shihni e gjykoni.
N’tė famshmet enigma ky doli i dijshėm
edhe pushtetin e pati tė fuqishėm.
E kush s’e kish zili fatin e tij?
Tashti vėshtroni se nė ē’humnerė
shkoi e u rrokullis njeriu i mjerė.
Ndaj asnjeri mos quaj tė lumtur
prej fisit t’robit dersa t’kalojė
tė jetės cakun e asgjė t’mos pėsojė.

Literatura

Sofokliu “Edipi mbret” botime Onufri, pėrktheu: Henrik Lacaj
“Sofokliu vepra e plotė” Shtėpia botuese "Faik Konica" 1995, pėrktheu Gjon Shllaku.
Stefan Cvajg ”Frojdi” Shtėpia botuese “Fan Noli” Tiranė, 1992, pėrktheu Edmond Tupja
Niko Stilos “Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes” Gazeta Shqiptare Milosao e diel, 14 dhjetor 2008
Elena Kocaqi “Roli pellazgo-ilir nė krijimin kombeve dhe gjuhėve Evropiane”
Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip”

Fund

(Lexo: Pjesa I - Pjesa II)

Nga Linda

18/05/2009 - 18:01:05 | Komente: 0 | Shikuar: 3844 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]