Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Poemth pėr qyteti tim... - Nga Kristaq Turtulli


Te thuash qe kam mall,
Ėshtė pak, shumė pak,
O trėndafil me erė,
Nė gji tė maleve tė lartė.
null
Kristaq Turtulli


Tė thuash qė mė mundon nė ėndėrr
Mė regėtin nė zemėr,
Pėrsėri ėshtė pak, shumė pak,
O Paris i vogėl, dritare e se nesėrmes
Djepi i kulturės
Nė Ballkanin e sertė dhe tė zymtė.

Tek ty
ēdo mėngjes e argjende vesė
Spėrkat rrugėt e kalldrėmta,
shtėpitė.
Ēdo mbrėmje stolisesh me xhevahiret e yjeve.
Zemra ime rend atje, nė kalldrėmet e pastra,
Ndjehem sikur endem nėpėr galaktikė.

Tė gjitha pėrrenjtė e mallit
Rrjedhin atje,
tek ty
Dhe krijojnė detin e madh tė shpresės,
Pėr njė ditė edhe mė tė mire.
O e papėrsėritshmja,
E magjishmja
zonjė.

Qyteti im,
Shumė ngjarje, ndodhi ,
kane lėnė gjurmė tek unė
arrakati,
rebeli,
shkrimtari,
i rrugicave tė ngushta me kalldrėm.
Ku shqiptova pėr herė tė parė fjalėn nėnė,
Ku dėrmova gjunjėt pėr tu ngritur nė kėmbė.

Qyteti i parė
i dijes dhe i dritės,
I shkollės sė pare shqipe,
I liceut te pare.
Qyteti i karnavaleve dhe komitėve.
Qyteti i kangjellave,
Ballove tradicionale,
I Fisnikėrisė dhe punėtorisė.

Qyteti i serenadave
vajzave te bukura,
me nazet e tyre si pupe.
U grisen kėpucėt ne ndjekje te tyre,
u dėrmuan mollėzat e gishtėrinjve,
u ēmenden,
u kėputėn telat e kitarave.

Se shihni,
djallėzisht shkel syrin
Vjeshta e artė.
Frytin e mrekullueshėm hedh mbi tė lodhurit nga dashuria.

Nuk ka dimėr mė magjiplotė
se tek ty,
prej qiellit pikojnė yje,
hėna qėndron diku tutje,
e ti, stolisesh me rroba te bardha
kristalore,
si njė nuse e re.
Peneli i Mios se madh
Krijon njė perlė te re.

I moēmi,
Simboli,
Ushtari i panjohur me gunėn e rende krahėve
Asnjėherė nuk tutet,
asnjėherė nuk resht.
Ai se bashku me Themistoklinė,
Male shaluar ne mbrojtje te qytetit, ata janė ēdo mėngjes.

Diku ne memorien time
Shkundet njė fletė e plurtė,
Vėshtrimin e trishtuar tė babait
Shoh pėrmes rrjedhjes se harbuar te viteve,
Rrėkenė e lotėve te nxehte
tė urtės,
se vuajturės,
sė ėmblės,
nėnės.
Era grindej, kafshonte me dhembėt e mprehtė,
shtynte me bėrryla qoshet e rrugicave.
Shtėpitė,
tkurreshin , mblidheshin,
Por nuk ankoheshin.
Marramendja e dhembjes ndehur ne telin e marrėzisė,
U shtri familja ime
ne ēimento, njė nga njė
Te mbėrthyer nga kthetrat e zalise
Shtėpia e madhe ishte shkreti,
beteja e minjve kishte filluar.
Dhuna,
rrėmbimi i pasurisė,sakrificės qindravjeēare,
Burgosja,
vrasja
persekutimi.
Hapi i pare i ēmendurisė.
Hėna skėrmiste dhembet e verdhė
Mbi shpinė tė filantropisė.
Rrugicat u tkurren, u kėrrusėn,
Sė thelli rėnkuan,
por nuk nxorėn zė.
Malet ēapiteshin pėrqark
Me halle ngarkuar,
Si pleq tė vonuar,
Mėhallėt e botės ishin futur nė tehun e frikės.
Heshtėn kitarat.

Befas, diku vonė dėgjohet njė shuplakė.
E unė mbas dyzet e pesė vjetėsh,
Pėrsėri,
nxitimthi tėrheq kokėn mėnjanė.
Ėshtė pėllėmba e babait,
Qe fshikulloi ajrin pranė fytyrės sime,
Mbas kacafytjes sime me Markon komshiun,
I ati i tij bėri sekuestrimin, na mori kamjen, pasurinė, shtėpinė.
Babai nxinte, ishte furtunė,
Zuzar,- mė tha.
Zihesh me vėllanė.
Me shau me thirri borgjez,
U ankova.
Por ne akoma, borgjeza jemi biro,
fisnikė,
Paēka se ata na lanė
kothere dhe kripė.

Rrugicat e tua nuk ishin tė ngushta,
Ato ishin bulevarde te gjera,
Mėhalla tė mėdha,
te ėndrrave te mia.
Tė pėrmbytura me trėndafila,
tulipanė dhe zambakė,
Piva njė gllėnjkė ujė tek burimi i tė menēurit, gjeniut,
Spiro Konda.
Urimet e nėnave dhe vėshtrimet e baballarėve ishin ngrohta.
Era e Moravės me pėrkėdhelte ballin
Dhe horizontet ishin tė kaltra,
Ishte shpresa...

Ne ēdo gur te rrugicave gjej miqtė e mi,
Tė vdekurit dhe tė gjallėt,
Shpirti i tyre qėndron ndehur nė ajėr,
Nė mbrojtje tė qytetit
Parisit tė vogėl.
Punėtorė, artistė, poetė,
Njė gotė vodkė thatė,
pa garniturė,
Tek qoshku pranė bibliotekės me erotikun Kliton,
Betoheshim se do tė vdisnim nga dashuria.
Luanim kokat ngadalė,
Ndėrkohė pėrtypnim ndonjė varg apo ndonjė fjalė
dhe kthenim gotėn e dytė.
Ai tani shtatėdhjetė vjeēar bėrtet,
Mė erdhi koha pėr fejesė.
Dhe fap rrėkėllehet gota e tretė.
Koēon e matur,
Dy Skenderėt e qetė,
Thanin e vrulleve te mėdha.
Ilirin qe u shkoi shpejt
Vrapoi,
kėrkonte te kapte retė.

Erdhi Era e ndryshimeve tė mėdha,
Politika na ndau, marrėzisht na armiqėsoi,
Ne fantazistėt e ēiltėr tė fund shekullit tė njėzetė.
Politikanėt heshtazi, nėn tavolinė,
I afroi djalli,
Paraja,
Ndėrsa ne haptazi, sėrish engjėlli, arti, na bashkoi.
Dhe mė pas...
Xhepa zbrazur,
ikėm,u shpėrndamė
si zogjtė shtegtarė nėpėr botė...

Qyteti im...
Qė ēdo mėngjes zgjohesh nga flladi i freskėt i maleve,
E ēdo mbrėmje mbėshtet kryet ne jastėkun e fortė tė tyre.
Qyteti i ėndrrave
Dashurive,
Puthjeve,
I gjenive
I ngritjes dhe uljes se idhujve,
Politikaneve dhe qaramaneve,
Pijetarėve dhe kryeneēeve,
I tregtareve dhe zjarrmėtarėve.
I idealistėve dhe sharlatanėve,
Thashethemnajave,
I premtimeve,
Shpresave,
xhelozive.

Flakadan ne memorien time,
Korēa ime.

Toronto 2009

Nga Kristaq Turtulli




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]