Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Mbi romanin ''E penguara'' tė Ismail Kadaresė

Nga Ndue Ukaj


Romani ”E penguara- Requiem pėr Linda B” (Onufri, Tiranė, 2009) i Ismail Kadaresė, ėshtė njė rrėfim thellėsish orfik, i stilit kadarean, i cili tematizon, ashtu sikurse nė shumė romane tė tij, jetėn nė diktaturė, duke e perceptuar atė nga shumė aspekte, si jetė e penguar, deri nė rrafshet mė tė larta tragjike, atėherė kur bėhet absurd letrar, karakteristika kėto tė strukturės tekstore tė kėtij romani, qė shpėrfaqen nė dimensionet semantike, por edhe nė ato estetiko-letrare. Pėr dallim nga romani i fundit “Darka e gabuar”, ku autori kontekstualizon diktaturėn nė planin historik dhe me nuanca tė fuqishme historiko-politike, tek ky roman ai pėrqendrohet thellėsisht te njeriu, te ai i thjeshti qė personifikohet nėpėrmes personazhes Linda B, pastaj nėpėrmjet artistit e dramaturgut Rudian Stefa dhe sigurimsave tė shtetit, njerėzve tė komitetit dhe partisė, nė mes tė cilėve hyjnė funksionalisht edhe figura tė tjera, si Migena, etj. Ky trekėndėsh letrar flet pėr tre dimensionet fundamentale tė kėsaj proze, tragjiken qė prek ēdo njeri, nė forma e variante tė ndryshme brenda njė shteti tė tėrė, kupola e sė cilės ėshtė partia si pengesė pėr jetė tė lirė. E penguara, nuk ėshtė vetėm njė metaforė pėr vajzėn Linda B, por edhe njė prototip letrar i trishtė i makthit qė shkaktonte diktatura, pėrmasat e sė cilės tejkalojnė shumėfish dimensionin psikologjik tė njė vajze tė penguar tmerrėsisht. Mirėpo, ndryshe nga romanet e tjera tė kėtij autori, nė kėtė prozė ndjehet thellė njė dhembshuri e pashembullt pėr Lindėn B, ndėrkohė qė aty gulēon njė trishtim i pazakontė, i cili ecėn paralelisht me shpėrthimet e dramaturgut dhe shkrimtarit Rudian Stefa, nė rrugėn e njė ekspedite, nėpėr ferrin e trishtueshėm tė diktaturės qė shėmbėllen me ferrin dantian, pėr tė takuar vajzėn Linda B, tė cilėn, Rudiani, tamam si Orfeu e dashuron vetėm pas vdekjes sė saj, sepse fati ishte mė se tragjik dhe vajzėn e pengonte qė ai kurrė tė mos mund tė arrinte ta kuptonte kėtė pėr sė gjalli. Pikėrisht kėtė subjekt tragjik, autori do ta pėrjetėsojė nė shkrimin artistik, mjeshtėrisht, pėrmes njė rrėfimi dramatik, ku narratori i gjithėdijshėm flet pėr personazhet e shumtė tė kėsaj drame njerėzore, qoftė kur sekuencat janė implicite, pėrmes funksionalizimit tė mitit pėr Orfeun, qoftė kur janė eksplicite dhe pėrshkruhet drama e Rudianit, qysh nga momenti kur thirret nė hetime dhe mėson pėr vetėvrasjen e Lindės B. Nė kėtė roman, njė sinjifikativ tė fuqishėm e determinues, autori na jep qysh nė titull, pėrmes tė cilit motivon intencėn e romanit, ndėrkaq titulli ėshtė njė figurė ēelės, pėrmes sė cilės hyhet nė boshtin e fabulės tragjike, tė njė romani qė konstruktohet nga pengesa ekzistenciale, qė i vihen nė jetė, vajzės sė internuar Linda B, mungesės sė lirisė sė saj, pengesės pėr tė jetuar e lirė, pėr tė dashuruar dhe pėr tė jetuar nė kryeqytet, nga shteti diktator. E penguara, kėsisoj bėhet shenjė dhe shėnjues i tekstulitetit tė kėsaj proze. Ky roman, me njė narrativitet tė fuqishėm, ėshtė njė metaforė pėr fatin tragjik tė njė heroine, e cila hyn fuqishėm nė piedestalin e personazheve model nė kulturėn letrare shqipe, por edhe botėrore, ngase arti letrar kadarean, ėshtė pjesė e kulturės botėrore dhe komunikon fuqishėm me tė. Pėr Lindėn B, pėr kėtė personazh thellėsisht tragjik, nė roman flitet vetėm pėrmes personazheve tė tjerė, shkrimtarit e dramaturgut Rudian Stefa, tė dashurės sė tij Migenės dhe sigurimit tė shtetit, i cili nė mėnyrėn ma tė pacipėt, merret me vetėvrasjen e saj, duke e hulumtuar nė shumė shkallė e dimensione, implikimet e sė cilės fusin nė lojė dramaturgun Rudian Stefa, tė cilin vajza e dashuronte pa dijeninė e tij. Ndėrkohė qė kjo dashuri ishte rritur sidomos pas librit qė ajo kishte marrė me nėnshkrim tė autorit, nėpėrmjet vajzės Migena, e cila nė roman ėshtė e dashura e Rudianit, por edhe pika e ndėrlidhjes sė dashurisė mes dramaturgut dhe vajzės sė vetėvrarė.

Pėr tė krijuar mundėsi tė vizitojė kryeqytetin, apo pėr tė sfiduar shtetin, Linda B shpik kancerin, mirėpo kur kupton se nuk ishte e sėmurė, bėn vetėvrasje. Nga kėtu, kemi sekuenca tė fuqishme narrative, ku me depėrtime tė thella psikologjike e artistike, pėrshkruhen pėrjetimet e Rudianit dhe evokohet dashuria qė Linda B ushqente pėr tė, njėherė pėrmes Migenės, pastaj pėrmes shėmbėllimit me mitin pėr Orfeun dhe implikimit tė Euridikės, si kujtesė mitologjike nė tekst. Mirėpo, Kadare si njė mjeshtėr i jashtėzakonshėm i rrėfimit, zhbiron nėpėr kohė dhe fatin e saj e kontekstualizon nėpėrmjet funksionalizimit mjeshtėror tė mitit pėr Orfeun dhe trajtesėn universale tė tij. Shėmbėllimi letrar mes Rudianit dhe Orfeut shpėrfaqet nė mėnyrė eksplicite, ndėrkaq Euridika dhe Linda B bėhen shėmbėllim i tragjikes sė dashurisė sė pėrjetėsuar pas vdekjes. Ky raport interletrar mes dimensionit mitologjik dhe psikologjik, e sforcon prozėn, ndėrsa dimensionet e saj bėhen trajta tė fuqishme universale, ku diskursi shumėdimensional bėhet model i njė proze thellėsisht psikologjike. Ky shtresėzim i tekstit si kontekst dhe intertekst letrar, e bėn kėtė roman prozė universale, njė dhimbje tragjike qė dridhmon lexuesin, me intencėn sublime, e cila, duke qenė njė requiem pėr njė vajzė tė penguar, bėhet shėnjues i fuqishėm i njė kohe tė tėrė, duke rrėfyer me funksionalitet absurdin e kėsaj kohe dhe pėrmasat dramatike e tragjike tė saj. Mbase, duke kėrkuar komponentin esencial tė letėrsisė, edukimin si mision dhe katharsisin si qellim, autori pėrmes kėtij romani sikundėr motivon domosdonė e njė riminshence pėr fatin e tmerrshėm tė vajzave shqiptare nė kohėn barbare tė diktaturės, absurdet e sė cilės tejkalojnė pėrmasat e ēoroditjeve dhe hyjnė nė kufijtė e plotė tė antihumanės, me tė cilėn Kadare ironizon fuqishėm dhe tė cilin fat e stigmatizon pa mėshirė. Duke evokuar nėpėrmes njė diskursi thellėsisht tragjik jetėn e njeriut tė zakonshėm, tė resė sė internuar, autori sforcon fuqishėm filozofinė e demaskimit dhe ējerrjes sė pėrhershme maskės sė diktaturės antihumane, nėn substratin e tė cilit subjekt, enden perceptimet shumėdimensionale tė autorit pėr fatin e artistit, shkrimtarit, politikanit e njeriut shqiptar nėn diktaturėn e tmerrshme tė Shqipėrisė komuniste.

Duke ndėrtuar me sekuenca tė fuqishme narrative fatin tragjik tė personazhes Linda B, pėrmes njė diskursi qė sintetizon dhembshurinė, mallin, tragjiken, dashurinė pėr tė penguarėn apo tė penguarat e internuara, Kadare rifunksionalizon me njė pėrmasė krejtėsisht origjinale arketipin tragjik tė letėrsisė, atė arketip ontologjik qė shėmbėllimet e sė cilės lirshėm mund tė krahasohen me letėrsitė e mėdha dhe kolosėt e saj, si Dante, Shekspiri, Kafka etj.

E penguar Linda B, qė ėshtė personazh shkak dhe pasojė i romanit, nė tekstin letrar bėhet simbiozė e fuqishme e vajzės sė pasionuar pėr jetėn e dashurinė, mirėpo sė cilės i mohohet ajo, pėr arsyeje tė pakuptimta dhe nė mėnyrėn mė barbare, mė tė trishtuar, me absurde. Tragjikja ėshtė mė e thellė, pėr arsyen mė tė thjeshtė, ngase ajo asnjėherė nuk e ka njohur lirinė, madje as njė ditė. Pėr kėtė shpik edhe kancerin, pėr tė gjetur njė moment lirie, mirėpo asgjė nuk e tjetėrson jetėn e saj, deri nė momentin kur ajo i jep fund jetės. Ky fund i dhimbshėm, funebėr, ėshtė preteksti pėr tė filluar njė fushatė e pashembullt e gjurmimit, hulumtimit tė jetės sė saj, si dhe ndėrlidhjes qė ka ajo me dramaturgun Rudian Stefa, i cili, edhe ashtu nė sytė e pushtetit nuk shikohej mirė, pėr shkak tė njė dramė qė gjykohej nė parti.

Thirrja e papritur e tij nė hetuesi dhe paradoksalisht hyrja nė fabulė e vajzės sė vetėvrarė, e fut lexuesin nė njė vorbull dramatike rrėfimi, ku pasionet dhe dashuria vihen nė kontrast tė fuqishėm me egėrsinė e pushtetit, pashpirtėsinė e diktaturės dhe venitjen e jetės njerėzore. Ėshtė ky fat i trishtueshėm i femrės dhe mashkullit shqiptar, nė njė kohė tė egėr, qė prodhon njė tekst letrar tė mahnitshėm, pėrmes stilit tashmė tė veēantė, stilit kadarean, i cili jo vetėm qė shėmbėllen me kolosėt e mėdhenj tė letėrsisė, por pėr shumė nuanca bėhet model.

Nga Ndue Ukaj




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]