Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Diktatori dhe vizitori i bardhė - Nga Stefano Benni*

"Si lum ata qė kanė uri dhe etje pėr drejtėsi, sepse do tė ekzekutohen" - P. Belokio

Pėrktheu tregimin Arjan Th. Kallēo


Na ishte njė herė njė diktator qė kishte burgosur, torturuar dhe vrarė burra dhe gra tė vendit tė vet. Njė ditė e lajmėrojnė pėr vizitėn e Kryetarit tė Njerėzve tė Mirė.
Meqė ky kryetar ishte shumė i fuqishėm, udhėtonte nėpėr botė dhe kudo qė shkonte njerėzit ngarendin qė ta shihnin, diktatorit iu desh tė pėrgatitej qė ta priste sa mė mirė.
Vrau tė gjithė tė torturuarit qė tė mos thuhej se ekzistonte tortura, tė gjitha nėnat e desaparecidos-ve qė tė mos thoshin qė fėmijėt ishin tė tillė, tė gjithė tė burgosurit qė tė mos thuhej qė burgjet ishin plot dhe e mbyshi qytetin me banderuola mirėseardhjeje.
Por njė natė para vizitės nuk vuri sy nė gjumė : e dinte se Kryetari i Njerėzve tė Mirė e njihte tė mirėn dhe tė keqen dhe kishte ardhur pėr ta qortuar : do t’i thoshte gjėra tė tmerrshme para tė gjithėve duke ia nxjerrė tė palarat nė shesh pėr krimet e kryera.
Kėshtu nė mėngjes nė aeroport ishte shumė i nervozuar. Nė vend tė uniformės sė zakonshme me dragoj dhe thika, kishte veshur njė kostum gri me kravatė dhe nė vend tė truprojeve tė zakonshėm kishte njė skortė me murgesha. Ēdo murgeshė mbante nė krah njė fėmijė, tė cilėt Kryetari i Njerėzve tė Mirė, i deshte shumė.
Vizitori zbriti i gjithi i veshur me tė bardha nga njė avion i bardhė, puthi tokėn dhe fėmijėt, pėrshėndeti diktatorin dhe bashkė pėrshkruan rrugėt e qytetit mes duartrokitjeve tė njerėzve, pasi edhe ai qė nuk duartrokiste rrihej me shkop.
Kur ndodheshin nė hyrjen e diktatorit Kryetari i Njerėzve tė Mirė mbylli derėn me ēelės dhe tha :
Tani unė dhe ti le tė shkėmbejmė disa mendime.
Diktatori u drodh. Kishte ardhur pėr tė ēasti i sė vėrtetės. Ishte gati tė binte nė gjunj dhe tė kėrkonte falje, kur Vizitori i bardhė tha:
- Mė pėlqen ky vend, ėshtė i qetė.
- Po, jo keq - tha diktatori.
- Shihet qė njerėzit jetojnė mirė…
- Mjaft…sikur tė ankohet ndonjė, por…
- Edhe nė vendin tim - tha Kryetari i Njerėzve tė Mirė - ka ndonjė qė gjithmonė ankohet.
- Pastaj, me thėnė tė drejtėn, ndonjėherė…mė ėshtė dashur…
Dashur ēfarė?
- M’u desh… tė ndėrhyja.
- Ju kuptoj.
Nga kėto fjalė diktatori ra nė gjunjė. Sa i mirė ishte kryetari i Njerėzve tė Mirė! Sa mėsim tė madh qė po i jepte! Jo me anatema dhe ofendime, por me forcėn e pėrdėllimės dhe faljes.
Duke i treguar edhe rrugėn…
Oh, po! Edhe ai do tė jetė i mirė dhe mirkuptues si Kryetari i Njerėzve tė Mirė! I puthi dorėn, unazėn, mėngėn dhe tha:
- Nuk do tė arrestoj mė njeri, do tė shpall zgjedhje tė lira, do tė ndaloj torturėn, do tė ndal skuadrat e vdekjes…e kuptova mėsimin e tij.
Kryetari i Njerėzve tė Mirė e tėrhoqi menjėherė dorėn.
- Ju jeni i ēmendur - tha - mjerė ju nėse e ndėrmerni kėtė veprim!
Diktatori u ndrojt.
Kur Vizitori i Bardhė u nis, diktatori rifilloi tė burgoste dhe troturonte dhe vriste, por nuk i jepte tė njėjtėn shije.
Ėshtė e vėrtetė – mendonte - ka takime qė ta ndryshojnė jetėn.


*Stefano Benni - Lindi nė Bolonja mė 12 gusht 1947. Gazetar, shkrimtar dhe poet Italian i njohur nga fansat e vet si “Ujku”, ndoshta njė nga shkrimtarėt italianė mė tė mirė qė jetojnė, por sigurisht mė argėtuesi. Ėshtė autor i shumė romaneve dhe antologjive me tregime tė suksesshme si Bar Sport, Elianto, Toka, Margarita Dolcevita, Komikėt luftėtarė tė trembur, Bari nėn det etj. Romani i tij Komikėt luftėtarė tė trembur u bė film me titull Muzikė pėr kafshė tė moshuara. Romanet e tij pėrmbajnė, pėrmes ndėrtimit tė botėve dhe situatave imagjinare, njė satirė tė fortė tė shoqėrisė italiane tė dhjetėvjeēarėve tė fundit. Stili i tij i shkrimit pėrdor gjerėsisht lojra fjalėsh, neologjizma dhe parodi tė stileve tė tjera letrare.

Pėrktheu Arjan Th. Kallēo




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it