Hajdar Blloshmi figurė e nacionalizmit shqiptar
Nga Bedri Blloshmi

Personaliteti i njohur Hajdar Blloshmi u lind nė fshatin Bėrzeshtė tė Librazhdit nė vitin 1860. Mėsimet e para i mori nė qytetin e Ohrit, ndėrsa studimet e mesme dhe tė larta i kreu nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane, nė Stamboll. Duke u nisur nga rezultatet e larta nė kėto studime, si dhe nga zotėrimi i disa gjuhėve tė huaja, si turqisht, persisht, greqisht e frėngjisht, ai u pa me vėmendje nga autoritetet e atėhershme.Nuk vonoi shumė dhe Blloshmi u emėrua sekretar nė Ministrinė e Drejtėsisė. Pak mė vonė ai do tė thirrej personalisht nga vetė sulltani nė pallatin e tij pėr tė shėrbyer pranė tij si pėrkthyes dhe si kėshilltar. Nga pozita ku u ndodh, Hajdar Blloshmi ndihmoi mjaft ēėshtjen shqiptare. Nė fund tė shekullit tė 19-tė ai ėshtė mėsues i gjuhės shqipe nė shkollėn shqipe tė Ohrit, e hapur kjo nga Hamdi Ohri. Pas kėsaj pėrvoje mėsimdhėnėse, emrin e Hajdar Blloshmit e hasim nė tetė mėsuesit e parė tė normales sė Elbasanit, e cila siē dihet u hap mė 1 dhjetor 1909. Nė shkollėn nė fjalė Blloshmi jepte frėngjisht. Pėrveē tė tjerash ai ka njė aktivitet nė klubin "Bashkimi" tė Manastirit. Nė prill tė 1912, Blloshmi shihet si mėsues i frėngjishtes nė Durrės. Mė 28 nėntor - 7 dhjetor 1912, ai mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės si pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Pogradecit.

null

Nė vitin 1914 ai ėshtė shumė aktiv nė luftėrat kundėr forcave pushtuese greke tė cilat vepronin nėn maskėn e "luftėtarėve vorio-epirotė". Shtypi i kohės, si pėr shembull gazeta e Mihal Gramenos "Koha", e pėrmend nė mjaft raste emrin e Hajdar Blloshmit si nė betejėn e Nikolicės etj.
Pas Luftės sė Parė Botėrore, Hajdar Blloshmi ėshtė mėsues i frėngjishtes nė qytetin e Pogradecit. Nė vitin 1924 ai u radhit nė anėn e forcave qė ishin kundėr rebelimit tė qershorit. Pėr fat tė keq qeveria e dalė nga ky grusht, e dėnoi nė mungesė Hajdar Blloshmin dhe djalin e tij Selahundin. Kėtė e dėshmon shkresa nr. 194, datė 17 shtator 1924 e nėnshkruar nga zv/ministri i Punėve tė Brendshme Haki Tefiku. Kujtojmė se me kėtė listė tė pėrbėrė nga 142 persona, ishin dėnuar ndėr tė tjerė edhe Ahmet Zogu, Shefqet Vėrlaci, Abdurrahman Dibra, Kasem Sejdini, Jovan Dimitresku, Hasan Biēaku, Preng Previzi, Xhaferr Ypi etj.
Pas Triumfit tė Legalitetit mė 24 dhjetor 1924, Hajdar Blloshmi u kthye nė atdhe. Ja vlen tė kujtojmė kėtu sė djali i tij, Selahudini, ishte njėri nga komandantėt e operacionit tė kėtij triumfi. Ai veproi me forcat e tij nė zonėn e Pogradecit.
Nė vitin 1926, Hajdari zėvendėsoi djalin e tij Selahudinin nė Dhomėn e Deputetėve, pasi ky i fundit kishte dhėnė dorėheqje pėr shkak tė emėrimit nė njė detyrė tjetėr.
Mė 17 gusht 1928 Hajdar Blloshmi zgjidhet anėtar i Asamblesė Konstituente, e cila, pas vendimit tė 1 shtatorit 1928, (vendim qė e ktheu Shqipėrinė monarki), u kthye nė parlament. Blloshmi vazhdoi tė ishte deputet deri nė vitin 1932. Ai u kthye sėrish nė vendlindjen e tij nė Bėrzeshtė ku vdiq nė vitin 1936. Nė vitet e regjimit komunist varri i tij u cenua me urdhėr tė funksionarėve tė atėhershėm tė kėtij regjimi.
Nga fėmijėt e Hajdar Blloshmit mė i njohuri ishte Selahudini, i cili nė vitin 1929 ishte drejtor i pėrgjithshėm i Entit Kombėtar. Po ashtu tė njohur ishin edhe djemtė e tjerė, Shefqeti dhe Hakiu, tė cilėt u pushkatua pabesisht nga forcat komuniste nė Dunicė tė Mokrės mė 7 mars 1944. Djali tjetėr i Hajdarit, Xhevdeti, u largua nga Shqipėria nė fund tė vitit 1944 dhe jetoi pėr shumė vite nė SHBA. Nė mėrgim ai ishte njė veprimtar i Bllokut Kombėtar Indipendent. Ai vdiq nė vitin 1998.
Studiuesi i njohur shqiptar, ish ministri Ago Agaj, nė librin e tij "Milloshi heroi i Kosovės" tė botuar para shumė vitesh nė SHBA, mbron tezėn se pasardhės tė Millosh Kopilit janė pikėrisht pinjollėt e familjes Blloshmi. Madje nė faqen 44 tė librit ai thotė mbreti Aleksandėr i Jugosllavisė i kishte bėrė ftesė Hajdar Blloshmit nė vitet 20-t tė shekullit tė kaluar, nė mėnyrė qė ky i fundit tė shpėrngulej familjarisht nė Jugosllavi dhe tė gėzonte gjithė pėrkrahjen morale dhe materiale si pasardhės i heroit tė betejės sė Kosovės. Kuptohet qė interesi i serbėve ishte qė ta paraqisnin familjen Blloshmi si serbe.
Pėrgjigja e Hajdar Blloshmit ishte e qartė dhe e prerė: "Jam shqiptar dhe nuk ndahem nga atdheu".

Nga Bedri Blloshmi

20/04/2010 - 18:11:51 | Komente: 0 | Shikuar: 3300 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]