Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Vjeshta vjershė - Poezi nga Vangjush Ziko

Erdhi vjeshta


Erdhi vjeshta.
Dhembin eshtrat
e mia dhe tė drurėve.

Vjeshta,
stina e tė zemėruarėve,
tė tradhėtuarėve,
tė mjerėve,
fytyrėverdhėve,
Me shkopin e saj nė duar
shkel gjethet e verdha,
florinė qė patėn ėndėrruar
dhe ėndrrat e djegura.

Dhembin eshtrat e vjeshtės
dhe rrokjet e mia tė vjershės.


VJESHTA E DRENOVĖS

Mioja pikturon vjeshtėn.

Llullėn e ndezi me njė gjethe tė verdhė,
me gjethen e pėrflakur tė manės.
Era ia mori gjuhėt e flakės,
ia hodhi mbi pėlhurėn e bardhė.

Mbi telajon e bardhė dėborė
u ndez vjeshta e Drenovės.


VJESHTA VJERSHĖ

Njė gjethe vjeshte ra mbi fletėn time,
gjethe qull prej shiut.
M'i fshiu tė gjitha rimat
dhe vargjet m'i fshiu.
Mbi letrėn-arė
mbiu mullari,
mullar i verdhė,i heshtur
si vetė trishtimi i vjeshtės.

E hoqa gjethen e tharė.
Mbi letėr ēeli vjeshta vjershė.


DUKE PRITUR PRILLIN

Vjeshta varrosi farėn e grurit
nė varrezėn e ugarėve.
Nė brazdat-qivur e mbylli.
E qan buzė arės lisi
me gjethen e tij tė tharė
Duke pritur prill-Krishtin
tė ngjallė Shėnllazarė.


VJESHTA NUK E ZHVESHI DUSHKUN

Vjeshta nuk e zhveshi dushkun.
Ia la tė thara gjethet.
Degėt vezme ia mbushi
me fishekėt lende.
E la buzė arės,nė kufiri
tė presė ariun e bardhė,dimrin.

Shtator 2010

Nga Vangjush Ziko




Kommentet


20/09/2010, 21:45:21 Fredi shkruan:

Isha mesuar gjithmone qe ta shikoja me kenaqsi kete poet ne maj te Malit te Poezise,por kohet e fundit krijimet e tij jane disi te ftohta dhe nuk e kuptoj nga vjene ky acar dhe perse ndodhe keshtu?Megjithate i uroje suksese ne krijimtarine e tij per poezi me te mira e me te bukura. -

21/09/2010, 15:03:06 Vangjush Ziko shkruan:

I dashur Fredi,
Ju jam mirenjohes dhe ju falenderoj per konsideraten e larte qe kini per krijimtarine time.
Jusiguroj qe nuk ka ndodhur asgje,nuk po zbres nga Mali, qe ju ka pelqyer juve.Poetet ngjasojne me alpinistet,qe synojne gjithnje lartesi te reja,shtigje te reja drejt nje maje me te larte.Shpresoj qe te mos ju zhgenjej.
Me respekt te sinqerte, Vangjush Ziko -

21/09/2010, 17:21:04 Fredi shkruan:

I nderuar Z.Ziko!
------------
Pena juaj eshte shume e afte dhe duhet te shkruaj e thuri vetem poezi te bukura e plote freski.
Suksese ne te arthmen. -

27/09/2010, 14:01:44 nderime shkruan:

mua me pelqejn shum keto vjerrsha -

30/09/2010, 04:20:51 genta shkruan:

sa temira vjershat -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]