Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Mermeri - Tregim nga Kostaq Duka


Ishte hapur nami nė atė fshat tė vogėl pranė Selanikut, plot vila tė bukura, se ndėr shqiptarėt mė i ndorshmi ishte Llazi Mushka. “Ėshtė edhe i fuqishėm, edhe i mprehtė, e ke edhe pėr krasitje pemėsh , edhe pėr vjelje, punim toke, edhe mekanik. Sa t’i thuash pėr njė gjė ta merr llafin nga goja duke tė thėnė e bėrė. Por edhe nė pazar s’ka naze jo se punon xhaba por s’ka hile dhe nuk ėshtė mistrec si ca e ca, jo aq po kaq .” E lum kush e merrte Llazin!  Ai ndėr shqiptarėt emigrantė s’mbetej kurrė pa punė edhe tė shtunave e tė djelave afendikonjtė e thėrrisnin pėr cdo gjė. Ndėr biseda me njėri tjetrin afėndikoi  qė merrte Llazi Mushkėn  s’duronte sa tė thosh se e kishte nė shtėpi pėr kėtė apo atė punė kėtė argat duarartė.

Dhe ja njė tė djelė  Llambroja, greku qė veēas nga tė tjerėt qė kishin korafe me pjeshkė merrej me kultivimin e duhanit i thotė Llazi Mushkės pėr njė punė disi tė veēantė. I duhej tė hiqte prej tėrė faqeve tė mureve tė ballkonit pllakat dekorative prej mermeri. I kam tė bardha i tha por se ku kish pare gruaja  njė lloj mermeri si bojėqielli dhe tha ti bėjė tė tilla. Ustaj do tė vijė nga Selaniku po muret i do tė pastruara krejt.

I kishte bėrė hesapet mirė Llambroja, shkulja nga Llazi  vendosja nga mjeshtri i Selanikut.

Llazi u mendua  pak. Jo, njė punė tė tillė s’e kishte kryer kurrė. Pėrfytyroi  muret e veshura me pllaka mermeri. Sa herė i kish rastisur tė hynte nė ndonjė  nga vilat gjithnjė  pėllėmbėn e tij tė madhe e rrėshqiste mbi sipėrfaqen e ftohtė tė siperfaqės sė mermertė si pėr ta marrė freski.

-Tė duhen pllakat e vjetra? - tha.

-Jo,jo ato do tė hishen nė plehra.

Atėherė e bėrė , tha Llazo Mushka, tek ndjeu gjaku t’i vėrshonte nė tėrė trupin. Do t’i shkul se s’bėn, tha me vete. Kėtij s’i dhimset mermeri, unė do ta dėrmoj e do ta shėmb pėr tokė. Me kėto duar kam rrėzuar lisa e jo mos rrėzoj ca pllaka tė ngjitura pas muri. Kur shkoi nė shtėpinė e Llambros pasi vėshtroi mirė e mirė muret e veshura me pllaka e sajoi shpejt e shpejt zgjidhjen do t’i godiste pllakat me ēekan a  diēka tjetėr tė fortė e do t’i thėrmonte. Mermeri ashtu duket i fortė por po mori krisje thėrrmohet. Llambroja i solli njė ēekan tė rėndė dhe Llazi mushka filloi tė godiste pllakat mbi mur. Por mermeri s’donte t’ja dinte nga goditjet. Aty, kėtu merrte ndonjė plasaritje por s’jepte shėnja tė forta shkėrmoqjeje. Llazi Mushka, qė ishte mėsuar  t’u shkonte se s’bėn punėve deri nė fund e flaku ēekanin diku nė qoshe dhe shkoi nė vendi ku Llambroja mbante veglat e punės. Diku pa njė sopatė.   Sytė i pėrshkėnditėn. Ta shohė mermeri tani po s’ja bėra copė fytyrėn me myllin e kėsaj sėpate! I ngjau me sėpatėn qė mbante aty nė shtėpinė e tij tė gurtė rrėzė malit, tre orė prej ketej. Mburrej se e kishte sėpatėn mė tė rėndė nė fshat dhe mė tė mprehtėn. Punonte kafshar e bėnte drutė qė pėrdorte kooperativa pėr furrėn e bukės. Llambroja kur e pa me sėpatė dhe varre nė dorė ēakarriti sytė por s’i tha gjysėm fjale. “ Punė pėr tė. Kushedi ē’i ka pjellė mendja, mjafton tė pastrojė muret nga mermeri.”
 
Llazo mushka pėrveshi mėngėt e kėmishės e i’u fut me zell goditjeve tė mermerit me sėpatė. Pėrplasja qe e egėr . Mermeri nga goditja lėshonte njė klithmė tepėr tė veēantė , diēka therrėse, shumė mė tė egėr nga pėrplasaja e metalit nė metal. Jehona e goditjes pėrhapej deri tutje. Llazoja tėrė djersė i mėshonte krahut sa tė mundėte. Tashmė plasaritjet e mermerit u bėnė tė dukėshme duke krijuar trajta si rrjeta e merimagės apo harta e botės por copėzat me kryneēėsi qėndronin ngjitur njėra pas tjetrės pa rėnė pėrdhe.
 
Llazoja u shkoi pėllėmbėn e dorės pllakave tė mermerit dhe ndjeu aty kėtu gėrvishtje. “ma morėt tė keqen” tha me vete. Dhe goditjet u bėnė mė tė forta, mė kėmbėngulėse….Jo ai s’do turpėrohej. Kish bėrė ēdo gjė. Kishte rrėzuar edhe lisat shumėvjeēare nė kėtė  fshat me sėpatė e litar kur tė tjerė s’kishin guxuar,  kishte shėmbur mure e rrėzuar betone dhe tani tė turpėrohej nė heqjen e pllakave prej mermeri?! Dhe goditjet u bėnė mė tė egra…..
 
Nė njė moment e zonja ė shtėpisė e cila po gatuante nė katin e parė doli e lemerisur duke thirrur : “ Po tronditet tėrė shtepia!”
 
Kėto fjalė Llazos i prenė krahėt.Nė ēast u kthjellua. “Mos jam i marrė  a do tė dijė mermeri nga sėpata. Nga e pranova kėtė punė!”
U ul nė qoshen e majtė tė ballkonit dhe ndezi njė cigare si pėr tė mbledhur veten e shpėrndarė retė e mendimeve tė zeza. Si u qorrollisa kėshtu?! Goditet mermeri me sėpatė  dhe ku… nė Greqi! Si tha njėherė me mburje njė grek kur e pa  atė tė shastisur para njė mjedisi tė veshur krejt nė mermer?! Greqia mermerin e ka kostumin e sė djeles, pra mburet qė e punon dhe e pėrdor.

Ne kėtė kohė, si ta sillte porosia e zotit qė me sa duket dėgjoi rėnkimet e Llazos, nė rrugė kaloi Tiri me njė mikun e vet nga Gjirokastra. Sa e pa Llazon i thirri: “ Ē’bėn aty nė ballkon tė Llambro grekut?

Llazoja, u shkund nga zėri i Tirit dhe zbriti shkallėt pėr t’i takuar.
-Kėtė mikun e kemi nga Gjirokastra, shpjegoi Tiri. I ka duart e arta. Mjeshtėr i mermerit. I thashė ke ardhur nė Greqi ku i lusin mjeshtra si ty por kėtu s’ja vlen tė rish.Gjynah ti pėrdorėsh duart pėr krasitje kur ato punojnė mermerin.
 
Llazoja e peshoi mikun nga koka nė kėmbė.
Ishte njė burrė i shkurtėr, me sy tė ėmbėl larushanė dhe krahė tė formuar gjithė muskuj.

-Vėrtet, vėrtet ju punoni mermerin?
Tjetri buzėqeshi e pohoi me kokė.

-Mua mė ka gjetur belaja sot. Ejani ejani e shihni ē’punė mė ka ngarkuar ky matufi Llambro.

Tiri e miku nga Gjirokastra s’po kuptonin ēdo tė thoshte me kėto fjalė Llazoja qė nga shprehja e fytyrės dukej i tronditur.

Dyshemeja e ballkonit ishte mbushur me copėza mermeri. Nėpėr muret dukeshin gjurmėt e e shrregullta tė goditjeve tė egra tė sėpatės....
 
Gjirokastrit u vrenjt nė fytyrė.

-Ēke bėrė kėshtu- i tha Llazos sikur ky tė kishte bėrė njė krim nga mė tė shėmtuarit.
Mermeri duket i forte por po t’ja dish rradhėn ėshtė  si njė tul buke qė porsa del nga furra. Jo,jo e ke goditur keq. Por pse, pse duhen hequr pllakat? Qėnka mermer i sojmė.

-Zonja e shtėpisė do  njė mermer me ngjyrė tjetėr...
 
Dhe pėr tė rrėzuar pllakat ke pėrdorur sėpatė?!

Teksa fliste gjirokastriti me njė ton ku pėrzihej dhimbja, e njė ndjenjė neverie Tirka mezi po e mbante tė qeshurėn kur shikonte se si vinin e zhdukeshin ngjyrat nė fytyrėn e Llazos si prej njė adoleshenti  qė sa ka bėrė njė proēkė tė madhe. “O ēdo kėnaqemi sot nė mbremje kur tė mblidhemi nė klubi” mendonte Tirka.
 
Gjirokastritit i ardhi keq kur e ndjeu prekjen serioze tė sedrės sė Llazos, qė fundja gjithēka e kish bėrė nga padija.

-Mos u mėrzit. Qė nga Gjirokastra i kam marrė me vete veglat e punės edhe pėr shkuljen edhe pėr vendosjen e pllakave. Po shkoj me Tirin t’i marr tani .Ėshtė njė proces i lehtė pėr t’u mėsuar.

Dhe vertet. Llazoja i’a mori shpejt dorėn heqjes sė pllakave. Pasi i hoqi tė gjitha u dha njė tė larė mureve dhe  dyshemesė sė ballkonit.
 
Ishte mesdite. Nga kėnaqėsia e punės  s’ndjente lodhje. Zbriti poshtė nė dhomėn e ndenjes dhe i thirri Llambros. Bashkė me Llambron pėr inspektim dhe e shoqja.Kur panė ēdo gjė pėr sė  mbari mbetėn si tė ngrirė. Llambroja  bėri tė kėrkonte sėpatėn por s’e pa gjėkundi. Nė vend tė saj diku disa mjete tė thjeshta, veglat e gjirokastritit.... “ Ec e merri vesh shqiptarėt! Kėtu duken si tė pagdhėndur, kur fap i’u ndizet mendja dhe i’a arrijnė qėllimit. Jo s’e ka keq fshati kur thotė pėr Llazon se s’ka punė qė ai tė mos ja dalė nė krye.

Ishte kjo ngjarje qė e afroi aq shumė Llazon me Gjirokastritin. Ai i la gati gjithė punėt. Me njohjen qė kishte nė fshat bashke me mikun e ri hapi fronte pune pėr rinovime tė shtrimeve me mermer nė tė gjitha shtėpitė vila tė afendikonjve. Kjo ishte gjė e madhe pėr gjirokastritin e porsa ardhur por pėrfitimi mė i madh ishte pėr Llazon .Ditė pas dite u bė mjeshtėr i vėrtetė.U dashurua marrėzisht pas mermerit. Pas njė viti tė dyja familjet, e Llazos dhe gjirokatritit qė ishin bėrė njė, lėvizėn nė Selanik ku edhe kėrkesat pėr punė nė mermer ishin tė mėdha.

Tetor 2010

Nga Kostaq Duka




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]