Histori: Konica «Shqipėria - Kopshti Shkėmbor i Evropės Juglindore» (5)

KREU IX Feja I Pasardhėsit zakonisht i ngjitin njė etiketė me pak fjalė ēdo shekulli tė kaluar: bashkėkohėsve, duke qenė nė shtjellėn e ngjarjeve, u mungon perspektiva e nevojshme pėr tė pėrgjithėsuar tiparet karakteristike tė kohės sė vet. Ka mundėsi qė njerėzimi nė tė ardhmen ta mbiquajė epokėn tonė si njė mashtrim nė ngut e sipėr. Njė shfaqje e kėsaj prirjeje tė sėmurė tė ditėve tė sotme ėshtė mania jonė pėr t'ia pėrplasur nė fytyrė publikut njė tė ashtuquajtur informacion pėr ēėshtje rreth tė cilave ndodh qė ne vetė nuk dimė absolutisht asgjė. Mendime tė tilla ndonjėherė mund t'i kenė lindur kujtdo qė ka njohuri tė pėrpikta pėr njė gjė ose njė tjetėr dhe befas ėshtė ndeshur me njė tufė fantastike, tė pėrbėrė pjesėrisht nga gjėra tė pėrafėrta e pjesėrisht nga trillime tė mirėfillta dhe qė i paraqiten aspak si pėrralla, por si “informacion” pėr ēėshtjen nė fjalė. Kjo ndodh veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr vende tė largėta. Optimistėt besonin se shpikja e kinematografisė do tė jepte ndihmesė pėr qėndrime serioze, sepse do tė bėnte tė mundur qė tė jepeshin dokumente fotografike autentike pėrpara syve tė studiuesve ose tė kureshtarėve. Mirėpo nė tė vėrtetė ndodhi e kundėrta. Shkathtėsia e paskrupull i gjeti mėnyrat pėr t'i manipuluar fotografitė e rreme dhe, nėpėrmjet kinemasė, e bėri mashtrimin edhe mė tė pranueshėm.

Nė gusht tė vitit 1936 erdhi nė Uashington njė film i shkurtėr pėr Shqipėrinė dhe, natyrisht, unė nxitova qė tė shkoja e ta shihja. Ishte i lezetshėm. Kishin mbledhur ca aktorė nė njė studio pesė mijė kilometra larg Shqipėrisė dhe i kishin vėnė tė luanin rolin e personaliteteve shqiptare tė gjalla nė njė episod imagjinar. Dhe gjithė kohėn komentuesi, me njė frazeologji bombastike dhe me tonin e njė fodullėku tė vetėkėnaqur e pa iu dridhur zėri, bubullonte duke thėnė pjesė tė pasura “informacioni” krejt tė ri pėr mua. Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi prej habisė, kur ai nė mėnyrė pompoze njoftoi se gjithė popullsia e Shqipėrisė ėshtė myslimane. Nėse ky orakulli i ngutur i orės sė fundit do tė ishte ndalur qė tė bėnte disa hetime, pėr shembull, rreth fesė sė Kabinetit tė ministrave tė Shqipėrisė,d o tė kishte marrė pėrgjigjen e thashethemeve, se nga gjashtė ministra qė pėrbėjnė kabinetin shqiptar sot, tre janė katolikė, njė ėshtė anėtar i kishės lindore ose i kishės ortodokse dhe dy janė myslimanė, madje duke pėrfshirė edhe kryeministrin, i cili ėshtė mysliman nė kėtė kabinet, kėshtu qė ėshtė njė shumicė prej katėr tė krishterėsh dhe njė pakicė prej tre myslimanėsh. Nė kabinetin pėrpara kėtij, dy ministra ishin tė krishterė ortodoksė, njė katolik, tre myslimanė, me njė kryeministėr ortodoks, pėrsėri pra katėr tė krishterė dhe tre myslimanė. Por jeta ėshtė e shkurtėr e studimi ėshtė i lodhshėm, njeriu ėshtė pėrtac nga mendja, publiku ėshtė i durueshėm dhe perdja ėshtė e siguruar kundrejt vėrshėllimave, kėshtu qė pėrse dikush tė shqetėsohet pėr faktet, kur ėshtė kaq e lehtė tė lėshosh nga goja hamendje nė tym?

Shqipėria nuk ėshtė njė vend mysliman. Ajo ėshtė njė vend me tri besime dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rrethane nuk ka fe shtetėrore nė Shqipėri. Nėn sundimin osman, shqiptarėt myslimanė, tė cilėt turqit i kishin afruar nė pushtet, ishin vazhdimisht nė qendėr tė vėmendjes, ndėrsa shqiptarėt e krishterė kishin mbetur nė hije dhe nuk u dėgjohej zėri asnjėherė. Kjo ka sjellė qė jashtė vendit tė krijohej pėrshtypja se Shqipėria ishte njė vend tėrėsisht islamik. Me zgjimin e kombėsive nė Evropė dhe kur gojėtaria e Gledstounit kishte ngritur kundėr turqve njė lėvizje tė krahasueshme me kryqėzatat nė Mesjetė, grekėt dhe serbėt, kėta fqinjė tė “ndershėm” tė Shqipėrisė nuk vonuan ta rroknin pėrfitimin qė do ta nxirrnin, po tė ngatėrroheshin feja me kombėsinė. Nė ēdo rast vihej gishti mbi fenė myslimane, qė e kishte marrė njė pjesė e madhe e shqiptarėve pas pushtimit, dhe nė saje tė “hipnotizimit nga pėrsėritja” kishte shpresa qė bota do tė bėhej tė besonte se shqiptarėt na ishin “turq”. Si grekėt, edhe serbėt kanė cilėsi tė shkėlqyera, tė cilat unė i admiroj, por as serbėt dhe as grekėt kurrė nuk janė akuzuar se luajnė kriket ose se kanė dobėsi pėr Rregullat e Markezit tė Kuinsberrit. Nga tė dy palėt, serbėt ishin mė fajtorė, sepse ata e kishin ndjenjėn e kombėsisė tė dalluar nga feja, por ka rrethana lehtėsuese nė dobi tė grekėve, tė cilėt pėr shkak tė elementėve heterogjenė qė hyjnė nė pėrbėrjen e grigjave tė sotme greke, kurrė nuk e kanė njohur kuptimin e vėrtetė tė kombėsisė dhe gjithmonė e kanė ndier se feja ka qenė lidhja e tyre e pėrbashkėt. Miku i tyre Finlej ka njė vėrejtje tė goditur pėr kėtė ēėshtje: “Marrėdhėniet e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė kanė qenė shumė mė miqėsore se tė shqiptarėve me turqit. Shqiptari, ndryshe nga greku, i ndiente lidhjet e kombėsisė mė tė forta se ata tė fesė”. Pėr grekėt mendjelehtė feja ortodokse dhe “kombėsia greke” pėr shumė kohė kanė qenė dhe janė ende sot dy terma tė ndėrkėmbyeshėm. Ata nuk mund ta kuptonin pėrse bullgarėt, qė ishin ortodoksė, nuk duhej tė konsideroheshin “grekė” dhe pėrse dėshironin tė ishin tė pavarur. Nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė Ali Pasha i Tepelenės pati si komandant tė trupave tė tij njė shqiptar me emrin Thanas Vaja, tė cilin autorėt bashkėkohės francezė e anglezė e quanin zakonisht “gjeneral Vajas”. Rastisi qė ky shqiptar trim tė ishte i kishės ortodokse dhe meqė disa herė ai i kishte shtruar trazirat greke me dorė tė rėndė, grekėt kanė shkruar mjaft rreth tij. Thanas Vaja, i cili pėr grekėt ishte Athanasios Vaias, vėshtrohej jo si njė armik, por si “tradhtar”. Kjo ėshtė njėsoj sikur Franca tė quante “tradhtarė” katolikėt e Bavarisė, qė kanė luftuar kundėr saj, duke u nisur nga arsyetimi se si katolikė ata nuk mund tė ishin gjė tjetėr veēse francezė.

II

Njė aspekt tjetėr pėr studimin e Shqipėrisė nga pikėpamja e fesė ėshtė skepticizmi i pranuar i shqiptarėve. Ky opinion, ndoshta jo krejt pa baza, mund tė gjurmohet nė njė pjesė nga letrat e ledi Meri Uortli Montegu. Kjo grua fisnike, e bija e dukės sė Kingstonit dhe e shoqja e Eduard Uortli Montegusė, qė mė 1716 u caktua ambasador i Britanisė nė Stamboll, ka shkruar mė datėn 1 prill 1717:

“Nga tė gjitha fetė qė kam parė, feja e arnautėve mė duket mė e veēantė. Ata janė vendės tė Arnautllėkut, tė Maqedonisė sė lashtė, dhe ende sot ruajnė diēka nga guximi dhe qėndresa e dikurshme, ndonėse e kanė humbur emrin e maqedonėve, duke qenė grada mė e mirė nė Perandorinė Turke dhe i vetmi kontroll mbi jeniēerėt… Kėta njerėz qė jetojnė ndėrmjet tė krishterėve dhe muhamedanėve, qė nuk janė stėrvitur pėr diskutime, e pohojnė se nuk janė aspak nė gjendje tė gjykojnė se cila fe ėshtė mė e mirė. Por pėr tė qenė tė sigurt se nuk e hedhim poshtė tėrėsisht tė vėrtetėn, ata i ndjekin qė tė dyja me kujdes dhe tė premten shkojnė nė xhami e tė dielave nė kishė, duke thėnė pėr t'u shfajėsuar se ditėn e gjyqit tė fundit ata do tė jenė tė sigurt se do t'i mbrojė profeti i vėrtetė, por cili ėshtė ai ata nuk janė nė gjendje ta pėrcaktojnė nė kėtė botė. Unė besoj se nuk ka popull tjetėr nė botė qė tė ketė njė mendim kaq modest pėr aftėsitė e veta”.1

Po tė lėmė mėnjanė qorollisjen e dukshme, qė gabimisht i merr shqiptarėt (tė quajtur “arnautė” nga turqit) si njė sekt fetar, njė qorollisje me tė cilėn kanė qeshur komentuesit dhe qė vjen vetėm nga pėrdorimi i pakujdesshėm i fjalėve nė njė letėr familjare, ėshtė e qartė se Ledi Meri, me gjithė zgjuarėsinė e saj tė shkėlqyer e tė famshme, nuk ia ka dalė qė ta rrokte humorin e hidhur tė informuesve tė saj. Ende sot pėrditė mund ta dėgjosh nė Shqipėri atė qė i kanė thėnė ata ushtarė: kjo ėshtė njė mėnyrė moskokėēarėse dhe ironike, pothuaj njė shprehje e ngurtėsuar, qė shqiptarėt e pėrdorin kur duan tė mos hyjnė nė njė diskutim fetar.

Po autoriteti i ledi Merit nė shekullin e tetėmbėdhjetė ka qenė shumė i madh dhe kur u botuan letrat e saj pas vdekjes, ato shumė shpejt u bėnė njė vepėr klasike. Lord Bajroni, qė i kishte studiuar, nuk e la pa e studiuar gjendjen fetare tė shqiptarėve dhe mendimin e vet e ka pėrmbledhur nė kėto fjalė: “Grekėt zor se i quajnė tė krishterė dhe as turqit si myslimanė, dhe nė tė vėrtetė ata janė njė pėrzierje e tė dy palėve, disa herė nuk janė as kėshtu e as ashtu”.1

Bashkėkohėsi i tij H.S.Hjuz shprehet mė shkoqur. Hjuzi, qė ishte klerik anglikan dhe qė pėr kėtė ēėshtje kishte njė kureshtje mė tė madhe se tė njė diletanti, bėn njė vėrejtje, e cila na jep ēelėsin e gjithė kėtij keqkuptimi:

“Shqiptari muhamedan nėn rendin e ri nuk u pėrmbahet doktrinave, riteve e ceremonive mė shumė sesa nė tė vjetrin dhe osmanllinjtė fanatikė e vėshtrojnė me pėrēmim. Ai shpesh merr pėr bashkėshorte njė grua tė krishtere, i ēon djemtė nė xhami dhe i lejon vajzat tė shoqėrojnė nėnėn e tyre nė kishė, deri edhe vetė shkon herė te njėri tempull fetar e herė tek tjetri”.1

Na duhet tė kujtojmė faktin se pothuaj deri nė mes tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė njohja e rregullave tė islamizmit nė Evropėn Perėndimore ka qenė vetėm e pėrciptė dhe fragmentare. Vetėm mė 1834, kur studiuesi i madh Gustaf Flygel bėri botimin kritik tė Kuranit, nisi studimi shkencor i tė gjitha fushave tė islamizmit. Hjuzi nuk e dinte se feja islame, ndėrsa e ndalonte martesėn me paganėt, e lejonte ndėrmjet dy personave qė u takonin dy feve monoteiste, pra krishterimit dhe judaizmit. Martesa tė tilla nuk kanė qenė tė rralla nė Shqipėri dhe qė nga kohėt e para tė pushtimit turk u vendos njė rregull lokal nė Shqipėri, qė pėrcaktonte pozitėn pėrkatėse tė burrit, gruas dhe fėmijėve pėr rastet e martesave tė pėrziera: burri mbante fenė e vet dhe gruaja mbante tė sajėn, ndėrsa kur kishin fėmijė, djemtė edukoheshin me besimin e babait dhe vajzat me tė nėnės. Ajo qė e ka habitur Hjuzin kaq shumė, nuk ka qenė aspak gjė e ēuditshme, por rrjedhimisht ka qenė pjesėrisht nė pėrputhje me ligjet e shkruara dhe pjesėrisht me tė drejtėn zakonore tė vendit.

Prapa gjithė kėtyre bisedave pėr skepticizmin ka pasur nė tė vėrtetė njė habitje, si tė turqve dhe tė grekėve, kur shihnin tolerancėn e ndėrsjellė tė shqiptarėve myslimanė dhe tė krishterė. Njė zyrtar turk i ka thėnė tozerit tre ēerekė shekulli mė parė: “Muhamedanėt kėtu nuk janė muhamedanė tė vėrtetė dhe tė krishterėt nuk janė tė krishterė tė vėrtetė”.1

Natyrisht nuk kanė qenė, nėse kėrkesat pėr tė qenė tė krishterė e myslimanė tė mirė ishin mostoleranca e ndėrsjellė dhe pėrleshja fytas, siē ndodhte si rregull nė pjesėt e tjera tė Perandorisė Turke.

III

Njoftimet fragmentare e tė mjegullta, tė shtuara me hamendje tė nxjerra nga koka, lidhur me gjendjen fetare tė kaluar e tė sotme nė Shqipėri, e bėjnė tė nevojshėm njė ripėrcaktim tė pėrpiktė. Unė do ta pėrmbledh kėtė nė pak faqe dhe, para sė gjithash, do tė them diēka rreth fesė parakrishtere tė vendit, si pėr ta bėrė paraqitjen tė plotė, ashtu edhe pėr tė pasur njė sfond tė dobishėm.

Vepra mė e pėrditėsuar pėr problemet e ndryshme ilire, qė pėrfshin gjithė kėrkimet e bėra nė kėtė fushė deri mė 1931, ėshtė puna e njė studiuesi gjerman, dr. M. Flus. Ėshtė e natyrshme qė ai ka trajtuar edhe besimet e ilirėve dhe atė qė unė po shkruaj kėtu, ua detyroj pjesėrisht njohurive tė dr. Flusit. Ai vetė vetėm sa pėrmbledh kėrkimet e shpėrndara tė tė tjerėve, por nė frymėn e njė vėshtrimi kritik tė shėndoshė, qė i jep punės tė tij njė vlerė mė vete.

Pak gjė dihet pėr fenė ilire para ndikimit tė pushtimit romak. Megjithatė ėshtė i sigurt njė fakt qendror, pra qė ajo nuk ndryshonte thelbėsisht nga feja e romakėve, sepse ndėrsa nė viset e tjera tė Perandorisė kishte fėrkime tė vazhdueshme pėr shkaqe fetare ndėrmjet ngadhėnjimtarėve dhe kombėsive tė huaja tė pushtuara, nė viset ilire nuk kishte asgjė tė tillė. Hyjnitė vendėse ilire, ndonėse me emra tė tjerė, u korrespondonin perėndive romake dhe shpejt pas pushtimit ngriheshin altare pėr hyjnitė, pavarėsisht nga emri i vjetėr ose i ri. Njė autor grek i quan ilirėt “shumė tė respektuar kundrejt hyjnive”. Enji ka qenė perėndia e zjarrit dhe emri i tij ruhet deri mė sot nė fjalėn shqipe e enjte, ditė e javės (fjala angleze, natyrisht, ėshtė pėr ditėn e Thorit, qė ishte perėndia e gjėmimeve). Besohet se Bindusi ka qenė hyu i burimeve tė ujėrave. Prema ka qenė hyjnesha e pjellorisė dhe e shumėzimit; ajo e ka lanė emrin e saj tek e premtja, qė ėshtė emri shqip i kėsaj dite tė javės, dhe u pėrgjigjet Venusit tė romakėve dhe Frejes sė teutonėve. Surdi ka qenė perėndia e motit. Mbrojtėsi i fshatit, Silvani, nė kundėrshtim me emrin e tij romak, ka qenė njė perėndi e vėrtetė ilir dhe besohet se ėshtė futur nė Afrikė nga oficerėt ilirė. Edhe Diana, nė kundėrshtim me emrin e saj, ka qenė hyjneshė ilire. Si silvani edhe Diana dalin si pėrfaqėsues tė Ilirisė nė harkun e Trajanit nė Benevento dhe duket e sigurt se mund tė pranohet qė emrat e tyre romakė kanė zėvendėsuar emrat mė tė vjetėr ilirė. Saturni nė gjuhėn ilire ka qenė shtuna. Njė hyjni i pėrmendur shpesh ėshtė Medauri, i cili besohet se ka qenė perėndia e shėrimit dhe figura pėrgjegjėse ilire pėr Asklepin e Grekėve. Perėndi tė tjera ilire, si Latra, njihen me emėr, por nuk ka tė dhėna pėr atributet e tyre tė veēanta. Ndryshe nga fetė greke dhe romake, me sa duket, feja ilire nuk ka pasur klerikė. Ky ėshtė njė fakt me rėndėsi, i cili ndoshta mund tė shėrbejė pėr tė shpjeguar disa tipare tė jetės fetare mė vonė nė Shqipėri. Feja e vjetėr u mbajt nė shumė pjesė tė Ilirisė deri nė shekullin e katėrt tė erės sė krishterė dhe nuk do tė ishte e tepėrt tė kujtonim se perandori Julian ka qenė ilir. Ka disa mbeturina pagane nė disa zakone tė hijshme tė Shqipėrisė sė sotme: pėr shembull, zbukurimi i dyerve dhe i dritareve tė shtėpive me lule dhe me degė nė perėndim tė diellit ditėn e parė tė pranverės dhe nė verė, kur ka thatėsirė tė gjatė, veshja e njė djali ose e njė vajze me njė kostum tė bėrė prej degėsh e gjethesh qė mbulon madje edhe kokėn e fytyrėn, qė pastaj ai ose ajo tė ecė e tė kėrcejė, ndėrsa njerėzit rrotull e pėrkasin me ujė rrobėn e gjelbėr fantastike. Ėshtė ende nė pėrdorim njė tip i veēantė betimi solemn: beja pėr diellin ose pėr hėnėn, pėr njė mal ose pėr njė burim.

Siē e ka vėnė nė dukje Adolf fon Harnak, historia e vendosjes sė hershme tė krishterimit tė Evropės Juglindore njihet pak. Pėrsa i pėrket Ilirisė sė mirėfilltė, nuk ka dyshim se krishtėrimi nė fillim ėshtė pranuar nė viset bregdetare dhe prej andej u pėrhap nė brendėsi. Njė pjesė e njohur mirė nga apostulli Shėn Pavėl (Rom. XV, 19) ka njė kuptim pak tė errėt: “Nga Jerusalemi dhe rreth e rrotull nė Ilirikum, unė kam predikuar plotėsisht ungjillin e Krishtit”, siē thuhet nė versionin anglisht tė autorizuar. Teksti greqisht e ka mechri, domethėnė nė Ilirikum. A do tė thotė kjo se Shėn Pavli vėrtet ka depėrtuar nė viset ilire, apo ka ardhur deri nė kufijtė e tyre, mbetet njė ēėshtje pėr ta diskutuar. Shėn Jeromi, qė vetė ishte ilir, e ka kuptuar kėtė se do tė thoshte qė Shėn Pavli e ka vizituar Ilirinė dhe duhet tė mbahet si ai qė ka futur krishterimin ndėr ilirėt. Sido qė tė jetė, ėshtė e sigurt se predikimi i ungjillit nė Iliri nis qė nga shekulli i parė i erės sė krishterė dhe ndoshta ka qenė punė e apostujve tė hershėm. Qė nė kohėn e principatės sė Neros, nė vitin '58, ėshtė e dokumentuar prania e njė bashkėsie tė rėndėsishme tė krishtere nė Durrės. Qendra peshkopale e Shkodrės, e kryeqytetit ilir, u ngrit nė vitin 385 dhe prandaj ka pasur njė jetė tė pandėrprerė pėr afėr pesėmbėdhjetė qindvjeēarė deri mė 1867, kur u ngrit nė shkallėn e argjipeshkvisė.

Kur nė vitin 379 Perandoria Romake u nda mė dysh, Ilirikumi politikisht i ra gjysmės Lindore, por nga ana fetare, mbeti drejtpėrdrejt nėn kishėn e Romės, juridiksioni i sė cilės shtrihej pėrtej Maqedonisė, me kryepeshkopin e Selanikut si famullitar tė Papės. Pėrpjekja e parė pėr ta prishur kėtė gjendje ndodhi nė shekullin e tetė, gjatė Luftės sė Ikonave, qė nisi mė 726 me ediktin e Perandorit Leoni III, qė urdhėroi prishjen e fytyrave fetare nė tė gjitha kishat dhe nė shtėpitė vetjake pėr tė gjithė Perandorinė. Papa Grigori III u pėrgjigj me njė shkishėrim tė plotė pėr ikonoklastėt ose shkatėrruesit e ikonave, duke pėrfshirė edhe Leonin III. Kėsaj perandori ikonoklast iu pėrgjigj mė 732, duke ia shkėputur papės nga juridiksioni Kalabrinė, Sicilinė, Kretėn dhe Ilirikumin e duke i vėnė ato nėn autoritetin e patriarkut tė Stambollit, njė prelat politikan qė Giboni e pėrshkruan si “njė skllav shtėpiak nėn sytė e zotit tė tij, qė me njė shenjė tė kokės e bėnte tė shkonte herė nga kuvendi nė fron dhe herė nga froni nė kuvend”.1

Nė shekujt qė pasuan tabloja fetare nė Shqipėri ndryshoi me ndeshjet politike ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Pėrēarja e vitit 1054 pėrcaktoi njė model pėr tė gjithė Evropėn Juglindore, si pasojė Shqipėria me pėrjashtim tė njė pjese tė vogėl nė Veri, qė ka qenė edhe ende mbetet katolike, ra nėn juridiksionin e Perandorisė Lindore si politikisht, edhe nga ana fetare. Me rėnien e Konstandinopojės mė 1453, Perandoria Bizantine u shkatėrrua, por Shqipėria, ndonėse ende vazhdoi luftėn kundėr turqve me Skėnderbeun trim, mbeti nominalisht nėn juridiksionin e kishės Ortodokse Lindore.2

Mehmeti II dhelparak, pushtuesi i Konstandinopojės, pėr ta thelluar hendekun ndėrmjet krishterimit Lindor e Perėndimor, dhjetė ditė pas sulmit tė Konstandinopojės caktoi si patriark tė kishės greke Genadin, i cili kishte qenė kundėrshtari mė i vendosur kundėr bashkimit tė kishave greke e latine. Genadit iu dhanė garanci pėr “privilegjet dhe mbrojtjen e veēantė, si dhe pėr juridiksion tė gjerė mbi grigjėn e tij” dhe nė fakt u bė sundimtari shekullor i mijėra tė krishterėve ortodoksė nė Stamboll, duke pasur pushtet tė “rrahė, tė burgosė e deri tė ekzekutojė” njerėzit e varur prej tij.3

Ky pushtet i gjerė qė iu dha Genadit dhe pasuesve tė tij patriarkė, krijoi mundėsinė pėr t'u pėrpjekur qė tė greqizohen tė krishterėt jogrekė nėn juridiksionin e tyre. Ata i detyruan besnikėt ta ushtronin fenė nė gjuhėn greke dhe i terrorizuan ata klerikė qė nuk pranonin. Kėshtu elementi jo grek nė Perandori nisi tė mendohet nėse mos ishte mė e pėrshtatshme tė pėrqafonte fenė e pushtuesve, nė vend qė tė bluhej ndėrmjet dy gurėve tė mullirit, njėri politik dhe tjetri fetar.

Ėshtė mjaft interesante qė shqiptarėt, tė cilėt qenė nė gjendje t'u bėnin ballė sulmeve turke pėr njėzet e pesė vjet tė mira, pasi ishin nėnshtruar vendet e tjera fqinje, ishin tė parėt dhe i vetmi grup i njė kombėsie qė e pėrqafoi besėn myslimane nė shkallė aq tė gjerė. Kthimi nė fenė e re nisi me familjet kryesore dhe u pėrhap ndėrmjet fshatarėve nė shekullin e shtatėmbėdhjetė. Nga fundi i shekullit tė tetėmbėdhjetė prozelitizmi u bė pothuaj i plotė, duke dhėnė si pėrfundim qė sot nė Shqipėri ka afėr 70 pėr qind myslimanė, 20 pėr qind ortodoksė lindorė dhe 10 pėr qind katolikė romakė. Ky kthim i gjerė mund tė shpjegohet me faktin se shqiptarėt ishin njė bashkėsi kombėtare numerikisht mė e vogla ndėrmjet popujve armiqėsorė, tė ndrydhur midis sllavėve nga njėra anė dhe grekėve nga tjetra. Duke bėrė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė, ata vendosėn tė bėhen zotėr tė trojeve tė veta dhe pėrqafuan fenė e pushtuesve, duke fituar kėshtu prestigjin politik, ashtu edhe ushtarak nė Perandori.

Myslimanizimi i Shqipėrisė pati anėt e veta tė mira dhe tė kėqija. Duke u bėrė vėllezėr besimi me turqit, ata patėn mundėsinė tė arrinin poste tė larta nė ushtri dhe nė administratėn civile, por kėshtu ata e identifikuan veten me Perandorinė dhe prandaj e vonuan ēlirimin e vendit nga turqit. Prandaj Shqipėria, vendi i fundit nė Europėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve, ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė. Lidhur me kėtė, ka interes tė thuhen disa fjalė pėr reagimin e njeriut tė zakonshėm nė Shqipėri kundrejt kthimit masiv tė paraardhėsve tė tij nė besimin mysliman. Siē bisedohet nėpėr kafene, ka dy “shkolla” tė mendimeve pėr kėtė ēėshtje. Njėra thotė se po t'i kishin qėndruar shqiptarėt besnikė fesė sė stėrgjyshėrve, vendi sot do tė ishte mė i madh dhe do tė kishte qenė i pari qė do tė ēlirohej nga zgjedha e turqve. Shkolla e kundėrt thotė se po tė kishin mbetur shqiptarėt tė krishterė, ata do tė ishin asimiluar nga fqinjėt. E meqė historia nuk ecėn kurrė sė prapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, del qė ėshtė e kotė t'i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje.



1 Lady Mary Wortley Montagu, Letters and Works, bot. Lord Wharncliffee Filadelfia, 1837, vėll.I, f.252.
1 Lord Byron, Works, bot. Thanas Moore, Londėr 1832 vėll. VIII, f.113.
1 T.S.Hughes, Travels in Greece and Albania, Londėr, 1830, bot. 2, vėll. II, f.105.
1 H.F.Tozer, Researches in the Highlands of Turkey, Londėr 1869, vėll. I, f.206.
1 Edward Gibbon, Deeline and Fall of the Roman Empire, bot. 5, Londėr, 1923, vėll. V, f.256.
2 Shėnim i botuesit: Ky paragraf dhe ata qė vijnė janė shkruar nga botuesi.
3 William S. Davis, A Short History of the Near East. Nju Jork, 1922, f.211, 214.

Nga Linda

(Vijon ne numrin tjeter)

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: KORABI 04/02/2007 - 10:27:35 -

Ju pershendes, per kenaqesine qe na dhe,me artikullin e mesiperm ,per me teper ,per faktet interesante qe na sollet ne te.
Me respekt
KORABI


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]