Shefki Mexhani: Reagim ndaj deklaratave tė Florin Krasniqit nė gazetėn Illyria
Postuar më: 20-11-2010 | Ora: 23:41:30

Florin Krasniqi s’ėshtė i deleguari i ish Fondit “Vendlindja Thėrret” – ai ėshtė vetėm njė shantazhues i madh dhe shpifės maniak

Florin Krasniqi, si misionar i s’dikujt ėshtė duke zhvilluar njė fushatė tė egėr dhe tejet tė pamoralshme ndaj Partisė Demokratikė tė Kosovės, qeverisė sė Kosovės e nė veēanti ndaj z. Hashim Thaēi dhe z. Kadri Veseli, ndėrkohė qė ai nuk harron tė merr nėpėr gojė edhe aktivitetin e veprimtarėve tė tjerė tė diasporės shqiptare qė jetojnė dhe veprojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

GK
Florin Krasniqi nė njė dyqan armėsh
nė Pennsylvania (foto e redaksisė)
Por, pėr mua kjo nuk ėshtė diēka e re dhe e papritur, sepse z. Krasniqi vetėm qė nga viti 1998 e kėndej ėshtė i dukshėm nė mesin e bashkatdhetarėve nė Nju Jork, ai edhe gjatė luftės, por, edhe pas saj nuk i ka ndalur asnjėherė akuzat dhe shantazhet ndaj ish anėtarėve tė SHP tė UĒK-sė,

Pastaj kur z. Florin Krasniqi, pėr tė mbuluar marifetllėqet e tij, tė larat e tė palarat e tij, mundohet tė pėrdorė njė fjalor shumė “dashamirės”, shprehje respekti ndaj veprimtarėve tė ish Fondit “Vendlindja Thėrret”, fond i cili gjatė kohės sė luftės me shumė sukses veproi nė Amerikė e Kanadė, ndėrkohė qė edhe vet ishte pjesėtar i kėtij fondi por i padiciplinuar.

Zoti F. Krasniqi ndaj veprimtarėve tė kėtij Fondi me tė “vėrtetė” shihet se ka tepėr “respekt”, por respekti i tij sikur ėshtė njė shpatė me dy teha, njė thikė qė i futet pas shpine tėrė aktivitetit tė veprimtarėve tė Fondit dhe tė gjithė atyre qė kontribuan nga kėtu pėr luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pa pasur pretendime qė njė ditė kėtė kontribut ta shfrytėzojė pėr shantazhe, pėr qėrime hesapesh, pėr rrahje gjoksi e aq mė pak pėr pėrfitime materiale e poste politike.

Pas shkuarjes nė Kosovė, z. F. Krasniqi, me eufori u turr me kritika dhe madje edhe me kėrcėnime ndaj njė partie politike, e cila pėr momentin e ka pushtetin nė Kosovė. Deklaratat e tij dhėnė medieve kosovare nė kėtė kohė fushate janė tepėr tė rrezikshme dhe, me pavėrtetėsinė e tyre, rrezikojnė tė krijonjė huti nė opinionin e gjerė kosovar, por edhe kėtu nė diasporė.

Mė vėmendje kam pėrcjellur deklaratat e tij dhe debatin televiziv nė TV Klan, por edhe nėpėr gazeta dhe konferenca pėr shtyp. E kam ndier veten shumė keq dhe tė fyer rėndė, kur z. F.Krasniqi ēlirimtarėt dhe arkitektėt e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare dhe tė shtetit tė Kosovės i quajti banda kriminale, kur dihet fare mirė se nė vitin 1999 pikėrisht kėto “Banda”, qė moti janė ngulitur nė fjalorin e Florin Krasniqit, se bashku me Aleancėn Veriatlantike e nė krye me SHBA. i larguan bandat e vėrteta kriminale serbe nė krye mė Milosheviqin, Sheshelin, Koshtunicėn Arkanin,dhe banda tė tjera, tė cilat banda vranė, masakruan dhe dogjėn Kosovėn pėr vite e dakada me radhė.

Kėto deklarata qellimkėqija e shumė irrituese dhe fyese tė z. Krasniqi mė shtynė qė tė reagoj, nga pozicioni i njė veprimtari tė ish Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė, pasi qė aty mė pėrmendet emri im, por jo edhe mbiemri korrekt. Zoti Krasniqi, nė bazė tė kėtyre deklarateve, por edhe tė tjerave, po mundohet qė tė pėrfitojė pėrkrahjen e elektoratit kosovar, tash nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare, duke harruar se me kėto veprime e kėto deklarata ėshtė duke lėnduar rėndė tėrė procesin e zhvillimeve nė Kosovė.

Ėshtė duke harruar se deklaratat e tij dhe “turri” qė ka marrė duke fyer dhe akuzuar e shantazhuar rėndė ish-ēlirimtarėt dhe arkitektėt e luftės, tė lirisė e tė pavarėsisė sė Kosovės, janė deklarata qė nuk ēojnė ujė askund, pos nė mullirin e Beligradit.

Ka harruar z. Florin Krasniqi se ajo qė ėshtė duke bėrė nė kėto momente, nuk ėshtė gjė tjetėr, pos njė vetėgroposje pėr subjektin politik qė pėrfaqėson dhe me pėrmasa tė gjata destabilizuese te situatės edhe ashtu tė brishtė nė vend dhe me pasoja tė rėnda pėr njė kohė tė gjatė.

Florin Krasniqi, i cili nė Kosovė ka shkuar nga Amerika, vend i demokracisė dhe i respektimit tė vlerave, nė vend se atje tė pėrcillte kulturėn demokratike tė fushatave zgjedhore amerikane, ai atje po tregon tėrė brutalitetin e papėrmirėsueshėm tė mentalitetit ballkanik.

Irritimi tjetėr qė mė vjen nga deklaratat e Florin Krasniqit ėshtė edhe njė intervistė dhėnė gazetės “Illyria” qė botohet kėtu nė Nju Jork, autori i sė cilės intervistė ėshtė anonim. Edhe nė kėtė intervistė, si njė papagall qė ka mėsuar njė fjalė tė vetme, lidhje e palidhje, ai vazhdon tė pėrsėritė akuzat e tij dhe tė shpalosė “programet” dhe “planet” e tij dhe tė subjektit politik qė pėfaqėson, nė tė cilat nuk ka asgjė konkrete, pos fjalėve, akuzave dhe shantazheve tė vazhdueshme ndaj ēlirimtarėve.

Intervista fillim e mbarim ka kėtė qėllim. Nė kėtė intervistė, qė ėshtė e pėrgatitur nė kuzhinat e s’dikujt tė them,z. Krasniqi nuk “harron” tė flasė edhe pėr ish Fondin “Vendlindja Thėrret” dhe pėr udhėheqėsit e Fondit, misioni i tė cilit, siē dihet, ka pėrfunduar me plot sukses me pėrfundimin e luftės. Ai shkon aq larg, sa qė udhėheqėsit e Fondit, por edhe kontribuesit t’i quajė tė harruar dhe tė anashkaluar nga Partia Demokratike e Kosovės dhe qeveria Thaēi.

Por, opinionet e z. F.Krasniqi aspak nuk janė tė vėrteta. Ai e di mirė se nuk ėshtė ashtu sikur thotė, por siē shihet i ka dhėnė kėtė detyrė tė mbrapshtė vetit, apo kėtė ia ka ngarkuar dikush tjetėr.

Dihet botėrisht, (z. F. Krasniqi kėtė e di fort mirė), se jo me dhjetra, por me qindra herė, gjatė dhe pas luftės vetė z. Hashim Thaēi dhe udhėheqės tė tjerė tė SHP tė UĒK-sė, kanė falėnderuar aktivistėt dhe kontribuesit e kėtij Fondi, si pėrmes mjeteve tė informimit, po ashtu edhe nė takimet dhe tubimet qė ka pasur me komunitetin shqiptar, prandaj edhe me anėtarėt e Fondit kėtu nė SHBA.

Dua t’ia pėrkujtoj z. F. Krasniqit se rasti mė i freskėt ėshtė ai i 23 shtatorit tė kėtij viti. Nė atė takim me bashkatdhetarėt nė Nju Jurk, ku ishit edhe ju z.F. Krasniqi (kjo tė kujtohet fort mirė), kryeministri i Kosovės, z.Hashim Thaēi vlerėsoi lart kontributin e mėrgatės shqiptare dhe falėnderoi tė gjithė bashkatdhetarėt pėr kontributin e tyre dhėnė Kosovės. Kjo ta demanton botėrisht deklaratėn tėnde.

Zoti Florin Krasniqi: Njė ndėr pyetjet qė u ėshtė parashtruar nga gazetari anonim i gazetės “Illyria” ėshtė edhe ajo se: “Gjatė luftės nė Kosovė keni mbledhur 30 miljon dollarė dhe pėr pjesėn e tyre, sipas saj, nuk keni dhėnė llogari”. Pyetjes nuk ju ke pėrgjigjur?

Unė tė them se nga tė gjitha qendrat (degėt) e Fondit “Vendlindja Thėrret”, nė Evropė dhe Amerikė nuk janė tubuar aq mjete. Kėtė 30 milionėsh e ka shpifur imagjinata jote edhe mė herėt dhe nuk e di pėrse e bėn kėtė punė. Unė jam mė se i sigurtė se ti nuk e di shumėn e saktė tė mjeteve tė grumbulluara pėr SHBA dhe Kanadė. Por kėtė shumė mund ta mėsoni me vonė ti dhe i gjithė opinioni shqiptar si dhe pėr gjith aktivitetin e Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė.

Shumėn qė e keni deklaruar ju ėshtė mirė qė ta arsyetoni, t’i deklaroni se kush kanė qenė kontribuesit dhe ku i keni shpenzuar ato mjete, sepse realiteti absolutisht nuk pėrputhet me deklaratėn tėnde, Pra dokumentacionin qė posedoj pėr lėvizjen e mjeteve pėr SHBA dhe Kanadė pasqyron njė shifėr shumė mė tė ulėt.

Z. Krasniqi, ju keni thėnė se Fondi “Vendlindja Thėrret” ka patur Kėshillin Drejtues, gjė qė ėshtė shumė e vėrtetė, mirėpo ti nuk ju ke pėrmbajtur rregullave tė Kėshillit, duke i shkelur ato nė vazhdimėsi. Besoj se ti e di se kur dhe ku i ke shkelur ato dhe se me veprimet tua tė pamatura na ke dėmtuar shumė.

Nė intervistėn dhėnė gazetės “Illyria” ju keni deklaruar se Shefki Maxhuni ishte arkatar i Fondit “Vendlindja Thėrret”. Kjo ka shkaktuar huti tek lexuesit e kėsaj gazete, sepse sė pari mbiemri im ėshtė Mexhani e jo Maxhuni. Dua tė ta pėrkujtoj ty dhe opinionit tė gjerė, se unė me tė vėrtetė e kam kryer funksionin e arkatarit, por nė tė njėjtėn kohė edhe ato tė kontabilitetit e tė financave, mirėpo pos kėtyre punėve, sė bashku me veprimtarėt dhe aktivistė tė tjerė kemi bėrė organzimin dhe takimet e ndryshme pėr fushatė pėr mbledhjen e mjeteve pėr Fondin “Vendlindja Thėrret”, por kam qenė edhe njė ndėr themeluesit dhe organizatori kryesor i Batalionit Atlantiku, por qė nė kėtė drejtim ti Florin Krasniqi na ke munguar.

Dua tė ta pėrkujtoj se nė komunikatėn nr. 74 tė SHP tė UĒK-sė, qė ėshtė nė pėrputhje me Rregulloren pėr emėrimin e drejtorėve dhe tė sektorėve tė UĒK-sė, pėrpos anėtarėve tė Kėshillit Qendror tė Fondit, ėshtė vendosur qė tė emėrohen edhe strukturat drejtuese tė Kėshillit tė Fondit pėr Europė dhe Amerikė. Me kėtė rast unė pata nderin qė tė emėrohesha Drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė.

Uroj qė ju z. Krasniqi t’i vini gishtin kokės e tė mendoni mirė para se tė flisni gjėra tė pavėrteta. Nėse tė gjitha kėto qė i keni thėnė deri mė tani nuk bėhen me ndonjė prapavijė tė caktuar, jo vetėm politike, por edhe tjetėr, ėshtė e udhės qė tė kėrkoni falje pėr etiketimet mė banale dhe mė tė ulėta qė ua mvishni njerėzve mė meritorė.

Kjo do tė ta kthiellonte mendjen dhe do tė largonte nga rruga pa krye nė tė cilėn ke hyrė.

Shefki Mexhani Ish drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanada dhe njėri ndėr themeluesit dhe organizatori kryesor i Batalionit “Atlantiku”

Nga Shefki Mexhani, Nju Jork

Më: 20-11-2010 | Ora: 23:41:30 | Shikuar: 2739 | Komente (1)  

Komentet

     
  1. Postuar nga Besi 
    14-06-2014 - 16:20:26 -

    I nderuar me spjego si eshte e mundur te jeshe arkatarit e kontabilistit e mos te dihet shuma e grumbulluar e parave?


Shkruaj koment

 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]



« ParaTjetra »