''Njė dritare e vogėl e cila do tė futė kaq shumė dritė...''

Mendime pėr Studimin e Piro Tases: «Tė Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt»

Nga Avram Mitro Xhumara


Shoqeria “Tomorri Legjendar” e emigrantėve shqiptarė nė Nju Xhersi tė SHBA-sė, ka kohė qė ka nisur njė sėrė aktivitetesh kulturore atdhetare tepėr modeste. Anėtarėt e kėsaj Shoqate janė emigrantė tė hershėm e tė rinj nga Berati, Skrapari, Pėrmeti, Myzeqeja, Labėria, Mallakastra, Elbasani, Dibra, Kukesi e nga gjithė trevat e tjera shqiptare tė teritorit ballkanik: Kosovė, Mali i Zi, Maqedoni.Nė ketė Shoqatė nuk kanė munguar as arbereshėt e Italise as edhe arvanitasit tė cilėt, edhe pse kanė shekuj qė janė larguar nga dheu i tė parėve, ruajnė ende atė gjuhė tė vjetėr e mjaft tė ėmbėl tė trashėguar si dhe krenarinė pėr historinė e tė parėve tė tyre.

Fjalėt e urta tė tė parėve, tregimet interesante si dhe humori popullor qė mbartin ato nga koha e shkuar, dėgjohen me kureshtje dhe respekt nga tė gjithė kur rrėfehen prej Arbėreshit Paskuale Kortona apo nga Arvanitasi Kosta Xavella.

Nė larminė e aktiviteteve tė kėsaj Shoqate, krahas ngjarjeve madhore tė historisė kombėtare si: Dita e Flamurit, Fitorja mbi Fashizmin, Lidhja e Prizrenit, Ēlirimi i Kosovės, Dita e Dėshmorėve, Kongresi i Lushnjės, Lufta e Vlorės, Demokracia Shqiptare e tė tjera, janė organizuar edhe veprimtari tė lidhura me ngjarje e njerėz tė shquar tė kulturės, letrave e tė jetės artistike.

Kėto ditė shumė lexues tė kėsaj Shoqate kanė nėpė duar librin e ri “Tė Huajt Pėr Shqipėrinė Dhe Shqiptarėt” tė intelektualit beratas Piro(Marko) Tase, botuar nė Amerikė nga “Outskirts Press” dhe qė ėshtė publikuar On-Line nga siti gjigand “Amazon. Com”, dhe e shpėrndarė nga “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”.

Por kush ėshtė autori i kėtij Studimi, tashmė, tė botuar nė Amerike?

Pėr tė marrė mė shumė informacion, le tė pyesim publicistin i njohur tė temės historike, studjuesin Mihal Jano, njėkohėsisht edhe aktivist i shquar i Shoqatės “Tomorri Legjendar”

Mihal Jano - Piro (Marko) Tase ėshtė lindur nė Qershor tė vitit 1947 dhe ka qėnė banor i qytetit tė Beratit deri nė Shtator tė vitit 2000, kur, sė bashku me familjen, emigroi nė Sh.B.A.

Nė vitin 1969, u diplomua nga Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė pranė Universitetit tė Tiranės si Mėsues i Gjuhės dhe i Letėrsisė Shqipe.

Nė vitet e mvonėshme, pranė kėtij Institucioni, pėrfundoi kurset pas-universitare pėr gjuhė angleze, italiane, spanjolle, si dhe pėr filozofi..

Detyrat dhe kėrkesat e kohės, niveli kulturor dhe shkalla e njohjes, formimi i tij letrar dhe karakteri i fortė, i dhanė mundėsinė pėr tė shfletuar, fillimisht, arkivėn e Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės, dhe mė pas tė futet nėpėr fondet e bibliotekave mė tė njohura tė Perėndimt dhe tė disa Universiteteve me emėr tė Shteteve tė Bashkuara, apo tė krijojė mundėsitė pėr t’u takuar dhe folur drejtėperdrejt me vizitorė tė huaj, misionerė, turistė, shkrimtarė, studjues apo diplomatė tė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės e duke marrė, nė kėtė mėnyrė, ngacmimin e parė nė realizimin e njė projekti tė perkufizuar nė kėtė mėnyrė nga shtypi shqiptar: “Tė ndėrtosh historinė e njė kombi mbi bazėn e shėnimeve tė udhėtarėve tė huaj qė kanė vizituar atė vend, nėpėr rrjedhėn e shekujve, ėshtė njė gjė shumė interesante. Kėtė mision ka ndėrmarrė edhe autori i studimit tė fundit mbi kėtė fushė, Piro Tase, nė edicionin «Tė Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt» (Gazeta “TEMA” 25 Dhjetor, 2010)

Fillimisht, disa artikujt tė shkurtėr tė botuar nė gazetėn lokale gjatė kohės kur punonte si drejtues i Bibliotekės sė Shtetit, Berat, dhe mė pas, njė studim nė mė shumė se 500 faqe, apo siē e ka cilėsuar kritika: “Nga njė Studim Lokal, nė njė Vepėr Gjigande” dhe ku “Herodoti me Shokė Flasin Shqip”....( Gazeta "AGON": Tiranė, mė 9 Janar, 2008. Faqja:13)

Akltualisht banon nė Qytetin e bukur tė Milluokit (WI), buzė Liqenit Miēigan dhe kemi mėsuar se krahas punės studimore, ka filluar njė nismė shumė interesante: tė bejė tė njohur nė botėn anglishtfolėse letėrsinė e diasporės shqiptare.

Piro Tase, si “Perfaqėsues i Autorit” pranė njė “Selfpublishing House” tė Nju Jorkut, bashkė me djalin e tij, Peter, linguist dhe autor i tė parit “Fjalor Simultan me Pesė Gjuhė” (ku krahas gjuhės Angleze, Italiane dhe asaj Spanjolle, janė pėrfshirė gjuha Shqipe dhe ajo Guaranishte,) kanė marrė pėrsipėr tė pėrkthejnė ne gjuhen Angleze dhe ato Latine, dhe pastaj edhe t’i botojne ato ‘on-line’ (Amazon.com., “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”.) shumė nga autoret e njohur te Diasporės Shqiptare nė Evrope dhe Amerikė, si: Ndue Ukaj dhe Remzi Basha nė Suedi; Skender Sherifi dhe Jeton Kelmendi nė Francė; Lek Pervizi nė Belgjikė, Faik Xh.Krasniqi nė Kosovė. Pas botimit nė “Amazone.com” tė veprės voluminoze tė Petraq Dhanės “Arsimi dhe Kultura nė Myzeqe”, tė poemės “Plagėt qė Rrjedhin Gjak” tė Gjikė Hilė Macorrit, tė Trilogjisė ne gjuhen Shqipe dhe Italiane tė Daniel Gazullit si dhe tė studimit nė gjuhėn greke mbi ekumenizmin tė Dr. Myslim Hotovės, projekti i tyre i ardhshėm ėshtė qė tė bėjnė tė njohur nė botėn anglishtfolėse edhe autorė tė tjerė tė njohur tė letrave tė shqipes, si: Bardhyl Ukcama, Dr. Namik Shehu nė Nju Jork si dhe Mero Baze, nė Tirane, autor i librit mjaft tė mirėpritur nga lexuesit e diasporės shqiptare “Viti ’97 - Prapaskenat E Krizės Qė Rrėnuan Shtetin”.

Cila ėshtė pėrmbajtja e kėtij studimi qė ka tėrhequr vėmendjen dhe po e rrit interesimin e lexuesve tanė emigrantė?

Mihal Jano - Janė rreth 500 faqe te mbushura plot me informacion, shumė prej tė cilave i jepen pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe lexuesit shqiptar. Ndjej kėnaqėsi kur shikoj qė njė libėr i munguar i shtohet historiografisė shqiptare. Shumė vite mė parė unė, disa nga keto dekumenta, i kam gjetur nė mėnyrė fragmentare dhe sado tė pakta, mė kanė shėrbyer qė sė bashku me tim atė Llaqi Jano, tė kryejmė mjaft hulumtime dhe shkrime nė librin “Myzeqeja dhe Mistere Shqiptare” duke zbardhur mjaft enigma aq tė domosdoshme dhe pėr tė parė e njohur mė drejt se deri tani historinė tonė tė vjetėr.

Nė kėtė studim, kėto fakte historike janė paraqitur me dekumenta autentike dhe jo me hipoteza, me gojėdhana apo me shpjegime vulgare tė cilat tė konfuzojnė.

Aty gjejmė ato vende qė na i pėrmend pėr herė tė parė Homeri i Madh i lashtėsisė greke apo Herodoti-Babai i Historisė, flitet pėr Deseratet pėrmes shkrimeve tė Strabonit, pėr Parthėt, Antitanasit, Taulantet, apo Albanėt e Ptolemeut tepėr tė njohur nė shumė nga tregimet e autorėve antike, jepen pėrshkrime nga luftėrat mes maqedonasve dhe romakėve nėpėrmjet veprės “Lufta Civile” tė Cezarit, njihesh me fortifikimet e Justinianit, me Kryqezatat, luftėrat midis Bizantinėve dhe normaneve, me Andronikun apo Kontakuzenin, me shkrimet e Ana Komnenės, me pushtimin Anzhuin, me historitė e princeve arbėrore Matrenga, Muzaka, Arianiti apo Thopiasi duke vazhduar me kronikat turke mbi ekspeditat ndėshkuese nė kėto anė. Le tė kujtojme kėtu: “Seyhatnamenė” e famshme tė Ēelebiut, Kurzonin, Karl Patchin, Popp e me pas, Pukevilli- ambasadori frances pranė Ali Pashė Tepelenės, diplomati anglez Martin Liku, poeti Bajron, piktori pejzazhist i mrekullueshėm Euduart Lir, gjeografi dhe botanisti i madh italian Antonio Baldaci, etnografja dhe mbrojtėsja e madhe e shqiptarėve Edith Durhan, Hjugsi, W.Schoeder, albanologu Robert Elsie, dhe akademiku anglez Filip Win, i cili u bė miku i ngushtė i Beratit dhe i beratasve, si dhe dhjetra e dhjetra tė tjerė udhėtarė tė huaj anglezė, irlandezė, gjermanė, austriakė, italianė, francezė, rumunė, turistė amerikanė qė e pershkruajnė me emocione bukurinė e veēantė tė natyrės sė kėtij rajoni dhe pasurinė shpirtėrore tė kėtij populli. Figura tė tilla tė historisė sė Shqipėrisė si: Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit e deri tek Skėnderbeu, jepen nėn kendvėshtrimin e tė huajve. Po ashtu, edhe kryengritėsit popullorė, qofshin kėta me emėr si Zenel Gjoleka apo edhe anonimė, tė quajtur “kleftė” apo kaēakė dhe komitė, i gjen kudo nėpėr shėnimet e udhėtarėve tė huaj dhe, ēuditėrisht, tė cilėsuar si miqtė e tyre mė tė mirė dhe mes tė cilėve ata kishin kaluar kohėt mė tė bukura tė rinisė..

Ali Pashė Tepelena ishte bėrė objekt i kėtyre vizitave. Ai ėshtė i pranishėm kudo bashkė me epokėn qė e ‘polli’. Figurat e historisė sonė shfaqen para lexuesit ashtu siē u skicuan nga kėta vizitorė tė huaj nė shekuj. Ata do tė vijnė fare pranė lexuesit shqiptar pėrmes kėtij Edicionit tė Ri.

«Tė Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt» ėshtė njė mėnyrė interesante dhe njė lloj i veēantė i pėrshkrimit tė fazave tė historisė sė njė kombi. Ky studim, siē thotė albanologu i shquar kanadez, Dr.Robert Elsie, “...ėshtė nja nga ata lloj libra qė unė pėlqej tė lexoj mė shumė...”

“Autori, jo pa qellim i ka "grumbulluar" kėta konikanė, si pėr tė bėrė njė "simpozium" pėr Historinė e Shqipėrisė dhe tė Shqiptarėve, nė qytetin e lashtė, mė shumė se 2400-vjeēar tė Beratit.

Ata vijnė nga Roma...dhe pėrmes detit Adriatik, valėt e egėrsuara i hedhin nė brigjet Alesios, Durrachiumit apo tė Apollonise dhe Vlorės, nė brigjet e Prevezės apo tė Himarės.

Ata vijnė nga Kosova dhe Mali i Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia... e duke ecur mė kėmbė apo me kalė, e duke pushuar “han mė han”, ndalojnė nė qytetin e "pa-arritshėm tė Beratit" pėr tė hedhur nė telajo, peizazhet mė tė bukura e pėr tė shkruar nė letėr shėnimet e udhėtimeve tė tyre. Autori, jo pa qėllim ka zgjedhur Beratin, kėtė "...qytet tė skalitur si kurorė mbi majėn e njė mali, tė ngjashėm me fronin e njė arqipeshkvi", pėr tė ekspozuar sa mė mirė kėtė Mozaik tė mrekullueshėm tė kėsaj historie "tė pafund" tė shkruar nga “Tė Huajt.” (Gazeta “TEMA” 26 Dhjetor, 2010. Pjesa II)

Por ēfarė tė rejash e ēfarė vlerash mbartin shkrimet e kėtij libri?

Mihal Jano - Janė shkrime me mjaft vlerė, njė pjesė e shohin dritėn e pėrkthimit pėr herė tė parė nė shtypin tonė. Janė tė gjitha shkrime nga autorė tė huaj qė nga shekulli IV para erės sė re dhe deri sot. Ato vijne, ashtu, me radhe, nė kohė e nė hapėsirė tė caktuar tė territorit tonė, qė nga Homeri, Herodoti, Straboni e nė radhorin e gjatė e pa mbarim tė njerėzve tė shquar tė letrave nė rrugetimin e shekujve, pėrfshihet edhe Diplomati shquar i kohės, Perez De Kuelar i cili vizitoi vėndin tonė me rastin e 2400 vjetorit tė “lindjes” sė Qytetit tė Beratit. Janė deshmi interesante, tė para e tė shkruarė nga njerėz qė kanė bėrė histori dhe lėnė gjurmė tė thella nė tė histori.

Kėto materiale, tė pėrzgjedhura nga panteoni i kulturės europjane, do na shėrbejnė pėr atė qė duam tė njohim dhe pėr tė ndėrtuar drejt historinė e vendit dhe popullit tonė. Ato janė tė nxjerra nga ai kaos e nga ai pėshtjellim i madh i shkaktuar qėllimisht nė historinė ballkanike si nga tė huajt invadues, po ashtu edhe nga fqinjėt grabitqarė. Kėto shėnime tė ndihmojnė pėr tė hedhur drite mbi shumė nga misteret mbi lashtėsinė dhe mbi kontroverset lidhur me origjinėn e popullit tonė, nja nga kombet mė tė lashtė nė Ballkan dhe nė gjithė Evropėn jug-lindore.

Ēfarė elementi tė veēantė do tė dallonit nė kėtė ekspoze tė dokumentave dhe tė shėnimeve historike?

Mihal Jano - Studimi, mund tė themi me plot gojė, ėshtė “njė minierė informacioni”, janė qindra faqe tė pėrkthyera nga gjuhė tė ndryshme tė botės: qė nga Herodoti e Tit Livi, Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres, Villeharduind e sė fundi Attaleiates (1038) me tė parėn referencė pėr Shqipėrinė nė dokumentat e Perandorisė Bizantine,( 1154), Muhammad al-Idrisi me ”Librin e Rogerit”(1154), George Acropolites me “Njė Kryengritje Shqiptare”(1257); Simon Fitzsimons(1322) e deri tek autorė pa emėr, anonimė, qė datohen qysh nga viti 1000, pėr herė tė parė tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze nga R.Elsie. Dhe pas tyre, nė kėtė edicion tė dytė, edhe Piri Re'is (1521), Jean Carlier de Pinon (1579), Lorenzo Bernardo (1591) si dhe Teologu e Historiani suedez Johan Erich Thunmann (1746-1778) me traktatin e tij: “Mbi Historinė dhe Gjuhėn e Shqiptarėve dhe tė Vllehėve), Leipzig 1774. [Nga: Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen (Leipzig 1774). Pėrkthyer nė anglisht nga by Robert Elsie.] Ky ėshtė njė nga studimet mė tė hershme tė dijetarėve mbi Shqiptėrinė, e cila ishte pak e njohur nė Evropė nė atė kohė. Njė histori e shqiptarėve qė ėshtė ēuditėrisht tepėr e hollėsishme pėr atė periudhė e pėrkthyer nė gjuhėn angleze nga Dr. Robert Elsie dhe qė i jepet pėr herė tė parė nė kėtė studim lexuesit shqiptar nė gjuhėn shqipe. Qė nė vitin 1774, autori i kėtij traktati thotė: “Qėllimi im nuk ishte qė tė shkruaja njė histori tė gjatė dhe tė plotė. Pėrpjekjet e mia kanė qėnė vetėm pėr tė hedhur dritė mbi prejardhjen e shqiptarėve ashtu sikurse shfaqet tek njė numėr i madh faktesh dhe dokumentash tė renditura nė mėnyrė kronologjike tė cilat ējerrin errėsirėn, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtė ato spekullime tė paskrupullta mbi kėtė popull, duke u pėrpjekur qė ta bėj tė njohur kėtė vėnd pėrgjatė gjithė historisė sė tij si njė komb i cili ėshtė ndėr banorėt mė tė vjetėr tė Evropės dhe qė kanė ditur tė mbijetojnė, megjithė fluksin e grekėve, romakėve, gotėve, sllavėve, frengėve, italianėvet dhe turqve...”

Pėr herė tė parė ‘flet shqip’ Wiliam Plomer me “Diamandin e Janinės”.

Albanologu, Dr.Robert Elsie, nė kėtė edicion tė dytė, ėshtė mė shumė se njė “i ftuar nderi” me botimin e tij nė gjuhėn angleze, “Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003”

Autori nuk ka bėrė gjė tjetėr vetem se i ka sistemuar dhe i ka vendosur nė kohėn e caktuar pėr tė ndėrtuar historinė e njė kombi ashtu siē e kanė pėrjetuar kėta udhėtarė nė kronikat e tyre. Rrefimi i tij behet aq interesant sa qė nuk tė lė tė largohesh pėr asnjė ēast deri nė pėrfundim tė librit. I gjithe libri, siē thotė autori nė parathėnien e tij, ngjan me njė “pazėll”, “...njė pėrpjekje pėr tė zbuluar njė enigmė, pra, tė arrish tė ndėrtosh historinė e njė populli tė lashtė nėn kėndvėshtrimin e tė huajve qė kanė vizituar kėtė vend. Ėshtė njė ‘pamje’ tepėr e vėshtirė pėr t’u montuar. Ėshtė mė shumė se sa bashkimi i copėzave tė qeramikės tė nxjerra nga nėntoka, pėr tė ndėrtuar njė figurė dhe pėr tė zbuluar njė fakt. “Copėzat”, qė do tė shėrbenin pėr tė plotėsuar kėtė pazėll, dhe pėr tė arritur, mė nė fund, njė “figurė”, do tė duhet t’i gjesh duke kėrkuar arkivat nė thellėsi tė shekujve, duke studiuar kronikat, shėnimet, apo shkrimet e hedhura nė letėr, tė kronikanėve dhe studiuesve apo udhėtarėve tė huaj qė kanė ardhur nga tė gjitha anėt e botės, e kanė shkelur kėtė vend dhe kanė jetuar nė kėto treva, nė tė gjitha kohėrat, e duke i bėrė tė flasin nė gjuhėn tėnde. Ndaj dhe pėrfytyrimi final i kėtij pazėlli, qė mban diēiturėn “Tė huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt” mbetet pėrherė i paplotėsuar dhe enigmatik nė pritje pėr tė gjetur jo vetėm ‘copėzat’ e humbura apo tė fshehura nga vitet por edhe tė atyre ‘copėzave’ qė e ardhmja do tė lindė.”

Pėrfundon kėtė libėr “pa fund” dhe zemra tė mbushet me afsh, mendja tė kthellohet dhe shpirti krenohet por edhe drithėrohet pėr rrugėtimet e mundimshme tė jetės iliro-arbėrore shqiptare nėpėr mjergulla kohrash e tymra luftrash tė parreshtura.

«Tė Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt» me autor Piro Tase, ėshtė njė kronikė e bukur, interesante dhe mjaft e dėshiruar pėr tė plotėsuar informacionin e paktė dhe fragmentar qė ‘na ka munduar’ prej kohesh.

Duke cituar edhe opinionin e Profesorit tė njohur tė Universitetit tė Cikagos, me origjinė shqiptare, Nikola Pano, nė reēencen e tij kushtuar kėtij libri:

“…Its selections have been carefully chosen and include a number of works that enjoy an honored place in Albanological studies… Thus I trust that this volume will contribute to the fostering of a better understanding of the Albanian heritage on the part of Albanians residing both at home and abroad….” na lind e drejta tė themi se ky studim meriton njė vend nderi nė gjithė fondin e historisė sė Shqiperisė. Kėto shkrime brilante, ashtu siē i ka renditur kronologjikisht studjuesi ynė, zoti Tase, pėrbėjnė njė gjerdan tė artė qė na bėn tė krenohemi mė shumė se kushdo, nė kėtė fillim shekulli mjaft tė vėshtirė, neve, emigrantėt shqiptarė tė shperndarė kudo nėpėr botė, e duke bėrė qė tė ndihemi krenarė pėr emrin Shqiptar.

Mendimi Juaj pėr Autorin dhe...ndėrsa lexoni kėtė libėr, ēfarė ndjeni?

Mihal Jano Unė nuk e njoh nga afėr autorin, por nėpėrmjet mjaft shkrimeve nė organet e shtypit shqiptar dhe atyre nė internet, kam vlerėsimet mė tė mira pėr njohjen, formimin dhe kulturėn e punimit tė kėtij intelektuali, tashmė me mjaft kontribute shoqėrore i cili, krahas veshtirėsive per t’u integruar nė kėtė botė tė huaj qė na rrethon, sa e panjohur aq edhe e ashpėr, gjen mundėsinė qė tė punojė me dashuri dhe pėrkushtim pėr vendin ku ka lerė dhe pėrpiqet pėr ta ndriēuar me pasterti e me dinjitet vendin dhe popullin e tij.

Unė, do te thoshja se libri i publicistit Piro Tase, qė do tė keni rastin ta lexoni, “Tė Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt”, pėrbėn njė vlerė monumentale. Pėr nga informacioni qė sjell, ėshtė si njė obelisk kushtuar historisė sė trojeve tona. Nė tė dallohet qartė pasioni i studjuesit pėr tė na sjellė dėshmitė mė interesante pėr kėdo qė kėrkon tė njohė tė kaluarėn tonė, atė qė nuk mund ta gjeje dot as nė tekstet shkollore as edhe nė ato universitare te historisė.

BUJAR SINANI (veprimtar i Shoqates, nga Dangellia) – Ėshtė kėnaqėsi kur tė qėllon tė lexosh libra tė tillė qė tė mbushin me krenari dhe tė hapin horizontin pėr tė parė mė mirė se kurrė ndonjėherė dhe qė tė ndihmojnė pėr tė shpjeguar mjaft nga ato tė panjohura apo enigma qė vijnė nga thellėsia e shekujve.

Unė jam nga vendi i Frashėrllinjve, qė aq shumė bėnė pėr Shqiperinė. Kjo mė bėn krenar dhe mė shtyn qė tė ecij nė gjurmėt e tė parėve tanė. Le t’ua percjellim keto vlera brezave qė vijnė, ashtu siē bėn dhe autori i kėtij studimi, me qėllim qė edhe pse, nė njė tė ardhme, tė lindur dhe tė rritur nė dhe tė huaj, tė mos e harrojnė vendin e tyre, historinė, gjuhėn dhe traditat e tyre. Le tė bėjmė qė femijet tanė tė ndihen krenarė, kudo nė botė pėr emrin shqiptar.. Ky libėr do tė mbetet si njė Mesazh atdhedashurie edhe pėr brezat qė do tė vijnė.

Para disa kohesh lexuam shkrimet interesante, studimore, Tomorri, Dodona, Deseratet, tė autorėve Llaqi dhe Mihal Jano, shkruar mjaft vite mė parė. Sa drejt i parashtrojnė hipotezat dhe tezat e ndryshme, me argument, me llogjikė e me njohje dekumentare tė saktė. Te tilla studime i kane munguar prej kohesh shqiptarit. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė historiografia shqiptare ka qendruar kaq indiferente pėr kaq shumė vjet ndaj njė dokumentacioni tė tillė qė hedh dritė mbi shume mistere tė lena nė errėsirė nga “historianėt” tanė.

NARD GALLANI (veprimtar i Shoqates, nga Lushnja) – E lexova me njė frymė kėtė libėr. Ishte njė suprizė pėr mua qė vetėm nga njė libėr tė mėsoj gjithė ato gjera, fare tė panjohura dhe shumė interesante. Unė jam rritur nė Lushnje dhe nė fshatrat e Myzeqesė, mes njerėzve mjaft tė mirė, tė urtė dhe tė ndershėm, puntore e tolerantė sa asnje popull e krahinė tjetėr e vendit tonė. Me vjen mirė kur mėsoj se shumė nga tė huajt qė kanė kaluar nėpėr Myzeqe shkruajnė faqe tė tėra pėr myzeqarėt dhe pėr historinė e tyre qė nga lashtesia. Prinderit e mi ishin nga familjet e vjetra e te njohura: Gallani e Sallabanda, dyer fisnike qytetare te Beratit, tė atij qyteti qė ka mahnitur kėdo qė e ka parė e vizituar atė. Ishin banorė tė lagjes Kala ku siē dihet, aty kishte 100 shtepi si dhe kisha tė bukura monumentale, njė rast unikal pėr nga vlerat qė mbart, jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botė. Kam shkuar disa herė nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Filadhelfia dhe mrekullohesh kur shikon mjaft emigrantė tė hershėm tė lindur nė Amerikė nė vitet 20-30 tė shekullit qė shkoi dhe krenohem kur mėsoj se janė beratas, ruajnė me fanatizėm zakonet, kulturėn, gjuhėn e dashur shqipe dhe janė veprimtarė tė mėdhenj tė ēėshtjes kombėtare dhe tė autoqefalisė shqiptare, ruajne objekte dhe sende tė ndryshme si kujtim tė tė parėve nga qyteti i tyre i dashur.

Per qytetin tim tė Beratit, pėr njerėzit e mi atje, ndej mall dhe kam shume dashuri. Dhe ky mall me shuhet sadopak kur degjoj dhe lexoj per te sic po me ndodh tani me librin e Piro Tases. Ndaj dhe pėr t’i uruar, kėtė fund viti, tė gjithėve mbarėsi, po citoj pėrsėri atė mesazh tė bukur qė ka dhėnė pėr Beratin tonė nė vitin 1990, Perez De Kuelar gjatė vizitės qė bėri nė qytetin tonė “… Pamė njė gjė tė pa-arritshme e tė pa pėrseritshme. Aty mundėm tė shohim njė thesar tė kulturės botėrore ….Ishte njė kėnaqėsi qė visitova kėtė pasuri tė madhe tė kulturės Shqiptare. Shpresoj qė ky qytet i admirueshėm tė konsiderohet dhe tė respektohet si njė pasuri kulturore njerėzore”

JORGJI DYLGJERI (veprimtar i Shoqates) – Ne e dimė tashmė se kujtesa historike nuk i kalon tė pesė brezat, me tej ajo ngaterrohet deri sa humb filli fare. Tė rinjtė sot pak e njohin historinė edhe pse mundėsitė janė shumė mė tė mėdha se sa i kemi patur ne dikur. Tė parėt e mi, ashtu si mjaft familje tė tjera kanė zbritur nė Myzeqe nga malėsia e Shpatit qysh para 200 vjetėsh. Kemi kėngė tė bukura tė atij largimi tė detyruar nga shpata dhe zjarri nė duart e forcave bashibozuke turke qė drejtoheshin nga Myftiu i Elbasanit, siē e tregon dhe kronika e banorėve tė fshatit Dragot tė Sulovės. Kėtė do tė thoshja edhe pėr shėnimet mjaft brilante tė Prof. Antonio Baldacit mbi banorėt e krahinės sė Skraparit dhe zonės sė Tomorrit tė cilat aq bukur janė sjellė nė kėtė libėr qė ja shton mė shumė vlerat. Gjithashtu, “Kujtimet e Gjon Muzakes...”, ku pėrmenden shume emra vendesh dhe njerėzish, mendoj se ia rrisin vlerat kėtij studimi pėr nga saktėsia e pėrkthimit dhe shqiptimit tė emrave. Mund tė pėrmendim ketu: Cervotai-Uje i zi sot Corovoda, Visagnisot-Vishanji, Gurriscitit-Guri i shqitur sot Guri i Prere, Fachiemiri-Faqemiri, Guerbsi-Gjerbesi, Orchova-Harkova e shumė tė tjera.

E, me kėtė rast, le t’ua tregojmė kėto virtyte tė mrekullueshme edhe tė huajve nė kėtė botė tė panjohur, ē’ka e motivon autorin nė projektin e tij tė ardhshėm pėr tė dhėnė variantin nė gjuhėn Angleze tė ketij studimi.

Amarildo Loshe: Une jam mjek dhe kam vite qe jam larguar nga Shqiperia, punova per rreth 15 vjet ne Greqi, pashe dhe njoha vende e njerez te shumte qe vlersonin lart natyren, njerzit dhe traditat shqiptare, takova arvanitas qe krenoheshin me te kaluaren dhe origjinen e tyre, shqitare te Janines, Konices, Prevezes dhe teritoreve te tjera te Epirit qe i kishin rrenjet dhe lidhjet ketej nder dherat e Shqiperise nga Skrapari, Permeti, Tepelena, Berati, Himara. Ata njihnin mjaft tregime dhe legjenda te vjetra, krenoheshin me rrenjet e gjakut me emrat qe su shqiteshin nga kujtesa, flisnin per Tomorrin, per Melesinin, per Nemercken, per Cajupin, per Dhembelin apo Likursin per zakonet dhe traditat e bukura qe fatkeqsisht po ju zhdukeshin nga brezat e rinj, zejet e ndryshme qe kohet moderne po ja lene kujteses dhe muzeut. Lexova me interes kete liber dhe mu kujtuan vitet e para te punes per nje studim mbi mjeksine e tradites popullore. Sa do te me ndihmonte dikur ky information i gjere, pershtypjet e udhetarve dhe studjuesve. Me shume deshire rilexova shenimet interesante te biologut Italian Antonio Baldaci, ato dhe pse ato jane shkruar mbi 100 vjet me pare perbejne nje studim me vlersime te mrekulluesheme sociologjike. Banoret e zonave te Beratit, Skraparit dhe Permetit keto shkrime duhet ti njohin dhe te krenohen per vlersimet e larta qe ju bejne te huajt. Ne Greqi kishte nje vlersim me te madh nga shteti dhe shoqeria per ti evidentuar njerzit e huaj qe kishin lene gjurme dekumentare per trojet dhe popullin qe banonte ne ato ane, interesi per zhvillimin ekonomik, sidomos per turizmin e kishte bere te domosdoshme qe libra te tille dhe njerez me kontribute tu jepej vendi dhe nderi i caktuar si vendosjen e emrave te ketyre njerzve neper institucione, eksozita te shumta, perkujtimore, emetine postare apo gude turistike. Keshtu bejne edhe popuj te tjere. Po tek ne a veprohet keshtu, duhet pa tjeter te zeme kohen e humbur, ti njohim, ti vlersojme dhe tu japim vendin e duhur se eshte ne te mire te prezantimit dinjitoz te popullit e vendit neper bote.

Astrit Kamberi: Jam nga Kurveleshi dhe kur je ne vend te huaj eshte e kuptueshme qe me shume te shtohet dashuria per vendin tend. Por te vjen keq qe i lindur dhe rritur ne ato ane shume gjera qe kemi pare e njohur nuk i kemi vlersuar apo njohur drejt per te ndricuar me tej ndergjegjen dhe rritur krenarine e merituar. Por kur lexon shkrime te tilla pa dyshim emocionet te shtohen me tej. Me duket sikur jo vetem po i vezhgoj nga ndonje lartesi e vendit tim keta udhtare misjonare dhe karvanet e tyre duke rrugetuar grykave te maleve, luginave e fushave te bukura te vendit tone por edhe po ndjek nga ky liber me mjaft vlera qe na sjell nje intelektual si Pirro Tase rrugen e driten qe ata shperndane me mirenjohje per vendin tone neper bote. Ne shqiptaret duhet ta njohim me mire historine dhe te krenohemi me ato virtyte qe kemi trasheguar dhe qe ka nevoje sot shoqeria jone.

Ka shume informacion ky liber, sikur nje moment te ndalesh ne nje pasazh te tille qe na sjell Pouqueville ne vitin 1806 kur flet per banoret e ketyre trevave gjate udhetimeve te tij neper Toskeri, dhe i shkonin per shtat kur i pa dhe u magjeps prej bukurise se tyre …grate e Myzeqese dhe rrafshit te Tomorrit jane thesare me vlere te verteta bukurie per kuroren e Dashurise. Me sy te medhenj, te kalter e te ndricuar me flake qiellore, me floke te geshtenje ne te verdhe apo geshtenje te erreta, hunde te holle, goje te embel dhe elegante-keto jane dhurata qe japin grate toske…ato me lekundjet e tyre trupore, elegante dhe te ndjeshme, me finesen e kembeve te tyre, cdokush mund ti mare per perendesha te lashtesise apo per nimfa me te cilat Profeti zbukuroi parajsen ku priste miqte e tij me te nderuar … te gjitha cfaqen si prototipe te Perendis te bukurise.

Libra te tilla na duhen me shume sot dhe mendoj se padyshim kesaj serie mund ti bashkengjiten edhe mjaft dekumenta e shkrime qe ndodhen neper libra dhe arkiva te vendeve te tjera. Pergezoj autorin per punen e kujdesshme qe ka bere dhe vazhdon te beje.

AVRAM MITRO XHUMARA: - Libra tė tillė janė mjaft tė mirėpritur nga lexuesi shqiptar. Shohim nė kėto vite qė po botohen mjaft shkrime dhe libra pėr historinė tonė. Njė pjesė e mirė e tyre janė krijime serioze qė nuk tė hiqen nga mendja pėr nga informacioni i ri dhe interesant qė sjellin. Por dallohen, gjithashtu, edhe mjaft libra pa vlerė qė mbushin raftet e librarive dhe nuk pėrtypen nga lexuesi sepse ato janė krijime tė bėra me porosi dhe tė paguara nga duar e para tė pista qė duan tė ndryshojnė historinė nėpėrmjet informacioneve aspak serioze e joshkencoreshte. Mund tė jenė shkrues shqiptarė edhe aq mė keq edhe tė huaj qė vendosin tituj reklamues pėr gjoja rishikimin e historisė sė shkruar, himne pėr ngjarje e figura tė errėta por dhe pa merita. Mjaft shkrime e kujtime tė politikanėve tė dėshtuar tė kohės sė mbretėrise apo bashkėpunimit fashist, tė shkruara nėpėr shtėpitė dhe kafenetė e Europės, nė arratinė dhe vetminė e madhe, ku me plot nostalgji e shumė vrer e mllef sajojnė pozicione atdhetare dhe mendime keshilltarėsh tė urtė por qė nuk u kuptuan nė ato kohėra.

Piro Tase na sjell njė libėr me mjaft vlera. Ai ėshtė njė gjuhėtar dhe letrar shumė i mirė dhe na ka sjellė njė material historik tė qemtuar mjaft drejt dhe me shumė vlera.

Njė mesazh pėr tė gjithė ne, mendoj se ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė qartė dhe shumė kuptimplot nga miku anglez, akademiku Filip Winn i cili i komenton kėto shkrime si:

“… njė dritare tė vogėl e cila do tė futė kaq shumė dritė… C’kėnaqesi sikur dashamirės tė Shqipėrisė tė gjenin kohė dhe tė bėnin pėrpjekje pėr tė ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre pėr kėtė vend ashtu sikurse fatmirėsisht po mė ndodh edhe mua… “

Ky do tė jetė edhe njė urim pėr tė gjithė ne shqiptarėt por edhe dashamirėsit tanė.

Nju Xhersi, dhjetor 2010


Nga Avram Mitro Xhumara

09/01/2011 - 15:50:31 | Komente: 1 | Shikuar: 4404 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Daniel Gązulli

    Jam ndėr ata fatlumė qė kam pasė rastin ta lexoj librin e Tases. Them fatlum, sepse aty ėshtė njė copė jo e vogėl e historisė sonė, autentike, e treguar nė vetė tė parė, nga udhėtarė apo studjues tė kohės, qė pėr fat tė keq, ose nuk njihen nga historianėt tanė, apo edhe mė keq, shpėrfillen prej tyre, sepse kanė ngelė nė kuadrin e njė historie standard, tė dhėnė njėherė e mirė, pėrgjithmonė. Po nuk ėshtė ashtu: historia ka nevojė tė plotėsohet e pasurohet. Nė bazė tė kėsaj pune duhet tė jetė letėrsia dokumentare, njė shembull i shkėlqyer i sė cilės ėshtė edhe libri qė na dhuroi me bujari Piro Tase. Na mbetit vetėm t'i themi FALEMNDERIT me tė gjitha shkronjat tė mėdha.
    Daniel Gązyulli

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]