Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi

Nga Bajame Hoxha (Ēelikui)


Atė qė historia e shqipėrisė e drejtuar nga diktatori Hoxha dhe sistemi totalitar pėr 50 vjet hoqi nga historia bijtė mė tė shquar tė atdheut. Ne, pa humbur kohė dhe me shumė respekt, duhet tė kėrkojmė falje para varrit tė tij tė nderuar, Gjeneralit dhe strategut tonė Prenk Pervizi.Atė qė historia e mohoi dhe e la jashtė rreshtave tė saj pėr dekata tė tėra, ne, pasardhsit e kėsaj historie tė hidhur dhe tė rreme duhet menjėherė tė ndreqim kėtė gabim tė madh sepse ėshtė i pafalshėm pėr historianėt dhe letrarėt e Shqipėrise, qė me dashje ose pa, tė lėnė jashtė rreshtave tė historisė punėn dhe veprėn e nje ushtaraku qė gjithė jetėn ia kushtoi atdheut pėr mbrojtjen e kufijve shqiptar dhe bashkim kombėtar. Sot kam nderin tė ulem e tė shkruaj pėr kėtė ushtarak tė nderuar. Me shumė respekt pėrulem para punės, veprės dhe emrit tė Prenk Pervizit qė ishte njė nga ushtarakėt mė tė shkolluar tė Shqipėrisė tė asaj kohe dhe mė vonė.

GJENERAL PRENK PERVIZI

Nė njė ditė pranvere mė 4 maj 1897 nė fshatin Skuraj tė Kurbinit nė njė famije me tradita patriotike lindi dhe u rrit Prenk Pervizi Gjenerali i ardhshėm i Shqipėrisė sė madhe. Qė nė moshė tė mitur Prenka do tė shquhej pėr zgjuarsi dhe inteligjencė tė veēantė. Ai u edukua me dashuri pėr atdhe dhe urrejtje pėr pushtuesin. Shpirti i tij i ri do tė futej shpejt nė rrjedhėn e ngjarjeve historike. Nė frymėn e fisit te tij ai u edukua me njė ndjenjė tė lartė atdhedashurie sepse ky fis, kjo familje fisnike, kishte nxjerrė gjithmonė luftėtarė e burra tė shquar tė cilėt jetėn e tyre e vunė nė shėrbim tė kombit qė nė shekullin e kaluar dhe bėnė emėr anė e mbanė Shqiperisė.

Ne vitin 1912 Prenk Previzi ishte vetėm 15 vjeē dhe merr pjesė nė ngritjen e flamurit pėrkrah xhaxhait tė tij, Gjin Pjetrit. Nė 1918 mbaron me rezultate tė shkėlqyera Akademitė dhe kthehet menjėherė nė atdhe. Prenka filloi nje karierė tė veshtirė me kurajė e ndėrgjegje tė lartė prej ushtaraku tė pregatitur nė mėnyrė tė pėrsosur dhe arrin tė kryej tė gjitha detyrat e ngarkuara me sukses. Aktiviteti i tij sa vjen dhe shtohet kėshtu ai caktohet nė komandėn e pėrgjithshme pėr mbrojtjen e kufijve verior, me patriotė e luftėtarė tė tillė, si Bajram Curri, Major Prenk Jaku, Elez Isufi, Aga i Lumes, Muharrem Bajraktari dhe tė tjerė oficerė. Prenka bashkė me shokėt e tij mė 1920 marrin pjesė nė mbrojten e Kongresit tė Lushnjės dhe mė pas deri nė vitin 1924 nė dėbimin e forcave serbe nga zonat e veriut. Ndėrkohė Presidenti Ahmet Zogu emėron katėr zonė komandantė, nė rang guvernatorėsh ushtarak, kapitenat : Prenk Pervizi, Muharrem Bajtaktari, Fiqri Dine e Hysni Dema..

Pas njė pune tė ngjeshur dhe plot merita Prenk Pervizi dėrgohet nė Itali mė 1930 pėr tė kryer dhe pėr katėr vjet tė tjera Shkollėn e Luftės (shtatmadhėrisė) nė Torino. Ai kthehet nė Shqipėri dhe ernėrohet nė komandėn e pėrgjithshme tė mbrojtjes kombėtare. Ai shumė shpejt ēmohet pėr njė kontribut tė lartė dhe aftėsi ushtarake pėr forcimin e modernizimin e ushtrisė. Pra, Prenk Pervizi, duke njohur artin ushtarak nė mėnyrė tė pėrsosur mė mirė se ēdo kush nė Shqipėri u bė i njohur dhe i pranishėm nė tė gjitha trevat dhe qytetet e vendit. Atė e deshėn tė gjithė nga jugu nė veri sepse punoi pa u lodhur nė mbrojtje tė interesave tė Atdheut. Puna dhe vepra e tij nė mbrojtjen e ushtrisė dhe kufijve Shqiptar e bėnė mit. Shpejt ernėri i tij prej ushtaraku u vu nė vargjet e kėngėve popullore.

Oficer shtatmadhor e zotėrues i disa gjuhėve tė huaja, e pėrfaqėsoi denjėsisht Shqipėrinė nė takime ndėrkombėtare si manovra tė mėdha ushtarake etj. U caktua nė komisionin ndėrkombėtar tė vėzhguesve tė huaj nė luftėn Italo-abisine mė 1935-36. Kėto ishin merita tė padiskutueshme tė nivelit tė lartė ushtarak dhe pajisjes me njė kulturė tė gjerė. Pėr kėto veprimtari mori grada e dekorata tė larta.

Pėr aftėsitė e kėtij strategu kishte nevojė Shqipėria dhe shqiptarėt e asaj kohe dhe mė vonė, njėsoj si pėr ajrin. Me gjithatė regjimi i Hoxhės hodhi baltė mbi kėtė figurė tė pa­ arritshme nė ushtrinė shqiptare.

Mė 1943-44, Gjeneral Prenk Pervizi, i pėrqendroi gjithė forcat e ushtrisė shqiptare pėr ta mbrojtur Kosovėn nga sulmet gllabėruese tė Serbisė.

Natyra me kėtė strateg ishte treguar bujare sepse e kishte paisur me vyrtytet mė tė larta. Ai trashėgonte fisnikėri bujari urtėsi e trimėri tė pa shoq. Ai u gradua gjeneral nė bazė te fitoreve tė pa shterrshme dhe trimėrisė sė tij prej ushtaraku gjenial e tė pavdekshėm. Pra vet emri i gjeneralit Prenk Pervizi ėshtė pjesė e rėndėsishme e historise shqiptare tė cilėn e shtrembėroi regjimi i Hoxhes. Ėshtė nė nderin tonė qė kjo figurė tė derdhet nė bronx e tė ngrihet nė pjedestal si simbol i ushtrsė shqiptare. Gjenerali nė gusht 1943 ėshtė i pranishėm nė mbledhjen e Mukjes ku vendoset bashkimi i popullit nė luftė kundėr pushtuesit por e kupton shpejt tradhėtinė e idealeve tė Mukjes nga komunistėt qė bien pre e agjenturave Jugosllave. Pėr t"u bėrė Shqipėria pjesė e Federatės Jugosllave. Kėtė politikė dhe kėtė bashkėpunim nuk e pranoi gjenerali. Prandaj mohoi ēdo mundėsi bashkėpunimi me Komunistėt dhe doli nė mal pėr dy vjet me shumė nacionalistė tė tjerė .

Gjatė gjithė kėsaj kohe ai e sheh se ėshtė e pamundur pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga dora Komuniste pasi takimi i Jaltės ja kishte lėnė Shqipėrinė nėn protektariatin Rus. pra komunizmi ishte i pa shmangshėm bashkė me egėrsinė e shfrenuar tė Hoxhės. Me gjithė dhimbjen e madhe qė ndjente pėr vendin, familjen dhe miqtė e tij, ai detyrohet tė zgjedh rrugėn e arratisjes me zemėr tė plasur pėr ēdo pėllėmbė tokė qė do tė linte pas. Ai e dinte se komunizmi ishte farė e keqe e do tė mbinte nė vendin e tij e do te thante ēdo bukuri e mirėsi. Gjenerali e dinte se familja e tij do tė vuante pėrjetėsisht pėr deri sa te egzistonte komunizmi nė Shqipėri. Pra, ai po linte pas jetėn e tij prej ushtaraku ku kishte tė gjitha kujtimet e njė jete tė ngjeshur me punė e sakrifica tė mėdha, e ku nuk kishte pėllėmbė toke qė s'e kishte shkelur nė mbrojtje te kufijve etnike. Ai e dinte se puna e tij nuk duhej tė ndalej kėtu.

Atdheu e ushtria kishin ende nevojė pėr trurin e tij, pra puna ishte nė gjysėm ashtu siē ishte dhe jeta e tij. Edhe nėna e tij e vjetėr tani e sygjynosur bashkė me gruan e tij ne kampin e Beratit kishin nevojė pėr atė trim. Ėshtė e tmerrshme tė kalosh nėpėr mend ende pa u larguar nga Shqipėria si filloi hakmarrja ndaj familjes sė tij e ē'faj rėndonte mbi ta? Ai e dinte se kalvari i vuajtjeve dhe i torturave pėr familjen e tij sapo kishte filluar e fundin nuk e shikonte dot! Mjerė familja e tij dhe mjerė familjet e naeionalisteve tė tjerė ēdo tė vuanin nė tė ardhmen nga regjimi kuq. Kampet ishin hapur. Burgjet mbusheshin pėr ditė me tė pafajshėm. Ekzekutimet nė emėr tė popullit s'do tė kishin mė fund pėr njė popull kaq tė mirė e kaq tė pafajshėm!

Gjenerali e dinte se kampet qė po hapeshin nė Shqipėri ishin si ato tė nazizmit, e pse po i hapte Enver Hoxha? Cilėt fajtorė apo kriminelė do tė torturonte aty? Shteti po i hapte luftė shtetasve tė vet qė ishin tė pa arrnatosur. E tmerrshme pėr njė popull kaq trim qė po binte nėn thundrėn e komunizmit mė tė egėr. Pra, Shqiperia u bė mė shumė e Stalinit, e Titos, e Hoxhės e jo mė e shqiptarėve nė tėrėsi. Shqiptarėt do tė ktheheshin tė gjithė nė skllevėr kush mė shumė e kush mė pak, por gjithsesi familjet qė Hoxha do ti quante armike do tė vuanin edhe pėr pikėn e ujit, edhe pėr thėrrimen e bukės, tė kontrolluara ditė e natė nga sigurimi shtetit.

I ndodhur pėrpara kėtyre skenave barbare gjenerali s'mundi tė qėndronte dot mė, as nėpėr male dhe as tė bėnte ndonjė marrveshje me komunistėt. E vetmja zgjidhje mbeti largimi i tij ilegal pa u rėnė nė dorė komunistėve. Ky Gjeneral qė gjithė jetėn ia kushtoi kombit tė vetė tani ndodhej i mbrojtur nga populli sepse qeveria po ta kapte do ta ekzekutonte menjėherė. Enver Hoxhės nuk i duheshin njerėz patriotė e trima tė shkolluar nė akademiitė mė tė njohura tė evropės, as inxhinierė e profesorė, por rreth vetes i duheshin vetėm injorantė e kriminelė qė t'i shėrbenin regjimit verbėrisht e me pėrulėsi.

Nė njė ditė vere tė vitit 1946 ai Gjeneral e strateg i gjithė ato luftrave e fitoreve mbi pushtuesit, fare thjesht, po ndahej njė herė e pėrgjithmonė me trojet e veta. Po ndahej me malet me fushat e Shqipėrisė sė dashur qė i kishte shkelur pėllėmbė pėr pėllėmbė e u kishte shėrbyer me shpirt ushtaraku si bir i vėrtetė. Tani e vetmja rrugė, i vetmi shpėtim ishte ikja. Duhej tu kthente shpinėn e tė braktiste gjithė jetėn e tij prej ushtaraku dhe detyrėn si prind i mirė qė kishte qenė dhe si bashkėshort i shkelqyer.

Ai zbriti nga malet e Kurbinit me burrėri si trim e luftėtar qė ishte, pa u trembur fare, por me dhimbje tė pafund. Nė shpirtin e tij prej Gjenerali ai shikonte ende grimcat e njė jete gjithė sakrifica e lavdi, tė cilat ia shkelėn njė ditė tė nėmur komunistėt, tė cilėt po ēonin nė greminė njė popull me tradita trimerie, duke e gjunjėzuar dhe duke i marrė shpirtin, ia vranė trurin. Ky popull pėr 50 vjet do tė endej kuturu pa gjetur asnjėherė veten. Ky popull qė po mbetej nėn thundrėn gjakpirėse tė komunizmit do tė raskapitej, do tė torturohej brenda kufijve te vet. Njė pjesė tjetėr jo e paktė do te mbyllej nėpėr qelitė e errėta tė burgjeve dhe tė kampeve pa lėnė jashtė kėtyre dėnimeve as fėmijėt, foshnjė apo tė rritur. Keto qenie tė pafajshme tashmė do tė ishin viktima sepse kampet kishin filluar tė mernin shumė jetė fėmijėsh. Nė ato kushte tė mjerueshme, kur fėmija nė agoni kėrkonte njė pikė ujė nė kasollen me thupra, ushtari i thoshte: -S'ka ujė. Ashtu duhet te vdesin armiqtė! - dhe nė mėngjes fėmija nuk ishte mė! Njė nėne do ti vdisnin brenda njė nate nė keto kampe tė tre fėmijėt e ajo i dėgjonte tek kėrkonin njė pikė ujė e roja pėrtej thuprave tallej dhe gėzohej kur torturonte foshnjet qė pėrpėliteshin nė kthetrat e vdekjes. Tė gjithė kėto Gjenerali tashmė i dinte edhe pse ishte nė mal. Atė e informonin pėr gjithēka. Kėto lot nėnash, kėto plagė qė po merrte populli i tij nga vetė shqiptarėt po i coptonin shpirtin prej ushtaraku qė e desh aq shumė popullin e tij fisnik. Aty ku shkeli bisha komuniste u tha dhe bari, dhe njeriu humbi nė erresirė, u verbua, ia nxorėn sytė dhe e detyruan tė hajė bar!

Era ia freskonte ballin e djersitur. Ndersa zemra i rrihte me shpejtėsi nė gjoksin e tij prej trimi. Ai s'kishte frikė nga askush e nuk e kishte njohur kurre frikėn edhe kur ishte ndėr beteja, por kėto ēaste ndryshonin. Ai s'po shkonte nė njė mision apo betejė nga do tė dilte fitimtar, por drejt njė braktisjeje tė madhe. Me gjithė dhimbjen qė kishte nė zemrėn e tij ai vuri dorėn mbi kraharor dhe ktheu kokėn pas dhe qėndroi disa ēaste nė heshtje. U hodhi dhe njė vėshtrim tė shpejt maleve e fushave dhe u nis ashtu siē i kishte hije njė trimi.

Nė Tiranė Gjenerali u takua me miqtė e tij besnikė dhe djemtė e tij. Trimi me fletė kaloi nėn hundėn e komunizmit e tė Enver Hoxhės, mes spiunėve dhe sigurimsave. Atė se pa njeri. Ai u bė erė e fluluroi me shof­erin e tij besnik qė s'e tradhetoi kurrė, korēarin trim LLazi Sterjo, qė mundi tė fluturonte me makinėn e tij bashkė me gjeneralin nėn tytat e postėblloqeve qė ruheshin me kujdes prej rojėve. Trimi s'kapet kurrė. Ai mbėrriti nė Zėmlak tė Korēės nė familjen fisnike patriote tė Kullajve Kjo familje me tradita bujarie e besnike kishte pėrcjellė dhe mbretin Zog pėr nė Greqi, tani do tė pėrcillte edhe mikun e madh, Prenk Pervizin. Mbi kėtė familje me tradita patriotike do vinte njė kalvar i gjatė persekutimi qė s'do tė ndalej pėr 45 vjet me radhė. Kjo familjc fisnike pas asaj dite pati te pushkatuar, tė burgosur dhe te internuar deri ne katėr breza. Kėshtu Gjenerali duke u arratisur nėn hundėn e Enver Hoxhės i tha edhe njė herė kėtij katili, nė heshtje: - Jam me trim se ty dhe mė i pregatitur.
Iku fluturoi trimi me fletė gjenerali i ushtrise shqiptare qė kishte qenė njė jetė tė tėrė nė krye tė saj. Ai la pas me zemėr le plagosur Shqipėrinė e tij tė bukur dhe gjithēka tjetėr tė shtrenjtė qė kishte! Gjenerali doli nė Greqi dhe jehuan gjithė radiot e botės dhe mediat (shtypi i kohės). Greqia e priti e respektoi si ushtarak e si gjeneral pėr 19 vjet me radhė. Pastaj kaloi ne Bruksel ketu u prit si njė strateg luftrash, si ushtarak me vlera tė mėdha dhe si gjeneral i pathyeshėm. Shteti Belg i dha atij trajtim tė veēantė duke e respektuar pėr tėrė kohėn qė jetoi nė Belgjikė. Por i mungoi dashuria e kombit e popullit tė vet, qė e donin dhe e prisnin qė njė ditė tė kthehej. Por kjo nuk mund tė realizohej. Ato nuk do tė takoheshin mė me birin e tyre, me ushtarakun e tyre tė lavdishėm. Por ai i takonte dhe i takon dhe sot Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Ai ishte i gjithė popullit.

Kam njohur familjen e Gjeneralit qė kur isha fėmijė. Ne na bashkuan kampet dhe idealet e pėrbashkėta tė prindėrve tanė. i kam njohur nė kampin Saver, Plug, Gradishtė tė Lushnjės. Ishin dhe miqtė me tė afėrt tė dajės sim Avdulla Mata. Kėshtu unė i shikoja pėr ditė dhe u rrita mes tyre dhe familjeve tė tjera mė tė mira shqiptare si familja, Markagjoni, Radi, Miraka, Kaloshi, etj, qė Hoxha i internoi e i burgosi pėr ti zhdukur fizikisht.

Zonja e Gjeneralit ishtė njė grua me virtyte tė larta. Ajo karakterizohej nga urtėsia, dashuria qė kishte pėr njeriun. Ishte e palodhur fisnike dhe bujare. Edhe pse ishte pėr ditė nė punėt mė tė rėnda, ajo s'u ankua kurrė. Ajo qėndroi burrėrisht e pa mposhtur deri nė fund tė jetės sė saj ashtu siē i kishte hije gruas sė njė gjenerali tė pėrmendur. Ajo ishte krenare pėr veprėn e punėn e pa lodhur tė burrit tė saj, e dinte se gradat e gjeneralit i shoqi i kishte merituar prej betejave dhe sukseseve tė arritura. Kam njohur dhe tre djemtė e Gjeneralit : Valentinin, Gencin e Lek Pervizi. Te tre djem shembullor e tė pamposhtur. Kjo familje fisnike do tė njihte burgjet dhe tė gjitha kampet famėkeqe tė Komunizrnit. Genci dhe Leka u martuan dhe patėn fėmijė. Gruan e Lekes, Beba, e kisha shoqe tė ngushtė. ( Asaj i mbeti emri Beba edhe sot e kėsaj dite sepse njė bebe qe shpėtoi nga kampi i Tepelenės ku vdisnin me dhjetra fėmijė, ndėrsa emrin e kishte Gjuliana). Ata mbijetuan duke hapur tė gjitha kanalet e myzeqesė me krah, duke zėvendėsuar traktorin me punė tė detyruar deri nė vitin 1991. Ndėrsa Valentini qė kishte qenė i martuar qė kur ishte student nė Itali e ngrysi jetėn nėn tortura, nė burgje dhe nė kampe, dhe mundi tė mbijetonte besnik i njė martese, pa krijuar familje tjetėr deri nė demokraci, kur u takua me gruan e tij pas njė gjysme shekulli, e cila e kishte pritur nė Itali gjatė gjithė regjimit komunist. Ai s'pati fėmijė nga kjo martesė sepse regjimi komunist i kishte ndarė pėrjetėsisht qė nė moshėn e rinisė.


Nga Bajame Hoxha (Ēelikui)

31/03/2011 - 14:07:18 | Komente: 0 | Shikuar: 3041 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]