Vangjush Mio - I arti i vjeshtės! - Nga Raimonda Moisiu

Esse-personazh


Gjithmonė kam pasur optimizmin dhe besimin se pėrvojat jetėsore ndikojnė nė mėnyrėn se si gjithkush nga ne mendon e vepron me cilėsitė e virtytet qė mbartim nė vetvete. Situatat, ngjarjet, njerėzit e thjeshtė, qytetarėt, intelektualėt, njerėzit e letrave shqipe, elita e shquar e botės hyjnore tė artit e kulturės, pėrballen e kontribuojnė gjatė jetės sė tyre nė forma e pėrmbajtje tė ndryshme. Ashtu si edhe unė, ata kanė qėnė e janė optimistė, besojnė nė ndryshimin dhe progresin duke dhėnė nga forca e inteligjencės e qytetarisė, forcėn e talentit tė mėndjes sė shėndoshė dhe krahėve tė fortė, mė tė bukurėn e tė mundėshmen qė mendimet dhe idetė e tyre tė ndryshojnė zemrėn e identitetit tė vendlindjes, identitetit tonė. Ambiciozė pėr tė kaluarėn e tė tashmen, cdo ditė qė vjen na gjen mė tė rritur e tė pjekur dhe ngadalė kuptojmė se duhet tė punojmė e jetojmė pėr tė njėjtat obligime e qėllime, pėr hir tė gjeneratave qė vijnė, tė pergatisim rrugėn e pėrjetėsimit tė veprės e qytetarisė, tė njerėzve tė shquar tė cilėt kanė lėnė gjurmėt e arta tė progresit qytetar, social dhe krijues. Jo vetėm gjatė fėmijėrisė e rinisė sime por edhe tani, unė kam qėnė gjithmonė dhe e kam konsideruar veten time me “fat” qė jam lindur, rritur dhe edukuar nė njė mjedis mondan e historik, me “fat” qė jam qytetare pasardhėse e elitės sė shquar qytetare korcare , simboleve tė eposit shpirtėror, sfidės qė kapėrcen kufijtė etnikė tė sublimes dhe aspiratės nėpėr vite, nė kohė e hapėsirė, dlirėsisė tė kontributit njerėzor, talentit krijues, midis dy botėve; botės ku ne ndjehemi se i pėrkasim vazhdimisht nė nivele tė reja, momenteve tė jetės sė pėrditėshme dhe dimensionit tė ri, ku pena ime bėhet analogji pėr tė prezantuar imazhin e gjallė tė njerėzve tė shquar dhe subjektet nė shumicėn e tyre janė nė dijeni tė pavdekėsisė. Kėsaj elite tė shquar i pėrket edhe njė nga zėrat mė origjinalė tė kohės tė shekullit tė kaluar, Piktori i Popullit Vangjush Mio, i cili bazuar nė intuitėn e madhe krijuese, me besimin e madh nė forcėn e talentit, tė mendjes dhe mjeshtėr i penelit, kultivoji dhe inkurajoi shpirtin e popullit, shijen pėr artin, se raca njerėzore ėshtė e mbushur plot pasion, ndjenjė, mirėsi, dashuri, harmoni, dhimbje mall, romancė, ndjenja fisnike kėto tė nevojėshme pėr tė mbėshtetur jetėn, “lexoi dhe shkroi bukur poezinė e peisazhit shqiptar”, duke u shėndrruar kėshtu jo vetėm “poeti i natyrės”, por nė njė gur themeli i monumentit tė kulturės e artit korcar por edhe kombėtar nė tėrėsi.


Me Rozeta Mio, vajza e vetme e piktorit Vangjush Mio

Stili simbolist dhe impresionist i piktorit.

Piktori i popullit Vangjush Mio ėshtė njė nga piktorėt mė tė shquar e tė famshėm tė shekullit tė 20-tė. Ai influencoi dhe luajti njė rol tė rėndėsishėn nė zhvillimin e artit tė asaj kohe dhe krijoi njė numur tė konsiderueshėm vepra arti nė pikturė si; peisazhe tė mrekullueshme, tablotė me subjekte tė mjedist tė Korcės, Pogradecit, Ohrit, Tirana, Durrėsi, Elbasani etj, qė e bėnė Mion profesionist dhe piktor popullor. I lindur nė Korcė nė njė familje tė mesme dhe autoktone korcare, me ndihmėn e tė vėllait do tė shkonte nė Bukuresht tė studionte pėr Artet e Bukura.Gjatė studimeve ai njihet me kryeveprat e artit klasik italian, i tėrhequr dhe ndikuar nga magjia e tij, tė cilat ndikuan nė formimin e tij si piktor. Mbas studimeve Mio kthehet nė vendlindje e punon mėsues vizatimi nė Liceun e Korcės, ndėrsa piktura ishte pasioni i tij nė kohėn e lirė. Karriera e tij si piktor nga natyralizmi nė abstraksion dhe simbolizmi ishin tipike nė veprat e tij tė mėpasshme. Ato karakterizohen nga njė stil simbolist dhe impresionist me njė kolorit tė ndritshėm e tė qėndrueshėm, peisazhet tė mahnitėshme me objekte reale nga tė gjitha krahinat, momente tė natyrės tipike dhe esenciale, me diell dhe qiellin e kaltėr, stinėt, dimrin me borė, pranverėn me blerimin dhe lulet shumėngjyrėshe, verėn nė liqenin e Ohrit e brigjet e tij, vjeshtėn tė cilėn ai e dashuronte aq shumė dhe e pikturonte, duke na dhėnė kėshtu, bukurinė natyrore tė pikturuar me mjeshtėri tė vecantė me karakteristikat e njė vjeshte tė artė. Tablotė e qytetit tė tij, rrugėt karakteristike korcare, rrugicat, manat e Drenovės e Boboshticės, kėshtjellat dhe portat e lashta shqiptare, xhaminė e Tiranės e plot tė tjera qė tashmė janė vlera kombėtare dhe muzeale. Pikturat impresioniste tė Mios, mbeten mė atraktivet nė historinė e artit modern dhe nga mė tė vlerėsuarat nga publiku, janė dėshmi e rezonancės tė jashtėzakonėshme nga tė cilat njė numur i konsiderueshėm i tyre janė gdhėndur nė ndėrgjegjen tonė artistike. Peneli i artė i veprave tė Mios, karakterizohet nga stili simbolist me ngjyra tė ndritshme, tone tė zgjedhura e tė tejdukėshme, tė trasha e forma tė sheshta, kontrasti i hijeve blu, e verdha e celur, dhe gėrshetimi i ngjyrės sė trėndafilit me tė blertėn, natyrė tė qetė me plot gjallėri jete, tjetėr karakteristikė kjo, qė e bėri punėn e tij tė vecantė dhe intriguese, qė ėshtė arritur nėpėrmjet pėrdorimit tė simbolizmit dhe mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme, komunikimi nė pėrputhje me personalitetin e shikuesve. Dekadat e para tė shekulli tė 20’-tė karakterizohen me pėrparimin e lėvizjeve tė ndryshme moderniste dhe progresionit tė artit nė pėrgjithėsi. Mjeshtėri i penelit, Vangjush Mio, e zhvendosi studion e tij nė natyrė, duke e pėrqėndruar vėmendjen jo vetėm nė qytetin e lindjes, rrethinat e tij, por edhe nė qėndrat e tjera tė zhvilluara artistike tė kulturės moderne, njė art tė ashtuquajtur impresionist qė shpaloste prirjet e tij njerėzore. Peisazhin natyror e konsideronte ‘qėndrėn artistike” tė talentit mjeshtėror, si njė fakt tė pamohueshėm se pasioni pėr pikturėn dhe dashuria pėr Korcėn e tij, ishin tė lidhura me idetė progresiste tė artit modern. Realizimi i pikturave tė tij impresioniste janė thelbi i pėrjetshėm i gjėrave dhe vizioni i tė vėrtetės, punės dhe talentit qė mishėrohet e pretendohet tė jetė i afėrm nė lidhje me kushtet nga ku mund tė vėrehet drita, ngjyrat, dielli e qielli, vjeshta e artė, dimri me borė, tablotė me momentet mė tė pėrsosura e misterioze tė jetės sė tyre dhe nė lidhje me vetė piktorin. Megjithese vitet shkojnė edhe sot nė ditėt e sotme, impresionizmi i pikturave tė Mios, ėshtė shumė mė tepėr pėr tė mbajtur lidhje tė ngushta me traditėn, dhe pėrbėjnė arritjet estetike tė njė krijimi artistik, suksesi tė qėndrueshėm, si shkak i ndjeshmėrisė ndaj modernes dhe tradicionales, pėr tė pikturuar realitet tė dlirė, ėmbėlsisht e gėzueshėm, bukurinė natyrore nė kėrkim pafundėsisht pėr dritėn natyrore, me njė fjalė njė arti tė caktuar tė jetėsės, i cili jo vetėm pėrputhej me aspiratat e shoqėrisė sė kohės e shpirtit tė popullit, por edhe me pėrfaqėsimin realist tė tyre. Nga veprat e tij mund tė pėrmendim, “Dimri nė Korcė”, “Dishnica” “Vithkuqi”, “ Manat e Drenovės”, “Kositėsit e barit”,”Autoportreti”, “Portreti i Gruas” , “ Portret Plaku” ,”Cigani”, “Njeriu me gajde”, subjekte peisazhesh natyrore nga rrethinat e Korcės e Pogradecit e shumė tė tjera, qė tashmė ndodhen nė galerinė e arteve dhe nė shtėpinė muze tė tij nė Korcė. Gjatė karrierės sė tij ai ka punuar gjithashtu pėr tė inkurajuar pavarėsinė artistike duke u bėrė artisti i parė shqiptar qė promovoi pikturėn, celi kėshtu ekspozitėn e parė nė Tiranė mė 1920-tė, dhe nė vitet mė pas me ekspozita tė tjera, tė tretėn nė Korcė, mė 1926, tė katėrtėn mė 1928, tė pestėn kolektive nė Tiranė dhe vlerėsohet me Cmimin e Parė nė pikturė. Duke krijuar personalitetin dhe fizioniminė e vet, ai nė vitin 1933 celi ekspozitėn personale nė Korcė, mė pas nė ekspozita kolektive Tiranė e nė Bari tė Italisė,dhe nė tė gjithat ekspozitat tė organizuara nė Shqipėri. Ekspozita Retrospektive e organizuar nė Tiranė pėr nder tė tij do tė ishte dhe ekspozita e fundit. Ndahet nga jeta mė 30 dhjetor 1957.


Oborri i Shtepise muze 200 vjecare te V. Mios

Enigma njė portreti

Nė shtator tė vitit 1920 “poeti i natyrės shqiptare”, peneli i tė cilit ka nė ‘arkivin” e tij, 400 vepra arti dhe 130 vizatime do tė ndėrpresė studimet nė Institutin Mbretėror tė Arteve tė Bukura nė Romė pėr arėsye ekonomike dhe kthehet nė Korcė, ku emėrohet mėsues i vizatimit nė Liceun Francez tė Korcės. Aty njihet edhe me Enver Hoxhėn, i cili nisur nga kjo njohje shkonte shpesh nė studion e piktorit Vangjush Mio. Enver Hoxha ka pozuar nė studion e tij dhe mjeshtri i penelit i ka bėrė edhe njė portret shumė tė bukur, me premtimin si do t’ia jepte si dhuratė kur ai tė martohej. Gjithashtu piktori i bėri edhe fotografi portretit dhe atė foto ia dha Enverit. Vitet kalonin dhe Enver Hoxha u bė udhėheqės shteti, dicka qė mjeshtėri nuk e kishte menduar mė parė. Kėshtu njė ditė me portretin nė dorė niset pėr Tiranė, nė Komitetin Qėndror tė PPSH., me qėllimin pėr tė pėrmbushur premtimin qė kishte dhėnė. I prezantohet dezhurnit, duke i thėnė se jam piktori Vangjush Mio, njohės i hershėm i udhėheqėsit, dėshiroj ta takoj pėr t’i dhėnė kėtė portret. Pėrvec pritjes sė ftohtė nga ana e njeriut tė dezhurnit, jo vetėm qė nuk e lanė ta takonte Enver Hoxhėn, por ia mbajnė edhe portretin, me premtimin se do ia japin ata vetė, Enver Hoxhės. Kalojnė disa vite, dhe njė ditė prej ditėsh piktori i shquar Vangjush Mio atakohet nėpėrmjet shtypit tė kohės (G.Zėri i Popullit), duke shkruar me muaj tė tėra se ku ėshtė portreti qė mė premtove, duke i shoqėruar shkrimet vazhdimisht me foton qė Mio i kishtė dhėnė Enver Hoxhės. Vangjush Mio reagoi duke i thėnė se unė premtimin e mbajta dhe portretin ta solla nė Komitetin Qėndror, dhe ia lashė dezhurnit. Pėr muaj tė tėrė portreti u kėrkua, por kurrė nuk u gjet. Kėshtu historia e atij portreti mbeti enigmė se ku shkoi dhe cfarė u bė me tė, megjithėse nė atė kohė pati edhe aludime, se u zhduk nga njerėzit e Koci Xoxes.

Takimi me vajzėn e vetme tė piktorit, Rozeta Mio.

Prapa Katedrales Orthodokse nė qendėr tė qytetit tė Korcės ndodhet, njė ndėrtesė karakteristike qytetare korcare, gati 200 vjecare, shtėpija e Piktorit tė Popullit Vangjush Mio. Aty vijnė viztorė tė ndryshėm vėndas e tė huaj dhe vajza e vetme e piktorit kujdeset dhe mirėmban “thesarin” qė i la i ati. Admiruese dhe krenare pėr babain e saj, ajo shprehet:”Babai im e kishte studion nė natyrė. Kėtu nė kėtė muze ka mbi 57 piktura nga mė tė bukurat tė tij. Ai mė merrte me vete kur pikturonte tablotė dhe mė mėsonte artin e bukur tė pikturės. Natyra ėshtė mėsuesi mė i madh i piktorit –shprehej shpesh babai, -gjė qė e tregoi bindshėm e madhėrishėm nė veprat e tij tė paarritėshme. Rozeta vazhdon tė na tregojė raportin e pandarė qė ajo kishte me atin e saj. Pėr tė ai ishte mėsuesi i parė i vizatimit, qė trashėgoi te ajo artin e vizatimit, duke ushtruar nė vitet mė pas, profesionin e mėsueses sė vizatimit.


Ballkoni ne katin e dyte te shtepisė muze te Mios.

“Tė gjithė nė familje ishim tė proekupuar qė babai tė nxirrte nga dora e tij vepra tė mėdha dhe mamaja Eleni i mbante vetė tė gjjitha detyrimet familjare, me qėllim pėr t’i dhėnė kohė e mundėsi bashkėshortit tė saj t’i kushtohej tėrėsisht pasionit tė tij, pikturės.”-na tregon Rozeta. Ajo shprehet me keqardhje qė nuk ka njė portret kujtim nga ati i saj, Ndėrsa nėna dhe vėllai i saj i vetėm, qė nuk jeton mė, piktori i shquar u ka lėnė nga njė portret. Si njė cicerone profesioniste, ajo na tregon gjithcka qė mbart brenda ajo shtėpi muze, tė imponon respekt qytetar dhe mirėnjohje intelektuale:”Dua qė ky muze t’u shėrbeje brezave tė ardhėshėm, nderimin e figurės sė atit dhe tė pėrcjell vlerat e jashtėzakonėshme qė mbart mjeshtėrinė e madhe tė “poetit tė natyrės shqiptare”, Piktorit tė Popullit, Vangjush Mio. Teksa u largova nga shtėpija e Mios tė Madh dhe ecja rrugėve me kalldrėm tė qytetit tim , nė cdo hap dėgjoja, mandolinat, kitarat e seranatat, ndjeja stinėt, gjallėrinė pranverore, verėn e veshur kaltėrsisht buzė Enkelanės,vjeshtėn e artė, dhe bardhėsinė e borės, peisazhet e mrekullueshme tė Drenovės e Korcės sime, Boboshticės e Vithkuqit, jugut e veriut tė Shqipėrisė, freskinė e tyre impresionuese koloristike, ndjeja qetėsinė magjike tė tyre, ndjeja melodinė e serenatave tė pavdekėshme korcare dhe madhėshtinė e pikturave tė Mios qė hijeshojnė si dy nimfa tė dashuruara pėrjetėsisht nė lulishten e peisazhit natyror tė Mios.

Hartford CT USA
Mars 2011

Nga Raimonda Moisiu

31/03/2011 - 16:55:40 | Komente: 6 | Shikuar: 5097 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Petraq Zoto, Tirane

    Monda e respektuar
    Tė pėrshėndes pėr shkrimin esse-personazh kushtuar Piktorit tė Popullit Vangjush Mio. Ti po bėn shumė nė evidentimin e vlerave tė Korcės, uroj tė ndikosh sado pak tek ata qė e kanė pėr detyrė t’i kenė nė vėmendje, pasi pėr hir tė sė vėrtetės qyteti ynė i adhuruar nuk shquhet dhe aq nė kėtė dejtim. Fjala vjen,Shkodra e shkodranėt kanė bėrė ė bėjnė shumė mė tepėr.
    Kur isha drejtor i pallatit tė kulturės, njė ditė mė erdhi nė zyrė bashkėshortja e piktorit dhe u ankua se ai nuk po vlerėsohej sa e si duhej. Ankimin e saj e adresoi veēanėrisht tek Vangjush Tushi, atė kohė sekretar i degės sė LSHA pėr artet figurative. I thashė ato qė dija, se piktori Tushi e vlerėsonte kolegun e shquar, madje mė duhet ta them edhe tani se ai qe i pari qė bėri njė libėr tė posaēėm pėr Mion, duke ndikuar kėshtu nė vlerėsimin dhe popullarizimin e tij.
    Mė pas mbaj mend se e kremtuam 80- vjetorin e Mios me veprimtari tė posaēme, ku morėn pjesė edhe Shuteriqi e tė tjerė nga qendra dhe autoritetet e rrethit. Na ndihmoi shumė Rozeta. Mė vjen mirė qė e publikon foton e saj duke e intervistuar, pasi ėshtė meritė kryesisht e pėrkushtimit tė Rozetės qė ruhet
    aq mirė trashėgimia e vyer e piktorit.
    Lidhur me vlerėsimin ndaj piktorit tė madh, po sjell mbresat e njė njeriu qė e ka njohur sė afri,Dhimtėr Kristo,korrieri i pallatit tė kulturės, tė cilit rėndom i thėrrisnin nėndrejtor, njeri i papėrtueshėm dhe tepėr i zgjuar, dėshmitar pėr sa e sa evente nė pallatin e kulturės e mė gjerė. Kur e ftonin nė ndonjė dasmė, mė tha njė herė, Vangjushi ēonte peshqesh peisazhe. Iii, sa kurnac, ia bėnin njerėzit. Piktori e merrte shpesh me vete kur shkonte pėr tė bėrė peisazhe. Kishte njė biēikletė tė gjatė, thoshte, tė cilėn e ngarkonte me mjetet pėr pikturim. Ēibukun s’e hiqte nga goja. Me ēibuk nė gojė i bėnte edhe dekoret e teatrit, ku punonte si skenograf. Me ēibuk nė gojė dhe njė dolloma tė ngallosur me bojra. Punonte shumė e fliste pak, nuk i pėlqente tė dukej. Vetėm kur vdiq e morrėm vesh qė ishte i madh. Se erdhi urdhėri nga lart ta pėrgatisnim pallatin e kulturės pėr ceremoninė e varrimit…
    Ja, mė nxite tė kthehem pas nė kohė, Monda. Ėshtė dhe kjo nje meritė jotja.

  2. Postuar nga: vangjush Ziko

    Raimonda,
    e lexova me kujdes dhe me kenaqesi esene tende per Mjeshtrin e Madh te penelit.Me gezoi jo vetem perkushtimi jot qytetar dhe artistik per te ndricuar figurat ikona te qytetit tone dhe transmetimi i vlerave te larta artistike dhe njerezore te Vangjush Mios,por edhe puna jote profesionale per te pershkruar dhe analizuar mjeshterine e Tij artistike.Nje portret apo nje ese,pa keto, mbetet nje shkrim i ceket dhe i rendomte,nje artikull i thjeshte.Nuk mjafton vetem te entusiazmohemi,por duhet dhe te argumentojme.Dhe keto ti i ben bukur dhe me maturi dhe zhdervjelltesi artistike.
    Mjeshtrin Vangjush Mio une e kam patur profesor ne lenden e vizatimit ne shkollen e mesme.Ai sihte jo vetem nje piktor i madh,por edhe nje pedagog i vertete.Ai na e bente oren e vizatimit nje ore sa terheqese dhe aq me vlere per edukimin tone artistik,duke na angazhuar dhe nxitur ne pune konkrete,ne ushtrimin e dores per te vizatuar objekte konkrete dhe per te dekoruar me ngjyre poce te vogla prej balte.Ai nuk qortonte dhe nuk therriste kurre.Edhe me te pabindurit atij i bindeshin.Ai te ngjallte respekt me qetesine dhe modestine e tij te rralle.
    Kam patur fatin edhe rastin qe profesorin ta shoqeroj neper rruget e Moskes,kur ardhi me nje delegacion te shoqates shqiptaro-sovjetike.E terhiqnin rruget dhe monumentet.Ai u ndal dhe e kundroi me admirim monumentin e bronxet te Pushkinit ne rrugen qendrore "Gorki";edhe vitrinat e dyqaneve,sidomos ndricimi i tyre i bene shume pershtypje,vecanerisht butaforite e modeleve te sendeve te ekspozuara;i bene pershtypje qetesia e njerezve dhe rregulli dhe radha perpara arkave te pageses,ku qendruam per te paguar nje kuti me duhan te llulles se tij,qe nuk e ndante as ne Moske.
    E shoqerova profesorin dhe ne Galerine e Artit "Tretjakovski" te Moskes,e cila i la mbresa te bukura;u ndal gjate perpara tablove te ekspozuara,sidomos pavioni i Levitanit,piktorit poet te natyres ruse.Ai,sigurisht,i kishte pare riprodhimet e tija neper revistat qe vinin ne Shqiperi.ketu ai u kenaq me origjinalet dhe e ndjeu afinitetin mjeshteror midis tij dhe piktorit rus.
    Eshte e vertete qe ate e kishte bere pervete impresionizmi.Qendroi gjate dhe ne nje pavion te galerise,ku ishin ekspozuar piktura te kesaj rryme,sidomos perpara nje tabloje te piktorit Vrubel,qe kishte pikturuar portretin e Demonit,nga poema me te njejtin emer te poetit Lermontov.Nje portret i mbushur me pikellimin,trishtimin kozmik,me nje lulekuqe te madhe ne dore,te perthyer nga dhimbja dhe loti i madh qe vezullonte mbi fytyren e trishtuar te Demonit.E terhoqi vemendjen e tij edhe piktura e vecante me pastel e nje piktori tjeter te shquar,Grabel.
    Ju shkruani per fatin e piktures se Enver Hoxhes.
    Por,sa e trishtuar ishte vdekja e Mjeshtrit te madh!
    Djalin e tij te vetem,Thimaqin,e kisha ne mehalle dhe patem lojtur dhe bashke.Ai pati fatin e keq te pesonte nje stres te rende nervor,nga i cili nuk mundi te kurohej.Profesori i trishtuar trokiti dhe kerkoi ndihme per ta shpene per kurim birin e tij te vetem ne ndonje klinike jashte shtetit,por asnje dere ku ai trokiti nuk iu hap,asnjeri nuk ia vuri veshin trishtimit dhe zhgenjimit te tij,qe e largoi nga jeta para kohe Artistin e Madh.
    Persa i perket monumentit te Vangjush Mios,une e di qe skulptori Ilia Xhane e ka sendertuar me kohe bocetin e tij shume shprehes dhe interesant,me pozen klasike te Mjeshtrit me cibukun qe nuk e ndante edhe kur pikturonte.Ne Korce,nje lulishte ka marre emrin "Vangjush MIo".Ketu dhe eshte menduar qe te ngrihet ky monument.
    Le te shpresojme se edhe monumenti nuk do te kete fatin e keq te prototipit te tij,mos pluhroset i harruar ne studion e skulptorit.
    Monda,edhe nje here te pergezoj.

    Vangjush Ziko

  3. Postuar nga: Monda Moisiu

    Pershendetje i nderuar prof. Vangjushi dhe shkrimtari Petraq Zoto,
    Se pari uroj te jeni mire Ju e familja, dhe iu deshiroj suksese ne krijimtarine tuaj ,

    Ju Faleminderit shume per komentet dinjitoze, plot mencuri e urtesi ne drejtim te Mjeshterit te Madh , Piktorit te Popullit, TE ARTIT_ Vangjush Mio. Tani kur lexova komentet tuaj me detaje me te hollesishme nga Jeta e Mjeshterit,; "fajesoj" apo ndjehem "guilty", per tu konsultuar edhe me Ju. Por gjithsesi shkrimi tashme "ndjehet" i kompletuar me vleresimet e komentet te tuaja te cmuar.

    Perseri ju pergezoj e falenderoj ngrohtesisht,

    Me dashuri e respekt

    Monda Moisiu

  4. Postuar nga: luan

    E nderuar Raimonda. Meritoni me shume se sa mund te shpreh une urime e fjale te mira, persa na dhuroni nepermjet shkrimit me siper. Sa mire do ishte qe te kishte sa me shume te tille (te tilla) te shkruanin per jeten e atyre njerezve te medhenj qe i dhane dhe i lane vlera te shkelqyera kombit tone si Piktori Vangjush Mio. Ju pershendes dhe ju uroj shendet, mbaresi dhe suksese ne ESE te tjera per njerez qe e meritojne.

  5. Postuar nga: Raimonda MOISIU

    Pershendetje i nderuar Luan, Te faleminderit per fjalet tuaj dashamirese dhe vleresuese per Esse-ne ne perkushtim te "poetit te natyres shqiptare, Mjeshterit Te madh Vangjush MIO! Une nuk do te ndalem te sjell vlerat e qytetarise dhe elites se shquar korcare qe kane bere historine ne art, kulture e ne cdo, nuk do te ndalem t'i identifikoj keto vlera! Jane vlerat tona kombetare dhe identiti yne shqiptar!! Ju uroj gjithcka te mire Ju e familjes
    Nderime e respekt
    Raimonda MOISIU
    Hartford CT USA

  6. Postuar nga: Guri Naimit D.

    me mire von se kurre thote nje shprehie popullit tone. Po me falni se po e lexoj gati nje vit pas kete korespodence miqsh krijues te neruar sa njohur personalisht ne keto vite emigracion,permes kesaj gazeta sa botimeve te tyre. me pr. Vangjush Ziko, ndodhem ne Toronto keto 3-4 vite te emigracionit dhe me ka mrekulluar me veprat e tij sa me personalitetin si njeri dhe patriot. Ia kam uruar 80 vjetorin e tij, po dy urime (si dy te ngrena),s'jane keq.
    Jemi ne kuadrin e 100 vjetorit e Pavaresise shpallur nga i Madhi Ismail Qemali me shoke, ngjarje para te ciles, kemi obligime.
    E festofshim si ju do zemra mbare shipetareve kete 28 nendorin e 2012-tes
    Me shume konsiderate

    Toronto 24-04-2012 Guri Naimit D

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]