Alban Dega: Mirupafshim babai ynė i mirė Ramė Dega

Elegji pėr njė baba shembullor


Sot zemra jote me tre te rrahurat e fundit te shkeputi nga gjiri yne. Te ndau nga jeta.
Sot zemra jote me tre te rrahurat e fundit na lendoi zemrat si asnjehere sa ishe midis nesh, sa ishe me ne, sa ishe per ne, sa ishe ne ballin tone… E i tille do te mbetesh pergjithmone perderisa zemrat tona moren ne gjirin e vet edhe te rrahurat e fundit te zemres tende deri ne pafundesi!Na lendove zemrat e na permbyte syte kater brezave qe mbajne ADN-ne tende sepse zemra jote rrahu e do te rrahe gjithnje edhe per ne e bashke me ne sa te kete jete mbi dhe!
Sot e tutje nuk do te presim deri ne enderr dritat e autobuzit qe shfaqeshin ne kodrat e Cerrnices apo Qafen e Luzhes kur ishim femije e vije nga larg qe ne te shkonim sa me lart ne rrugen e jetes!
Jeta qenka shume e shkurter baba e mire- shok i pashoq!
Aq e shkurter sa edhe 92 vjet te jetes tende na duken sonte si nje fektime drite ne universin pafund vite drite… Sa cil e mshel syte tu qe u shuan sot duke na dhene me shume drite e jete syve e mendjes sone!
Sot e mbrapa nuk do te presim me me ankthin e femijes protektorin tone te bere qulle nga maja e kokes e deri tek sholla e kepuces nga shiu e nga debora, ne mes stuhive alpine e as meqavave vrastare, mes lukunive te ujqerve e dalldive te motit… Here me nje liber te ri e here me nje hardhi… Kurre duarbosh!
Qysh sot i dashur mbrojtesi yne kreshnik si Mujo e Halili na le pa mburojen
e fjales e keshilles tende prej largpamesi te pagabueshem sepse ate na e shartove ne shpirt e zemer, ne tru e ne cdo hap sic vec ti dije.
Faleminderit babai yne i dashur per jeten qe na dhe e mesimet qe na mekove qe kur filluam te shohim e kuptojme se cfare eshte bota e jeta e deri ne tri te rrahurat e fundit te zemres tende te madhe sot.
Faleminderit babai yne i dashur per keshillat e cmuara qe na u bene drite ne rrugen e jetes per ta jetuar ate me nder e dinjitet e jo duke u zvarritur e qyrravitur pas cilitdo qe hidhte nje krodhe apo kacidhe skllaverie me shume…
Faleminderit shume i shtrenjti e mencuri baba qe i paraprive me dekada koheve qe kaluam e jetuam ne pese kontinente prane teje apo nga fundi i Botes!
“ Mesoni anglishten….” na thoshje kur rusishtja ishte e detyruar dhe ne mode.
“ Mesoni makinen” na keshilloje kur makinat ishin "molle ndalueme" e privilegj i nje pakice.
“Mbroni tituj shkencore se shkenca eshte motorri i perparimit te Botes“ na keshilloje.
“ Mos premtoni qiellin perderisa jemi me kembe ne Toke”… e shume e shume mesime si keto do te mbeten nje trashegimi e arte nje thesar i cmuar ne rrugen tone te jetes.
I rrepte por i dhimbsur si ti. Largpames si ti… I kujdesshem si ti … I disiplinuar si ti. I rregullt si ti… Kerkues si ti. I ndershem si ti… I drejte si ti…
Krenar si ti….
Ti mbetesh krenaria jone. Ti mbetesh burim drite ne pafundesi ne rrugen tone te jetes sepse shembulli, trimeria, drejtesia … krejt jeta jote eshte drita e jetes sone. Ti je vete krenaria jone!
Jo vetem e jona, por edhe e vendlindjes sone Malesise se Gjakoves- perle natyrore e njerezore.
“ Ti nuk me dhimbsesh as sa nje gisht i Sali Berishes qe e kam beshkevendas e me ka shpetuar dy here jeten”, i the Fatos Nanos kur i dhe bese e jatak ne vatren tone ne Bajram Curri ne dimrin e serte politik e klimatik te 1992. “ Por sot qe je ne shtepine time ti vlen me shume se krejt familja ime e mos ta beje tert syri se pa shkele mbi kufomat tone nuk te preket asnje qime floku o Fatos Nana….!”
Dhe e mbajte besen. Na e zbardhe faqen jo vetem ne e fisit tone, por krejt Malesise se Gjakoves…
U bere legjende e gjalle e beses, bujarise, trimeriese dhe mikpritjes malesore e shqiptare. Ishin keto vlera madhore shqiptare qe shpetuan vendlindjen tone jo vetem nga turpi i pabesise, por edhe nga cdo gjakderdhje qe ishte ne zgrip. Gjithcka kaloi pa u thyer nje xham e pa u prekur nje qime floku askujt! Faleminderit baba i dashur... Pse!?
“Nuk kam pushke per asnje shqiptar” ishte shprehja jote qe e perserisje shpesh. “ Jemi shume pak per tu kacafytur me njeri tjetrin“.
Drite te paste shpirti e mendja e ndritur babai yne shembullor Rame Dega. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me ty i shtrenjti baba….
Kishje dy plage te pambyllura ne trup. Te dyja nga armiqte e Shqiperise
e mbare njerezimit : njera nga nazistet germane dhe tjetra nga terroristet e UDB-es gjakatare te Beogradit.
Jane tri prova gjaku e atdhetarie qe te stolisin jeten tende shembullore qe e deshe aq shume e luftove deri ne frymen e fundit te saj tamam si nje luftetar trim e i paepur i jetes kunder vdekjes.
Faleminderit babai yne i dashur… Secila prej tyre do te mjaftonte per te te dhene pavdekesine!
Faleminderit babai yne shembullor, krenaria jone dhe e krejt Malesise se Gjakoves!
Lamtumire shoku yne e shtrenjte Rame Dega!
Lamtumire vellai yne i shtrenjte Rame Dega!
Lamtumire mesuesi yne i pagabueshem Rame Dega !
Lamtumire keshilltari yne i kudondodhur ne castet me te veshtira e ne ditet me te mira, Rame Dega.
Lamtumire Babai yne i mire Rame Dega… Jo lamtumire! Per ty kurre nuk do te kete lamtumire…
Per ty ka vetem: Mirupafshim. Mirupafshim sepse ne cdo hap, ne cdo cast, ne cdo rrethane shofim per mire shembullin, keshillen, largepamesine tende shembullore!
Mirupafshim babai yne i mire Rame Dega!

Nju Jork, me 9 Tetor 2011.

Nga Alban Dega, Nju Jork

10/10/2011 - 11:52:31 | Komente: 3 | Shikuar: 1873 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Linda

    Ngushellime zoti Alban per humbjen e babait tuaj, i qofte i lehte dheu i tokes qe e mori dhe ju prehte shpirti ne parajse! Zoti ju dhente force per te perballuar dhimbjen e humbjes se babait!

  2. Postuar nga: Amant Dregjoni

    Ngushllime, Alban, per humbjen e babait tuaj. Tju kete lene uraten. Te rroni e ta kujtoni gjithnje me respekt e dashuri.
    Amanti

  3. Postuar nga: Kritika

    Te rroni vete Alban.
    Gjyshja ime thoshte qe ta percillnim ne varreza me aheng. Ishte e vjeter, dhe vdekja per nje te vjeter eshte gezim, me shume se hidherim - thoshte ajo.

    Babai juaj i nderuar jetoi 92 vjec, dhe vdiq ne Amerike, ne token e premtuar. Vdekja gjithmone eshte e rende, por mendoj se ju duhet te jeni "te lumtur" sot qe babai juaj jetoi 92 vjec, ishte nje figure e nderuar dhe e respektuar, dhe la femije e niper te shumte.

    Ne dibranet ngacmojme edhe ne fatkeqesi o Alban. Shume gjate jetokeni ju tropojanet. Mjer shqiptaret e Shqiperise. biggrin

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]