Alban Dega: ''Barba Sofo'' dhe ''Mixha Elezi''
Postuar më: 25-12-2011 | Ora: 09:37:31

Bej te hesht por nuk hesht dot...
E kam bashkevendas Mehmet Elezin por kam me mik te verteten


Ka qene fundi i marsit te vitit 1987. Sapo ishim kthyer nga Meksika, ku ishim te ftuar nga ish- Presidenti legjendar i Meksikes, miliarderi Z. Luis Echeveria Alvarez.
Ishte hera e pare pas studimeve ne Kine qe beja edhe perkthyesin edhe gazetarin. Nuk ishja zgjedhur as nga ish- Presidenti Ramiz Alia dhe as nga ish- Keshilltari i tij per Politiken e Jashtme Prof. Sofokli Lazri. Sigurisht pa miratimin e tyre as behej fjale te beja ate rruge te gjate e fantastike.

Rastesia Mbreti i Botes

Ftesen per te dy e beri Z. Echeveria ne dreken pas takimit te tij me Ramiz Aline ne Pallatin e Brigadave me daten. Eshte e shenuar ne protokollin e atij takimi dhe me siguri gjendet ne arkivat e Shtetit Shqiptar.
" Do te ishte kenaqesi qe Keshilltari juaj i jashtezakonshem Z. Lazri te vinte per vizite ne Meksike. Jashte cdo protokolli do te ftoja edhe perkthyesin tuaj te talentuar Z. Dega ne kete vizite", i tha Echeveria Ramiz Alise.
Respektoj ftesen tuaj "iu pergjigj Ramiz Alia. Ashtu u be. Pra nuk ishte nje privilegj qe me behej. Ishte nje vizite e paracaktuar... Teme ne vete kjo....
Vete ardhja e Echeverise ne Tirane ishte nje rastesi. Per me teper ftesa per nje redaktor dhe perkthyes me tri turne ne ATSH … Por nuk thone kot: rastesia eshte Mbreti i Botes

Nje kafe qe nuk e kisha menduar kurre

Ate dite i dorezova Profesor Lazrit raportin e vizites dhe takimeve te tij ne Meksike, cka ishte detyrim imi ligjor. Pasi e lexoi e ftoi Prof. Dr. Foto Camin ish-anetar i byrose Politike dhe ish- sekretar i KQ te PPSH-se per nje kafe ne klubin qe ndodhej ne katin e poshtem te atij Komiteti.
Ishte e para dhe e fundit here ne jeten time qe shkelja ne ate klub. Profesori porositi dhe pagoi kafet. Nje tavoline me tutje po pinin kafe ish - sekretari i pare i KQ te BRPSH-se dhe Drejtor i Drejtorise se Shtypit ne KQ te PPSH-se Mehmet Elezi, ish- Kryeredaktori i gazetes "Zeri i Rinise" Remzi Lani, Prec Zogaj dhe dy te tjere.
U pershendetem dhe pas pak castesh shokun Foto e kerkoi Ramiz Alia ne zyre. Sapo iku Foto Cami, Mehmet Elezi u shkeput nga shoqeruesit e tij dhe erdhi ne tavolinen tone.

Heshtja eshte nje kapak floriri

- Si u shkoi rruga Barba Sofo? e pyeti ai dhe filloi ti lavirosej "Barba Sofo.... Barba Sofo... Barba Sofo... Barba Sofo" Si bashkevendas i tij e ndjeva veten keq. U skuqa i teri nga servilizmi i tij skajor.
" Barba Sofo.... Barba Sofo.... "
Aq shume "Barba Sofo”u derdhen mbi te sa ne nje cast ai i drejtohet Mehmet Elezit
- Ore Mehmete c’ jane keto Barba Sofo, Barba Sofo. Ju malesoret nuk perdorni Barba Sofo... Ju thoni Mixha Sofo, apo jo Dega si thua ti!? "
U kapa teper ngushte. Mu duk sikur Sofokli Lazri me hodhi nje kove me uje te valuar mbi fytyre. Isha ndezur qe me pare me legenizmin e Mehmet Elezit... Zgjodha rrugen e heshtjes. Nuk thote kot sovrani “ Heshtja eshte kapak floriri”

Hera e pare qe me erdhi turp qe ishja tropojan

- Ti e di mire se une nuk i duroj keto hasanara qe ju malesoreve nuk u shkonje fare... E di pse! Sepse neser po te tronditet pallati i kristalte ti nuk do te lesh gure e drue pa vervitur kunder Barba Sofos... Ti merr pak vesh nga frengjishtja dhe e di si thone francezet " Les extremes se touchent " Pra skajet puqen.
U ndjeva keq jo per fjalet krejt meritore qe Sofokli Lazri ia perplasi ne fytyre lavirosjeve te peshtira te bashkevendasit tim, Mehmet Elezi, por sepse rasti e solli te ishja i pranishem ne kete dialog hic te kendshem.. U ndjeva keq dhe per here te pare ne jeten time me erdhi turp qe ishja tropojan.
Vec koha i dha te drejte Sofokli Lazrit. Qe ne hapat e pare te lirise bashkevendasi im Mehmet Elezi iu qep me gure ne traste dhe nuk la gure e drure pa hedhur jo vetem kunder tij. Bile edhe pas vdekjes kur filozofia popullore boterore thote " per te vdekurin thuhen vetem fjale te mira”.

Si perfundoi Ramiz Alia ne krye te listes se diplomateve!?

Nuk kam pase shume kontakte me Sofokli Lazrin sic ka pasur Mehmet Elezi por per brezin tone jane te mirenjohura dy fakte qe kane bere jehone te madhe ne ate kohe dhe qe i di me mire se une edhe Mehmet Elezi, por qe nuk i ka permendur kurre.
I pari, kur do te hapej nje kurs diplomacie prane Universitetit te Tiranes ne vitet 80-te Ministria e Jashtme pergatiti nje liste kandidatesh. Gati njeqint per qind e tyre ishin bij, niper, dhendure te Byrose Politike.
Sapo merr listen, Profesor Lazri ve duart ne koke dhe aty per aty merr nje laps te kuq dhe u bie vize te gjitheve…
Perkrah vizave te kuqe pergatit nje liste duke filluar me emerin e Ramiz Alise, Adil Carcanit, Foto Camit… dhe krejt Byrose Politike dhe hyn pa trokitur tek Ramiz Alia.
- Shih xhevahiret e Ministrise se Jashtme dhe korigjimet qe kam bere ne te… Per nje cast Ramiz Alia nuk e beson syve te vet dhe aty per aty ia jep nje te qeshure me gjithe shpirt.

Nje fryme e re ne diplomacine shqiptare

Edhe nje fare hapje qe filloi ne diplomacine shqiptare ne kohen kur diktatori i kishte ditet e numeruara dhe pritej fundi i tij, qofte vizita e Shtrausit ne Shqiperi, qofte bisedimet me anglezet, qofte udhezimet per fillimin e bisedimeve per marredenie diplomatike me SHBA-ne dhe dhe BS-ne, qofte marredheniet me Greqine mbajne edhe kontributin e Sofokli Lazrit, si keshilltari per Politiken e Jashtme i Ramiz Alise.
Kete erudicion te tij e pershkroi me se miri Drejtoresha e Institutit te Marredhenieve Nderkombetare te Meksikes pas konferences se Sofokli Lazrit para diplomateve dhe analisteve me te mire diplomatike ne Meksiko City.
“Nje konference e shkelqyer dhe nje surprize e vertete per te gjithe ne. Para nje jave ketu patem Zotin Gromiko, Drejtor i Institutit te Amerikes Latine prane MPJ te Bashkimit Soviet (Behet fjale per djalin e ish- shefit te diplomacise sovjetike Andrej Gromiko, i mirenjohur si “Zoteria Jo” (“Gospodin Njet”) nga diplomacia Perendimore… Pa asnje kompliment mund te them se Profesor Lazri e eklipsoi plotesisht”
Vetem me kete konference ai fitoi jo vetem duartroktijet e salles plot e perplot. Vetem kjo konference do te kishte qene e mjaftueshme ti jepte titullin profesor i se drejtes nderkombetare.


Perplasja e pare me Sofokli Lazrin ne Meksiko City

E mos mendoni se kam qene servil i tij. Perkundrazi jam perplasur keqazi me te ne seline Ambasades sone ne Meksiko City kur kembengula qe “ Cmimi Nderkombetar per Ushqimin” qe u be objekt hajgaresh ne Shqiperi te jepej sic ishte ne Spanjisht “Cmimi Nderkombetar per Dritherat e Bukes” (“Premio Internacional para Alimentos Basicos” pasi ne versionin spanjisht me “Alimentos Basicos” nenkuptohen gruri, misri, elbi, tershera… jo ushqimet ne teresi.
- Profesor, i them, harrove qe edhe bashkeshortja jote ate dite qe u nisem ishte ne radhen e qumeshtit ne oren 5 te mengjezit!!
Ai u nxeh per moentin dhe ne sy te ambasadorit Z. Deshnor Dervishi, sot ambasador i Shqiperise ne Athine, te shoqes se tij dhe sekretarit te pare Z. Ali Lapa me drejtohet ne menyre percmuese:
- A kujton se te kam marre me vete per keshilltar … Ti duhet ta dish mire se je vetem nje terxhumen (fjale turke qe do te thote perkthyes)
- Une po te flas si terxhumen e jo si keshilltar, i pergjigjem aty dhe shtoj pa asnje medyshje dhe me vendosmeri se “ une jam perkthyesi dhe profosori i Spanjishtes ne Universitet dhe ne Shkollen e Mesme… Do te behemi gazi i Botes nese e leme keshtu sic eshte. Ashtu ndodhi ne fakt…

Edhe me Havel se Mehmet Elezi

Une bera detyren time Aq ishte fuqia ime. Eshte kollaj te them cfare te dua bile te behem edhe me Havel se Mehmet Elezi. Sofokli Lazri nuk jeton me dhe te vdekurit nuk flasin. Por deshmitaret e kesaj ndodhie jane gjalle. Dashnor Dervishi eshte gjalle. Ali Lapa eshte gjalle dhe jeton ketu ne Nju Jork.
Disa here ma ka thene “ si e more guximin ta kundershtoje Profesor Lazrin”
Kjo nuk eshte e tera. Kete fakt qe ia kishe treguar pa te keq Mehmet Elezit duke pire kafe tek Klubi i Gazetareve me Qemal Sakajeven, Sadik Bekteshin… diku nga fillimi i vitit 1991 e shfrytezoi ne nje shkrim pararoje e sulmeve ne liber kunder Profesor Lazrit. U ndjeva keq kur e lexova ne gazete.
Ishte koha kur Mehmet kishte nisur sulmin per tu bere Sofokli Lazri i Berishes, pra eminenca gri e tij qe me keshillat e mbrapshta kontribuoi aq shume ne katrahuren qe do ta pesonte Shqiperia dhe vete Sala ne 1996- 1997-en.

Historine e ben vetem historia

Si cdo qenie njerezore do te parapelqeja te perkrah nje bashkevendas si Mehmet Elezi. Nuk thone kot francezet Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel.
Perballe rrenave flagrante, perballe meshtrimeve qe bejne mu, perballe shtremberimeve dhe falsifikimieve sa brutale aq edhe naļve te realitetit, te fakteve te gjalla, te jetshkrimit te vet dhe te historise qe permban libri “Nuk ishja student i dhjetorit“ heshtja do te ishte bashkefajesi para se vertetes.
Eshte hera e dyte qe me vjen turp qe jam tropojan. Aresyeja jane genjeshtrat flagrante sa maja e Shkelzenit te bashkevendasit tim Mehmet Elezi. Nuk ka thes qe i mban mashtrime te tilla gjigande!
Me sajimet, me shtremberimet, me rrenat e tij Mehmet Elezi ka perdhunuar ne menyren me barbare te verteten dhe realitetin.
Historia e ciltido mund te shkruhet sipas qejfit te cilitdo. Mund te sajohet. Mund te shtremberohet. Mund te mashtrohet… Gjithcka mund te behet me historine.
E vetmja gje qe nuk mund te behet me historine: ajo kurre ne asnje kohe e ne asnje sistem nuk mund te ribehet.
Historine e ben vetem historia. Gjithcka tjeter eshte genjeshter, mashtrim. Eshte nje perdhunim i se vertetes dhe i vete historise.
E kam bashkevendas Mehmet Elezin por kam me mik te verteten!

Nga Alban Dega, Nju Jork

Më: 25-12-2011 | Ora: 09:37:31 | Shikuar: 3447 | Komente (9)  

Komentet

     
  1. Postuar nga DHIMITER NICA 
    26-12-2011 - 13:29:30 -

    Mehmet Elezi me kujton dhe me ngjan si dy pika uje me Fevzon e sotem,Blendin.Ai nuk le rast pa lepire e pa bredhur pas Sales,pas Xhozit,pas Ilirit dhe pas gjithe atyre pa dallim ngjyre por vetem e vetem qe kane pak pushtet.Aq e "zhdervjellte" eshte kjo nderhyrje saqe te tjereve qe e shikojne nga distanca u krijohet nje lloji alegjie e vertet,kurse personazheve direkt nuk u ben pershtypje.Pra,atyre u ka dale turpi,ose ne keto raste nuk e njohin fare ate,ose se sic thote populli e kane ngren me buke.Dhe pastaj na nxjerrin "vepra"apo libra te "medhenj",por vetem fakti qe pershkruam me siper eshte veshtire te te bind per te lexuar keta lloji kalemxhinjesh e lapsuesish lepires te gjithanshem.

     
  1. Postuar nga sulejman dibra 
    26-12-2011 - 16:19:22 -

    Duhet t'iu besh leter te hapur Kryeministrit dhe Presidentit me keto te dhena e te tjera qe mund te keni z.Dega qe ky person i paskrupullt, manipulues te mos jete me ambasador kurrė e asnjė sekondė.
    Mbase endrra ambasadoriane i vazhdon prape dhe mbase kjo eshte ersyeja qe e hapi kete katrahur ne kete moment per ti hedh hi syve edhe Dr. Berishes te cilit po periqet ti thote qe eshte besniku i tij, nderkohe qe po bashkpunon me Topin per partine e re dhe per ti marre ndonje firme tjeter perpara se te ike nga Presidenca.
    Nuk ka asnje lidhje me Berishen ky i kamufluar.Perpiqet te heqė paralele me rolin e Berishes. E tmerrshme.
    Nga ana tjeter ėshte perbuzje per studentet e dhjetorit titulli i librit te tij: Pra sipas mendjes se servilit Elezi nuk ishin studentet per "ideologet" si Ai (qe eshte turp ta shkosh ne mend jo ta shkruash) qe kane filluar oponencen me regjimin dhe ja dolen aq sa mbeshteten edhe levizjet kunder regjimit ne vitet 1990. Mendoj se studentet edhjetorit duhet te reagojne ndaj kesaj sjellje te paskrupullt, te pamoralshme dhe denigruese. Ata duhet te shkojne para Kryeministrise dhe Presidences e te kerkojne largimin e tij nga strukturat shteterore sa me pare. (nxirrni kete ju lutem jo komnetin perpara ketij se ishte i pakorigjuar )

     
  1. Postuar nga Ndoke Kuka 
    26-12-2011 - 16:26:20 -

    JO VETEM RRENACAK E MBURRAVEC POR EDHE HAJN FJALORI

    Si ka fytyre e guxim te shkruaje edhe liber per disidencen e tij prej Gebelsi te Enver Hoxhes ky rrenacak e mburravec i paskrupult me emrin Mehmet Elezi.
    Modeli i vetem i tij eshte ish- shefi i propagandes se Hitlerit, Gebelsi.
    I vetmi parim i tij eshte ai i Gebelsit " Genje e genje se dicka do te mbetet".
    Mbetet faqja e zeze dhe pafytyresia e ketyre te pafytyreve qe e kane kthyer njesoj si Sali Berisha genjeshtren e mashtrimin si te vetmen te vertete e moral te imoralitettit te tyre te skajshem, pa kufi.
    Jo vetem rrenacak e mburravec i pafytyre. Jo vetem armik i UCK-se e diplomat hipokrit por edhe hajn i fjalorit Frazeologjik te Petrit Zenelit e te Avdyl Sules. Vetem firma eshte e hajnit Mehmet Elezi.
    E c'ndryshim ka hajnia dhe kurvnia, dy vese me te keqia te lavireve politike e njerezore si puna e tij !

     
  1. Postuar nga Linda 
    27-12-2011 - 03:20:21 -

    Pa dashur te mbroj Mehmet Elezin, por ne nje gje e mbeshtes, nisur nga ky shkrim, qe Sofo Lazrit i ka thene Barba, mbase ai e ka njohur me mire.

     
  1. Postuar nga Alban Dega  
    27-12-2011 - 07:34:01 -

    "BARBA" DO TE THOTE XHAXHI, XHAXHA, MIXHE, AXHE

    Ne zonen e Bregut duke fillar nga Saranda e deri ne Radhime, e nderuar Linda, fjala "Barba" do te thote " Axhe", "Mixhe", "Xhaxha" , "Xhaxhi" .
    E mban mend Linda se kujt i thonin "Xhaxhi" qe nga femijet e cerdheve e deri tek pleqt e moshuar ne ate kohe barbarie.
    A te kujtohet Linda kenga e kopshteve :
    " Xhaxhi Enver o Xhaxhi Enver
    E ke gojen me sheqer...."
    Ky eshte kuptimi i fjales " Barba Sofo" qe perdorte Mehmet Elezi ndaj Sofokli Lazrit ! Besoj se me mirekuptoni Linda. Ky sqarim eshte me teper per lexuesin pasi jam i bindur se ju e kuptoni fjalen " Barba"
    Faleminderit per mirekuptimin Linda!

     
  1. Postuar nga Teuta 
    27-12-2011 - 16:45:55 -

    E lexova me shumė interes shkrimin tuaj z.Dega si dhe lexova edhe reagimet e drejta tė disa lexuesve.Kam lexuar edhe disa shkrime e komente tė tjera dhe ju vlerėsoj pėr qėndrime objektive e tė argumentuara qė keni bėrė e bėni.
    Me kėtė shkrim po ju njoh mė mirė si pėr prejardhjen e arsimimin tuaj,ashtu edhe pėr punėn qė keni bėrė.Jemi tė tė njejtin mendim se,qė nga ndrrimi i sistemit e deri mė sot jemi njohur me shumė trima pas betejave dhe me njė numur pa mbarim tė menēurish pas kuvendeve.Sapo pushteti diktatorial po merrte tė tatpjeten,vrapuan pėr tė kapur e uzurpuar sa mė shpejt ndonjė ****rike,apo pėr tė ndrruar ****rike tė gjithė servilėt e puthadorasit e nomenklaturės sė herėshme,pėr t'ju pėrshtatur zotėrinjve tė rinj dhe pėr tė hyrė nė nomenklaturat e sotme.Sa tė shkathėt e tė pamoralshėm u treguan?!Ndėrsa tani,pasi uzurpuan pushtetin e u majmėn,po na servirin kujtime e botimet,duke na treguar pėr trimėritė e inteligjencėn qė kanė treguar nė tė kaluarėn,tė cilat na paskan bėrė namin,paskan shembur komunizmin nė Shqipėri qė,pėr njerėzit qė i kanė njohur mirė e nga afėr,me tė drejtė i lexojnė sh****azi e nėpėr tė,duke nėnqeshur nėnė buzė e duke tundur kokėn sa majtas edhe djathtas dhe duke mėrmėritur me urrejtje e mėllef:Na mbyti amoraliteti e na gėrmisi korrupsioni!Ka fituar qytetarinė imoraliteti, antiligji e antikombi.Ēdo tė bėhet me kėtė vend?!Vetėm po serviren fjalė e fjalė pa fund e pa bereqet.Mendimi im ėshtė
    qė,ato qė mendohen,duhen vėnė nė veprim.Djemt e vajzat qė janė shkolluar e po shkollohen jashtė dhe qė kanė interesa atdhetare duhet tė bashkohen e t'i dalin zot Shqipėrisė,pėr tė pastruar njė herė e pėrgjithmonė bajgat, kollaboracionistėt e tė korruptuarit,servilėt e puthadorasit, pėr ta udhėhequr Atdheun drejt progresit dhe pėr tė kapėrcyer sa mė shpejt kohėn e humbur,qė tė mund tė arrihet niveli i kombeve mė tė pėrparuara tė Evropės e tė Botės.Teuta

     
  1. Postuar nga Linda 
    28-12-2011 - 03:52:00 -

    Alban

    Barba di qe eshte greqisht. Nuk po i hyj faktit te origjines se kesaj fjale nese rrjedh nga shqipja ose anasjelltas. Por me beri pershtypje qe Lazri kishte reaguar kur Elezi e quante Barba Sofo. Nese keshtu quhet xhaxhai ne jug perse do t'i bente pershtypje dhe do te reagonte. Por duke e quajtur Barba duket sikur Elezi e quan me nofka greke, sepse ai i tille mund te mbahej p.sh. ne origjine, ose sillej si i tille e plot spekulime mund te bejme, ka te tjere qe e kane njohur nga afer dhe mund te bejne komentet e tyre. Mesa kuptoj Mehmet Elezi ka qene ne tave dhe ka ditur shume. Mbase une e kuptova gabim nentekstin. Nuk e ve ne dyshim se ne krye edhe te asaj qeverie ka patur njerez patriote, se nje me mbiemrin Ēami p.sh. nuk mund ta quaj jo shqiptar, ose ne ministrine e jashtme ka qene nje me mbiemrin Dino, qe nese eshte ēam duhet t'i perkase familjes patriote te Dinajve me name ne Cameri (sapo kam lexuar nje liber per ta dhe jam akoma nen impresionet e librit). Por sigurisht shumica qe Enver Hoxha aktivizoi ishin si ai, ose njerez pa personalitet qe i shfrytezoi. Prandaj ata moren edhe kthesen shume shpejt, apo u aktivizuan ne kuadrin e projektit Katovica ne Shqiperi. Emisioni Excluziv ne Top-Channel e sqaroi mire faktin se te gjitha levizjet e studenteve ne Lindje qe shoqeruan permbysjen e socializmit, kane qene te instrumentalizuara nga KGB-ja sovjetike sipas pohimeve te njerezve qe vinin nga Lindja. Prandaj edhe Mehmet Elezit i preu shpata majtas e djathtas pas '90.

     
  1. Postuar nga qemal 
    31-12-2011 - 08:41:22 -

    me pelqeu shkrimi z dega

     
  1. Postuar nga Ardi 
    03-07-2013 - 10:21:44 -

    Gjykoj se servilizmi i Elezit i vinte per shtat Lazrit nga zona e pare operative.E keqa eshte se udheheqesit e Shqiperise nuk mund te jene rehat pa ju bere dikush servil.Per Elezin mund te themi se nuk e ka ndryshuar profesionin baze.


Shkruaj koment

 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]



« ParaTjetra »