Blerim Uka: Kadare, nobelist me Prillin e thyer?

Si lexues i veprės sė shkrimtarit tė madh shqiptar, Ismail Kadare, mendoj se ai autor e meriton ēmimin Nobel pėr letėrsi me romanin Prilli i thyer. Nė atė roman ai e jep provėn se ka njė ideal tė jashtėzakonshėm, apo siē thuhet nė kriterin origjinal nė suedisht "inom litteraturen har produceradt det utmärktaste i idealisk rigtning".
Tė gjithė shqiptarėt do tė ishin krenarė pėr kėtė gjė, edhe ata qė e duan edhe ata qė nuk e duan Kadarenė. Njė ēmim i tillė do ta vendoste gjuhėn shqipe nė nivelin botėror. Sipas meje, ata qė e kanė propozuar deri tani Kadarenė kanė pasur qėllim tė mirė, por nuk e kanė prezantuar mirė. Edhe i interesuari kryesor, vetė Ismail Kadare, ka treguar interes tė madh dhe ka punuar pa lodhje nė kėtė drejtim por, sikur ata qė e kanė prezantuar, nuk e ka ndjekur rrugėn e duhur. Kjo ėshtė gjė shumė normale, njė shkrimtar di tė shkruajė, por nuk i di teknikat se si fitohet njė ēmim, gjė qė i pėrket fushės sė marketingut.

Qė nė fillim duhet pasur parasysh njė element: Formulimi i kėrkesės pėr ēmimin Nobel pėr letėrsi, nuk bėhet nė mėnyrė letrare por argumentative. Kėtė fyēkėl duhet ta kenė parasysh ata qė i dalin nė ndihmė aurorit nė kėtė drejtim por edhe vetė autori. Njė nga argumentet qė nuk duhet lėnė pas dore jam unė, lexuesi. Fakeqėshisht, anėtarėt e komitetit tė kėtij ēmimi prestigjoz nuk e dinė kėtė fakt apo argument sepse askush nuk ka ditur t’ua paraqesė. Gjithkush duhet ta ketė tė qartė se anėtarėt e komitetit nė fjalė janė kartezianė. Dekarti ka influencė tė madhe nė mentalitetin suedez, madje ai i ka kaluar ditėt e fundit tė jetės sė tij nė Stokholm. Pra, njė rezultat konkret duhet tė jetė i dukshėm nė mėnyrėn mė tė thjeshtė dhe tė qartė.

Tė shprehesh kundėr komunizmit apo kundėr Turqisė (perandorisė osmane) nuk ka shumė peshė pėr tė marrė ēmimin Nobel. Disa komunistė tė bindur e kanė marrė atė ēmin, njė turk e ka marrė atė ēmim. Me disidencėn, nuk e bind dot komitetin Nobel kur bėhet fjalė pėr Ismail Kadarenė. Tė jemi tė menēur dhe tė sinqertė (vetėm pesė minuta e jo mė shumė, siē thotė kėnga) e tė pranojmė se Ismail Kadare ka qenė i privilegjuar gjatė komunizmit dhe ėshtė i privilegjuar edhe sot gjitkund nė shoqėrinė shqiptare. Tė nisemi nga sinqeriteti dhe nga kjo pikė tė bėjmė diēka tė mrekullueshme. Pikerisht, Kadare duhet tė bazohet nė privilegjen qė ka nė shoqėrinė shqiptare dhe mė larg qė ta ērrėnjosė gjakmarrjen nga mentaliteti i popullit tė tij nė mėnyrė qė ky shembėll tė rezatojė nė gjithė njerėzimin.

I influencuar nga romani Prilli i thyer, unė lexuesi, kam refuzuar qė tė ketė ndėrhyrės apo pajtimtarė nė njė rast tė gjakmarrjes nė familjen time. Mendoj se ndėrhyrėsit (apo pajtimtarėt) janė shtyllat kryesore qė e mbajnė gjallė kėtė fenomen. Kanuni ua pėrcakton atyre njė fitim. Aty ku ka fitime dhe interes, ka biznes. Pra, kush ka interes qė tė ketė gjakmarrje? Ky aspekt trajtohet nė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė tė fuqishme nė romanin Prilli i thyer.

I frymėzuar nga Prilli i thyeri kam bėrė njė analizė kritike Kanunit, nė mėnyrėn mė modeste dhe tė sinqertė, nė blogun tim www.bloguiblerimukes.blogspot.com dhe nė disa shkrime tjera nė media tė ndryshme, shumica e tė cilave mund tė gjenden nė Internet me fjalėt kyēe « Blerim Uka Kanuni ». Tė mos keqkuptohemi aspak kėtu: nuk dua tė flas pėr veten time. Duke i lexuar, lehtė mund ta konstatoni se ato shkrimet mė kanė sjellur shumė kėrcėnime dhe sharje publike.

Por, pikėrisht, ai ideali i jashtėzakonshėm (pėr tė cilin u fol mė lart) qė ka si qėllim ērrrėnjosjen e gjakmarrjes nga mentaliteti shqiptar, nuk mė lė tė qetė. Ky shkrim i shkurtėr, ku i bėj thirrje mentorit tim t’mė ndihmojė, radhitet gjithashtu nė gjestet e atij ideali. Konsideroj se po tė mos e kisha lexuar Prillin e thyer, nuk do ta kisha kėtė ideal aq tė fuqishėm. Pėr kėtė arėsye mendoj se Kadaré duhet tė jetė nė korent sa i pėrket impaktit qė shkrimet e tij kanė tek lexuesi dhe tė bindet se e meriton ēmimin letrar mė prestigjoz nė botė me tė cilin do ta bėjė krenar edhe gjithė popullin e tij.

Jam i bindur se asnjė nga nobelistėt e deritanishėm pėr letėrsi nuk do tė mund tė rrinte indiferent po tė mbijetonte gjakmarrja nė shoqėrinė apo nė popullin e tyre siē ndodh nė shoqėrinė shqiptare. Askush nuk mund tė thote se Kadare ka qenė indiferent. Prilli i thyer ėshtė argumenti e unė jam shpjegimi i atij argumenti. Romani nė fjalė ka famė, ėshtė i pėrkthyer nė disa gjuhė, futet nė dhjetėshin e parė tė veprave letrare mė tė njohura nė botė kundėr hakmarrjes (shihni nuancėn me gjakmarrjen), ka shėrbyer si bazė pėr njė film nė njė kontinent tjetėr. Kėshtu, autori dhe tė gjithė ata qė e pėrkrahin, duhet tė binden me potencialin e kėtij romani.

Imagjinoni fuqinė e njė formulimi nė propozimin e ardhshėm tė shkrimtarit Ismail Kadare pėr ēmimin Nobel: “Autori i ka dhėnė fund zyrtarisht njė fenomeni (gjakmarrjes) i cili ka egzituar pėr mėse 5 shekuj nė mentalitetin shqiptar dhe ka marrė jashtėzakonisht shumė jetėra njerėzish. Ai fenomen, pėr njė ēerek shekulli ėshtė shuar me dhunė gjatė sistemit komunist, por ėshtė rikthyer nė sipėrfaqe. Imail Kadare me romanin Prilli i thyer, shkrimet tjera dhe aksionet e tij e ka ērrėnjosur atė fenoment nė mėnyrė qė tė mos kthehet mė kurrė nė shoqėrinė shqiptare.”

Romani Prilli i thyer ėshtė elementi kryesor ku shprehet ideali i fuqishėm i autori. Ėshtė mėse e logjikshme tė mendohet se ai ideal nuk shuhet me botimin e romanit nė fjalė. Pra, Kadare duhet tė punojė nė kėtė drejtim pėr tė pėrmbushur kriterin e fitimit tė ēmimit Nobel: tė shkruajė artikuj, tė japė intervista, siē i shkon pėrdore gjithashtu, nė mediat kombėtare e ndėrkombėtare, kundėr gjakmarrjes, tė marrė pjesė nė manifestime konkrete kundėr ketij fenomeni, e gjeste tjera.

Ja njė listė, jo e plotė, e pikave qė mund tė trajtohen: Tė shuhet me ligj e ashtuquajtura “Shoqarta e pajtimit kombėtar”; tė dėrgohen policė nė tė gjitha familjet ka ka njerėz tė ngujuar pėr tė treguar se shteti egziston; tė publikohen nė Internet tė gjitha rastet e gjakmarrjes dhe emrat e kėrcenuesve potencialė (siē bėhet nė shtetet demokratike me pedofilėt, pėr shembėll); ata qė kėrcėnojne haptaz se duan ta mbrojnė nderin duke ngujuar femijė e njerėz tė pafajshėm tė burgosen nė shenjė mase preventive; ata qė marrin, japin apo pėrcjellin tė holla pėr gjak, qofshin nga familja e tė vrarit apo asaj kėrcėnuese tė akuzohen pėr trafik me qenie njerėzore dhe uzurpim; tė afėrmit e kriminelit tė konsiderohen tė pafajshėm si nga ligji ashtu edhe nga mentaliteti, ndėrkombėratėt qė e analizojnė gjakmarrjen pa e patur si qėllim zhdukjen e kėtij fenomeni tė konsierohen shpirngushtė e sadistė; e shumė pika tjera.

Si lexues mendoj se Ismail Kadare e meriton ēmimin Nobel pėr letėrsi me romanin Prilli i thyer nėse ai e kompleton atė qė e ka filluar me atė vepėr: ērrėnjosjen komplete dhe tė pakthyeshme tė gjakmarrjes nga mentaliteti shqiptar. Kėtu do tė shihej qartė dhe lehtė fuqia e penės sė tij. Atė qė diktatura mund ta ndalojė pėr njė periudhe tė caktuar, shkrimtari me mjeshtrinė dhe idealin e tij tė jashtėzakonshėm mund ta fshijė pėrgjithmonė. Siē u tha mė lart, aspekti politik nuka ka rendėsi. Prilli i thyer ka dhenė padyshim kontribut edhe gjatė komunizmit qė fenomeni i gjakmarrjes tė fshihet sa mė shpejt nga jeta shqiptare. Por, rezultati duhet tė jetė aq i thjeshtė dhe i aq i qartė sa qė ta kuptojnė edhe fėmijėt e sidomos ... fėmijėt e ngujuar pa pasur asnjė faj.

Nga Blerim Uka

30/12/2011 - 09:34:26 | Komente: 3 | Shikuar: 3117 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Vaso Papaj

    Autori duhet te thellohet shume me teper ne vepren e shkrimtarit te madh. Ne se do te ishte keshtu do te ishte me idene time te ngritur ne nje poezi me titull.

    Replikė me ēmimin Nobel
    Qė tė tė meritoj ty, pa hezitim,
    do tė duhej:
    Tė kisha pir’ lotėt e popullit tim.
    Qė tė tė meritoj ty, me tė vėrtetė,
    do tė duhej:
    Tė kisha folur me Zotėrat vetė
    Shėnja fisnikėrie kėto, pa frikė.
    Athere, o burra nė garė
    pėr t’u bėr’ fisnikė,
    po fisnikėt lindin,
    s’ bėhen kurrė me politikė.

  2. Postuar nga: Linda

    Nuk e di se per cilen veper eshte propozuar Kadare per cmimin Nobel, por mua me pelqen me shume 'Eskili, ky humbes i madh'. Ne kete veper edhe autori i ketij shkrimi do te gjeje pergjigje edhe per Kanunin shqiptar dhe lidhjen e tij me kodet e lashta qe quhen greke. Po keshtu do te gjeje pergjigje edhe per faktin se Kanuni ka te parashikuar edhe ndjenjen fisnike te faljes se gjakut, gje qe eshte menyra me e mire per te zhdukur gjakmarrjen nder shqiptaret, pikerisht kur atyre t'u kerkohet qe te gjejne brenda vetes shpirtin e tyre fisnik. Mbase kjo veper perkon edhe me kete poezi te mrekullueshme te postuar nga zoti Papaj. Kadare ne analizen qe i ben Eskilit zbulon rrenjet e shqiptareve.

  3. Postuar nga: Linda

    Disa opinione per vepren e Kadarese 'Eskili, ky humbes i madh'

    'Figuren e Eskilit nuk mund ta erresoje askush, dhe t'i referohesh asaj do te thote te nderosh gjeniun universal ne piken e tij me te larte... Ky nderim eshte shume prekes; ai i jep mundesi shkrimtarit te mos merret me krijues te rendomte.
    Ajo qe i intereson Kadarese, ne radhe te pare eshte madheshtia njerezore e Eskilit, dhe kjo madheshti eshte e pandashme nga thelbi i tragjedise.
    .. Sa me shume te thellohesh ne leximin e kesaj eseje, aq me teper e ndien se kuptimi i historise per Ismail Kadarene eshte nje virtut tonik, i pashmangshem, shkaterrues dhe i nevojshem. Alain Bosquet ("Magazine Litteraire", prill 1988

    'Permes shkrimeve te Eskilit, themeluesit te tragjedise antike, Ismail Kadareja rizbulon historine e popujve te Ballkanit, e popullit te tij, te mbushur me lirine e humbur dhe te rifituar. Dominique Fily ("La cite nouvelle", prill 1988

    Me "Eskilin, ky humbes i madh", Kadareja shkon me larg. Ne kete ese madheshtore per artin e te shkruarit, qe eshte nje meditim i thelle ne marredheniet e letersise me pushtuesin, ai hedh nje ure midis tragjedise greke dhe romanit modern, midis fatit te nje poeti, qe princet e shikonin me dyshim, dhe atij te nje romancieri te cilit burokratet i tremben.
    ... Atehere, cdo art paska nje fund? Cdo artist detyrimisht eshte nje humbes? Jo, pergjigjet romancieri shqiptar. Dhe Eskili e deshmon kete sepse, megjithe mergimin qe i imponojne sundimtaret e Athines, megjithe vdekjen e tij te vetmuar ne Sicili, Greqia dhe vepra e Eskilit jane te pandashme per njerezimin.' Jacques Attali ("Le monde", 20 maj 1988

    'Kadareja e do shkrimtarin, Eskilin, por edhe Homerin, Shekspirin. Pastaj vete Ismail Kadareja eshte i tille qe, si stergjysherit e tij te famshem, flet per boten me qellim qe ta beje ate me te mire, ta qyteteroje. Ai flet per perendite, per sundimtaret, per lideret, vetem per t'u treguar atyre rrugen qe duhet te ndjekin, rrugen e drejtesise, te barazise dhe jo ate te dhunes, te hakmarrjes, te gjakut.' Eric Zemmour ("Le Quotidien de Paris", 22 mars 1988

    'Kadareja i beson me teper Eskilit, sepse ky e ka shtrire dhe universalizuar problemin e se "drejtes", problem qe lidhet, thote ai, me cdo veprim njerezor. Nga cdo e drejte e marre neper kembe, shpjegon ai duke iu referuar Orestise, lind nje borxh per t'u paguar. Sigurisht qe e drejta nuk mund te jete njekohesisht e te dyja paleve. Megjithate, ajo nuk eshte e pandryshumeshme. Ajo mund te kaloje nga njera pale te tjera. Jacques Franck ("La libre Belgique", 17 mars 1988

    'Ai tregon rrenjet ballkanike te tragjedise, duke pershkruar ritet qe vazhdojne te ekzistojne ne Shqiperi. Isabelle Martin ("Journal de Geneve", 20 shkurt 1988

    'Pas ketij libri, veper para se gjithash e nje shkrimtari, ndihet nje manifest letrar, nje "aktbesim", qe do t'i interesoje lexuesit te romancierit me te madh shqiptar te koheve tona. Jean-Claude Bologne ("La Walonie", 19 shkurt 1988

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]