Libri i Pesėdhjetėvjetorit - Libėr nga Fan Noli
Materiale nga arkiva nė prag tė 100 vjetorit tė pavarėsisė

Ky libėr pėrmban:
 1. Historinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Ndonėse i shkurtėr, ky ėshtė vėshtrimi mė i thukėt qė ėshtė shkruar pėr kėtė temė. Ai mund tė shėrbejė si njė pėrmbledhje pėr zgjerim tė mėtejshėm nė tė ardhmen.
2. Njė biografi tė mitropolit Nolit. Madhėsia e kėtij libri nuk lejoi njė biografi tė plotė. Andaj, ajo ėshtė pak a shumė mė e hollėsishme nga viti 1882 deri mė 1908, viti i shugurimit tė Fan Nolit, meqė shumė pak dihet pėr tė kaluarėn e tij. Biografia pas vitit 1908 ėshtė pothuajse e skicuar. Ka shumė gjasė qė kjo zbrazėsirė tė plotėsohet nė tė ardhmen. Nga ana tjetėr, lista e plotė e veprave tė Fan Nolit ėshtė dhėnė kėtu pėr herė tė parė.
3. Historinė e kishave lokale tė Dioqezės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė.
4. Njė pėrmbledhje tė gjerė tė fotografive tė klerikėve dhe laikėve, tė cilėt kanė lozur njė rol nė historinė e Kishės sonė.
5. Njė listė tė biografive tė klerikėve dhe laikėve tė cilėt drejtpėrdrejt ose jo i kontribuan idealit tė Rilindjes sė Kishės Shqiptare.
Ky libėr duhej tė botohej mė 1958, nė pėrvjetorin e pesėdhjetė tė themelimit tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė. Botimi u vonua ngaqė grumbullimi i kėtij materiali tė pasur dhe hartimi i veprės mori mė se dy vjet. Ne kėrkojmė ndjesė pėrunjėsisht pėr kėtė vonesė.
 
Boston, Mass.
Dhjetor 19, 1959


Pasqyrė historike e Kishės Ortodokse Shqiptare
nga Shėn Pali deri te Skėnderbeu


Shėn Pali, nė Letrėn drejtuar Romakėve, kreu 15, vargu 19, thotė: “Unė kam predikuar me sukses Ungjillin e Krishtit kudo qė nga Jerusalemi e nė Iliri”. Po ashtu, nė Letrėn pėr Titin, kreu 3, vargu 12, Shėn Pali thotė: “Kur t’ua ēoj Artemin ose Tihikun, pėrpiquni me ēdo kusht tė dilni tė mė prisni nė Nikopol, sepse kam vendosur ta kaloj dimrin aty”. Kėto dy pasazhe janė pėrkthyer nga Shėn Jeronimi, pėrkthyesi i parė i Biblės nė latinisht, me domethėnie se Shėn Pali kishte vizituar Ilirinė dhe ai ishte i pari qė ua predikoi Ungjillin ilirėve, paraardhėsve tė shqiptarėve...

Libri i Pesėdhjetėvjetorit - Lexo librin (html), kliko

Postoi Linda

19/11/2012 - 16:35:43 | Komente: 0 | Shikuar: 7675 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it