Baki Ymeri: Gazeta tė vjetra shqiptare (Dielli)
“Dielli” ėshtė cilėsuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, qė kur lindi e vazhdimisht, ėshtė vėnė nė shėrbim tė popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombėsisė sė tij.

Shqiptarėt kanė patur gjithmonė apostuj nė Shqipėri dhe diasporė. Jeronim de Rada, Nikolla Naēo, Faik Konica, Josif Bageri, Mithat Frashėri, (Lumo Skendo), Visar Dodani, Ilo Mitkė Qafėzezi, Omer Nishani, Dhimitėr Berati, Gjergj Bubani, ishin disa nga veteranėt e shtypit tė shtypur shqiptar. “Janė mjaft me interes gazetat e vjetra shqiptare qė janė botuar brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpresojmė se autori i kėtij shkrimi (B. Y.) do t i publikojė artikujt e gazetave tė vjetra /pjesė-pjesė/ nė mediumet elektronike, sepse janė shumė shkrime tė panjohura pėr publikun”, thekson me fjalė identike nė kuadrin e njė komenti, znj. Edibe, nė Gazeta Kritika. Po kėtė mendim e shprehin edhe lexuesit e panumėrt tė Zemrės Shqiptare dhe Bota sot nė kuadrin e disa komenteve tė ngarkuara me energji pozitive. Numri i gazetave tė shtypura ėshtė i panumėrt. Pėr to kanė shkruar me admirim: Vehbi Bala, Ismet Dėrmaku, Xhelku Maksuti, Sabile Basha etj. Pėr njė kronologji tė mirėfilltė shkencore, qė nga botimi i gazetės sė parė shqipe, pėr momentin nuk kemi kohė, por kjo nuk don tė thotė se nuk kemi kohė pėr t’i prezantuar disa sosh, duke i dhėnė prioritet atdheut, nderit, dinjitetit dhe dimensionit tė tyre kombėtar.

Qėllimi elementar ėshtė ta mbajmė gjallė dashurinė ndėrshqiptare si njė dhuratė e bekuar e Zotit. Sipas Muharem Dezhgiut, “Gjatė gjithė historisė sė vet 100-vjeēare (1909-2009) gazeta “Dielli” realizoi njė mision historik nė shėrbim tė kombit shqiptar. Mund tė thuhet me bindje tė plotė se historia e “Diellit” ėshtė ajo e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve. Qysh prej themelimit tė shtetit shqiptar “Dielli” ka pėrjetėsuar nė faqet e veta fatet e kombit. Duke luftuar me ēdo mjet (me memorandume, me protesta, me shkrime, me tė holla) “Dielli” shkėlqeu nė mbrojtje tė kufijve etnikė tė kombit shqiptar. Ai e ngriti zėrin kundėr rreziqeve qė i kėrcėnoheshin ekzistencės sė shqiptarėve si komb e si shtet. “Dielli”, si shprehėse e mendimit dhe e veprimtarisė sė “Vatrės”, e lartėsoi atė si vatėr tė shqiptarizmės. Me plot tė drejtė “Dielli” ėshtė cilėsuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, qė kur lindi e vazhdimisht, ėshtė vėnė nė shėrbim tė popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombėsisė sė tij.” Sipas Karl Gurakuqit, “Vatra” dhe “Dielli” pėrbėjnė pėr shqiptarėt njė simbolikė tė fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarėt idenė e zjarrit e tė dritės qė do nėnkuptonte flakė patriotizmi dhe rreze kulture…”Vatra” na mėsoi me dashtė Atdhenė. Manastiri ēeli rrugėn e zhvillimit sistematik tė letrave (germave) tona. Kėto dy institute (“Vatra” dhe “Kongresi i Manastirit”) na mėsuan se kur shqiptari bashkėpunon me shqiptarin, nuk del gjė qė t’ua ngatėrrojė lamshat qė t’ua pengojė rrugėn”.


“Dielli” ėshtė organ i shqiptarėve kombėtarė qė kėrkojnė njė Mbretėri Shqiptare tė Lirė. Para nesh kemi numrin 10, tetor, 1919, me 4 faqe tė formatit tė madh, dhe me artikuj nė gjuhėn shqipe dhe angleze. Ndėr to shquhen “Gjermanėt fshehin topat e mėdhenj”, “Ukranianėt u goditnė me rusėt”, “Shqipėria dhe imperialisma” e autorit Loni Kristo qė thot: “Pozita jonė si njė shtet i Evropės nuk favorizon imperializmėn, dhe dashuria jonė pėr atdhenė do t’i prishė pllanet dhe ėndėrrat e bukura tė mirėdashėsve tanė. Po nuk duhet tė flemė se rastet janė ashtu siē na i do dėshira e zemrės. Duhet tė zgjojmė popullin. T’i tregojmė qė duhet tė ruhet dhe tė jetė i ndrojtur nė marrėdhėniet e tij tregtare me tė huajtė. Nėqoftėse ndodhet nė shtrėngim pėr para, mallin e tij duhet t’i shesė njė Shqiptari dhe kurrė ndonjė herė njė tė huaji, qoftė se i jep mė tepėr para... Nė mos ngjaftė kjo, qeveria e huaj do tė hynjė nė punėrat tona tė brendshme kurdoherė qė do tė ngjitet nonjė nga subjektet e saj: kėshtu do tė jemi njė shtet me nam independent, po nė fakt nėn kontrollin e njė shteti tjatėr, sikundėr ėshtė Greqia sot nėn kontrollin e FrankoInglizėve (...). Kėta zotėrinj do t’i bėjnė njė tė keqe tė madhe Shqipėrisė me veprėn e tyre antipatriotike, se me kėtė mėnyrė do tė shtojnė shpresat e imperialistėve, po do tė fitojnė sigurisht urrejtjen e tė gjithė Shqiptarėve dhe mallkimin e tė gjithė bijve tė tyre. Shqipėria ka shkuar nėpoėr tėrė zhvillimet e pacėnuara dhe kėtė rradhė do tė dalė si dielli pas shiut, e shkėlyqer dhe e bukur qė tė trashėgohet prej bijve tė saj qė s’e harrojnė nga ēdo ēip i botės an’e mbanė qė tė ndodhen.”

Mendimet e Loni Kristos janė aktuale sot e kėsaj dite, kur disa politikanė tanė me biografi ateiste, rrėshqasin si thiu nė akull. Pse? Sepse nė vend tė fabrikave, pėr tė pėrfituar vota politike, janė duke e mbushur Kosovėn dhe Shqipėrinė me faltore islamike pėr inkurajimin e fanatizmit fetar. Nė faqet e “Diellit” pasojnė artikuj tjerė si “Teqetė kombėtare” (Mihal Grameno), “Edukata e Qytetarėve dhe Qėllimi i Shkollave Publike Amerikane”, “Mesha Peshkopale nė Philadelphia”, lajme tė shkurta, si “Meshė (shqiptare) nė Boston”, “Njė lutje kėndonjėsve tė Diellit”, “Tiketa vapėrėsh pėr atdhe”, “Ndihni dhe pėrkrahni Kryekishėn Kombėtare “Shėn Gjergji”, “Kisha Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shėn Marisė”. Pason “Libraria e Diellit” me vepra si: Abetare Toskėrisht, Abetare Gegėnisht, Ėndėrr e Vėrtetė (Spiridon Ilo), Dėshirat e Zemrės (Spiridon Ilo), Kalendari i Shoqėrisė “Dija”, Cili ėshtė Ay (Carmen Sylva), Dėshira e Vėrtetė e Shqiptarėve (pėrkth. Kristo Floqi), Kalendari Populli Nacionalist, Barbaritė Greke (K. P. Tomori), Psherėtima (Kasem Daut), Libra Ushtėriake (Akif I, Pėrmeti), Fjalor Inglisht-Shqip (Dennis Kambury), Othello (Wiliam Shakespeare), Skenderbeu i Longfellow-it, Imzot Fan S. Noli, Kalendari i Vatrės, Libra e Shėrbesave tė Shenjta, etj.


Nga Baki Ymeri

30/04/2013 - 10:54:23 | Komente: 1 | Shikuar: 1828 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: dede

    Kėto janė gazeta tė vjetra, por janė sikur argjendi, qė duhet tė ruhen e tė kultivohen nė kulturėn dhe letėrsinė e sotme shqiptare, prandaj autori Baki Ymeri, ka merita tė mėdhaja pėr kėto aktivitete, tė cilat e kanė rėndėsinė e posaqme nė arkivat e thesarit tonė kombėtar.

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]