“Apologjia e Vėrtetė e Sokratit”

Pėr tre net rresht, nga data 22-24 shkurt, nė sallėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė, u shfaq monodrama “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”. Nėn interpretimin magjik tė aktorit tė mirėnjohur Mirush Kabashi, publiku i Tiranės u njoh me mesazhet e fuqishme qė filozofi i lashtėsisė jepte pėr bashkėkohėsit e tij por qė vazhdojnė tė jenė aktuale edhe sot.

Tashmė ishte e 100 herė qė Mirush Kabashi interpretonte Sokratin. Merita e Kabashit ėshtė, jo vetėm interpretimi i shkėlqyer i kėtij personazhi por, dhe fakti qė iu referua kėsaj pjese, pėr tė qenė nė lartėsinė e saj. Kabashi mori “Sfinksin e Artė” nė Egjipt mė 1997, duke interpretuar nė shqip. Ai interpretoi me shpirt pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht vendin e tij, kur dinjiteti i Shqipėrisė ishte vėnė nė rrezik, dhe ia arriti kėsaj. Mė pas kjo pjesė u vu nė shumė skena dhe tėrhoqi interesimin e publikut vendas dhe tė huaj.

Kabashi duket modest ndonėse duhet tė fluturojė qė ka arritur tė sjellė me mjeshtėri nė skenė Sokratin. Nėpėrmjet gojės sė Sokratit, mendimit dhe mesazheve tė tij, Kabashi realizon veten tek shikuesit e tij. Njeri modest, mbi tė cilin rėndoi edhe biografia, nė periudhėn 45 vjeēare, nuk u kursye as nė demokraci, qė u pushua tre herė nga puna, por qė nga goja e tij nuk u dėgjua kurrė fyerje dhe revansh. Sot ai kėrkon tė jetė njeri aktiv nė shoqėri duke dhėnė kontributin e tij, dhe ai nuk ėshtė i pakėt. Me ndjenjė tė thellė patriotike dhe qytetarie Kabashi kėrkon t’u thotė qytetarėve shqiptarė, por dhe tė botės, se rreziku qė vjen nga burokracia, nga kriminaliteti i zyrtarizuar ka qenė dhe mbetet nė tė gjitha kohėrat. Filozofi qė Konica e shprehte me thėnien e tij lapidare “njė shoqėri tė pėrparuar e ndėrtojnė idealistėt, e mbajnė intelektualėt, e shkatėrrojnė politikanėt”.

Nėpėrmjet gojės sė Kabashit sot u pėrcillet shqiptarėve mesazhi i Sokratit se qytetarėt duhet tė reagojnė ndaj padrejtėsive, mashtrimit, hipokrizisė, ndaj gjyqtarėve, prokurorėve, politikanėve tė korruptuar. Se turma duhet tė arsimohet qė tė bėhet e vetėdijshme. Sokrati na mėson se ata qė do ta bėjnė shoqėrinė do tė jenė tė urtėt, tė menēurit dhe tė drejtėt. Filozofi i ideve la pėr brezat ide tė fuqishme. Loja e Kabashit ishte shumė e ndjerė aq sa mendoje se Kabashi arrin ta luajė kaq bukur Sokratin se vetė ėshtė njeri i mirė si Sokrati. Nuk e kuptoje nėse cinizon Sokrati apo Kabashi, nėse shpėrthen Sokrati apo Kabashi, nėse u lodh Sokrati apo Kabashi. Skena do ta detyronte Kabashin tė pinte helmin, ndėrsa Sokrati i vėrtetė i kėrkoi Platonit ta kthente nė burg, atėherė kur gjyqtarėt harruan pėrse kishin ardhur nė gjyq dhe e lanė tė dėnuarin tė paegzekutuar dhe vrapuan tė rrėmbenin shpėrblimin. Dhe Sokrati, ndonėse ju dha mundėsia tė largohej, nuk pranoi, ai piu kupėn e helmit, duke lėnė mesazhin se ligji duhet tė zbatohet. Kabashi bėri qė Sokrati tė fliste shqip.

“Apologjia e vėrtetė e Sokratit” u shkrua nga shkrimtari grek Kostas Varnalis, e mbėshtetur nė veprėn e Platonit, dishepullit tė Sokratit, nga penda e tė cilit ka ardhur e gjithė filozofia e Sokratit. Kur dėgjoja Kabashin nuk e dija se sa Sokrat kishte aty, sa Varnalis dhe sa Kabash. Kabashi pėrmend edhe Albanezėt, nė monologun e Sokratit, ndonėse mund tė kishte thėnė Ilirėt, Varnalisi pėrmend turqit nė veprėn e tij, kur ata as qė ekzistonin nė kohėn e Sokratit. Por gjithsesi nė vepėr mbetet lagjja Plaka e Athinės dhe Sokrati pėrmend Dedė e Gjikė e Dedėgjikė. Pėr tė shkuar nė origjinal u ndala paraprakisht tek libri “Apologjia e vėrtetė e Sokratit” e Varnalisit me dėshirėn pėr ta pėrqasur atė njė ditė me Apologjinė e Platonit dhe lexuar vetė atė.

Pėr ta ndjerė mė afėr moralin, filozofinė e Sokratit po ju sjell pjesė nga libri “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”

Nga Linda

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Bora 29/02/2008 - 15:16:23 -

Pershendetje!!!!
Kam pare te shtunen"Apologjine e Sokratit".
Me pelqen idea e aktoreve per te shfrytezuar mundesite qe kane per te thene fjalen e tyre.Kam qeshur me ironin kersellitese te Kabashit dhe kam qare neperkembjen qe i behet njeriut te lire ne shoqerine tone.
Gjate shfaqes kisha vetem nje pyetje qe doja ta beja me ze te larte:"Tani qe te denuan ty Sokrat,a u shendosh morali i shtypesve?"
Nese ky shkrim i bie ne sy zotit Mirush Kabashi e pergezoj sepse me ngjalli nje emocion te vertete estetik.


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]