Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Proze: ''Dasem e "madhe" ne Kapataj''


Nga Petraq J. Pali

Ne nje dite vjeshte ishte lene dita e dasmes, njerezit dhe te afermit e prisnin ate me shume interes, po thuaj ishte pikerisht fundi i shtatorit qe do te mbahej ceremonia, dhe po thuaj ishte dasma e pare qe nuk do te vihej kurore, mbasi kishat nuk existonin me, populli me "deshiren" e vet i kishte flakur ato njehere e gjithmone. Dasma e sivjetme do te ishte e vecante.
Kur, behesh dasem ne fshat gezonin te gjithe, por dasma qe pregatitej te vinte kishte disa ndryshime: e para, s'do kurorezohej ne kishe, e dyta dasma do behej me nje model te ri fshace, dhe e treta parate i pagunte kooperativa, keshtu qe i zoti i dasmes, ishte me i lumturuari dhe mezi e priste diten. Ate muaj edhe koha beri e mrekullushme, as shira s'pati as te ftohte, deti ishte po thuaj perdite bunace, bluja e tij reflektonte nga rezet e diellit me nje projeksion maramendes, era e lehte fluturonte sa andej kendej gjethet e verdha vjeshtake.
Organizatoret e dasmes si edhe komisioni kishte kohe qe s'merej me tjater pune, vec si te delte dasma model, kjo ishte te pakten edhe porosia e partise.
Te kuptohemi kur themi fshace, do merte pjese i gjithe fshati, ishte metode e re, do mblidheshin ne nje darke te madhe ne shtepine e kultures po thuaj te gjithe banoret me kuuc e me mac. Do thereshin mishra, rakia, pa hesap, do ftonin orkestren me nam te Roskovecit. Ne ato kohe koop.jone ishte nga me te fuqishmet ne Republike.
Nga fondet rezerve te koop.bujqesore, kishte nje urdherese qe mund te perdoreshin per raste te vecanta, ne gezime apo ne hidherime nje sasi e konsiderueshme parash, per dasma, per vdekje, per ndihma, per ndonje djegje shtepie, apo, edhe shembje nga ndonje termet, ky quhej fondi i paprekshem rezerve, dhe me anen e nje komisioni me faturat perkatese behesh likujdimi.
Harova te them se vecantia tjater e kesaj dasme ishte se martohej nipi i zv. Sekretarit te Byrose Partise Kristos, nusja e te cilit vinte nga nje fshat rreth tete ore larg me makine, vete Kristua e kishte bere mbleserine, kur, pat qene me te atin e vajzes edhe ky kuader i kooperatives se tij, andej nga malsia per experience, ata, kishin banuar dhe punuar ne te njejtin fshat atje ne malsi, atje ata, kishin cuar experiencen e kooperativave te Jugut, dhe, ajo kohe ishte kur doli edhe kenga e fameshme. .."dhame e dhame…dhame e dhame…dmth.u dhame kecat e dhite i thoshte jugasi, malesorit.
Te mos e zgjasim, shtepia e kultures kishte dite qe kishte mare pamje festive, cdo gje ishte bere me mend, ishte, mobiluar, dhe zbukuruar salla qe merte te pakten teteqind veta ne menyre te perkryer. Kudo flamuj e Parulla, busti dhe fotografia e udheheqesit ndriconte nga llambat e vogla shume ngjyreshe elektrike te ardhura nga Kina e madhe si ne forme zinxhirash e litaresh, ne skenen e madhe aty ku dilnin aktoret lart ne sfond nene ndricimin e prozhektoreve shkruhej me te madhe…do ti djegim me zjarr e do ta pervelojme, ate qe mer neper kembe ligjin e shenjte te Partise per mbrojtjen e vajzave dhe te grave" Te rroje sa malet udheheqesi jone i ndritur dhe largpames Enver Hoxha.

Fshati nuk e kishte fare mendjen ne pune ate jave, te gjithe prisnin diten e dasmes, komisioni, deri naten vone, merej me zbukurim me caktimin e vendeve te familjeve, dhe me thene te drejten e paten shume veshtire, se nuk mund te caktonin ne krye familjet e atyre te partise, se nuk shkonte, armiku i klases, do peshperiste qe nuk ka barazi, pyeten edhe te zotin e dasmes, por edhe ai i ziu nuk dinte kujt t'ja prishte e kujt t'ja ndreqte, megjithe qe u perpoq dhe u servilos sadopak, dhe u jepte te drejte qe familjet e antareve te parise, me kuc e me mac te rinin ne podjum tribunen e cila mund te merte edhe ajo nja njeqinde pesedhjete veta, te gjitha tavolinat dhe kariket e kinemase kishin dite qe ishin vendosur, bile kishin mare edhe tavolina borxh nga kooperativat fqinje, te cilat edhe ato do kishin perfaqesuesit e tyre per kete "Topmodel dasme" Brigadjeri i blegtorise, kishte po thuaj nje jave ne malet e Gjirokastres, ku kishte shkuar qe bashke me disa cobane do sillnin misherat, qe te pakten do ishin reth njeqind koke, koop.jone ahere numuronte reth tridhejteedymije krere te imta…misherat do perziheshin te leshta dhe te dhirta, keshtu e kish vendose komisjoni, bagetia do sillej me makinat e kooperatives, ose te shtune ne mengjez ose te premten me darke…femijet e fshatit te gezuar nuk i zinte gjumi dhe enderonin te gezuar si do te thereshin, ku do te thereshin dhe si do piqeshin,por komisjoni, kishte mare cdo mase.
Me pak fjale,java e dasmes erdhi, misherat erdhen qysh te premten, dhe filluan te thereshin per gjithe naten dhe te shtunen, orkestra mbriti ne oren e caktuar nga Roskoveci, keshtu qe i gjithe fshati qeshte.
Krushqit do te mbrinin fix ne oren gjashte te darkes, te dites se diel..ata,te krushqve per vec nuses do te vinin pesedhejte e nje dasmore, dhe ashtu ndodhi.
Kur erdhen makinat e tyre, ato ishin dy nje Gaz "Molotov" dhe nje "ZIL"te dya tip sovjetik, ato isin zbukuruar dhe stolisur, makinat ishin te hapura edhe me stola te pregatitur qysh me pare, burite e makinave ulurinin pa hyre ne fshat qysh dhjetra kilometra larg, te gjithe fshatrat perreth kishin mare vesh qe behej nje dasme ndryshe nga te tjerat ne fshatin Kapataj, njerezit anes rrugeve pershendesnin nusen e cila kishte zene vendin e pare ne makinen me te re "gazin Molotovin"i cili shte mbuluar i teri me flamuj e kurora me lule ca artificiale e ca natyrale, nusja per asnje cast qysh kur u nis nga fshati i saj nuk e kishte hequr cipullen qe I mbulonte fytyren mbi fustanin e bardhe te nuserise, edhe Petriti shoferi i gazit ishte veshur me kostum e kemishe te bardhe, mbi xhakete kishte vene nje trendafil te kuq. Lart ne karocerine dhe mbi kabinen e shoferit ishte nje pjese e pajes qe sillte nusja, me jorgane atllase me ngjyra e me batanie te bukura, te cilat nga dielli dhe rrezet e tij e benin pak te veshtire shikimin e njerezve, neper cdo fshat qe shkuan.,drita e diellit reflektonte mbi syte e tyre.

Nuk pershkuhet gezimi i fillimit te kesaj dasme, njerezit dhe familjet me se fundi i kishin vendosur sipas alfabetit, ata qe ishin me A.. ishin ne fillim e keshtu me rradhe deri tek ZHja, dmth, edhe Partia ishte ne mes te turmes, ne tribune do rinte familja e dhenderit dhe krushqit, natyrisht Kristua, ishte ne krye, ai, do mbante edhe fjalen e rastit, ai, do thurte edhe lavde Partise per keto dite qe gezonin, bile, edhe fshati i gjithe gezonte se fundi i fundit fondet e akumulimit i kishin te perbashketa., dhe do gezonin mbi djersen e tyre. U priten miqte sipas zakonit, dhenderi, nuk u besonte syve, ndjehej i lumturuar, ai kishte qene edhe nja dy here te tejra ne shtepin e nuses, e kishte pelqyer shume ate, se nusja kishte nje bukuri te vecante, dhe ishte gati shtate vjet me e vogel se Sofokliu, i shoqi, i cili e priti tek shkallet e pallatit te kultures i dhuroi nje tufe lule asaj dhe e puthi, nusja, ndenji serioze dhe shume e ftote, ndoshta nga emocionet…njerezit shperthyen me brohoritma, filloi kenga e vallja, pa mbajtur akoma Kristua fjalimin, dhe pa hyre ende brenda. U vendosen njerezit neper vende, me veshtiresi u vendos edhe qetesia, Kristua ne tribune, e hapi dasmen me thirjen te pime nje dolli per Partine, dhe te gjithe te vegjel e te medhenj brohoriten Parti Enver, jemi gati kurdoher…duke u ngritur me kembe, e duke duartokitur. Krahina jone nuk kishte pare dasem te tille, ishin gati dyzet veta qe sherbenin, mishera pa hesap, rakia pa hesap, sallata e gjellera te llojeve te ndryshme, orkestra, me boxat roskovecare, te shurdhonte, klarineta dhe dajra, fizarmonika e flauta, violina dhe xhezi e ndezen sallen dhe fshatin per gjithe naten, do mbahet mend.
U hodhen valle e u kenduan kenge te pa para, grupe grupe, njehere ja merte nje grup, e nje here nje tjater, ishin te pakten nja dhjete grupe, vec dy atje ne tribune. Filluan nga populloret e deri ne vallzime, tango e fox, vals dhe rumbo, orkestra ishte e kompletuar moderne dhe popullore…
Po gdhihej, kishin te pakten rreth 12 ore qe hanin e pinin, u bene edhe grate e plakat e fshatit ne qejf, ato disa pinin vere, por disa pinin edhe birre, nje nga dhomat e shtepise kultures ishte e mbushur me pije, njera kishte fruta e embelsira…misherat ne hell ne tjatren…syte e njerezve sa po vinin dhe ndjenin lodhje, disa ishin dehur e i kishin shoqeruar te afertit ne shtepi, Kristua, ishte nga te paret qe u batua, disa djem donin te dehnin dhenderin dhe babane e tij…
s'u muar vesh, me pas c'u be, dritat elektrike me ngjyra i kishte bere si me rele nje elektricist nga fshati i cili kishte ardhur apostafat dhe enkas per dasem nga Tirana ku banonte, ai, kishte bere nje ndricim si per feste dhe plot magjira, njehere ndizeshin nje here shuheshin gradualisht dhe nje here ndizeshin e shuheshin me shpejtesi..nga ndonjehere ndricimi, fillonte i vaket si kandil e nga ndonjehere…ndriconte si diell…! Njehere kishin radhen te kuqet e me pas jeshilet, apo blute, por kishte edhe te verdha, kur dilte e verdha fytyrat e dasmoreve ishin si fytyra te vdekurish…!
Elektricisti, nuk ju nda asnje cast panelit te manovrimit, atje, ai, plotesonte edhe nga ndonjehere qejfet e ndonjerit, kur i thoshin aman, te keqen, une do kercej, dhe ne kohen qe une jam ne valle mbaji dritat fikur me shume se normalja, ahere kur zgjatej eresira njerezit vershellenin e ulurinin, hajde dasem hajde… ariti nje moment qe bukuria qe u nis ne fillim po merte te tjera ngjyra,po kalonte ne nje dasem cakejsh…humbi kontrolli, elektricisti, ne vend te ishte me serioz,i pelqeu rremuja ai, nuk kishte pire fare po thuaj, hengeri pak mish dhe vazhdonte punen… duke lozur me dritat..shuaj ndiz e shuaj mos ndiz. E ku kishin pare fshataret mrekullirat qe beri elektricisti, as ne dasmat e Tiranes nuk kishte nje shkence te tille. Elekticisti mund te kishte mesuar edhe ne Kine kur kishte qene per experince.
Njerezit u alarmuan dhe po merziteshin me te, kur ndodhi edhe hataja…nusja nga lodhja u keput e ra pertoke, infermieri i fshatit kishte nja dy ore qe e kishin cuar ne shtepi te dehur plotesisht, te afermit e nuses u shqetesuan, ashtu si edhe te dhenderit por edhe i gjithe fshati, ajo hoqi cipullen e holle, u mblodh lemsh dhe ra ne toke duke qare, te shqetesuar te gjithe nuk e linin as te merte fryme, kur ne kete kohe nderhyn shoferi Petriti, i cili uluriti dhe i shtyti te gjithe ata qe ishin afer…nuk e shikoni qe ajo po vdes…dhe e rremben vajzen para krahesh, del jashte me nxitim, e fut urgjent ne gaz ashtu sic ishte lemsh…hypen ne timon dhe niset urgjent ne spital, hajdeni pas mua u tha shofereve te tjere…merni makinat, dhe ndiqmeni….!
Te lemerisur, disa te aferm qe ishin ne gjendje jo dehje, edhe prindet dhe vellai i saj u nisen te gjithe per ne spital…me makinat e tjera, se Petriti, te "shpetonte te semuren"nuk la kohe asnjerit te hypte ne karoceri…nxitoi dhe fluturoi..!
Spitali, i lokalitetit nuk ishte as nje ore larg….
Kur turma mbriti me makinat e tjera, dhe u futen te alarmuar ne ambulancen e spitalit, pyeten per te semuren dhe urgjencen e saj, dhe u cuditen kur personeli u pergjigj se nuk ka ardhe ndonje urgjnce keto ore…?
S'donin ta besonin, dhe ahere krijuan te gjithe mendim heshturazi se nusen e "rrembeu" Petriti, ai, qe edhe e solli. Hataja, kishte ndodhur, filluan komentet…dikush mori ne telefon nga spitali se nusja kishte lene f…, Kapatajve.

Epilogu:

Ngjarja ka vertetesi, emrat nuk jane reale.
Ishte nje ngjarje teper e rrende qe mbeti ne histori, dasma "Topmodel e shtatorit te 1967es ne fshatin Kapataj, alarmoi edhe qeverine e cila donte te aplikonte modele te reja. Petriti, per gjithe nate u fut ne Tirane nga Kraba, aty la edhe makinen, e coi nusen tek dajua ne Kombinat, dhe mbas disa ditesh e con ne Skarapar, tek xhaxhai qe kishte oficer, dhe qysh ne Tirane perpiloi letren per prindet e Luizes te cilen e hodhi ne posten qendrore me adrese te reme.

Ai, shkroi:

Une e Luiza dashurohemi.
Une per tete ore udhetimi i mbusha mendjen asaj se do humbiste jeten ne Kapataj.
Planin e beme qe sa erdhem ne dasem. Ajo, e miratoi planin tim.
Do na falni, jemi mire. Do te kthehemi mbas nje muaji kur te qetesohet gjendja. Kemi lajmeruar organet e qeverise. Eshte e drejta e jone. Vete sh.Enver thote te mbrojme te "drejtat e grave..."
Ketu do te bejme edhe celebrimet.
Faleminderit.
Petriti Luza.

Nga PJP




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]