Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Shefki Karadaku

Log


Nė logun e Shkumbinit erdha
nga udh’ e lodhshme e kryeqytetit.

Them se pas njė trishtimi tė vjetėr
gėzimi nė gjethet e arta tundet.

Veē, ah sa pak gėzime mblodha

Shefki Karadaku

nė udhėn e hershme ka rėnė pluhur.

Kur vij kėtu nė kėto brigje
mbase diēka tė ėmbėl sjell lumi.

Kėrkon njeriu i shkretė pak prehje
por nuk e gjen askund nė botė.

Diēka tė trishtė ka vera e largėt
dhe dimri gėzimin e fsheh me diēka.


Thekė ere

1.
Fluturuan larg lejlekėt
vetėm kallmi i Shkumbinit

Mbeti nė njė gji me rrepe
pluhur vjeshta shkund nga bishti.

Nėpėr krahėt e ēdo zogu
zemra ime fara, thekė.

Nė u ktheftė nė pranverė
varg kallamat le t’i puthė!

2.
Larg, atje nė Tanganikė
njė kallam shqiptar ka mbirė.

Pushi afrikan ia nduk
trajtat, thekėt e brengosur.

Por ai i vetėm duket
bir e bija s’mund tė japė.

Njė kallame femėr s’ka
an e kėnd pėr tė Afrika

Eh, ju derte, krah lejlekėsh
psherėtin Shkumbini larg!

3.
Zemra ime te Shkumbini
koka ime nėpėr rrepe.

Tunden flokėt e pėrzhitur
iku gjaku nėpėr dete.

Uji i kripur i pėrbotshėm
i rikthen ato te njerėzit.


Rigon fati

1.
Rigon nė gjethe fati i njeriut
e vjeshta hedh mbi ne diēka tė mugėt.

Pėr drurėt qė kanė para letargjinė
vera e afėrt vjen si ėndėrr, tutje.

Vetėm pėr ne i largėt duket marsi
njė mal me brymė e fsheh xheloz pėrpara

2.
Jam trumbetari i trilleve tė kota
i dhimbjeve tė trishta tė njeriut.

Organi im i thellė ėshtė krijuar
tė qeshė dhe tė qajė si natyra.

Nė qoftė se diēka tjetėr kėndoj
zemrėn kush e dėgjon tė mė pėrbuzė?

3.
Vjeshta e shkretė qau me tė gjitha
e lumit ia pėrcolli pastaj hallet


Kullat e Babilonit

Unė pashė dje dy kulla tė kuqe Babiloni
qė shpejt me forcė nė pluhur i hodhi pasioni.

E para yllin e polit si tatuazh e pat
te short i turbulluar i veriorit fat.

E dyta njė dragua tė verdhė nė emblemė
ku luftėrat e hanėve u mpleksėn qenė, ē’qenė.

Kur iku, ah, e para nė zemėr diē mė dogj
e mbeti krahėthata si njė fole pa zogj.

E mbeti e rrėnuar nga njė stuhi si fat
tekat e ēdo mendimi kush mund t’i bredhė larg?

E tmerrshme ra shkretia nė atė kullė dje
u zbehėn trajtat, lidhjet, Solvejgu s’qeshi mė.

Aje nėn tė ēuditshmin dhe nėn gjigandin far
qėndron tani nė tundėr nė tė stėrlashtin hall.

Ndėrsa pėr kullėn tjetėr kush mund ta dijė ku
iku dragoi, hani, me tė zverdhemtin dru?

Mbase atje nė shpellat e lindjes si duhi
zė kėrcėllin e qahet plot me habi ai.


Grimca kozmike

1.
Unė krahėt erės
sė bukur ia shtrij
e dua larg me tė tė vete nėpėr botė
si krillė krah i lirė
qė pret gėzim
por larg, diku
zbardh sėrish njė pol i ftohtė.

2.
Pėrkulem mal tek ti!
nė kėto shkrepa ndiej se zemra
si ajėr,
si paros
tymnaja bėhet nė zbrazėtirė
e s’di kush shpirt e vjedh.
Njė zog muzgor
qė qan i lirė
pėrplas nė pellgje hėnėn
e zhubravitur si shami.

3.
Si shpatė e Damokleut na rri vdekja
si shpatė e hakmarrjes
qė pėrdhunisht kėrkon tė na vjedhė nė karont e mė tej
si patinatorė
ne tetshin e vdekjes rivizatojmė
pa ditur se nė transparencėn e mbrėmjes
herė na shkelin stėrnipėrit
dhe herė tė shkuarėn e ngrijmė si hej.


Njatjeta

Njatjeta tokė frėnge!
Nėpėr Paris ka vite
qė hija e Eluarit qėndron nėn shi dhe erė
e Aragoni prehet te dheu i lashtė i librit
njatjeta tokė e vjershave!
Makina ime erdhi nga udhėt e pėrbotshme
dhe ende nėpėr rrota
ka baltėn e atdheut. Kėtu nė Senė gjethet e rrepeve
nga kėnga e Shkumbinit shtrihen
nė mermer
si hije kalimtare nė odisenė e hirtė
makina ime erdhi nga largėsi tė urta.


Paradokse shpirtėrore

1.
Koka ime nė kokėn e botės
e mbėshtetur provizorisht
para se tė kalojė nė padukshmėrinė e qenieve
dhe tė mendimeve
koka ime nė kokėn e botės
tė gjitha i thith
pėrveē ngurtėsisė sė saj
E ngurtė ajo nuk mund tė mbetet
nė dy caqe zė klith
koka ime nė kokėn e botės

2.
I desha udhėt e shkreta
dhe rrugėt plot njerėz
sipas tekave tė shpirtit njerėzor
qė herė i merr vrullin
fushave tė trishta dhe ftohtėsisė sė erėrave
dhe herė pėrpėlitet
si truk diellor.

3.
Diēka nga luani kam
diēka nga tundra dhe bota e egėr
dhe diēka nga planeti me tė gjithė qytetet si aliazh
megjithatė
unė nuk e di plotėsisht
se ku fillon njeriu i shekullit tė XX
dhe ku bisha e terciarit tė madh.

4.
Bie borė
nė fushėn e shkretė dhe tė zbrazėt tė dimrit
njė qenie e bukur rrėshqet
ē’ėshtė kjo vallė?
Iluzion apo rebelim i shpirtit
apo njė totem i keq?

5.
Si te Dali
natyra fiton njė konstrukt tė pakuptueshėm sot
peizazhi i dimrit.
Mua mė duket vetja si deshifrues
qė mė mungon alfabeti
dhe pa transkriptim ai mbetet
si shkrim pellazg.

6.
Jeta na i thotė tė gjitha
ose s’na thotė asgjė
edhe nė na i thėntė
copėra mbeten tė gjitha
si lulet nė kapitel.

7.
Kur qan kaprolli
luani buzėqesh nė kokėn time
kur qesh kaprolli
luani i fyer ulėrin.

8.
Stuhia je ti
qė botėn e frik njė ditė
pranvera je ti
qė botėn e lind njė ditė
po ē’trajtė tė jap
nė gur e dashur?

1979

Postoi Leon Grey




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]