Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Kujdes me Mjeshtrat e Njerezimit!-Nga Riza Lahi


Piloteve dhe poeteve mund t’u takoje
qe te turperohen edhe ne pleqeri


Pilotet dhe poetet duhet t’i flasin, perkatesisht dorezes se aeroplanit dhe penes se tyre , vetem me “Ju”. Ndryshe, nje pilot e paguan me koken e tij, nje poet, luan me pengun e emrit te tij.
Me dt 14 mars 2008, e perditeshmja nga me te lexuarat ne Shqiperi, “Tirana Observer” ka botuar nje shkrim te zotit Thimi Collaku; nderuar ne te njejten faqe me nje esse te mjeshtrit te letrave tona, Faik Konica.
Titulli i shkrimit – “ Nje perle ne thesarin e kultures shqiptare”. Behet fjale per nje shkrim lavderues ndaj perzgjedhjes se poetit te famshem te mbare orientit dhe njerezimit, Xhelaludin Rumiut, lindur ne Horasan te Persise ,ne territorin e Iranit te sotem, por qe, per nacionalitetin e tij, grinden edhe disa popuj te tjere, po kaq te kulturuar sa iranianet, sic jane turqit, afganet dhe irakenet.
Iranianet, qe e kane birin e tyre, e renditin Rumiun ne treshen e pare, kurse Omar Khayamin e famshem ne mbare Evropen,ne vendin e peste a te gjashte .
Mes te tjerave , zoti Collaku me beri te shqyej syte me …”Ky eshte kurorezimi i denje i pues shumevjecare te Dhorit ( Qiriazi - RL), plotesim i kuadrit te veprimtarise shqiperuese te tij , por edhe plotesimi i vonuar i nje boshlleku ne listen e veprave te kolloseve boterore te prure ne gjuhen shqipe”.
Mendova se mos ishte ndonje lajthitje e zotit Collaku. Mirepo, kur..Shikoj qe, kjo gje ishte e shkruar edhe ne syprinen e pasme te botueseve te sotem . Pra, nen pergjegjesine e Fondacionit “Saadi Shirazi” shkruhet : “Tashme Moulavi ( Rumiu, pra –RL) me mesazhin e paqes dhe te miqesise per popullin dhe shtetin shqiptar, do te qendroje perkrah koloseve te poezise perse si Firdeusi, Khajami, Saadiu, dhe Hafizi, veprat e te cileve kane ardhur me para ne gjuhen shqipe”.
Mirepo…edhe Rumiu ka ardhur “Me pare”.

Shqiptaret , me sa kane qene mundesite, e kane shijuar “danten e Orientit”, disa pak vite para 800 vjetrit te lindejs se tij…
Ne vitin 2002, pikerisht me parate e ketij fondacioni te nderuar, jane botuar plotesisht njemije egzemplare me poezi te Rumiut dhe me nje botim shume here me lluksoz se ky qe me zi munda te gjej nje kopje me se fundi. Me parate e popullit Iranian, por ama me nje tjeter drejtor, promovimi i Rumiut eshte bere te “Rogneri”, ku, per te 150 pjesemarresit, nga elita e kryeqytetit ne ate kohe, eshte harxhua,r sic me kujtohet, 28 dollare nje racion, pervec edhe nga nje libri dhurate. Shqiperues i ketij Rumiu kam qene une dhe, stafi tjeter ka qene: redaktor – i ndjeri Dalan Shapllo, recensente – Xhevat Beqaraj, Shefki Karadaku dhe Burhan Kurti.
Nga dy burime turke, qe une nuk po i permend, sepse jane private, una kam patur oferta jashtezakonisht joshese monetare per te botuar permbledhjen time qe po e punoja prej vitesh, vecse te shkruaja persiper qe eshte turk dhe jo Iranian. Per kete gje une e kam pas shkruar edhe ne shtyp…
Gazeta letrare “Drita”, gazetat “Zeri i Popullit “ dhe “ Albania ”, ne faqet e tyre letrare cilesore te nxjerra nga personalitete shume te zote dhe po aq shume te ndershem, si Llambro Ruci dhe Zija Cela, kane botuar disa here nga Rumiu im. Madje edhe vete “Perla” e fondacionit “Saadi Shirazi”, ka botuar cikle te Rumiut te shqiperuara nga une.
Vall nuk e di z Collaku kete? Po shefi i Fondacionit, nuk i ka pare nje here dokumentat dhe biblioteken e fondacionit ku e ka vene qeveria e tij te drejtoje, se cfar kane bere paraardhesit e tij? Kane qene shume burra te nderuar dhe korrekte ne detyren e tyre, edhe ata.
Po te dy poetet tane te mirenjohur dhe qe kane emer njeqind here me te glorifikuar se emrin tim, z Dhori Qiriazi, shqiperuesi dhe z Xhevahir Spahiu, redaktori, valle nuk e kane ditur? Ma merr mendja qe eshte shume e rende per qe te dy keta personalitete, per emrat e tyre, te thuhet se nuk e kane ditur…
Mjafton nje lidhese per ta hedhur ne ere…
Zoti Collaku u ka servirur nje poezi te vetme lexueseve ne shkrimin e tij. Per…e tij, ai e ka hedhur filozofine e Rumiut ne ere vetem me nje…lidhese.
Ja citimi i poezise nga gazeta:
“Une s’jam i krishtere, as jahudi, as gabr, por mysliman…”
(poezine te plote do ta citojme me poshte). Rumiu , duke qene mysliman thote se nuk eshte “as mysliman”. Rumiu eshte peshe e rende. Ai eshte bir i nje populli qe e ka poezine, sic e ka Brazili futbollin. Zoti Collaku, duke ndryshuar ate lidhese, u ka dhene tridhjete mije lexueseve te “Tirana Observe” nje Rumi te shnjerezuar. Duke ia faturuar padrejtesisht kete gafe njeriut te mire Dhori Qiriazi, qe nuk e ka thene ashtu ne original.Vetem me nje lidhese qe ka ndryshuar , ne poezine e vetme te cituar.
Me rastin e 800 vjetorit te te Rumiut, fondacioni ne fjale nuk gjeti nje karrige as te me ftonte mua si perkthyesi i pare i Rumiut , se paku sa per t’i thene “salam alejkum”, se , sa per te ndjerin Dalan, ai nuk kishte si te vinte.Por “Saadi Shirazi”, nuk pati nderin te ftonte as gjeniun e paperseriteshem te serenatave shqiptare, kantautorin Mihallaq Andrea ,qe ka kompozuar dhe kendon 9 serenata me tekste nga gjeniu i Iranit klasik, Xhelaludin Rumiu, shqiperuar nga une.. Qe t’i kendonte , sic ka kenduar ne nje koncert te perbashket ne Tirane me nje kengetar te magjishem nga Teherani, para disa viteve. Perse valle?
Mos shqiperimet e mia kane qene me te dobeta sesa ky i paraqitur nga dyshja ne fjale, saqe nuk duheshin marre asfare ne konsiderate?Belqim!
Une po citoj dy poezi qenesore te Rumit, njeren te cituar nga z Collaku. Nuk do te bej asnje koment. Lexuesit te me japin te drjete ose jo pastaj, si ti kene lexuar, sepaku keta te katerta, nese jam nxituar apo jo ne permendjen e sentences se shkruara me te zeza, psihte titullit.
NGA “DIVANI I SHAMSI TABRIZIT” 1 – 5 ( poezia ne shkrimin e z Collaku)
Shqiperuar nga poeti dhe perkthyesi i famshem Dhori Qiriazi
Redaktuar nga poeti dhe perkthyesi i famshem Xhevahir Spahiu

C’eshte e bera, o myslimane? As vete s’e di.
Une s’jam i Krishtere, as Jahudi, as Gabr, po as Mysliman,
une nuk jam Lindje, nuk jam as Peendim, as toke, as det.
Nuk jam as lule me ere , as Qark i qiellit;
s’jam toke, as uje, as ere, as zjarr,
s’jam qiellor, as pluhur, as qenie, po as pafundesi.
Une s’jam Indi, as Kine; Bullgar nuk jam dhe jo Sasqin.
S’jam nga mbreteri e Irakut, as nga viset e Khorasanit,
kjo fjale dhe asnje tjeter, Parajse s’jam dhe s’jam as Ferr.
Nuk jam Adam, as Eve s’jam, as Eden dhe as Rizvan:
Vendi im eshte i paemer dhe gjurma ime rri e fshehur,
s’jam trup dhe shpirt qe une i perkas Qenies .
ne udhe kam dy mendje, pse dy fjale jane nje
C’BEHET KESHTU, O MYSLIMANE?
Shqiperuar nga une, nje poet dhe perkthyes pak i famshem
Redaktor – I ndjeri Dalan Shapllo
Veten time
S’po mund ta kuptoj
Nen kete qiell te kthjellte, si kembane…
Veten time pyes:
C’po ngjet keshtu?
C’po ngjet?
C’po ngjet, o myslimane?

Une nuk jam kristian, as jam cifut
As budist nuk jam, as mysliman,
As nga toka s’jam e as nga deti
Nga Perendimi e as nga Lindja s’jam;
As sajese e natyres nuk jam,
As krijese e shtjellave qiellore
S’jam prej dheu, e as prej uji s’jam
As prej ajri, zjarri e as prej bore.
Nuk jam nga India , as nga Kina
As bullgar, as sakson une s’jam
Nuk jam nga mbreteria e Irakut
As nga ai vend qe quhet Horasan.
S’jam as i Parajses , as i Ferrit,
S’i perkas as kesaj bote, as tjetres
Nuk vij as nga Edeni dhe Rizvani
S’vij as prej Adamit e as prej Eves.
Vendi im
Boshesira eshte
Ne Pagjurmesi gjurmet i kam…
Por i perkas shpirtit te te Dashurit
packa se
pa trup e shpirt
une jam.

Ja tani, edhe poezine me qenesore te Rumit, “Kenga e fyellit”;le ta quajme se paku keshtu, per faktin se ajo ka qene burim frymezimi edhe per Naimin tone Madh,
KENGA E FYELLIT
Shqiperuar nga Dh. Qiriazi,
Redaktuar nga Xh. Spahiu

Degjo fyellin si qan, tregon ndarjen,
gra e burra kane qare me deshperim
qysh se me kane ndare prej kallamishtes.
Zemren e kam te cjerre nga kjo ndarje.
Tani ketu po u shfaq dhimbjet nje e nga nje
dhe per ata qe kane mbetur larg rrenjes se vet
dhe vuan secili, pse desheron te kthehet
atje ku ishte i bashkuar.
Qaj sa here mblidhemi tok dhe qaj me ata
ne kohe te mire dhe te lige.
E fshehta ime nuk eshte larg loteve,
por syte dhe veshtet nuk jane te zot te degjojne.
Trupi nuk fshihet nga shpirti, as shpirti nga trupi,
por duhet pare se shpirti nuk toleron.
Thirrja e fyellit eshte flake, nuk eshte ere!
Ai qe nuk e di ate flake, nuk eshte asgje.
Ajo eshte flaka e Dashurise qe rrjedh permes fyellit,
Ajo eshte fermenti i Dashurise qe gjendet brenda veres.
Fyelli bashkohet me cilindo qe e kane ndare nga shoku;
melodite e tij cajne mbulesen qe kemi.
Po , kush ka pare helmin dhe ilacin qe jep fyelli?
Fyelli tregon c’ka ngjare dhe bucimen e gjakut ne damare.
Ai tregon historine e Mexhnunit te cmendur nga Dashuria.
Largoni mosbesimin e atij qe eshte pa ndjenja!
S’ka bleres te gjuhes, pa veshin e mistikut.
Nga malli ditet na ngrysen nate.
Ditet i ndjekin udhetaret te lodhur nga ethet.
Nese ditet kalojne , thuaj iken, mos u mbush me vrer,
por qendroni. O ju, qe kurre nuk u bashkuat me pastertine !
cilido eshte ngopur me uje, vec peshkut
dhe cilido qe nuk e ka buken e perditeshme,
do ta gjeje,
pse ditet e tij do te behen te gjata.
Askush qe eshte “i papjekut”nuk e kupton ate qe eshte pjekur,
per ate dhe fjalet do te jene te shkurtera.
Lamtumire!
FYELLI
Shqiperuar nga une dhe botuar te revista
“Perla”, ruajtur per vll tjeter te Rumiut
qe kam ne duar
Mbani vesh pak
dhe heshtni
nen kete hene dupet me ar
S’i ndjeni
ca tinguj fyelli?
- Eshte nje kenge me te qare

“ O, mes trendafilave
vjollcave, dorezonjave
kaceve, zymbylave
mendrave, shebojave
te nje lum me zogj te kalter
qe shkon heshtur, pa bere ze
mu atje kam lindur une
por atje une nuk rroj me.
Me keputen lehte e embel
Me moren nga vendi im…
Si bilbili per te dashuren
qaj e qaj une pa pushim.
Zeri im qe del nga shpirti
eshte embelsuar me lote
O njerez! Vec qani per mua
Se s’me ngushulloni dot
dhe sikur te me falni mua
plot florinj nje xhamadan
dhe sikur te me dhuroni
c’kane parqet ne Horasan…
Me kane hequr nga shtepia
ndaj dhe qaj, i varferi
te shkoj prap, pa le te vdes
ne kembet e “te dashurit””
Njeriu e ka zemren plage
dhe ngrys netet duke qare
kur shtyn jeten diku tjeter
tutje nga foleze e pare
Dhe sikur nje dite papritur
te jete e tija gjith bota
do kerkoje rrugen e vjeter
- per atje ku I ka rene koka.
Le te shkojne ditet e vitet
Ti,i qete, i bukur rri
Me te paster s’gjen askund
se I reni ne dashuri.
Kenga qe nga fyelli fryn
s’eshte fryme nga buze te bukura
-eshte flake e dashurise
per zemra te keputura.
Kush nuk ndjen zjarr dashurie
vetes ne heshtje t’i thote:
“ me mire eshte qe te shkoj
kot kam ardhur ne kete bote”
Askush njeriut te persosur
S’ia njeh shpirtin
- det me vale…
Vec kundrojeni ate…
Heshtni!
Edhe…Asnje fjale!

Lexuesit do te kene mundesi te gjykojne - mbase kur t’i lexojne te dyja permbledhjet , ende me mire – se kush ka hyren ne mekat me trashegimine poetike te nje populli, ku edhe lupeset, lypin me fraza poetike te zgjedhura, dhe ku, ne restorante e klube, ngjet jo rralle qe, ne vend te kengetarit me orkester, paguhet nje poet te rrecitoje , ndersa te tjeret hane meze dhe pijne birr pa alkool

Nga Riza Lahi





Kommentet


06/04/2008, 14:37:46 G.llojdia shkruan:

shkurt po hedh keto fraza
Duke qene se jam autor i librave kushtuar bektashizmit,njerit prej tarikateve kam lexuar edhe Rumiun dhe kam studiuar edhe tarikatin e tij,Poezia e ketyre njerave qe kane adhurim Zotin ne fakt ka lindur qe nga mistikja e pare nje fare Rabije,qe kane vijuar me vone me Mevlanen,qe ishte nje njeri shpirteror dhe ka tyrbe e ndjekes edhe sot ne bote.ne fakt te dhenat me te sakta i sjellin edhe autore turq edhe te tjere,Per te ka folur Baba Rexhepi qe ka nje teqe ne Detroit ,Mokiom Zeqo Syri i trete qe i kushtohej Naimit ka folur per Fyellin dhe perklthimin ka autore si Korca etj qe kane bere shqiperime,por une theme dhe besoj se me afer eshte Lahi i kam lexuar ato te Qiriazit dhe them se Qiriazi eshte larg rimes se ketij autori ,kjo lloj letersie eshte mistike . ajo kercehet eshte nje lloj valle qe quhet sema,qe e ka nxjerrur Mevlana ne fakt edhe emri nuk eshte keshtu eshte vlersim sepse nga biografia e tij mesohen shume te dhena,qe dritesimin e Zotiti ai e ka pasur qe ne moshen 5 vjec,ai eshte krijuesii valles sema nje lloje permendje per Zotin ku i bihet tamberlekut etj sepse Zotnia qe bente pjese ne rendin e dervisheve fluturues,ka qene shume i ngritur shpirterisht dhe vjersha kushtuar Trimbiziut ka qene teper e arire,sepse dihet frymezimi i ketij ka ardhur nga ai dervish,megjithse Xhelaledini ishte profesor dhe ate nga shkolla deri ne shtepi e ndiqnin rreth 400 studnet per ta degjuar me endje pas njohjes me Tribizun atij i humbi fgre pasioni per mesimdhenien dhe filloi te gjesdiste arat duke u frymezuar kur e pane keshtu filluan te kerkojne shkakun hde gjeten dervishin ,keshtu e larguan dervishin nga Xhelaledini,por ai njesoj shkonte fushave dhe kerkonte dervishin prandaj dhe ai fitoi shume nga shpirti i dervishit qe e sperkati ne fillim me parfumin hyjnor,keshtu ai mbeti krijues i tarikatit mevlanizem i valles sema shume te peremndur dhe i divaneve te tij,mirepo ne tarikatet ka qene tradite krijimi tek bektashinjte te gjithe me perjashtim te rralle kane thurur vjersha sipas llojit divan renditje e caktuar,por ai ishte nje lloj frymezimi qe u lindte vetvetiu nga dashuria ne Zot nga ekslatimi dhe frymezimi i madh qe arrinin plus traditen,madje vete jeta etyre kerkime te vazhdueshem beri tarikatet te qendronin shume larg synive duke qene se ata kishin arritur persosmerin shpirtrorer ne gradat e siprme te shpirtit.Kjo i dallonte ata nga synite qe i kushtoheshin vetem anes se jashtme,keta pasuan misionin tjeter ate te pjeses shpirterore dhe burimin ekishin nga profeti dhe Imam Aliu,madje ky i fundit ishte frymezimi me i madh i tyre ketej madje buronte pjesa e thelluar e tyre,vete profeti ka peremendur thenien per ekzistencen etyre para krijimit te botes pra qe kane pjese hyjnore Per ta persosur kete jane shkollat e Basres , kemi 12 imamet qe e percollen sekretin shpirteror nga njeri-tek tjetri dhe te gjithe shkonin tek rrenja Edhe Xhelaledini eshte pjese e kesaj aradhe me tarikatin e tij,divanet,vallen dhe ndjekesit e shumte madje edhe ne Shqiperi dhe me se shumti permend Eqrem bej Vloren qe thote se Vlorajt ishte te ketij tarikati.
Mirepo sot duhet kuptuar se jo te gjthe ata qe punojne kane vlersimin nganjehere jane dhe miqesit qe nuk te lene vend madje te marrin edhe punen,pa gje te keqe,duke e kthyer krijimin ne nje kopje paste.
G.llojdia -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]