Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Naim Frashėri: Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (1886)

(Materiale nga arkiva nė prag tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė)
Pėrktheu nga greqishtja Pano Ēuka*


O ju bij tė mėmėdheut, ju o patriotė trima,
Luftėtarė tė dėgjuar edhe po kaqė tė urtė,
Tė bashkuar si vėllezėr neve jemi kurdoherė,
Krahė tė vendit tė shtrenjtė edhe besnikė ndaj kombit.
Dhe kėshtu lipset tė jemi, si pėrherė tė bashkuar,E
null

Ca mė shum' sot qė tirani mezi mbahetė nė kėmbė,
Ne duhet edhe mė fort tė lidhemi qė tė gjithė,
Pėr qėllimin ton' tė shenjtė, nė emėrin e lirisė.
Ju, stėrnipėr tė tė Madhit Aleksandėr e tė Piros,
Tė dėgjuar, tė lavdishėm, ju, o bij tė Skėnderbeut,
T'atij burri tė vėrtetė, qė nė botė shok s'ka pasur,
Trima, shpresa dhe guximi kurdoherė tė na prijnė
Dhe tė gjithė me njė mendje tė bėjmė detyrėn tonė.
Ne pellazgė kemi lerė para se tė lindte hėna,
Kur Adami nuk ka qenė veēse ujė edhe pluhur,
Dhe tė parėt tanė s'ishin vetėm baballarė popujsh,
Porse ishin baballarė dhe tė vetė perėndive.
Motit, gjuha jon' e dlirė, gjuha jonė e pavdekshme,
E kulluara, e kthjellta, mahniti dhe perėnditė.
Askush s'e mohon nė botė famėn e tė parve tanė
Dhe punėrat e shkėlqyera ua dėshmon historia.
Dikur nė Azin' e largėt si shqiponja fluturuan
Edhe fronin e Dariut e pėrmbysėn ata trima.
Duke thyer nė betejat ē'qenė pėrsanė barbarė,
Dhe qytetėrimin mbarė e shpėtuan nga rreziku.
Tjetėr herė, si luanėr, ata iu vėrsulėn Romės
Dhe romakėve mizorė mė t'u kallėn lemerinė.
Kush qe ai burr' i huaj, kush qe ai maqedonas,
Qė dikur grekėt nė luftė fund e krye i dėrrmonte?
Dhe kush qe njeriu i shquar, qė mė kot grekėt e thyer
U munduan me sofizma porsi grek ta paraqitnin?
Kur tė huajt pa tė drejtė rojėn kishin masakruar,
Cilėt qenė ata qė Thivėn e rrėnuan po shtėpinė
E Pindarit nuk e prekėn, sepse pėrnderonin muzat?
Ata s'qenė aspak grekėr as dhe skitė, jo, nuk qenė;
Maqedonėt tjetėr s'qenė veēse baballarėt tanė.
Shumė shkronjės si Plutarku, Demosteni dhe Straboni
Me shokėt e tyre thonė se ngahera kombi ynė
Ishte si dhe sot fisnik, trim, hyjnor, i madhėrishėm.
Si dhe ne, ata po qenė shqipėtarė tė kulluar
Dhe shqiptari kėtė emėr e ruan, sepse e pat
Nė flamur gjithnjė shqiponjėn, shenjė force dhe fitorje.
Gjithnjė brenda Shqipėrisė dhe Zeus' i madh banonte.
N'atė tė shenjtinė Tomor njė tempull tė bukur kishte
Dhe gjithė popujtė atje vinin me nderim tė thellė,
Qė t'i faleshin asaj perėndie shqipėtare.
Sikur tė studiosh tė urtin dijetar, Aristotelin,
Ptolemenjt' e plot tė tjerė, me kujdes, mirė edhe drejt,
Do mėsosh se dhe i madhi Kostandin, pjellė dardani,
Fisit trim e tė dėgjuar tė shqiptarve i pėrkiste.
Edhe mbretėresha e grave tė ditura tė ksaj kohe,
Dora d'Istria, mos vallė s'ish bij' e Shqipėrisė?
Kurrė s'e harroi atdhenė tė stėrgjyshėrve tė saj
Dhe shkruan pėr "alvanitėt", siē i quajnė tė huajt,
Sepse, si tė huaj, emrin e vėrtetė s'ua dinė.
Edhe thellė ndjen pėr fisin dashurinė mė tė kthjellėt,
I kėndon atij virtutet dhe i jep shpresa tė vyera.
O sa kombe janė zhdukur si tė qenė gjethe vjeshte,
Dhe sa kombe kanė lindur prej tė tyreve rrėnoja!
Kurr' nė shekuj kombi ynė s'ka ndryshuar dhe siē qenė
Ashtu mbetėnė vetijat, gjuha, doket e zakonet.
Shqiptari ėshtė siē ishte nė fillim, i pandryshuar.
Maqedonasit, ilirėt e thesprotėt e molosėt,
Shqipėtar' ishin tė gjithė si edhe nė ditėt tona.
Kurrė dyndjet e tė huajve s'arritėn tė shkatėrrojnė
Kombin ton' as gjuhėn tonė dhe shqiptarėt s'i ndryshuan
Kombėsinė dhe zakonet e mėnyrėn e jetesės.
Veshur pėrherė me hekur, kordhėtarė ndėr beteja,
Ishin gati dhe tė vdesin pėr Shqipėri, mėmėn tonė.
Pėr shqiptarėt kurdoherė tė huaj kan' qenė grekėt,
Edhe sllavėt edhe keltėt, edhe skitėt e romakėt.
Gjithė kombet nėnė zgjedhė tė romakėve u vunė;
Ndėrsa shqipėtarėt vetėm kanė luftuar hordhitė
E romakėve, si burra, me guxim e gjer nė fund.
Sa beteja dhe sa luftra tė pėrgjakshme kanė bėrė
Baballarėt tanė trima kundėr dyndjeve barbare!
Ranė dėshmorė nė luftė ata burra tė vėrtetė
Pėr mėmėdhethin e dashur, pėr lirinė edhe pėr nderė.
U mbyt nė gjak mėmėdheu, armiqtė na e shkretuan,
Porse Shqipėria kurrė s'e duroi robėrinė.
Askush nuk ka mundur kurrė qė ta vėrė nėnė kėmbė
Shqipėtarin e dėgjuar, kėtė heroin e botės.
Nė kohė paqe, i butė si qengj ėshtė shqipėtari,
Por nė luftrat e betejat si luan i tmerrshėm bėhet.
Kur hordhi bishash tė egra, qė erdhėn nga larg, nga Lindja,
Kundėr botės u lėshuan edhe vendet po shkretonin,
Qė tė gjitha mbretėritė edhe kombet u tmerruan.
Bizantinėt fanatikė, frikacakė, tė pazotė
Pėr postin qė kanė pasur, nuk u kundėrshtuan fare,
Po ranė duke shpresuar nė gjėra fyl e pa bukė,
Dhe u bėnė ata shkaku i sė rėndės robėri.
Turqit, bishat gjakatare, shkatėrronjėsit e botės,
Porsi ujqėr tė uritur njerėzve u shqyen zorrėt.
Perėndimi mbarė dridhej nga tė frikėshmit barbarė
Dhe Arusha u kish mbetur e vdekur, pa shpirt nė duar.
Asnjeri guxim nuk pati t'i luftonte ato bisha,
Po ndėrsa tė gjithė ulėn qafėn nėn zgjedhėn e zezė,
Njė komb vetėm i guximshėm, njė komb trim, i papėrkulur,
U rreshtua para tyre edhe mė t'u kalli dėrrmėn,
Pėrsėri duke shpėtuar nga rreziqe tė llahtarshme
Perėndimin qė s'ia diti, tė pabesėnė Evropė.
Kush qe, vallė, atėherė ai prijėsi i kombit,
Ai trimi sypatrembur dhe ajo shqiponjė mali?
Mos qe Marsi a Minerva, a mos qe Zeusi vetė?
Ti, o muzė gojėartė, qė njeh mirė tė vėrtetėn,
Thuaje emėrin e ndritur, emėrin e perėndijtė,
Kėndo, o hyjni fisnike, trimėrin' e tij tė rrallė.
Lėri mitet e Homerit pėr Akilin kėmbėshpejtė,
Lėr Eneun adhuronjės dhe pėrrallat e Virgjilit,
Se heroi i vėrtetė tani njihet nga tė gjithė,
Ėshtė prijsi i shqiptarve, ėshtė Skėnderbeu i madh.
Lumthi ti, shpirt i pamort! Lumja ti, zemėr hyjnore!
Ti, o emėr shumė i dashur, emėr hyjnor, aq i ėmbėl,
Ti je shembull dashurie, ti je monument virtyti,
Manument patriotizmi, trimėrie dhe lavdie!
Ty, o bir fisnik, i lartė, i atdheut tė shumvojtur,
Shqipėtarėt ta nderojnė emėrin dhe kurdoherė
E shqiptojnė veē me lotė dashurie dhe respekti,
Se ta njohinė lavdinė, njohin bėmat burrėrore.
Kur do vijė vallė dita tė tė ngrenė monumentin,
Tė pėrgjunjenė me zjarr para kėmbėve tė tua?
Trimėrit' e tua, prijės, dhe fitoret legjendare
Ne, pasardhėsit, na mbushin me guxim e burrėri.
Kur ti vdiqe, na ke lėnė neve njė atdhe tė lirė
Dhe e lirė do tė jetė Shqipėria jote prapė.
Varri yt siē i ka hije do nderohet mot e jetė.
Nėpėr shekuj do tė rrojnė emri dhe veprat e tua.
Pra, vraponi, o miq tė mi, mėmėdhetarė vraponi,
Me njė qėllim, njė dėshirė, pėrpara pėr Shqipėrinė!
O vėllezėr shqipėtarė, o ju bij tė mėmėdheut,
Ne tė gjithė njė komb jemi, njė gjak, njė fis e njė farė,
Tė gjithė tė njėjtit shpirt e tė njėjtės zemėr jemi,
Ne kemi tė njėjtat ndjenja dhe tė njėjtėn gjuhė flasim,
Ne nuk jemi kurrsesi as turq, as grekėr, as sllavė,
Jemi vetėm arbėrorė, shqipėtarė zemėrtrima,
Dhe ky emėr i nderuar, i lavdishėm ėsht' ngahera.
Kush s'nderon kombin e vet, ai ėsht' i ndyr,' i poshtėr,
Ai ėshtė gėnjeshtar, ėshtė tradhėtor i ulėt.
Mjer' ai qė i jep puthjen e tradhtis' kombit tė vet,
Mėmėdheut dhe tė birit tė tė lartit zot nė qiell!
Deri kur, o miq tė dashur, do mundin kėta tė huaj
Tė na kthejnė ne nė kafshė me atė shkopin e Ēirēės?
Deri kur pėr interesat e tė tjerve do punojmė?
Pse tė tjerve t'u shėrbejė gjith kjo mendje e trimėri?
Mjerė ne! pse pėr tė huajt kaq flijime e vetmohim?
O sa vepra madhėshtore kanė bėrė shqipėtarėt,
Por mė kot, se tė dobishme qenė vetėm pėr tė tjerė!
Ne, medet, vam' u shėrbyem turqėve, vrasėsve tanė,
Bishave t'egra mongole, qė veē dėm na kanė prurė!
O miq, gjaku i shqiptarit ėshtė derdhur kurdoherė
Qė tė rrojn' ata pėrbindsha, ata turq shkatėrrimtarė.
Sa tmerr tė ndihmosh armiqtė e atdheut tėnd tė dashur!
Dhe njė gjė tė till' e bėnė kaqė burra tė dėgjuar!
Cilėt qenė ata qė jetė shtetit tė turqve i dhanė?
Qyprylinjtė dhe tė tjerė tė gjith' ishin shqipėtarė.
Shqipėria ime e dashur, mėmėdheu im i shtrenjtė,
Tė kesh kaq burra nė zė dhe tė jesh akoma skllave!
Ti tė kesh Mehmet Alinė dhe Ibrahimin me shokė,
Ata tė shpėtojn' Egjiptin dhe ti tė tiranizohesh!
Ē'fat i mjer', i mallėkuar, oh ēfarė mynxyr' e zezė!
Tė kesh Boēarin, Xhavellėn, Miaulin, Bubulinėn,
E shumė heronj tė tjerė, dhe ata tė mos pėrpiqen
Pėr ty, Shqipėria ime, po pėr grekėt e Greqinė!
O heronj tė paharruar, u munduat kot sė koti,
Me tė shenjtin gjakun tuaj, me armėt tuaja tė lara,
Me atė gjuhėn e shenjtė flaku zgjedhėn tej Greqia.
Ju si burra tė vėrtetė me zell e me zjarr luftuat,
Po, pėr fatin ton' tė keq, pėrfituan ca tė tjerė.
Dhe u shojtėn pėr sė dyti shpresat tuaja tė shenjta.
N'atė vend qė ju, o trima, e ēliruat aso kohe,
Erdhėn lajkėsit e turqve, bizantinė dhe romej,
Fanarjotė dhelparakė edhe kalemxinj tė ulėt,
Komb' i lirė, ēobaxhinjtė nga qenė edhe nga s'qenė,
Me fjalė tė tjera grekėt, ata miqtė tan' tė mirė,
Dhe ju quajtėn tė huaj, ju thanė "palarvanites".
Dhe ata mosmirėnjohės, o sa keq, gėrmuan varret
Dhe shpėrndanė nėpėr rrugėt eshtrat tuaja tė shenjta.
Vetėm rastėsisht njė herė ata shprehėn tė vėrtetėn
Se vėrtet jeni shqiptarė dhe porsi tė huaj jeni.
Tė ushqesh nė gji njė gjarpėr tė helmuar, tė pabesė,
Dhe tė bėjė ēmos ngahera si e si tė tė helmojė.
Ē'doni ju nga Shqipėri? Grekėr, me siguri doni
Qė tė vrisni djemt' e Piros fshehurazi me njė tjegull.
Po tė rremat, djallėzitė, asnjėherė s'japin fryte.
Gjer mė sot, mė thoni, vallė, sa bullgar' u bėnė grekėr?
Kush kėrkon qė tė kėmbejė kombėsin', gjuhėn e mėmės,
Tė mohoj' atdhenė, ndjenjat, ai do tė jetė kafshė.
Si? Ju duket e arsyeshme, o filiza tė Sokratit?
Dhe a ėshtė, vall', e mundur tė harrojė komb' i tėrė
Gjuhėn e tij amėtare, t'i humbasė qė tė gjitha?
Fjalėt ua mbuloft' harresa, posht' e rrema, djallėzia!
Ju kė quani si trima patriotė, kė nderoni,
Miltiadhn', Themistoklinė, Qimonin, Epaminondėn,
Apo Pausanin' e ndyrė, Efialtin e pacipė?
Djallin qė tradhton atdhenė nuk e do as mėma vetė.
A nuk ėshtė mėmėdheu mė i dashur, i nderuar,
Nga ēdo gjė e mir' nė botė, nga prindėt e farefisi,
Nga fėmijėt dhe nga miqtė? A ka ndjenjė mė fisnike
Se ndjenj' e atdhetarisė edhe se ndjenj' e lirisė?
Si? Qenkemi ne grekėr? Jo, mė falni! Jemi vetėm
Alvanitėr, miq tė dashur, jemi vetėm shqipėtarė.
Ēdo gjė tjetėr ėshtė sharje, fyerje dhe blasfemi.
Tė ndėrrojmė emrin tonė kombėtar? Mos qofė thėnė!
Ashtu si fjala grek ėshtė pėr ju e shtrenjtė, e dashur,
Dhe pėr ne fjala shqiptar ėshtė e shenjtė dhe e ēmuar.
Nėse thoni qė edhe ju jeni, gjithashtu, pellazgė,
Dihetė se pellazgjikė janė kaq e kaė kombe:
Italianėt e francezėt dhe psanjollėt e tė tjerė.
Pra, ju jeni italianė? Mos ju quajtėn francezė?
Po, tė gjithė jemi pjellė tė Adamit e tė Evės.
Porse ēdo njeri njė kombi i takon dhe njė detyrė
Ėshtė e shenjtė dhe hyjnore: "Tė luftojė pėr atdhenė!"
Jeni, thoni, tė krishterė. Shumė bukur. po mos vallė
Duhet qė ēdo i krishterė tė jetė dhe grek pa tjetėr?
Evropainėt qė tė gjithė janė, dihet, tė krishterė,
Po nuk janė aspak grekė dhe as ndjenja greke kanė.
As Krishti as apostojtė s'kanė qenė kurrė grekė.
Kombėsin' e Jezu Krishtit qė tė gjith' e dinė mirė.
A, qenkeni ortodoksė. Shumė bukur. Po dhe rusėt
Dhe tė gjithė sllavėt rrotull gjithashtu jan' ortodoksė.
Dhe ata ndaj fesė, ndofta, mund tė jenė mė besnikė,
Atėherė pėrse grekėt nuk janė asfare sllavė?
Po atė besim e kishė kanė dhe grekėt dhe sllavėt,
Dhe, madje, armėtė sllave, mbrojtja dhe kujdesi i tyre,
Nė ēdo rast ndihmuan grekėt sa u dhan' e Thesalinė.
Po nė vend qė miq me sllavėt tė jenė, paskėtaj, grekėt,
Nė tė kundėrt, jan' armiq dhe armiq tė pėrbetuar,
Sepse dridhen se mos sllavėt dhe ata i bėjnė sllavė.
Pra, o miq tė dashur grekė, ju tė krishterė tė mirė,
Krishti tha: "Mos ia bėj tjetrit, atė qė s'e do pėr vete!"
Atė qė ju keni frikė se mos jua bėjnė sllavėt,
Pse kėrkoni kaqė fort shqipėtarėve t'ua bėni
Me gėnjeshtra dhe intriga? Feja urdhėron: "Tė duash
Dhe tė afėrmin si veten", ndėrsa ju tė gjith' i ndiqni.
Ju akoma keni grekėr qė nė robėri rėnkojnė
Dhe tė tjera kombe doni vetė ju t'i robėroni?
Cilin? Kėtė shqipėtarin? Kėtė fatosin e dheut?
Edhe kur, nė kėtė shekull? Nė kėtė epokėn tonė?
A e doni miqėsinė edhe dashurinė tonė?
Hiqni dorė nga sofizmat, nga gėnjeshtrat, nga mashtrimet.
Ne, o miq, jemi shqiptarė, ju helenė: Shqipėrinė
Kemi ne dhe ju Helladhėn; gjuhėn tuaj ju, ne tonėn.
Kėshtu vetėm mund tė lidhet miqėsia e vėrtetė,
Ne me sllavėt e me grekėt, me tė gjithė fqinjėt tanė,
Duam tė rrojmė ngaherė me harmoni, si vėllezėr,
Veē e drejta e secilit gjithėnjė tė respektohet.
Sot tiranin e pret vdekja, pra nuk duhet tė luftojmė
Si armiq me njėri-tjetrin; miq tė jemi, nė njė mendje,
Mjaft kaq vuajtje qė shkuam, mjaft kjo tirani e zezė,
Pa tė marrimė sot frymė dhe lirinė tė gėzojmė!
Poshtė, pra, trazirat, grindjet, rroft' e qoftė vllazėria!
Nėse rrojnė disa grekė brenda Shqipėrisė, vallė
Mos janė pak shqipėtarėt qė brenda Greqisė rrojnė?
Edhe shumė shqipėtarė rrojnė nė viset me sllavė.
Poshtė duart, ju o sllavė, larg ju, larg nga Shqipėria!
S'ju arrijnė ato vise tė paana tė Skitisė?
Shqipėria shqipėtarve u takon, o miq tė dashur,
Dhe askush nuk ka tė drejtė qė tė kundėrtėn tė thotė.
Nėse doni qė tė kemi dashuri mes nesh pėrherė,
Jetėn tė ēojmė si fqinjė nė mirėkuptim e paqe,
Edhe ne po kėtė gjė shum', o miq, e dėshirojmė.
Po nė qoftė se ju doni tė rrėmbeni trojet tona,
Atėherė, mos nuk ėshtė vdekja fundi i njeriut?
Zjarrin, pra, dhe le tė digjet gjithė bota, anembanė!
Po tė jetė se humbasim ne atdhen' e dashur tonin,
Qielli le tė pėrmbyset, me tė edhe perėnditė!
O, ju dashkeni qė vendin e gjigantėve tė zini,
Tė atyreve qė mundėn e shfronėsuan hyjnitė?
Ju, o fqinjėt tanė, dhe ti o diplomaci dinake,
Binduni njėher' e mirė dhe pa pikėn e dyshimit,
Se shqipėtari atdhenė s'ia dorzon askujt e kurrė.
Ju atdhetarinė e tij duhet ta keni provuar;
Atė nuk e mposhtėn shtete sado tė mėdha, tė forta,
Bizantinėt e romakėt, venedikasit e turqit,
Dhe na dashki qė taninė para jush tė gjunjėzohet?
Poshtė duart, qė tė jemi miq tė mirė pėrngahera!
Mbi njė mal' tė lart' mė shfaqet hieja e Skėnderbeut,
Shpatėn zhveshur mban nė duar dhe dėgjoj njė zė gjėmonjės,
Qė me burrėri tė madhe dhe duke rėnkuar, thotė:
O djema tė mir, ku jeni, ju o burra shqipėtarė,
Ju petrita zemėrtrima tė atdheut kaq tė dashur,
Varrin tim vazhdojn' akoma tė huajtė tė ma shkelin.
Turp pėr ju, sa turp, o burra, tė lėngoj' atdheu juaj!
Kudo hieja fanitet edhe malet po gjėmojnė.
Befas lart, qė nga Tomori, njė rrufe lėshon Zeusi
Dhe pėr gjithė gjakatarėt gati zhdukjen e sigurtė.
Miqt' e mi, mendohi mirė, tė mos biem nė lathime,
Se tė gjithė, po lathitėm, do ta humbasim shpėtimin.
Perėndi, ndriēoji popujt, sill ti paqen nė mes tyre
Edhe ndihi tė fitojnė lirin' e shtrenjtė tė gjithė.
Solomon, mos ma pre foshnjėn, mos e pre, n'emėr tė zotit,
Le tė mbetet pjella ime e paprekur, pacenuar.
Dhe ju, perėndi tė qiellit, ju o perėndi tė paqes,
Jepjani mollėn e sherrit drejtėsisht kujt i takon.
O vėllezėr arbėrorė, shqipėtarė zemėrtrima,
Tė kaluarėn e shihni, gjithashtu edhe tė sotmen,
Po sakaq na lipset shumė tė kujdesemi pėr nesėr.
Tė kujdesemi pėr gjuhėn, pėr mėsimin, mbrothėsinė,
Pėr shpėtimin tonė, nderin, pėr lavdin' e kombit tonė,
Se ky shekull, o vėllezėr, ėshtė shekulli i dritės,
Dhe pa gjuhėn e pa shkencėn, pa shkollėn e mbrothėsinė,
Pa tė mjafta dituri, sot asgjė nuk vlen nė botė.
Pra, pėrpara, o vėllezėr, ja se ku qėndron shpėtimi!
Ne kemi njė komb tė zgjuar, trim e qė vėshtron pėrpara,
Edhe gjuha jonė mundet tė punohetė paprerė.
Ne rrugėn e mbarėsisė mund ta ndjekim fare lehtė.
Pra, ē'na duhet, o vėllezėr? Dashuri, bashkim, pėrpjekje,
Menēuri, barazi, punė, vėllazėri, njė dėshirė,
T'i shėrbejmė mėmėdheut me besnikėri gjithmonė,
Ēdo kujdes, ēdo gjė e mirė t'i blatohet Shqipėrisė,
Pėr atė tė tė bėhet vetėm, pėr vėllezrit shqipėtarė.
Ne jemi njė komb tė gjithė, jemi bijt' e njė atdheu,
Njė trup jemi dhe njė zemėr, jemi njė fis e njė farė,
Kemi njė ide, njė gjuhė, njė palė doke e zakone
Dhe, sė fundi, qė tė gjithė sot ne jemi nė njė mendje
Pėr tė mirėn e pėrbashkėt, pėr lavdin' e Shqipėrisė.
Njė perėndi qė tė gjithė kemi dhe tė njėjtėn besė,
Pa, secili, si tė dojė le t'i falet perėndisė.
Qė tė gjitha fetė kanė veē njė themel tė pėrbashkėt,
Ndėrsa themel i themelit ėshtė vetėm njerėzimi,
Fjalėve t'armiqve t'egėr kurrėmos u vini veshin,
Se ata duan gjithmonė me intriga tė urrejtshme,
Me ēdo mjet ta bėjnė fenė vegėl tė shkatrrimit tonė,
Ata duan tė na ndajnė pėr tė tyret interesa.
Duhet mbi ēdo gjė, pa tjetėr, kombėsia tė fitojė.
Nė njė kohė, nė mesjetė, njė ndikim tė madh ushtronin
Barbaria, fanatizmi, errėsira e padija.
Atėherė ne luftuam pa qėllim e kot sė koti,
Pėr tė huajt, pėr armiqtė e kombit, tė mėmėdheut,
Porse sot mė kot mundohen tė huajt tė na gėnjejnė.
Shqipėtari mendjemprehtė kurrė mė nuk do tė mashtrohet
Dhe s'ka nge qė tė djersijė, tė coptohet pėr tė tjerė.
Ēėshtjeve, siē ėshtė feja, sot me sot u kaloi koha,
Ajo sot ėshtė nė zemėr, nė ndėrgjegjen e secilit.
Feja e kohės sė sotme ėshtė vetėm njerėzimi.
Hapėsira e paanė ėshtė tempull i Krijuesit.
Natyra gjith' anembanė ėshtė libri i tij i shenjtė
Dhe shkronja tė atij libri janė trupat qiellorė.
Ndėrsa si meshtar nė tempull ėshtė shkenca, qė njeriun
E afron tek perėndia, q'ėshtė gjithėēka nė botė.
E tė madhit zot fytyrė ėshtė drita qė shikojmė
Dhe njeriu ėshtė korė edhe shėmbėlles' e zotit.
Zemėra e tij e pastėr ėshtė fron' i perėndisė
Edhe vetėdia e tij njė gjykatės brenda vetes;
E shpėrblen pėr ēdo tė mirė, e mundon pėr ēdo tė keqe.
Sidoqoftė, gjithsekush ēdo besim ta respektojė,
Fen' e tij dhe fen' e tjetrit; tė mos bėjė dallim feje,
Sepse ėshtė e nderuar ajo qė nderon dhe tjetri,
Sidomos ēka respekton vėllai, djal' i mėmės sate,
Qė njė gjak keni nė deje, qė ka shpirtin, gjuhėn tėnde.
Ėshtė e shenjtė dhe hyjnore ēdo gjė qė beson njeriu,
Ēdo gjė qė beson njė popull dhe njė shoqėri e tėrė.
I mėsuari, i urti ėshtė besimtar, po s'ėshtė
Fanatik dhe pėr besimet mendon pa paragjykime,
Ai s'ėshtė gojėprishur, egoist, rrugaē, mashtrues.
Mbarė bota flet pėr Besėn dhe pėr nderin e shqiptarve.
Pėr vetijat, vllazėrimin, harmoninė, miqėsinė,
Dashurin', afetarizmin, kombėsinė, urtėsinė,
Trimėrinė dhe kujdesin pėr tė mirėn e atdheut.
Bota mbarė u njeh prirjen pėr liri, dituri, dritė.
Kėshtu, pra, ēdo atdhedashės e ka zemėrėn plot shpresa,
Dhe me ne ėshtė pėrherė perėndia zemėrbardhė.
Gjuha jonė, dituria, do tė sjellin mbarėsitė
E atdheutė fisnik, vllazėrimin dhe lirinė,
Mirėsitė, begatinė, vetė shekullin e artė,
Dhe, sė fundi, sigurojnė qenien tonė nė mes botės.
Ato do t'i japin dėrrmėn ēdo armiku e tirani
Dhe nė majėn mė tė lartė do ta ngrenė ne, shqiptarėt.
Rroftė, rroftė gjuha jonė! Rroft' e qoftė Shqipėria!
Rroftė kombi yn' nė shekuj! Rroftė vllazėrimi ynė!
Poshtė armiqt' e tiranėt! Poshtė grindja, errėsira!
Rroftė Besa dhe liria! Rroftė drita, dituria!

*Poema ėshtė shkruar greqisht dhe ėshtė botuar sė pari nė Bukuresht mė 1886, me titull "O alithis pothos ton Skipetaron".

Publikuar fillimisht mė 26/02/2007

Postoi Linda




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]