Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Elinda Marku, Tropet, Metafora dhe Metonimia


Figurat e fjalės nė retorikė janė quajtur sipas fjalės greke tropos lėvizje, kthim, kuptim i zhdrejtė. Fjala nė sistemin e gjuhės lidhet me njė send tė realitetit, ka njė koncept, ndėrsa gjatė pėrdorimit ajo shmanget nga kuptimii vet i parė, i zakonshėm dhe lidhet me nje kuptim tjetėr, qė ėshtė kuptimi i dytė i fjalės. Nė vargjet e Elinda Markut:

“Eshtė trashur kalorėsi
dhe kali trishtohet nėn shalė
e midis shalėve tė tij…”


ėshtė e qartė qė disa prej fjalėve janė pėrdorur me kuptim jo tė zakonshėm, mirėpo fraza nuk e ka humbur kuptimin qė ka synuar ta realizojė me kėtė lidhje fjalėsh. pėrkundrazi kuptimi i saj del mė i pasur se sa sikur fjalėt tė pėrdoreshin nė kuptimin e tyre tė parė. Po t’i veēojmė fjalėn “kalorėsi” dhe togun “ėshtė trashur”, ėshte e qartė qė fjala “kalorėsi” ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur njė gjendje emocionale ndėrsa fjala “Kali” ka ruajtur vetėm disa elementė tė kuptimit fillestar: madhėshtinė, lėvizjen, hapėsirėn etj. tė cilat korrespondojnė me gjendjen e parė. Gjithashtu figurat e fjalės pėrmbajnė nė vete vlera njohėse.
Kėto vlera njohėse shpeshherė janė intriguese, madje sjedhin dekodime tė ndryshme. Hapėsira metafizike dhe kuantenca logjike inicohen tė prodhojnė njė dukuri tė ngjashme me pretencėn, ku emocioni vjen nė mendjen e lexuesit nė dy mėnyra. E para me sintaksėn e njohur nė mendjen e tij rreth lojės sė fjalės, dhe e dyta me situatėn qė prodhohet nga fjala. Nė vazhdimin e poezisė sė Markut kjo ndjehet qartė:

“Nė mbrėmje kali ėshtė princ i bardhė
e kalorėsi dicka mė pak se kalė plak i murmė

C’mė paska marrė malli pėr lendinen e kuajve
atje..ne fshatin pa kuaj e shalues kuajsh

Diten me te pare qe te shihem me nje mik
do ta lavderoj duke i thene "kali im".


Figurat e fjalės, sikur edhe figurat e tjera, qė pėrdoren mrekullisht nė ndėrtimin e poezisė sė Markut, nuk i gjejmė vetėm nė gjuhėn e letėrsisė sė saj, por edhe nė mjaft poezi tė poetėve tė tjerė. Duhet thėnė hapur qė Marku e situaton mė shumė pėrdorimin e tyre nė mjaft poezi tė saj, duke argumentuar qartė edhe faktin se pėrdormi i tyre nė gjuhėn e folur ėshtė i shpeshtė. Njė pjesė e tyre pėr shkak tė pėrdorimit tė dendur e kanė humbur kuptimin e tyre tė figurshėm dhe pėrdoren nė mungesė tė fjalės.
Metafora qysh nė antikitet ėshtė quajtur mbretėreshė e figurave. Retorika e mėvonshme e ka pranuar si figurė qendrore prej sė cilės dalin figuarat e tjera. Figura e metaforės ėshtė proces gjuhėsor i thjeshtė, por qė ngrihet nq njė nivel tė ndėrlikuar poetik. Brenda njė shoqėrimi fjalėsh njė fjalė e humb kuptimin e zakonshėm dhe me pėrdorimin e ri ajo fiton njė informacion mė tė madh kuptimor. Shembull mund tė merret poezia e Markut “Kafshimi i errėsirės”. Vargjet e mėposhtme plotėsojnė qartė njė kuptim tė tillė:

“Rrethuar me vdekje
edhe atehere,
kur ime me 'tha:
E...linda!
A linda thua?
Ende nuk e di!
Une jetoj vdekjen!
Une sfidoj vdekjen!
Kam 1000 vdekje.”


Nė grupfjalėshin “Rrethuar me vdekje” gjejmė nė fakt domethėnien e temės qė trajtojmė. Nė kėtė fjali fjala” vdekje” mund tė zėvendėsohet me njė varg fjalėsh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala vdekje, ėshtė figurė, nje fjalė e papritur pėr kontekstin. Nese do ta shpjegonim figuren fjalia mund tė ishte: Rrethua nga e zeza (sepse vdekja ėshtė mė e zezė) ose “rrethuar nga errėsira (se arrėsira ėshtė mbyllja pėrgjithmonė e syve pėr njeriun qė nuk sheh mė dritė). Mirėpo fjalėt e pėrdorura kėtu nuk e shprehnin cilėsinė themelore tė jetės, vdekja mbi tė gjitha vjen e lidhur me njeriun, pra fjalia po te hiqej figura e metaforės mund tė shkruhej: Rrethuar me mungesėn e dritės natyrale, (pra ai ose ajo vdiq, ndėrroi jetė). Natyrisht kėto nuk janė tė gjitha kuptimet qė mund tė dalin nga shembulli, mirėpo ato mjaftojnė pėr tė dėshmuar informacionet e shumta qė bart figura e metaforės. Kthimi i figurės nė kuptimin real tė fjalės pėr letėrsinė ėshtė i pranueshėm, ashtu sic ėshtė i tillė pėr modulin e poezisė me varg tė lirė tė Elinda Markut.
Metafora shpesh quhet krahasim qė bėhet nė mėndjen tonė, mirėpo ajo nuk shprehet nė formėn e plotė tė krahasimit, i cili pėrafron dy gjėra sipas ngjashmėrisė duke theksuar cilėsinė e krahasueshme (Dhėmbėt e bardhė si gurėzit e lumit). Metafora nuk lejon tė shfaqet kuptimi i plotė po vetėm i mundshmi.
Veēohen disa fusha nė tė cilat realizohet metafora pėrmes veprimeve tė caktuara: kur gjėrat e natyrės dalin si tė vėrteta: me rrodhi ne deje, (kėtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtėrore a veprimi intelektual pėrdoret pėr tu dhėnė kuptim gjėrave tė natyrės e ojekteve: vdekja e dhjetė, (kėtu metafora shprehet me mbiemėr dhe quhet metaforė epitet, kur mendohet se ėshtė figurė mė vete quhet edhe epitet metaforik. Apo edhe kur pėrdoret “njėqindfish vdekje” kemi njė lloj tė vecantė metafore. Ndėrtimi i metaforės sipas ngjashmėrisė zakonisht mbėshtetet nė pėrdorimin me kuptim tė dytė tė emrit:

“…Vdekja e dhjete...
qe vdekje e dhjete
Kam zore ta them.
Dasma e tim eti
njeqindifish vdekje
...me rodhi ne deje…”


Metafora ėshtė shumė e pėrdorshme edhe nė sistemin e gjuhės. Pėrdoret nė vend tė fjalės qė mungon, sic ndodh tek poezia e markut “Kodi moral”. Pėrdorimi i fjalės shihet qartė nė vargjet:

“Parandjenje e erret,
shqetesim i thelle,
sinqeritet i terbuar,
perse qenkeni
dhe qenkemi bere?!...
jam zemeruar...
me inatin,
plus dhmbjen
minus engjejt keq'beres
shumezuar gjykimin,
perkryer perditshmerine,
pjesetuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar eren,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrare ngritjen e piedestalit
te ndeshkimit,
shto shtojcat ...
pa perfundimin.”


Nė kėto raste, ajo duket sikur ka humbur kuptimin e figurės. Ndėrsa nė letėrsi gjejmė pėrdorime tė reja, tė papritura tė metaforės ose metaforė tė ringjallur: si p.sh. parandjenji e erret, i thellė, i tėrbuar)shqetėsimit, sinqeritetit, ku freskimi bėhet me anė tė epitetit ose sinonimit.
Poezi tė tilla flasin qartė pėr njė situatė tė re nė sintezėn poetike dhe modelin e saj tė stilit vargėthyer. Nė kėtė model parashihen poezi tė tilla si: “Kale”, “Mund”, “Kafshimi i errėsirės”, “Gezim i helmuar”, “E megjithate une shkruaj poezi”, “Kostandinojade”, “Pa cak dashurine”, “Thirrja e fundit” etj.

Metonimia

Pėr nga rėndėsia qėndron krahas metaforės. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalės ngakuptimi i parė nė kuptimin tjetėr, kur ndėrmjet tyre qėndron lidhja e varėsisė jo e ngjashmėrisė si te metafora. Metafora konsiderohet figurė e poezisė, ndėrsa metonimia figurė e prozės. metonimitė mė tė njohura janė kur:
fjala me kuptim absrakt pėrdoret pėr fjalėn qė ka kuptim konkret dhe anasjelltas.

Nga Fatmir Terziu




Kommentet


24/04/2008, 19:13:11 K.Z. shkruan:

Kam vite qe e lexoj Elinden. Pena e saj poetike di te mbruje me ndjenja te qashtra gjithcka qe na afron ne larmishmerine e saj tematike.
Metaforat poetike ta marrin shpirtin ne nje loje, qe zor se del prej atij labirinthi ku te ka "burgosur" poezia e saj
Si nje vajze e brishte gelon neper ndjenja intime ,qe magjishem e perjeton si cast poetik.
Me shume respekt,
Keze (Kozeta) Zylo -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]