Histori: Konica "Shqipėria - Kopshti Shkėmbor i Evropės Juglindore" (10)

KREU X-Lamtumirė Shqipėrisė sė Zogut-I/Tė premten e zezė, mė 7 prill 1939, ndėrsa mbretėresha Geraldinė e Shqipėrisė ishte e sėmurė nė shtrat, pasi dy ditė mė parė kishte lindur njė djalė, fashistėt pa asnjė provokim tė dukshėm dhe pa shpallur luftė, pushtuan Shqipėrinė, njė vend tė paarmatosur, pothuaj pesėdhjetė herė mė tė vogėl sesa agresori.

Kjo bėmė e lavdishme ngjalli xhelozinė e mbretit Zog tė Shqipėrisė, i cili nga dėshira pėr tė hyrė nė garė me njė heroizėm kaq tė madh, ua mbathi me tė shtėnėn e parė dhe i la atdhetarėt shqiptarė tė luftonin tė vetėm kundėr forcave me epėrsi dėrrmuese.

Pėrbuzja e botės sė qytetėruar qe madje mė e madhe se tmerri pėr agresorėt fashistė, ndėrsa sa pėr tė kapėrcyer ato momente nė mėnyrė tė mėshirshme, ajo e pėrmbajti opinionin e saj pėr dezertorin shqiptar.

Ndodhi qė nė atė kohė unė isha pėrfaqėsues diplomatik i Shqipėrisė nė Uashington, ku isha vendosur qė mė 1929 si i dėrguar i vendit tim, pėr rilindjen e tė cilit kisha punuar qė nė rini. Qeveria amerikane duke iu pėrmbajtur politikės sė vet pėr tė mos njohur ndryshimet tokėsore tė bėra me "metoda gangsterėsh", vijoi tė mė quante si pėrfaqėsues ligjor tė Shqipėrisė. Pėr mė tepėr, ky vendim lidhur me gjendjen time u bė mė i lehtė nga fakti se fashistėt, nė fillim duke e paraqitur veten nė mėnyrė mjaft tė ēuditshme si "ēlirimtarė" tė Shqipėrisė dhe jo si dhunues tė lirisė sė saj, u kujdesėn qė tė ngrinin njė qeveri shqiptare tė rreme, qė e mbajti shėrbimin diplomatik. Por italianėt, tė cilėt nė kundėrshtim me vendin e tyre madhėrisht tė shquar nė historinė e kulturės, disa herė na shfaqen mė tė zgjuar sesa inteligjentė dhe qė gjithmonė kanė qenė tė pėrmendur pėr padurimin e tyre, nuk mund ta mbanin mė nė kėmbė njė mashtrim qė ishte i leverdishėm pėr prestigjin e tyre duke i hedhur njė vello, sado tė hollė, dhunės sė tyre, kėshtu qė nga mesi i korrikut qeveria - kukull e Tiranės mori urdhėr tė mbyllte legatat dhe konsullatat shqiptare jashtė shtetit. Njėkohėsisht tė dėrguarit e vendeve tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe tė dėrguarin e Shteteve tė Bashkuara tė vendosur nė Tiranė, u informuan nė mėnyrė mjaft tė papritur se statusi i tyre diplomatik nuk do tė njihej kėtej e tutje. Shumė shpejt pas kėsaj, qė tė jemi tė pėrpiktė mė 24 korrik 1939, Sekretari i Shtetit mė thirri nė Departamentin e Shtetit dhe mė njoftoi se, mbi bazat e reciprocitetit, ai ishte i detyruar ta quante se misioni im kishte marrė fund. Zoti Kordel Hall, i cili u bė edhe mė i mirėsjellshėm sesa ishte zakonisht, me sa duket e kuptoi habinė time tė pashprehur pėr diskriminimin e dukshėm kundėr Shqipėrisė nė krahasim me trajtimin qė i ishte bėrė Ēekosllavakisė, i dėrguari i sė cilės vazhdonte tė njihej si pėrfaqėsues ligjor i kombit tė vet. Zoti Kordel Hall mė shpjegoi se ndryshimi nė trajtim vinte pėr shkak se "ndryshimi i Ēekosllavakisė ndodhi brenda njė nate", ndėrsa nė Shqipėri ndryshimi ishte bėrė shkallė-shkallė. Unė nuk kam dyshim se ky shpjegim ka baza mjaft tė shėndosha, por mė duhet tė pranoj se unė nuk arrita ta kuptoja. Megjithatė nuk e ndieja se kisha tė drejtė tė kėrkoja shpjegime. Pasi dėgjova qė nė fillim pa e hapur gojėn, e falėnderova Sekretarin e Shtetit pėr shumė qėndrime tė mirėsjellshme gjatė misionit tim dhe u largova.

Ėshtė e tepėrt ta them se isha i hidhėruar pėr gjithēka nėnkuptonte ky epilog i trishtuar lidhur me tė ardhmen e vendit tim, por njėkohėsisht mė duhet ta pranoj se pata njė farė ndjenje tė lehtėsimit vetjak. Ėshtė e qartė se pozita e njė njeriu, qė pranohet si i dėrguar i ligjshėm i njė kombi dhe megjithatė nuk pėrfaqėson dot njė qeveri reale, ėshtė e hapur pėr shumė gjėra tė pakėndshme. Kjo mė kujton njė aktor tė Shopenhauerit, i cili vijon tė luajė pasi ka mbaruar shfaqja dhe ėshtė ulur perdja. E ndieja veten edhe mė tė ēliruar megjithatė, sepse lidhja ime me Zogun ishte shkėputur pėrfundimisht.

II

Asnjėherė Zogu nuk ka qenė njė sundimtar me tė cilin mund tė merreshe vesh, por nė vitet e fundit ai ishte bėrė i padurueshėm. Nga natyra ai kishte disa cilėsi tė shquara dhe nė fillim kishte zotėsinė t'i maskonte tė metat qė i kishte mė tė shumta, derisa njė ditė suksesi nė rritje e shtyu tė hiqte maskėn dhe doli siē ishte: njė barbarė i paqėndrueshėm dhe bukėshkalė. Por edhe pėr ata qė u pėlqen, edhe pėr ata qė nuk u pėlqen, ai mbetet njė karakter enigmatik interesant, njė pėrzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmė hero e gjysmė karagjoz, i cili pėr shumė kohė do tė tėrheqė si mbledhėsin e ēudirave tė historisė, edhe studiuesin e psikologjisė. Disa herė mė kanė kėrkuar tė shkruaj njė libėr tė shkurtėr pėr kėtė personazh kureshtar. Kam qenė nė mėdyshje pėr shumė kohė, kryesisht sepse jam zėnė prej disa vjetėsh me planin pėr njė histori tė Shqipėrisė, tė mbėshtetur nė kėrkime tė mundimshme, qė pėrfshijnė studimin e dorėshkrimeve tė pabotuara nė bibliotekat e Evropės. Megjithatė, nė ēastet e ēlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjė autori tė kohės sė Elizabetės siē bėj herė pas here, mė duket se kam parė ndonjė fanepsje tė Zogut nė pjesėn e Shekspirit pėr mbretin Xhon dhe Dogberrin ose nė veprat e Marlout pėr Mortimenin e Ri dhe Ēifutin e Maltės. Shkurt, Zogu qė nuk mė ka interesuar asnjėherė si sundimtar, mė nė fund mė preku fantazinė si subjekt anatomie. Zaret u hodhėn. E ndieja se duhej tė shkruaja diēka pėr tė.

Ndoshta lexuesi do tė ketė mirėsinė tė mendojė se unė i hyj tani kritikės, sepse Zogu ra poshtė. Njeriu disa herė ka tė drejtė tė mendojė nė kėtė mėnyrė, por ky mendim i veēantė kėtė radhė ėshtė tėrėsisht i gabuar. Unė e kam kritikuar Zogun kur ishte nė fuqi, e kam bėrė kėtė pa pushim qė nga viti 1922 deri mė 1939, nė fjalime tė hapura dhe nė shkrime tė firmuara, madje edhe kur kam qenė ministri i tij, aq shumė sa kam pritur ēdo ditė tė mė shkarkonte dhe njerėzit ēuditeshin pėrse mė kursente. Sa pėr ilustrim, po jap pak fakte mė poshtė.

Mė 21 shkurt 1931 Zogu pėr njė fije shpėtoi nga vrasja nė Vjenė. Nuk do t'i mėrzis lexuesit dhe veten time me saktėsi statistikore. Ata qė kanė kujtesė tė mirė mund t'i mbajnė mend titujt e shtypit me shkronja tė mėdha nė faqen e parė. unė shpreha mosmiratimin tim pėr kėtė atentat tė ulėt, ndonėse ai ishte frymėzuar nga njė atdhetari e gabuar. Kur u hap gjyqi, mbrojtja nxori disa copa nga shkrimet e mia, qė tregonin se Zogu nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė despot injorant e bosh. Thuhet se tė shkėputura kėshtu nga konteksti i tyre i pėrgjithshėm, qė kishte pėr qėllim njė kritikė konstruktive pėr t'i kthyer veprimet dhe synimet e Zogut nė njė drejtim mė tė mirė, kėto citime kanė ndihmuar qė tė akuzuarve t'u jepej njė dėnim fare i lehtė.

Mė 1938 tri motrat tėrheqėse dhe shpirtmira tė Zogut bėnė njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara. Unė bėra ēmos qė t'u shėrbeja si udhėrrėfyes, filozof e mik i tyre. Para se ato tė iknin, Abdurrahman Saliu shtatėdhjetėvjeēar, njė pasues i trashėgueshėm i Derės sė Zogut, i cili shoqėronte princeshat, mė shprehu mirėnjohjen pėr pėrkushtimin tim. Ai mė tha se edhe vetė mbreti nuk do t'u kishte shėrbyer mė me devotshmėri pėr tė mirėn e motrave tė veta. Plaku besnik pastaj m'u lut t'i jepja, nė rast se kisha dėshirė, ndonjė mesazh me gojė pėr mbretin. "A mė premton se do t'ia thuash mesazhin pa asnjė ndryshim?" - e pyeta. Plaku mė dha fjalėn. "Atėherė, - i thashė, - thuaji mbretit se sado qė janė tė drejta kritikat e mia pėr regjimin e tij, unė do t'i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtė kėtyre qarqeve unė do ta mbroj regjimin me gjithė aftėsitė e mia. Unė do tė vazhdoj t'i shėrbej mbretit me besnikėri dhe pa u grindur, sepse unė jam pėrfaqėsues i tij dhe sepse ai ėshtė Kryetari i Shtetit Shqiptar. Por personalisht unė kam pėrbuzjen mė tė thellė pėr karakterin e tij". Abdurrahman Saliu u trondit. "Vėrtet dėshiron qė t'ia them tė gjitha kėto?" - mė pyeti. "Ti mė dhe fjalėn se do t'ia thuash", - iu pėrgjigja dhe ai pranoi me fjalė tė qeta: "Dot a mbaj premtimin. Por, - shtoi plaku pas njė pushimi, - a ke kundėrshtim tė mė thuash mua pse ke njė mendim kaq tė keq pėr mbretin?" Unė iu pėrgjigja menjėherė: "Me kėnaqėsi. E pėrbuz mbretin pėr kėto arsye: e kam vėzhguar qė kur ka qenė tetėmbėdhjetė vjeē dhe asnjėherė nuk e kam dėgjuar tė thotė njė tė vėrtetė. Kurrė nuk e ka mbajtur fjalėn e besės. Nuk ka asnjė ndjenjė pėrgjegjėsie. Ėshtė i pandershėm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kulturė, prejardhje, pasuri, ēfarėdo aftėsie nė ndonjė fushė ose qoftė edhe patriotizėm tė pagdhendur, por tė ndershėm. Ai i injoron gjėrat themelore dhe u jep njė rėndėsi groteske ēikėrrimave. Shqipėria kurdoherė ka qenė njohur si njė komb me njėfarė dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipėrinė nė nivelin e njė farse muzikore tė pavlerė".

Natyrisht, artikujt e mi me nėnshkrim nuk kanė qenė kaq tė hapur sa fjalėt qė i thashė plakut tė mirė Abdurrahman. Ata janė botuar herė pas here nė "Dielli", qė ėshtė gazeta mė me reputacion dhe e shkruar mė mirė nė gjuhėn shqipe, botohet nė Boston, Mesaēusets qė nga viti 1909. Sa herė "Dielli" vinte nė Shqipėri dhe numri pėrmbante diēka me nėnshkrimin tim, njerėzit rriheshin pėr tė marrė njė kopje. Kur policia e konfiskonte njė numėr tė veēantė, siē ndodhte shpesh, njė kopje e futur kontrabandė mund tė shitej deri njėzet franga ari (qė janė baraz me shtatė dollarė me kursin e shkėmbimit tė sotėm), gjė qė ėshtė njė provė bindėse e interesit pėr tė, po tė mbajmė parasysh se paratė nė dorė janė mjaft tė pakta nė Shqipėri. Nė numrin e "Diellit" tė 22 gushtit 1938 unė kisha botuar njė artikull me nėnshkrim, qė merrej me format e ndryshme tė qeverimit. Ai mbaronte me kėto fjalė (tė pėrkthyera): "Monarkia ka nė Shqipėri dy tipa armiqsh: ata qė e lavdėrojnė pa masė dhe pa vend, si dhe ata qė e bėjnė qesharake me festime tė tepruara. Nėse na pėlqen monarkia, le tė pėrpiqemi t'i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorė nga karnavalet".

Ėshtė e tepėrt tė shtoj se i vetmi person ndėrgjegjės pėr ato karnavale ishte vetė Zogu. Nė tė vėrtetė, i gjithė regjimi i Zogut nuk ishte gjė tjetėr veēse njė karnaval i gjatė me njė fund tragjik.

III

Njė gjė interesante pėr ish mbretin e Shqipėrisė ka qenė prirja e tij pėr ta ndryshuar emrin, duke u ngjitur nė pushtet. Ai lindi si Ahmet Zogolli, i biri i Xhemal Zogollit, kreut tė krahinės sė Matit, mė vonė u bė Ahmed Zogu dhe nė shkallėt e fundit tė karrierės sė tij tė turbulluar e quajti veten "Mbreti Zog". Zogu nė gjuhėn shqipe ėshtė trajta e shquar, zogj ėshtė pa nyjėn shquese. Sidoqoftė, karriera e tij politike nė Shqipėri e kohėve tė reja mund tė vėshtrohet si njė episod historik pa rėndėsi."¹

Ai lindi mė 8 tetor 1895 nė fshatin Burgajet tė krahinės sė Matit dhe vinte nga njė varg i gjatė funksionarėsh qeveritarė. Kur ishte djalė, e ēuan nė shkollė nė Stamboll, por e ndėrpreu shkollėn mė 1912, kur Shqipėria u ēlirua nga Turqit. Por atė qė i mungoi si shkollim, ai e plotėsoi me inteligjencėn e lindur dhe me dredhinė.

Zogu tėrhoqi vėmendjen publike mė 1914, kur princi Vilhelm Vidi, mbreti pėr gjashtė muaj i Shqipėrisė, pati shqetėsime serioze me nėnshtetasit e tij. Si kreu i krahinės sė Matit, Zogu komandonte rreth 2000 veta, tė cilėt propozoi qė t'i pėrdorte pėr tė mbrojtur princin. Ndonėse asnjėherė nuk e plotėsoi kėtė premtim, ia doli mbanė qė t'i qethte monarkut fatkeq disa qindra napolona.

Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur njė pjesė e madhe e Shqipėrisė u pushtua nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkėpunoi me pushtuesit, por me kalimin e kohės oficerėt austriakė nisėn tė vinin re njėfarė padurimi tė lehtė te ky prijės i ri. Vdekja e perandorit Franc Jozef mė 1916 u dha atyre mundėsinė pėr ta larguar nga skena dhe e dėrguan nė Vjenė pėr tė marė pjesė nė kurorėzimin e perandorit Karl. Aty e mbajtėn deri nė fund tė luftės. Ky ishte kontakti i tij i parė me botėn perėndimore dhe ai e shfrytėzoi nė mėnyrėn mė tė mirė gjendjen e vėshtirė, duke mėsuar gjermanishten dhe duke vėzhguar nga afėr politikėn perėndimore. Ėshtė interesante tė bėsh hamendje se kurorėzimi gjithė pompė i perandorit Karl ka qenė arsyeja qė e ka ndezur imagjinatėn e malėsorit tė ri dhe ia ka kthyer mendjen pėr tė pėrfytyruar njė kurorėzim edhe tė vetes nė tė ardhmen. Ėshtė mjaft e ēuditshme qė, kur ai u kthye nė Shqipėri nga fundi i luftės, i hyri rrugės pėr t'u bėrė mbret. Ai nisi tė punonte pėr tė arritur qėllimet e veta nė njė mėnyrė tė mirėfilltė makiavelike, ndonėse nuk dihet a i kishte lexuar ndonjėherė porositė e librit tė tij "Princi".

Pasi u kthye nė Shqipėri, Zogu e gjeti vendin e vogėl tė copėtuar nga lufta dhe nė kaos politik, nė prag tė njė gjendjeje anarkie. Kjo i dha atij mundėsinė pėr tė pėrdorur me pėrfitim ata 2000 malėsorėt e tij, qė ishin gati ta ndiqnin nė ēfarėdo aventure qė do tė vendoste t'i drejtonte. Pėr mė tepėr, shqetėsimet e Shqipėrisė nuk ishin tėrėsisht tė brendshme, sepse atė e kėrcėnonte edhe copėtimi nga fqinjėt. Kjo krizė i detyroi prijėsit shqiptarė qė t'i linin mosmarrėveshjet pėr njė kohė. Mė 21 janar 1920 ata u mblodhėn nė kongresin historik tė Lushnjes, ku ata iu drejtuan parimit tė presidentit Uillson pėr "vetėvendosjen" e kombeve dhe gjithashtu shpallėn besėn e tyre, duke u zotuar tė vdesin pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore e politike tė vendit. Lidhur me kėtė, duhet vėnė nė dukje se zona nė tė cilėn u mbajt kongresi ishte ende nėn pushtimin italian dhe tė vetmet forca nė dispozicion pėr t'i mbrojtur krerėt nga italianėt ishin besnikėt e Zogut.

Kur u formua kabineti nga Kongresi, Zogu u caktua ministėr i Brendshėm, njė post ky qė i dha kontrollin mbi policinė dhe xhandarmėrinė. Qė nga ky ēast ai u ngjit lart si meteor: u bė kryeministėr mė 1923, presidenti mė 1925 dhe sė fundi mbret mė 1928. Ėshtė interesante se ēdo hap qė bėri, nga ministėr i brendshėm deri nė mbret, ishte "nė mėnyrė kushtetuese".

Pėr kėtė ngjitje nė pushtet, i vetmi njeri qė e kundėrshtoi ka qenė peshkopi Fan S. Noli, i formuar sipas mėnyrės amerikane. Peshkopi kryesoi forcat liberale tė vendit, shumica e tė cilave e kishin shijuar demokracinė nė Amerikė. Pėr mė tepėr, fshatarėt qė pėrbėnin 95 pėr qind tė popullsisė e shihnin atė pa asnjė dyshim si tė vetmin njeri tė aftė pėr ta udhėhequr vendin drejt reformave demokratike e pėrparimtare. Nė qershor 1924 gjatė njė kryengritjeje spontane kundėr forcave regresive, ai e detyroi Zogun tė arratisej nga vendi. megjithatė, pas gjashtė muajsh Zogu u kthye nė Shqipėri me ndihmėn ushtarake tė Jugosllavisė fqinjė dhe me miratimin e Anglisė, Italisė e Greqisė. Kthimi i tij "triumfal" nė Tiranė i dha fund jetės politike tė peshkopit Noli.

Gjatė karrierės sė tij tė trazuar, janė bėrė dy atentate kundėr jetės sė Zogut. Njėri u bė mė 23 shkurt 1924, kur ai po ngjiste shkallėt e parlamentit. Njė student i ri me emrin Beqir Valteri shtiu dy herė dhe e plagosi nė dorėn e majtė, por Zogu hyri nė sallėn e asamblesė sikur nuk kishte ndodhur asgjė. herėn e dytė ndodhi mė 21 shkurt 1931 nė Vjenė, ku ai kishte shkuar pėr njė konsultė mjekėsore. Ky atentat u bė kur ai po dilte nga teatri i operės, ku kishte ndjekur shfaqjen "Palaēot". Njė nga shoqėruesit e tij u vra, por Zogu shpėtoi.

Duke bėrė njė pėrmbledhje tė karrierės sė tij, ka disa arritje qė janė nė dobi tė tij. E para, ai solli njėfarė pamjeje tė unitetit pėr vendin, duke rivendosur rendin pas anarkisė dhe, siē e ka thėnė njė njeri i menēur, tirania parapėlqehet ndaj anarkisė. Veē kėsaj, ai shpėtoi vendin nga brigandizmi dhe mungesa e ligjeve, njė realizim ky qė vėshtirė tė vlerėsohej atėherė, siē e tregon njė shprehje fluturake, qė qarkullonte atėherė nėn zė gjerėsisht nėpėr kafenetė: "Ėshtė e vėrtetė qė nuk ka mė cuba nė Shqipėri, sepse kanė shkuar tė gjithė nė Tiranė, ku vjedhin me autoritet duke ndenjur nė tavolinėn e zyrės". Sė fundi, ndonėse ishte vetė bej, ai e ngushtoi shumė pushtetin e bejlerėve. Megjithatė, kėtė e bėri kryesisht pėr tė siguruar pozitat e veta.

Nga ana negative, administrata e tij ishte e korruptuar dhe e pazonja, sepse ai e rrethoi veten me njerėz qė nuk kishin as karakter, as dije dhe as ndershmėrinė e zakonshme. U shtyp me egėrsi liria e fjalės dhe e shtypit, ndėrsa spiunėt e tij tė kudondodhur e terrorizonin popullin. Ndonėse ishte injorant nė fushėn e gjerė tė ekonomisė, ai ishte dhelparak pėr punėt e veta. Rreth tre pėr qind tė tė ardhurave shtetėrore i merrte pėr vete si rrogė dhe shpėrblime, por pjesėn kryesore tė pasurisė, qė ėshtė vlerėsuar midis tre dhe pesė milionė dollarė, e mori si dhuratė nga Musolini pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i bėri Italisė. Nė tė vėrtetė, fama e Zogut si dallaveraxhi i zgjuar mund tė pėrmblidhet nė njė koment qė i ka bėrė autorit ish i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: "Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk qėndronte i blerė".

Mė 7 maj 1938 Zogu u martua me konteshėn Geraldina Aponi tė Hungarisė, duke pasur si nun kontin Galeaco Ēano, ministrin e Jashtėm tė Italisė dhe dhėndrin e tė ndjerit Musolini, qė nuk e qau kush. Njė vit mė pas, mė 5 prill 1939 lindi njė djalė. dy ditė mė vonė, tė premten e zezė, ndėrsa gjithė krishterimi ishte pėrgjunjur para Princit tė Paqes, legjionet e krishtera tė Musolinit kapėrcyen Adriatikun pėr tė pushtuar njė vend tė vogėl. Ndonėse nuk i mungonte guximi shtazor, kur erdhi ēasti pėr ta treguar atė tė premte tė zezė fatale, Zogun e lėshuan nervat dhe e tradhtoi vendin. Ėshtė domethėnėse qė italianėt nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr ta kapur kur po arratisej pėr nė Greqi. Meqė aeroplanėt italianė fare lehtė mund ta zbulonin karvanin e tij, na duhet tė nxjerrim pėrfundimin se Musolini e la "tė shpėtonte" ish-tė mbrojturin e tij.

Nė rast se Zogu do tė kishte vendosur qė tė qėndronte me popullin e tij dhe do ta godiste pushtuesin nga malet, ai do tė kishte pėrsėritur nė shekullin e njėzetė epokėn e Skėnderbeut, duke fituar kėshtu adhurimin e botės dhe mirėnjohjen e popullit tė tij. Nė vend tė kėsaj ai zgjodhi arratisjen. Zogu i kaloi vitet e luftės nė Angli, por nga ana politike i kishte duart plotėsisht tė lidhura, pasi Anglia ia kishte premtuar Shqipėrinė e Jugut Greqisė si shpėrblim pėr tė kundėrshtuar invazionin italian mė 1940. Nga fundi i luftės ai kaloi nė Egjipt, ku gjeti pėrkrahje tė madhe nga ish-mbreti Faruk. Njė vit e ca pasi erdhi nė pushtet koloneli Gamal Abdel Naser, Zogut iu hoqėn prerogativat mbretėrore. Nga fundi Zogu e pa tė padurueshme atmosferėn e qeverisė revolucionare tė Egjiptit dhe e la vendin e faraonėve. Tani ai gjėllin nė Francė, si viktimė e njė sėmundjeje tė rėndė tė zemrės, duke vėshtruar Shqipėrinė qė e qeverisin pikėrisht ata njerėz, tė cilėt ai i kishte shfrytėzuar dhe terrorizuar gjatė mbretėrimit tė vet. Sic transit gloria mundi.



1 Shėnim i botuesit: Kjo pjesė ėshtė shkruar nga botuesi.


Materiali u postua nga Linda

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet

Postuar nga: Adil Biēaku 06/03/2007 - 11:21:16 -

Ketu tregohet urrejtja, zilia dhe inati fanatik i nji intelektuali te persosun, i nji brilianti te fjales. Ketu shihet se sa i ngushte ne llogjikė ishte i ndjeri Faik Konica kundrejt, njiherė tė deklaruar kundershtarė politik vazhdim te po te njenjtes vijė pa kompromis dhe pa marre aspak parasyshe se sa shumė bani Zogu pėr Shqipninė. Ai krijoi shtetin e parė Shqiptarė dhe qė e futi nė rrugėn e modernizimit sikurse shtetet fqinjė edhe pse u bame te pavarun shumė ma vone se ata. Asht ne natyren e shume njerzėve qė nuk durojn qė tė udhėhiqen apo komandohen nga tė tjerė qė nuk kanė ate arsim si personi nė fjalė dhe kjo krijon ambicje, zili dhe deri nė urrejtje. Por shkolla asht tjetėr, zotsia asht tjetėr. Po ashtu edhe prejardhja (xhinsi) ka ndikimin e vet. Zogu nuk kishte shkollėn e Faik Konicės por kishte zotsinė dhe sensin e udhėheqsjes,shtetformuesit dhe qeverisjes.Ai i doli zot vendit dhe bani shtetin.Kjo asht ironia e fatit dhe fatkeqsia e jonė qė ne i denigrojm puntorėt dhe luftėtarėt qė prin nė ballė pėr shpėtimin e kombit.
Faik Konica flet diametralisht kundėr ēdo historiani apo dipllomati qė e ka njohtun Zogun dhe qė ka shkruar pė Te si dhe studjuesit e arshivave shqiptare si dhe bashkėkohėsit e Zogut me disa pėrjashtime tė vogla dhe kėto ashtu si ma nalt pėr arsye tė nivelit shkollor kishin urrejtje personale fanatike.

Adil Biēaku Suedi


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]