Njė urim pėr njė fillim tė ri, nė Vitin e Ri

Nga Frank Shkreli

Ja po afrohet Viti i Ri. Njė Vit i Ri, njė Fillim i Ri. Njė Vit i Ri prej tė cilit tė gjithė ne shpresojmė dhe presim realizimin e objektivave dhe ėndėrrave tė pa realizuara deri tashti, njė Vit i Ri i mundėsive tė reja, i ndryshimeve pozitive pėr ne, si individė dhe si shoqėri, si institucione qeveritare dhe shtetėrore, por edhe pėr botėn nė pėrgjithėsi. Njė vit i shpresave, se nė mos tė gjitha gjėrat, atėherė tė pakėn disa prej tyre do tė ndryshojnė pėr mė mirė, si nė jetėn tonė private dhe familjare ashtu edhe nė mjedisin shoqėror e politik ku jetojmė.

Frank Shkreli
Ėshtė thėnė se Viti i Ri nuk ėshtė vetėm njė ndryshim datash e vitesh, por ėshtė njė rast pėr ndryshim drejtimesh, qellimesh e objektivash tė reja me njė angazhim serioz pėr realizimin e tyre. Nė 25-vitet e fundit pas shėmbjes sė komunizmit dhe pas luftės pėr ēlirimin e Kosovės, qė mė nė fund ēoi nė pavarėsinė e Kosovės si shtet i pavarur, shpresohej se antagonizmat, pėrēarjet, grindjet dhe ndasitė politike midis shqiptarėve, anė e mbanė trojeve tė tyre shekullore, kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist nėn tė cilin -- megjithse nė shtete tė ndryshme – shqiptarėt jetuan pėr njė gjysėm shekulli, do tė merrnin fund. Ishte njė fillim qė shpresohej tė ishte i njė rendi tė ri shoqėror e politik pėr Europėn dhe pėr shqiptarėt nė veēanti. Madje, fillimi i shekullit 21 u shikua me aq optimizėm sa qė u konsiderua se ky, mė nė fund, do tė ishte “shekulli i shqiptarėve”.
Shqiptarėt, ndonse tė shpėrndarė nė nė pesė shtete, janė njė komb, kanė njė gjuhė dhe njė histori, janė vėllėzėr e motra tė njė gjaku. Megjithkėtė, fatkeqsisht, historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kanė ndeshė pėrsėri nė njė numėr trysnishė, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe pėrēarjeve midis partive tė ndryshme, sa qė edhe pėr optimistin mė tė madh, vihet nė pikėpyetje tė madhe gatishmėria dhe vullneti i klasės politike shqiptare tė kėtij ēerek shekulli pėr tė jetuar nė harmoni dhe nė vėllazėrim kombėtar me njėri tjetrin. Ishin kėto 25-vjetė post-komunizėm qė fatkeqsisht u dalluan nga mungesa e tolerancės politike dhe shoqėrore ndaj njėri tjetri, pothuaj nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė, e sidomos nė radhėt e partive politike dhe tė qeverive tė drejtuara prej tyre.
Rezultatet e kėsaj politike shkatėrruese kombėtare, besoj se sot shihen nga tė gjithė. Prandaj, si rrjedhim, 25 vjetė pas rėnjes sė Murit tė Berlinit dhe me Kosovėn e pavarur, ka ardhur koha qė vullnet mirėt dhe atdhetarėt e vėrtetė tė konsiderojnė njė fillim tė ri politik dhe shoqėror, tė vendosin pėr njė angazhim serioz, pėr njė harmoni me tė vėrtetė vėllazėrore atdhetarizmi me njėri tjetrin, me gjithė ndryshimet dhe pikpamjet politike qė mund tė ekzistojnė midis tyre.
Urojmė pra qė Viti i Ri nė prak tė cilit gjėndemi, tė shėrbejė si njė rast pėr njė fillim tė ri, si njė rast qė nė Vitin e Ri, shqiptari tė mos pėrjashtojė shqiptarin, vetėm e vetėm se tjetri ka pikėpamje tė ndryshme politike. Por tė punojnė sė bashku pėr dashurinė ndajė Shqipėrisė dhe pėr hir tė pėrparimit ekonomik dhe politik tė mbarė kombit shqiptar. Pėr mė tepėr, siē ka shkruar At Anton Harapi, nėqoftse e duam Shqipėrinė dhe fatin e mirė tė shqiptarėve, atėherė tė zotohen se pėr tė mirėn e pėrbashkėt do, “Tė punojmė sa tė jetė e mundur mė tepėr pėr tė futur dashurinė midis vėllėzėrve qė jetojnė nė njė vend me ne, kanė tė njėjtin emėr shqiptar, ndjekin tė njėjtin fat dhe tė njėjtin ideal: Fatin e Shqipėrisė, idealin shqiptar...Paēim tė vėretėn udhėheqse, dashuria tė na mbajė ngahera.”
Ky pra ėshtė urimi im pėr Vitin e Ri -- por besoj se edhe i shumicės dėrmuese tė shqiptarėve kudo – qė shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe klasa politike shqiptare nė veēanti tė dėgjojė zėrin e arsyes dhe tu tregojnė “Miqėve dhe armiqve anembanė botės se shqiptarėt janė tė zotėt ta bėjnė dhe ta mbajnė Shqipėrinė tė bashkuar, tė fortė, madhėshtore dhe tė denjė pėr Kastriotin, pėr stėrgjyshėrit tanė, pėr burrėrinė dhe fisnikėrinė shqiptare.” (At Anton Harapi).
Historikisht, armiqtė e shqiptarėve i kanė dashur ata tė ndarė e tė pėēarė, politikisht dhe gjeografikisht, nė trojet e veta. Fati i shqiptarėve ėshtė sot nė dorė tė vet shqiptarėve. Mos tė humbet rasti qė shqiptarėve tu jepet arsye qė tė qėndrojnė nė trojet e veta dhe qė tė kenė besim nė njė Shqipėri e Kosovė demokratike ku tė gjithė ta ndjejnė veten tė barabartė dhe tė mos marrin rrugėt e botės, vetėm e vetėm sepse klasa politike me ndasitė dhe me pėrēarjet midis veti, po bjerrė aspiratat e shqiptarėve pėr njė jetė mė tė mirė nė shtėpitė e tyre.
Ėshtė ky njė urim pėr njė Fillim tė Ri, nė Vitin e Ri!

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it