Qeveria shqiptare tė bėj dy monumente gjigande tė Presidentėve Wilson e Clinton

Nė vijim tė titullit, t'i ndryshohet emri tė ashtuquajturės "Rrugė e Kombit" nė "Rruga e NATO-s", siē de facto duhet tė ishte. Tė nxitet edhe qeveria kosovare tė bėj tė njėjtėn gjė pėr vijimin e saj nė Kosovė. Fakt historik ėshtė se rruga nė fjalė u bė e mundur pas anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, ashtu siē ėshtė fakt pėrsėri qė ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė mundėsoi realisht ndėrtimin e saj atje, gjė qė kurrė s'do ndodhte para NATO-s.

Duhet tė jemi mirenjohės ndaj faktorit real qė mundėsoi rrugėn nė fjalė, mjaft me emra qė s'pasqyrojnė tė vėrtetėn, sidomos tani kur ekzistenca e NATO-s po vihet nė diskutim. Pikėrisht sot ne duhet tė vėmė historine nė vend, pjesėn tonė tė historisė.

Nė vijim tė kėsaj linje, Shqipėria gjithashtu duhet tė shpreh (madje ėshtė vonė) mirėnjohjen e thellė ndaj dy figurave madhore tė kombit amerikan, presidentėve, Woodrow Wilson dhe Bill Clinton, tė cilėt bėnė pėr kombin tonė atė qė mund tė pėrmblidhet vetėm nė njė fjalė: Legjendėn. Jo si ato legjendat imagjinare me lahutė, por legjendėn e vėrtetė tė shqiptarėve, atė me mish e gjak prej vėrteti, mė tė dhimbshen, qė zhvillohej para syve tanė, e tė cilėn ne kurrė s'do mund ta bėnim dot vetė brenda darės barbare tė fqinjėve.

Presidenti Wilson vulosi integritetin e Shqipėrisė sė sotme nė Konferencėn e Versajės (1918), ndėrsa u pėrball me presionin e egėr serbo-grek pėr copėtimin e Shqipėrisė sė mbetur; Presidenti Clinton bėri realitet ėndrrėn mė tė pamundur shqiptare, liroi Kosovėn nga kthetrat e kuēedrės serbe, dhe ja ktheu shqiptarėve, gjė qė, nga ana tjetėr, e armiqėsoi pėrjetė me botėn sllave (nga Moska nė Danub e Beograd), element (revansh sllav) ky qė solli deri dhe "dėshtimin" e Hillary Clinton nė garėn pėr presidente. Zonja Clinton u sulmua nga Moska pse Bill Clinton bombardoi Serbinė nė '98-n, pra ajo de facto "humbi" pėr "shkak" tė shqiptarėve.

Nė qendėr tė Tiranės tė ndėrtohen dy monumente tė kėtyre miqve tė vėrtetė tė kombit tonė, tė vihen pranė njėri-tjetrit, sepse ata janė autorėt e vėrtetė qė krijuan Shqipėrinė e Kosovėn e sotme, jo heronjtė e rremė qė sajuan shtetarėt nė agoni shqiptaro-kosovarė.

Nga Kritika

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it