Frank Shkreli: Nė kėrkim tė tė papėrlyerve

Fjala i “papėrlyer” ose e “papėrlyer” mund tė ketė njė domethėnje fetare nė veshėt e disave, sidmos tė krishterėve, por fjalori shqip e pėrcakton si diēka qė nuk ėshtė fėlliqur me lyrė a me diēka tjetėr, me fjalė tė tjera i pastėr. Pėr mė tepėr, njė person i “papėrlyer” ėshtė dikush qė nuk ėshtė pėrzier a qė nuk ka marrė pjesė nė njė punė tė keqe, nė njė krim, e tjera. I pastėr nė sjelljet e qendrimet nė punė dhe nė shoqėri! Me biografi tė pastėr, thekson fjalori, dikush pa asnjė njollė nė nder!


Frank Shkreli
A ka Shqipėria njerėz tė tillė, “tė papėrlyer”, tė cilėt mund dhe duhet tė shėrbejnė me kompetencė nė ministritė dhe dikasteret mė tė larta tė qeverisė dhe tė shtetit? Individė tė cilėt tė pakėn fillimisht nuk kanė ndonjė “njollė” qė do t’i diskualifikonte nga konsiderimi pėr njė post siē ėshtė posti i njė ministri nė qeveri. Nė fakt, si nė shumė raste mė pėrpara, edhe kėsaj herė, as kėto emėrime nuk i shpėtuan sitės sė kritikave tė opinionit publik. Opozita dhe grupe tė tjera, siē janė grupet e tė pėrndjekurve, kanė kritikuar kėto ndryshime nė qeveri, pėr arsye tė “biografisė” thonė ata. Sidomos ata ankohen pėr tė kaluarėn e njėrit prej kandidatėve, atė tė emėruarit pėr Ministėr tė Punėve tė Mbrendshme. Kritikėt u shprehėn se duke emėruar individė qė kanė pasur lidhje -- nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr -- me ish-regjimin e Enver Hoxhės, Kryeministri i vendit po kėrcėnon “kohezionin shoqėror” dhe “luftėn e klasave”, pretendojnė ata. Kjo mund tė jetė ose jo e vėrtetė, por ky epizod i fundit tregon rishtas arrogancėn e trashėguar tė pushtetarėve tė atij vendi, tė cilėt, nė emėrime tė tilla, nuk marrin aspak parasyshė pasojat qė kanė vendime tė tilla nė marrėdhėniet shoqėrore tė shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare dhe as historinė moderne tė vendit, sidomos historinė e regjimit komunist nė Shqipėri dhe pėrēarjet qė ka shkaktuar ai regjim, pasoja tė cilat ndihen edhe sot e kėsaj dite. Nė vend qė tė emėrohet personi mė pak kontraversial, duket se ka mė shumė rėndėsi, qė kandidatėt e emėruar, qofshin ministra, qofshin deputetė -- tė aprovohen nga partia dhe tė marrin bekimin e udhėheqsve tė partive monopolizuese tė politikės, se sa tė jenė individė tė pėrgatitur dhe tė ndershėm, e pse jo tė “papėrlyer”, sipas formulės mė sipėr, persona qė janė tė pranueshėm dhe tė cilėt mbėshteten nga njė shumicė dėrmuese e shqiptarėve, pa marrė parasyshė animet politike.

Pa dashur tė futem nė vlerėsimin e “biografive” ose edhe tė meritave dhe aftėsive tė tyre, pro ose kundėr kandidatėve qė shoqėria shqiptare i konsideron si tė lidhur me ish-sistemin komunist -- duket se njė pjesė e madhe e publikut i konsideron si problematike kandidaturat e tilla, nga cilado parti qofshin, duke i pranuar si vendime nga lartė. Edhe nėqoftse kandidatė tė tillė i kanė pėrgatitjet e nevojshme pėr ato poste, ata mbeten gjithnjė -- tė pakėn nė pamje dhe dukuri tė parė – si tepėr problematike pėr njė vend si Shqipėria me njė tė kaluar komuniste, si ansjė tjetėr nė Evropė. Pėr njė vend anėtar tė NATO-s dhe pėr njė vend kandidat pėr nė Bashkimin Evropian, ėshtė e pa pranueshme mos pėrfshirja nė detyra kyēe e tė pakėn ndonjė pinjolli tė pėrndjekurish tė ish-regjimit, pa marrė parasyshė nėse emėrimet e ministrave janė tė pranueshėme ose jo nga ndėrkombėtarėt. Pikėspari, ata duhet tė jenė tė pranueshėm pėr popullin shqiptar! Ēdo qeveri duhet tė jetė pėrfaqsuese e mbarė shoqėrisė dhe kjo duhet tė demonstrohet pikėspari pėr nga anėtarėt e saj dhe nga ato qė ata pėrfaqėsojnė.

A ėshtė e mundur, qė pas mė shumė se 25 vjetė nga shėmbja e komunizmit, Shqipėria tė mos ketė individė tė aftė qė duhej tė konsideroheshin pėr poste tė larta nė qeveri e nė shtet, e tė cilėt nuk kanė lidhje me trashėgiminė komuniste, me fjalė tė tjera, njerėz tė “papėrlyer”? Fatkeqssiht duket sikur tė konsiderohesh pėr njė detyrė tė lartė, duhet domosdoshmėrisht t’i kesh rrėnjėt, si individ ose si familje, nė ish regjimin komunist. Kjo tė bėn tė kualifikuar pėr punė tė lartė shtetėrore.

Unė besoj se Shqipėria ka pasur dhe ka njerėz tė pėrgatitur tė kalibrit evropian pėr tė shėrbyer jo vetėm nė politikė, por nė ēdo fushė tė zhvillimit shoqėror, individė qė edhe mund tė jenė edukuar nė universitetet mė tė mira perėndimore dhe tė cilėt nuk kanė pasur lidhje me ish-regjimin komunist. Pse tė mos u jepet kėtyre personave rasti dhe mundėsia t’i shėrbejnė atdheut tė vet? Pse bandat politike dhe oligarkėt e partive pėrjashtojnė njerėz tė tillė nga jeta politike -- tė rinjė e tė reja, tė aftė dhe tė zellshėm pėr t’i shėrbyer vendit dhe shoqėrisė, ndryshe dhe mė mirė nga ē’kemi parė deri tashti? Pėr mė tepėr, pse mos tė jetė ndonjė prej tyre, madje edhe pinjoll i ndonjė familjeje tė pėrndjekurish? Shqipėria ėshtė e tė gjithė atyre qė jetojnė aty, pa marrė parasyshė historinė komuniste dhe pikpamjet politike. A po mos vallė ata janė tė pėrjashtuar pėrgjithmonė dhe pėrfundimisht nga pjesėmarrja nė jetėn politike, vetėm e vetėm se biografia e tyre nuk ėshtė e “pastėr”. Vazhdim ky i luftės civile, luftės sė klasave, tė shekullit tė kaluar? I madhi Faik Konica ka paralajmėruar se, “Pėr njė vend si Shqipėria, rrethuar nga armiq, njė luftė civile e zgjatur mund tė jetė shumė e rrezikshme. (Vepra 3, f. 347).

Nė njė shtet normal demokratik, bėhen sa ėshtė e mundur, pėrpjekje qė nė qeveri zakonisht tė pėrfaqėsohen ose tė pakėn tė pasqyrohen pikpamjet e tė gjitha shtresave tė shoqėrisė, pa dallime politike. Lindė pyetja se pse edhe sot pas mė shumė se njė ēerek shekulli nga rėnja e komunizmit, besnikėria ndaj partisė konsiderohet si mė e rėndėsishme pėr tė shėrbyer nė poste qeveritare se sa besnikėria e njė kandidati ndaj interesave tė Atdheut, sidomos kur bėhen emėrime pėr poste tė larta qeveritare?

Qė Shqipėria dhe kombi shqiptar tė udhėhiqen tani dhe nė tė ardhmen, nga bijtė dhe bijat mė tė mira tė tij – nga mė tė papėrlyerit -- pa marrė parasyshė dallimet nė pikpamjet ideologjike dhe politike, siē ka thėnė edhe Faik Konica, mbetet shumė pėr tu bėrė. “Shumė duhet tė punojmė ne shqiptarėt, sot dhe pėr sė shpejti; po mė parė nga tė gjitha, tė shėndoshim dashurinė dhe vėllazėrinė nė mes tonė”. (Albania 2, 1897).

Ku ėshtė dashuria, ku ėshtė vėllazėria, ku ėshtė bashkpunimi midis shqiptarėve sot pėr tė mirėn e mbarė kombit, pėr tė cilėn ka bėrė thirrje Faik Konica, mė shumė se njė shekull mė parė? Tė ndarė e tė pėrēarė ashtu si edhe nė kohėn e Konicės, mė shumė se 100-vjetė mė parė. Kėshtu nuk shkohet pėrpara. Mjaft ėshtė mjaft! Gjithnjė sipas Konicės: “Shqiptarėt kanė njė problem pėr tė zgjidhur: tė kėqyrur nga tė huajt si njė popull i rėndė, i ashpėr, por fisnik, pėr tė cilin njė anglez ka thėnė se ėshtė njė popull plot “tragic dignity” (dinjitet tragjik), shqiptarėt sot janė bėrė qeshja e botės. Pyetja ėshtė: Kush e ka fajin qė zbritėm nga tragjedia nė operetė? Pas mendjes sime, fajin mė tė madh e kanė levantinėt”, ka shkruar Faik Konica. (Vepra 2, f 78).

Shqiptarėt mund tė jenė sot ndėr popujt mė tė braktisur nga klasa politike e tyre. U takon vetė shqiptarėve tė vendosin se kush dhe cilėt janė levantinėt e sotėm – jo vetėm nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por anė e mbanė trojeve shqiptare -- si individė dhe si parti, tė cilėt kanė bėrė aq shumė pėr tė sjell kombin nė situatėn jo tė favorshme nė tė cilėn gjėndet sot.

Mbetemi gjithnjė nė pritje dhe nė kėrkim tė papėrlyerve, pėr njė drejtim tjetėr!

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it