Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Vaso Papaj

Pas njėzet vjetėsh


Dhe po s’qesh mė, pas njėzet vjetėsh,
Do dua prapė tė tė takoj
E nė kuzhinė, (zakon poetėsh),
Nė sytė e tu thellė tė ngulmoj.
S’ka gjė pėr rrudha, pėr flokė tė thinjur,
Buzėqeshja jote do t’i shkėlqejė
Dhe flladi i agut do t’na ketė nginjur,
Ashtu sė bashku kur tė na gjejė.

Dhe po s’qesh mė, pas njėzet vjetėsh,
Do t’dua prapė, si zjarr qė mbron,
Tė vij nė dhomė, si ėngjėll shtretėsh,
Tė shoh jastekun si ma qafon.
E nėse gjumi tė ka zbuluar,
Me frymė tė lehtė tė tė mbulojė.
Gjersa me diell tė jesh praruar,
Atėherė me heshtje le t’mė largojė.

Dhe po s’qesh mė, pas njėzet vjetėsh,
Do vij tė t’gjej si zonjė mbi zonjė,
Me mbesa e nipėr, mes ditėsh, netėsh,
Tė shfletosh vargje shkronjė pėr shkronjė.
E ndonėse botės dhe pas kaq vjetėsh,
Mė e madhja vlerė prapė i mungon,
Aty nė librat e mi, mes fletėsh,
Fle dashuria, qė e shpėton.


Tinguj mbi tastjerė

A tė kujtohen
Ditėt e vjeshtės qė hanin vetveten ?
Gjethet e plepave skuqur e zverdhur,
Si dridheshin tėrė frikė?

A tė kujtohen
Mėngjeset qė i pėrkėdhelnin ato me fshesė
Dhe heshtur ia largonin kalimtarėve
ēdo rrezik?

A tė kujtohen
Ditėt nėn diellin qė nga era dridhej?
Ca tinguj tė shfrenuar mbi tastjerė?...
Beethoveni s’na shqitej e s’na shqitej
Dhe heshtja s’ishte heshtje, si pėrherė.

I kujtoj dhe sot, ashtu tė thara, njėlloj bien,
Tė ngjashme me kujtimet tona, nostalgjitė.
Dhe erė e ftohtė qė fishkėllen tutje i shpie,
Drejt hiēit qė i mbulon pak nga pak ēdo ditė.


Zhigolņ

Ishe i njomė, kur more detin,
Flokė si gruri, sy tė zi.
Zbrite si me drojė tragetin,
Nata e zezė ngjante lubi.

Sesi u bėre zhigolņ,
Trupi e shpirti yt e dinė.
Por njė fjalė veē ma dėgjo:
Ke tradhėtuar dashurinė.

S’rreshtej zilja nė telefon,
Rendje, shisje kėnaqėsi.
Brenda teje kish njė hon,
Tė bėri bosh boshėsi e tij.

E tradhėtove dashurinė,
E burgose thellė nė zemėr.
Liretėn doje, dhrahminė,
S’pyete moshė, veē t’ishte femėr.

Dhe kaluan vite shumė.
Ti u ktheve, ke njė emėr.
Flokėt gri, paratė si lumė,
Por prapė honin ke nė zemėr.

E u ngjite, lart u ngjite…
Por njė fjalė veē ma dėgjo:
Kur s’ka fjalė nė gjuhėn shqipe,
Prapė do tė t’quaj zhigolņ.


Heshtja besnike

Heshtja e dashurisė mė qe besnikja ime.
Tė zjarrtė e mbajti diellin nė ditėt me vetmi.
S’u egėrsua kurrė si det me dallgėzime,
Qė hapat e tua pėrmbi rėrė tė mund t’i fshijė.

Nga Vaso Papaj




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it