Frank Shkreli: Fytyra e re e censurės sė shtypit

Me rastin e Ditės Botėrore tė Lirisė sė Shtypit

Ēdo vit, 3 Maji shėnon ditėn kur mbarė bota kujton parimet themelore tė lirisė sė shtypit. Ėshtė gjithashtu njė rast pėr tė vlerėsuar lirinė e shtypit nė vende tė ndryshme tė botės. E caktuar si e tillė nga Kombet e Bashkuara, nė kėtė ditė, nė mėnyrė tė veēantė, mbrohet media nga sulmet qė i bėhen pavarėsisė sė shtypit, nga qeveri dhe grupe tė ndryshme terroriste. Kėtė ditė, kujtohen gjithashtu edhe gazetarėt tė cilėt, anė e mbanė botės, kanė humbur jetėn nė krye tė detyrės.



Frank Shkreli
Sipas njė njoftimi tė UNESCO-s, tema e kėtij viti pėr Ditėn Botėrore tė Lirisė sė Shtypit ėshtė: “Mendjet kritike pėr kohėra kritika: Roli i medias nė avancimin e shoqėrive paqėsore, tė drejta dhe gjithėpėrfshirse”, ndėrkohė qė thuhet se pjesėmarrėsit nė aktivitete tė ndryshme botėrore do tė shqyrtojnė edhe sfidat me tė cilat pėrballet media sot, pėrfshirė prirjet e vazhdueshme anė e mbanė botės pėr tė sulmuar gazetarėt kudo.

Ndėrkaq, nė kėtė ditė kushtuar lirisė sė shtypit nė botė, sulmet kundėr atyre qė furnizojnė publikun me informacione si dhe censura e lajmeve anė e mbanė botės kanė arritur nivele tė reja dhe komplekse, falė teknologjisė sė re informative. Ky ėshtė vlerėsimi i raportit vjetor tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve mbi lirinė e shtypit nė botė. Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, (KMG) me qendėr nė Nju Jork, ėshtė njė ent i pavarur, jo fitim prurės qė kujdeset pėr mbrojtjen e lirisė sė shtypit nė botė. Raporti “Sulmet Kundėr Shtypit: Fytyra e re e Censurės sė Shtypit”, ėshtė njė pėrmbledhje e gjithanshme mbi lirinė e shtypit anė e mbanė globit. Nė raport, gazetarė dhe ekspertė tė medias shqyrtojnė abuzimet e reja ndaj lirisė sė medias dhe ekspozojnė vendet tė cilat, pa asnjė ndėshkim, shkelin lirinė e shtypit. Pėrveē kėsaj, nė raportin e kėtij viti tė KMG-ės, ekspertė tė ndryshėm ofrojnė zgjidhje tė mundshme pėr kėto abuzime, pėrfshirė kėshilla se si tė mėnjanohet censura, si tė garantohet siguria e gazetarėve dhe e burimeve tė tyre, dhe ofron mėnyra se si tė luftohet pushteti kur kėrkon tė shuaj kritikat e shtypit me mėnyra tė ndryshme, me qėllim pėr tė venė nė dyshim edhe kredibilitetin e medias nė pėrgjithėsi.

Nė raportin vjetor tė KMG-ės -- i cili u shpėrnda tė martėn, njėkohėsisht, nė Universitetin Oksford nga Instituti Reuters pėr Studimin e Gazetarisė nė Angli dhe nė Universitetin Kolumbia nė Nju Jork -- thuhet se megjithė shpresat qė ofron teknologjia e re informative, qeveritė, aktorė jo-qeveritarė dhe korporata tė ndryshme nė mbarė botėn, po censurojnė masivisht pėrhapjen e lirė tė informacionit duke pėrdorur taktika tė ndėrlikuara dhe tepėr tė sofistikuara. Raporti i vitit 2017, Sulmet ndaj Shtypit, me nėn titull Fytyra e Re e Censurės, nėnvijon njė numėr metodash qė faktorė tė ndryshėm, pėrdorin pėr tė kontrolluar pėrhapjen e lirė tė lajmeve dhe tė informacionit, pėrfshirė trysnitė financiare ndaj gazetarėve si individė dhe ndaj botuesve tė gazetave dhe agjencive tė lajmeve si ente tė tilla, duke pėrdorur njėkohsisht lloj lloj ligjesh, me qėllim pėr tė shkurajuar kritikat ndaj qeverive dhe aktorėve jo-qeveritarė qė mund tė jenė bashkpunues me qeverinė.

Nė raport pėrfshihen artikujt e nja 20-gazetarėve dhe ekspertėve tė njohur botėrorė, pėrfshirė gazetaren e njohur amerikane Christiane Amanpour, tė cilėt dokumentojnė ato qė ata cilėsojnė si fytyra tė reja dhe alarmante tė censurės, jo vetėm nga qeveritė por edhe nga aktorė dhe ente jo-qeveritare anė e mbanė botės. Christiane Amanpour paralajmėron edhe gazetarėt amerikanė nė lidhje me sigurinė dhe qėndrueshmėrinė e lirisė sė shtypit nė vendin e tyre, ndėrkohė qė shkruan mbi rritjen e dukshme tė sulmeve kundėr gazetarėve, anė e mbanė botės.

Ndėr ekspertėt e lirisė sė fjalės dhe tė shtypit nė botė qė ka shkruar njė artikull nė Raportin Vjetor tė (KMG-ės), tė kėtij viti mbi sulmet kundėr lirisė sė shtypit, ėshtė edhe David Kaye Reporteri i Posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr Mbrojtjen e tė Drejtės pėr Lirinė e Mendimit dhe tė Shprehjes. Nė kapacitetin e tij, si pėrfaqsues i organizatės botėrore, u hedh njė vėshtrim ligjeve dhe institucioneve qė, sipas tij, po luftojnė nė mbrojtje tė lirisė sė fjalės, nė mbarė botėn.

Duke njoftuar botimin e Raportit vjetor mbi lirinė e shtypit nė botė, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, Joel Simon u shpreh se ai qė e quajti si, “Mjedis jo-miqėsor pėr gazetarėt, shkaktuar nga retorika pas-zgjedhore e Donald Trump-it president, ka ngritur shqetėsime nė Shtetet e Bashkuara”, por shtoi se, “Gjendja e lirisė sė shtypit nė pjesėn tjetėr tė botės ėshtė shumė, shumė mė e keqe dhe tepėr shqetėsuese. Ndėrsa kemi aq shumė informacion nė dispozicionin tonė, mungesa e njohurisė dhe e lajmeve tė vėrteta mbi ato qė po ndodhin nė botė, sa vjen e shtohet pėr ditė, si rrjedhim i sulmeve tė egėra e tė dhunėshme kundėr medias dhe si pėrfundim i pėrdorimit, nga qeveritė, tė sistemeve tė reja kontrolluese tė informacionit dhe teknologjisė, me qėllim pėr tė censuruar dhe pėr tė pėrgjuar median dhe gazetarėt.” Ai shtoi se, si rrjedhim, pėrpjekjet pėr tė shtypur lirinė e medias nė pėrgjithsi po bėhen mė tė ndėrlikuara dhe mė tė pėrhapura se kurdoherė tjetėr mė parė.

Mendohej se teknologjitė e reja, siē ėshtė interneti global, platformat e ndryshme tė medias shoqėrore, telefonat e dorės me kamera e tė tjera, do ta bėnin tė pamundur censurėn nga ana e qeverive tė ndryshme, por nė vend tė kėsaj teknologjia modern e ka bėrė censurėn mė tė komplikuar dhe shumė mė tė sofistikuar, duke i dhėnė censurės sė shtypit njė fytyrė tė re. Sipas KMG-ės, kėto strategji tė reja tė censurės teknologjike kanė kontribuar dukshėm nė rritjen e numrit tė gazetarėve tė vrarė dhe tė burgosur anė e mbanė botė, duke llogaritur se nė fund tė vitit qė kaloi kishte shėnuar 259 gazetarė tė burgosur, qė thuhet se ėshtė numri mė i madh i gazetarėve tė burgosur qė ėshtė dokumentuar ndonjėherė nga kjo organizatė. Pėrveē qeverive autoritare qė pėrdorin teknologjinė e re pėr tė censuruar shtypin, janė edhe forcat e dhunės dhe ato terroriste – pėrfshirė militantėt islamik e deri tek grupe kriminale tė drogave – tė cilat po pėrdorin tenologjinė e re tė informacionit pėr tė anashkalur median e rregullt dhe pėr tė komunikuar drejtė pėr drejtė me publikun. Nė tė vėrtetė, teknologjia e re, pėrveē anės negative tė censurės ka edhe anėn pozitive.
Teknologjia e re e informimit sfidon gjithashtu edhe qeveritė autoritare anė e mbanė botės, tė cilat janė pėrpjekur, nė tė kaluarėn, qė tė kontrollojnė pėrhapjen e lajmeve publikut, nepėrmjet kontrollit tė drejtė pėr drejtė tė medias. Ēdo njėri me telefon dore mund tė shėrbejė si gazetarė dhe si tė tillė janė shumė dhe e bėn tė vėshtirė arrestimin e tė gjithė atyre nga qeveritė autoritare, thotė enti pėr mbrojtjen e gazetarėve, KMG.

Cila do qoftė fytyra e re e censurės nė ditėn botėrore tė lirisė sė shtypit kėtė vit nė indeksin e saj vjetor pėr 2017, organizata mbėshtetse e medias sė lirė, “Gazetarėt Pa Kufij”, konstaton se vitin e fundit ėshtė rritur dukshėm numri i vendeve ku gjėndja e lirisė sė shtypit ėshtė pėrkeqėsuar jashtzakonisht shumė. Harta qė tregon lirinė e shtypit anė e mbanė botės po bėhet gjithnjė e mė e zezė thotė ky ent ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e fjalės sė lirė.

Ndėrkaq, edhe organizata Freedom House, sipas raportit tė saj mbi lirinė e medias nė botė njoftoi gjithashtu disa ditė mė parė, se vjen nė tė njėjtin pėrfundim se liria e medies anė e mbanė botės ka rėnė nė pikėn mė tė ultė nė 13 vitet e fundit pėr shkak tė kėrcėnimeve tė pashembullta ndaj gazetarėve dhe organizatave mediale, ndėrhyrjeve tė shtuara tė vendeve autoritare dhe veprimeve tė Rusisė dhe Kinės pėr tė rritur ndikimin e tyre pėrtej kufijve tė vet.

Nė raportin e Freedom House, thuhet mėtej se vetėm 13 pėr qind e popullatės nė botė gėzon medien e lirė, qė do tė thotė nė vende ku pėrkatėsisht ekziston njė mjedis ku mbulimi i lajmeve politike ėshtė i fuqishėm, siguria e gazetarėve ėshtė e garantuar, ndėrhyrja e shtetit ėshtė minimale dhe shtypi nuk ėshtė subjekt i presioneve tė rėnda ligjore dhe ekonomike. Nė raportin e Freedom House theksohet se 42% e popullėsisė nė botė gėzon njė medie me liri tė pjesshme, ndėrkohė qė 45% e popullėsisė botėrore jeton nė vende pa liri tė shtypit. Shqipėria dhe Kosova, fatkeqsisht mbeten ende nė radhėt e vendeve me liri tė pjesshme tė lirisė sė shtypit.

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it