Instalimi i Metės president do ndezė revolucionin anti-korrupsion

Qė pas prezantimit tė Vettingut, reagimi i botės korruptive nė Shqipėri ka qenė tejet agresiv, sa sot mund tė thuhet se tė korruptuarit kanė triumfuar pėr momentin. Tregues domethėnės i kėsaj ishte instalimi i Ilir Metės president. Ky zhvillim i ka vėnė ata nė avantazh, dhe anasjelltas, ka lėkundur seriozisht Vettingun, ēfarė nė fakt tė korruptuarit synojnė, diskretitimin e procesit.

Nga ana tjetėr, sot mund tė thuhet me siguri, se Metėn president e "polli" ēadra nė bulevard, ky ėshtė i vetmi "sukses" i saj. Nėse ēadra s'do ishte, dhe vendi do ndiqte rutinėn normale pėr nė zgjedhje, Meta s'do bėhej president. Meta u bė president nėn njė skenar banal, thjesht e vetėm pėr tė zbutur revoltėn e tė korruptuarve ndaj Vettingut, si garanci qė pronat e paratė e tyre tė mos preken, dhe natyrisht, me Metėn president s'do preken.

Instalimi i Metės president i dha Vettingut njė goditje tė rėndė (ndoshta fatale). Por gjėrat s'do mbyllen kėshtu, natyrisht. Meta president ėshtė njė kafshatė e vėshtirė pėr t'u kapėrdirė nga shumica e shqiptarėve. Kjo kontradiktė do zgjerohet e rritet. Deri mė sot, lufta ndaj tė korruptuarve ka qenė pa ndonjė objekt tė caktuar, njė betejė e pėrgjithshme, nė tym. Por me Metėn nė presidencė objekti bėhet konkret. Tani njerėzit kanė kė tregojnė me gisht. Kjo mund tė ēoj nė njė revolucion anti-korrupsion eventualisht, nėse turmat do menaxhohen me seriozitet nga faktorė seriozė. Sigurisht, jo nga ēadra(t).

Meta president, i bėn njerėzit edhe mė tė bindur, se, paratė qė atyre u mungojnė nė shtėpi, janė marrė nga qeveritarėt, dhe tani kanė motiv tė ndeshen (edhe me dhunė) t'i ri-marrin ato. Kjo ėshtė luftė pėr egzistencė...

Nga Kritika

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it