Ali Mehmeti: Zgjedhjet nė Shqipėri - Numri magjik 71!?

Zgjedhjet nė Shqipėri tė datės 25 qershor mund t’i japin fund kaosit, Gėrdecit, Lazaratit, firmave piramidale, faljes sė mijėra kilometrave katror det fqinjit grek, vjedhjeve marramendėse nga ndėrtimi i Rrugės sė Kombit, vrasjes sė protestuesve me duar nė xhepa nė bulevard, sjelljes servile ndaj Serbisė dhe Greqisė, ndalimit tė ndėrtimeve kaotike mbi kanale vaditėse apo ato kulluese, eksploatimit tė egėr tė resurseve natyrore pėr llogari ekskluzivisht private, .... dhe tė gjitha kėto pėr fajin e mosfunksionimit tė sistemit gjyqėsor. Sistem i cili nuk ishte nė gjendje tė dėnoj askėnd pėr cilindo nga kėto krime, duke hapur kėshtu rrugė pėr krime tė reja. Dhe nuk mund tė ishte ndryshe, pasi qė sistemi gjyqėsor “demokratik” u ndėrtua nė fillim tė viteve 90 nga juristėt e dalė nga “shkolla e plepave” pas njė kursi 6 mujor. Pavarėsisht qė mė vonė kėta gjyqtarė u pajisėn me diploma (tė blera) tė juristit, ata jurist nuk u bėnė asnjėherė, gjykatės dhe prokurorė, hiē se hiē.
20170623-ali_mehmeti.jpg
Ali Mehmeti, Gjenevė
Pas dy viteve tė qeverisė Rama filluan dyshimet se z. Rama nuk ėshtė i interesuar pėr dėnimin e keqbėrėsve shumėvjeēar, nė krye me Sali Berishėn, Lulėzim Bashėn, Fatmir Mejdiun .... Pas fillimit tė procedurave pėr ndryshimet nė sistemin gjyqėsor dhe sidomos pėr verifikimin e figurave tė gjyqtarėve dhe prokurorėve (vettingun) u kuptua se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė kundėrshtarėt e kėtyre ndryshimeve, qė t’i parandalojnė ato. Dhe si pėr ēudi, por jo pėr tė gjithė, kėtij kori tė kundėrshtarėve iu bashkua edhe “aleati” i Edi Ramės, z. Ilir Meta. Edhe pse me “qetėsi dhe dashuri”, nuk la guri pa lėvizur qė tė sabotoj kėtė reformė, mes tjerash edhe duke ia shkelur njėrin sy Bashės/Berishės, kurse tjetrin Ramės. Duke u shtirur se ėshtė jetėsisht i interesuar pėr arritjen e njė marrėveshjeje mes Ramės dhe Bashės, qė tė mos cenohet legjitimiteti i zgjedhjeve me mospjesėmarrjen e Partisė Demokratike, luante rolin e palės neutrale qė tanimė edhe i takonte pasi qė pretendonte dhe u zgjodh pėr President tė vendit. Por, nė momentin qė pajtimi mes Ramės dhe Bashės u arrit, qė Meta nuk e dėshironte dhe nuk e priste, nxori fytyrėn e vėrtet duke zėvendėsuar qetėsinė me agresivitet dhe dashurinė me urrejtje, tė dyja kėto tė drejtuara kah “aleati” i tij Edi Rama. Madje, duke shkelur normat elementare tė pėrgjegjėsisė shtetėrore, nė njė intervistė mediumeve greke, ku akuzonte kryeministrin e vendit tė tij, ndėrmjet tjerash edhe pėr prishjen e raporteve me fqinjėt(!). Kurse ditėve tė fundit kėrkoi edhe ekzaminimin mjekėsor tė kryeministrit tė vendit tė tij, me tė cilin ishte nė koalicion pėr 4 vjet. Gjėnė e ngjashme e bėri edhe “analisti i famshėm” nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu duke akuzuar kryeministrin Edi Rama pėr pėrdorimin e drogės nė njė dialog nė televizionin shtetėror serb me Ivica Daēiqin. Dallimi qėndron nė faktin se NS beson se ai nuk ėshtė shqiptar por “kosovar” dhe shteti i Shqipėrisė ėshtė pėr tė njėsoj si cilido shtet tjetėr, madje ndjen vetėn e tij mė tė afėrt me Serbinė sesa me Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė Ilir Meta u reshtua hapur nė krahun e atyre qė janė kundėr reformave nė drejtėsi duke iu bashkuar listės sė mėsipėrme Berisha, Basha, Mejdiu, duke i mbrojtur kėshtu ata, por sipas tė gjitha gjasave duke e mbrojtur edhe vetėn e tij.
Shtrohet pyetja: a meriton ky njeri tė jetė President i Republikės sė Shqipėrisė? Sigurisht qė jo. Nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr shkak tė qėndrimit tė tij ndaj reformės nė drejtėsi tė cilėn do tė mundohet ta sabotoj nė ēdo mėnyrė tė mundshme edhe nė tė ardhmen. Si president, do ta ketė mė lehtė.
Dhe pyetja e dytė qė mund tė shtrohet ėshtė: a meriton Edi Rama, respektivisht Partia Socialiste t’i fitoj s’paku 71 mandate nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė? Pėrkundėr atyre qė besojnė qė kėshtu do pėrqendrohet fuqia e tepruar tek njė parti, respektivisht tek njė individ, unė kam bindje tė thellė se po. Janė s’paku dy arsye pėr kėtė. E para, pėr ta testuar pėrfundimisht Ramėn se a ėshtė i gatshėm ta pėrfundoj reformėn nė drejtėsi duke dėrguar para gjykatės shumė keqbėrės tė profilit tė lartė, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre partiake, qė nuk do tė mund ta bėnte apo do ta pėrdorte si justifikim, nėse do jetė i kushtėzuar nga PD ose LSI, respektivisht nga Basha apo Meta i cili do mbetet de fakto kryetar i LSI-sė. Dhe arsyeja e dytė: nuk ėshtė e dobishme pėr shtetin as e shėndetshme pėr demokracinė qė njė parti tė mbetet pandėrprere nė pushtet, herė me njėrėn, herė me palėn tjetėr, duke mos bartur asnjė lloj pėrgjegjėsie pėr krimet dhe dėshtimet e qeverisjes nga njėra anė dhe duke shfrytėzuar tė gjitha pėrparėsitė qė ka qeverisja pėr ta forcuar partinė, duke favorizuar vetėn dhe militantėt e partisė me vende punė apo me fitime nga fondet publike. Vetėm kėshtu LSI arriti qė ta ris numrin e deputetėve nė Kuvendin e Shqipėrisė, nga 4 deputetė nė vitin 2009, nė 17 deputet nė vitin 2013. Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė i bie se kėtė rritje kanė shėnuar pėr shkak tė “meritave” tė tyre nė faljen e detit Greqisė, apo pėr vrasjet nė bulevard me 21 janar 2011.



23/06/2017 - 12:17:47 | Komente: 0 | Shikuar: 431 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it