Strukturat paralele serbe te BIA-s, ish UDB-es serbe sulmojne EULEX-in ne Mitrovicen Veriore.
Garda terroriste e Car Llazarit dhe UDB-shet serbe sulmuan dhe per pak e vrane shefin e EULEX-it Kernambon ne Gracanice.
Sa herë vjen vera, krenaria e dëlirë dhe e brishtë e fëmijëve sportdashës, por edhe e të rriturve ndoshta, goditet rëndë nga humbjet poshtëruese dhe të thella që pësojnë rëndom skuadrat shqiptare të futbollit në ato ndeshjet parakualifikuese të dorës së tretë në kupat e Europës. Këtë vit, për të na bërë verem kalamajtë, menduan skuadrat e Laçit dhe Tiranës dhe, mbi të gjitha, skuadra e Kavajës, që u mund njëmbëdhjetë me një nga një skuadër greke. Po veçoj trishtimin e fëmijëve në këtë festival të mërzisë, sepse ata janë "mall" i butë; ata i besojnë dhe i ndjejnë me një pastërti engjëllore shenjat e atdheut në konkurrimin e shqiptarëve me të tjerët; ata zhgënjehen, lotojnë dhe vuajnë kur shohin të pataksuar, me sytë e mbushur plot habi dhe pikëllim, se sa ulët, sa shëmtuar dhe sa mjerueshëm fluturojnë në fushën e mejdanit shqiponjat e tyre që i dinin të lavdishme. Ndërkohë që të mëdhenjtë janë mësuar me këto gjëra. Pa llogaritur tjetrën që të mëdhenjtë, për të mpirë plagët e krenarisë, kanë motër ngushëlluese gotën.
Kjo është një histori që përsëritet prej vitesh dhe që akuzon në mënyrën e vet të veçantë e të rreptë kalbëzimin e futbollit dhe sportit në simbiozë me kalbëzimin e jetës në fushat e tjera. Më saktë, kjo është një gjendje që na tregon degradimin e futbollit si produkt i degradimit të përgjithshëm. Dikujt mund t'i duket e zmadhuar kjo lidhje, por sporti, e sidomos futbolli, si një sport popullor edhe në vendin tonë, është njëlloj ekrani i veçantë i humorit të shoqërisë dhe i stabilitetit të vendit në kuptimin me të gjerë të fjalës. Stadiumet e zbrazura janë pasqyra e një shoqërie të marrë peng nga kësmeti dhe pasiguria. Shkallët bosh, balta, mjerimi dhe skenat e dhunshme në stadiumet tona janë vizatimi i saktë i Tranzicionit të stërzgjatur. Momenti kur do të mbushen stadiumet e mëdha kombëtare, do të jetë momenti kur rregulli dhe ligji do të kenë triumfuar dhe sistemi do të ketë zënë vend.
Kjo lidhje e sportit me politikën dhe zhvillimin në përgjithësi sot shfaqet në formën e imitimit të politikës nga sporti. Mbledhjet e forumeve drejtuese të sporteve ngjajnë si dy pika uji me Konferencat apo Kongreset e Partive. E njëjta fasadë, i njëjti pompozitet, e njëjta demagogji, e njëjta retorikë e drejtuesve dhe lakenjve të tyre, i njëjti kujdes për të mos hapur debate, i njëjti kontroll i imët i votimeve dhe votës. Të huajt që vizitojnë zyrat e qeverisë dhe institucioneve shtetërore paraqiten në mediat e blera si njerëz të magjepsur me arritjet dhe drejtuesit e Shqipërisë. Fjalët e tyre të kortezisë paraqiten si vlerësime të menduara gjatë. Të njëjtën gjë e shohim edhe në sport. Të huaj që vinë si të ftuar apo si të deleguar në konferencat sportive manipulohen dhe paraqiten sikur kanë ardhur në Shqipëri për t'u bërë elozhe shqiptarëve. Farsë politika, farsë edhe sporti. Politika, me ndonjë përjashtim, nuk bën dot zgjedhje të lira, sepse drejtuesit e qeverisë duan të përfitojnë dhe jo të shërbejnë. Në forumet e sportit vota e delegatëve kalohet në vrimë të gjilpërës dhe aty ku nuk kalohet në vrimë të gjilpërës plas grushti dhe shqelmi, sepse edhe në sport nuk luftohet për cilësi, për kulturë sportive dhe rezultate, por para së gjithash për përfitime vetjake. Votat nuk kalohen në vrimë të gjilpërës për Shqipërinë; grushti nuk plas për Shqipërinë, por për paratë e reklamave, të drejtave televizive e tjerë e tjerë.
Në të vërtetë duhet guxim i madh të mendosh se mund të ketë zgjedhje të lira në një institucion sportiv, kur nuk ka zgjedhje të lira për Kuvendin e Shqipërisë. Duhet guxim i madh të kërkosh ligj në sport, kur ligji trajtohet si leckë në zyrat e ministrave që arrijnë deri atje sa të mos zbatojnë qindra e qindra urdhra ekzekutimi të Përmbarimit - ky është fundi i shtetit.
Por, ka një specifikë sporti dhe futbolli në krahasim me qeverinë. Qeveria nuk konkurron me askënd. Qeveria i mat, i ç'mat dhe i paraqet rezultatet siç do vetë. Qeveria sot ndërton buxhetin më të madh në histori, katër muaj më vonë e sheh se ka vrarë laraska dhe me një të goditur heq, duke u mburrur, mbi treqind milionë euro nga buxheti fiktiv. Askush nuk mban përgjegjësi për ketë. Qeverinë, të themi kështu, s'ka kush ta mundë. Ajo luan me vetveten e saj. Ndërkohë që futbolli është i dënuar të zbresë në fushë dhe të ndeshet me rivalët nën një gjykim ndërkombëtar të paanshëm. Kjo është specifika. Ky është momenti kur futbolli nuk mund të imitojë qeverinë. Ky është momenti kur futbolli mbetet vetëm. Skuadrat e kampionatit shqiptar, disa prej të cilave janë ngjitur në pozicionet e epërme të klasifikimit kryesisht me ryshfete dhe mbështetje politike, vihen në provën e së vërtetës, duke u ndeshur në fushën e nderit.
Për to nuk vendosin më deputetët, ministrat apo kryetarët që kanë hallin e votave të tifozëve; nuk vendosin më sekserët, gjyqtarët apo drejtuesit e federatës, por këmbët dhe koka e futbollistëve e trajnerëve. Atje, në fushën e nderit, rëndom këto skuadra nuk është se thjesht munden. Humbjet janë të pranueshme. Qoftë edhe të thella, nganjëherë. Tradita jonë nuk janë fitoret. Por skuadrat tona poshtërohen dhe turpërohen, siç nuk e shohim në asnjë vend tjetër të Europës Perëndimore dhe Lindore. Kundërshtarët na mëshirojnë, duke u habitur se përse po luajnë me ne. Kjo formë e fyerjes del nga korniza e një ndeshjeje sportive dhe prek ndjenjat e gjuhës dhe gjakut.
Dikush që ka autoritetin duhet të reagojë! Diçka duhet bërë për të evituar këto ngjarje që na turpërojnë si vend. Në librin tim "Vera e përjetshme", botuar në vitin 1998, duke komentuar një episod sportive si ky i Kavajës këtë vit, kam pas shkruar thjesht se duhet të tërhiqemi njëherë për njëherë, derisa ta marrim vetën, nga kompeticione të tilla të papërshtatshme për nivelin e kampionatit tonë. Atëherë e kam propozuar nga dëshpërimi tërheqjen, vetëpezullimin. Me shumë se sa një propozim, që nuk do ta dëgjonte njeri, propozimi im ka qenë një klithëm shkrimtari. Gjërat kanë shkuar me keq përgjatë dymbëdhjetë vjetëve që kanë pasuar.
Duhet bërë patjetër diçka, duhen krijuar disa rregulla kundër turpit, së paku për hir të me të vegjëlve. Nëse premier liga jonë është ne nivelin e kategorisë së dytë të një vendi fqinj - dhe duket se kështu është në rastin me të mirë - atëherë ne si vend ose nuk duhet të marrim pjesë deri në një moment të përshtatshëm në kompeticionet e kupave të Europës, ose të mos kemi fare njëherë për njëherë Premier Ligë.
Vendimet më të drejta priten të merren nga federata dhe vetë skuadrat, por qeveria, Ministria e Sporteve dhe Parlamenti nuk janë dorëjashtë në momentin kur problematika e krijuar rrezaton përtej vetë sportit. Dikush mund të thotë se qeveria nuk mund të cenojë pavarësinë e futbollit. Nuk po kërkon kush të cenohet pavarësia e futbollit. Kërkohet të kurohet "pavarësia" e skuadrave dhe institucioneve të sportit për të turpëruar sistematikisht Shqipërinë. Si e qysh mund ta gjejnë më mirë ata që paguhen për këtë punë.
INTERVISTA - 'Unë mendoj se raportimi publik, serioz e profesional i SHISH në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, riaktivizoi sulmin ndaj SHISH. Në planin njerëzor, sulm katil tipik i Mafia-s. Në planin kombëtar, me rrezik shumë të lartë! - - thotë në një intervistë e cila do botohet nesër e plotë në Shekulli, deputeti i PS, Erjon Braçe
Duke dhene disa hollesi, nga raportimi i SHISH ne Komisionin e Sigurise, deputeti socialist shton: '..Në Komision, mes deputetëve është folur për deputetë e funksionarë të shtetit, emërimi i të cilëve është sponsorizuar nga grupe të krimit të organizuar. Ata arrijnë deri në nivele vendimmarrëse dhe për ta është njoftuar Kryeministri! Në Komision është folur për agresion të mafias ruse, serbe e më gjerë, mbi ekonominë e vendit, kamufluar pas biznesmenëve të huaj, kryesisht në energjetikë e ndërtim...'
Pjesë nga intervista po botojmë më poshtë:
Zoti Braçe, dy çështjet që ngritën në kulm tensionin në Kuvend ishin Ligji "Për Ndryshimet në Buxhet" dhe ai "Për SHISH". ..
Ligji për SHISH duket se është beteja e radhës mes Kryeministrit Berisha dhe opozitës. Kryeministri po insiston fort kundër të gjithëve. Ka ndonjë arsye në analizën që ju i bëni?
Duket qartë: Dikush kërkon kokën e Drejtorit të SHISH! Bashkë me të dhe të Shërbimit, njëri ndër më të rëndësishmit në radhën e institucioneve të sigurisë kombëtare në këtë vend! Zgjedhja e Sali Berishës për të qëndruar fort përballë NATO-s dhe SHBA, tregon qartë se të kujt anë janë aleatët e tij në këtë përpjekje! Ata janë individë, grupe kriminale deri shërbime, shumë influente mbi të, Sali Berishën dhe gjysmë pushtetin e tij! Natyrisht, interesat janë puqur! Po të lexosh nenet e reja të ligjit për SHISH kupton përse Sali Berisha kërkon të shkarkojë Drejtorin e Shërbimit, përse kërkon të urdhërojë direkt për çështje operative të shërbimit dhe përse kërkon të urdhërojë direkt në marrëdhëniet e ndërtuara mes SHISH dhe shërbimeve aleate!
Por, unë mendoj se raportimi publik, serioz e profesional i SHISH në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, riaktivizoi sulmin ndaj SHISH. Në planin njerëzor, sulm katil tipik i Mafia-s. Në planin kombëtar, me rrezik shumë të lartë! Në Komision, mes deputetëve është folur për deputetë e funksionarë të shtetit, emërimi i të cilëve është sponsorizuar nga grupe të krimit të organizuar. Ata arrijnë deri në nivele vendimmarrëse dhe për ta është njoftuar Kryeministri!
Në Komision është folur për kriminalizim të ekonomisë së vendit, depërtim në të, të grupeve kriminale, vendase e të huaja, e kamuflim ligjor të parave të ardhura nga aktivitetet kriminale. Në Komision është folur për agresion të mafias ruse, serbe e më gjerë, mbi ekonominë e vendit, kamufluar pas biznesmenëve të huaj, kryesisht në energjetikë e ndërtim.
Në Komision është folur për një përpjekje të madhe të investitorëve rusë e serbë, për të hyrë në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit, kryesisht energji, me synim diktimin më pas të vendimmarrjes politike e strategjike të vendit.
Në Komision është folur për një përpjekje të madhe për ta paraqitur Shqipërinë si një vend multietnik dhe se regjistrimi i ri mbi baza etnike e fetare ndihmon këtë strategji antishqiptare.
Në komision është folur për rrjedhje informacioni nga diplomatë tanët në homologë të tyre, përfaqësues të vendeve joanëtare të NATO-s! Kudo ku të thuheshin këto, do të dridhej shteti e ndërroheshin shërbëtorët e shtetit!
Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut shprehen kënaqësi me rezultatet e stërvitjeve ushtarake katër ditore të zhvilluara për t’i dhënë një paralajmërim Koresë së Veriut.
Rreth 20 anije, 200 aeroplanë dhe personel prej 8 mijë vetësh morën pjesë në manovrat e zhvilluara në Detin e Japonisë që përfunduan sot, si sulme me bombë dhe manovra kundër nëndetësve të simuluara me kompjuter. Në Seul, një zyrtar i shtatëmadhorisë i tha gazetarëve se ushtria e vendit të tij ka ndërtuar vetëbesim se mund të zbrapsë çdo veprim agresioni nga Koreja e Veriut në saje të aleancës me Shtetet e Bashkuara.
Një gazetë e ushtrisë amerikane citoi komandantin e një prej anijeve që mori pjesë në stërvitje të ketë thënë se ai ka besimin që Korea e Veriut i i ka kushtuar vëmendje manovrave dhe e ka kuptuar mesazhin e stërvitjes.
Etiketa, tapa e ambalazh pijesh të ndryshme alkolike e joalkolike janë sekuestruar nga policia e Shkodrës. Policia ka prangosur pronarin e punishtes shtetasin Xhavit Kasemi 46 vjeçar.
Në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja", rreth orës 23.15 të së martës, policia ka bërë kontroll në punishten e pijeve në lagjen "Ajasëm" të qytetit të Shkodrës si dhe në banesën e pronarit të saj , duke gjetur ambalezhe e etiketa të fallsifikuara.
Sipas policisë ka qenë një periudhë hetimi tre javor që ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ndërsa ëhstë vërejtur se I ndaluari fallsifikonte etiketa të artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore si dhe vula e stampa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në punishten dhe banesën e 46 vjeçarit, të cilat ndodhen afër njëra- tjetrës janë sekuestruar 239.700 copë etiketa pijesh alkolike e joalkolike të ndryshme , 33.000 copë tapa ambalazhi plastike, 33.000 copë tapa ambalazhi metalike, 7000 copë kundraetiketa pije alkoolike , verë me mbishkrimin VARNAC-2004 prodhim i Malit të Zi, 750 copë ambalazhe kartoni për pije alkoolike si dhe produkte të tjera.
Kjo punishte ka disa vite që e ka nisur aktivitetin e saj ndërsa vitet e fundit ajo e ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe ka patur leje për prodhim të disa pijeve alkolike.
Zyrtarët e një gjykate në Mal të Zi thonë se një hetim që po zhvillohej ndaj një varri masiv në vend u mbyll, pasi nuk gjeti fakte se atje ishin varrosur shqiptarë të Kosovës. Një zëdhënëse e gjykatës tha sot se nuk ka fakte për ekzistencën e një varri masiv në qytetin verior Andrijeviça të Malit të Zi, pranë kufirit me Kosovën.
Zyrtarët malazezë zhvilluan hetime lidhur me varrin me kërkesë të misionit të EULEX-it. Në fillim të vitit u zbulua në Serbi një varr masiv me trupat e 250 shqiptarëve të Kosovës. Viktimat mendohet se janë vrarë gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 në Kosovë.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs mori mbrëmë pjesë në një koncert të veçantë bamirësie, duke shoqëruar në piano këngëtaren Aretha Franklin, e cilësuar si Mbretëresha e Muzikës Soul. Koncerti u mbajt në sallën e koncerteve Mann Music Center në Filadelfia.
Ky ishte një duet i rrallë për zonjën Rajs, e cila intrepreton në piano muzikë klasike dhe Aretha Franklinit, këngëtare e njohur e musikës Soul. Paratë nga koncerti u dhuruan për një shoqatë muzikore për fëmijët. Koncerti tre-orësh para rreth 8 mijë të pranishmëve kishte në repertor arie të njohura të operas nga muzika klasike botërore.
Zonja Rice, e njohur si diplomate dhe Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, e shoqëroi divën e muzikës Soul gjatë intrepretimit të këngëve të njohura, si“I say a little Prayer” dhe “My country Tis of Thee”. Ajo po ashtu intrepretoi “Koncert N 20 në D-Minor” të Moxartit.
Zonja Rice tha se ideja për të intrepretuar së bashku me këngëtaren e famshme i lindi nga vlerësimi i përbashkët për muzikën dhe vendosmëria për t’i dhënë mundësi fëmijëve të njihen me të.
Në Kosovë, organizatat joqeveritare tërheqin vërejtjen se përfshirja e gruas në institucionet e sigurisë, ka shënuar rënie, ndërsa mbetet e ulët edhe shkalla e përfshirjes së saj në strukturat e pushtetit. Në një raport të Institutit për Zhvillimin e Politikave, thuhet se ligjet e vendit u garantojnë grave të drejta të barabarta në shoqëri, por ende është i paktë zbatimi i tyre në praktikë.
Në Shqipëri partia demokratike sulmoi sot ashpër presidentin Bamir Topi për mos dekretimin e kryetarit të gjykatës kushtetuese, të cilit i ka mbaruar mandati, duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë dhe të paprecedent. Nga presidenca këto akuza u hodhën poshtë duke i cilësuar si deklarata të frymëzuara politikisht me qëllim spostimin e vëmendjes nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare.
Serbia dorëzoi një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kërkon një dialog të ri për Kosovën, por nuk bën thirrje për rihapjen e bisedimeve për statusin.
Ministria e jashtme serbe thotë në faqen e saj të internetit se Beogradi do që Asambleja e Përgjithshme t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të gjejnë “zgjidhje të pranueshme nga secila palë për të gjitha çështjet përmes një dialogu paqësor”.
Rezoluta dorëzohet më pak se një javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi i tha sot Zërit të Amerikës se Kosova do të paraqesë një Rezolutë të saj në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të jetë në linjë me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve evropiane si dhe në frymën e krijimit të paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale dhe më gjerë.
Zoti Kuqi tha se paraqitja e projekt-rezolutës nga Serbia është një logjikë e vazhdimit te konfrontimit në radhë të parë për të krijuar iluzion tek populli serb qe beteja po vazhdon. “Kjo nuk u ndihmon marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore dhe as bashkëpunimit rajonal për integrime evropiane,” tha ai.
Menjëherë pas opinionit të së enjtes, Presidenti serb Boris Tadiç tha se Serbia do të vazhdonte të përpiqej ta rimerrte nën kontroll Kosovën, duke përdorur të gjitha mjetet paqësore dhe ligjore
Beogradi tha të hënën se pret që 55 vende të tjera ta njohin Kosovën. Deri tani 69 vende e kanë njohur atë.
Komentet e faqes
4 ditë 22 orë më parë
3 javë 5 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 3 ditë më parë
5 javë 6 ditë më parë
7 javë 1 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 5 ditë më parë