Nuk më intereson në do ta pranojnë komunistët rumunë pavarësinë e Kosovës apo të vërtetën se jemi të fisëruar, por diçka tjetër më intereson. Më intereson fakti se ne duhej ta pranonim tani e dymijë vjet më parë të vërtetën se kemi qenë fqinj, dhe se jemi farefis. Dhe sikur ta kishim njohur njëri-tjetrin tani e dymijë vjet më parë, ndoshta nuk do të kishim vuajtur kaq shumë.
Malet na kanë shitue sepse shkelëm mbi Zana...
Replikë shoqërore me Rexhep Ndreun për shkrimin “Mallkimi i malit”
Të kuptoj i nderuar Rexhep Ndreu dhe të mbështes. Jam në krahun tënd ndër të tjera sepse ju jeni një filiz i pyjeve të Dibrës, nga ata filiza që nuk i përkul stuhia, bora e rrebeshi. Të kam lexuar herë pas here gjatë këtyre vjetëve ikjeje larg atdheut, malli e brenge për Dibrën dhe dibranët.
Liderët e Kosovës kanë kontaktuar këto ditë Dom Antonin dhe e kanë mbështetur në punë e tij fetare e atdhetare
Gjatë një takimi në Michigan me bashkëatdhetarët tanë para disa vitesh, Dom Anton Kçira pasi ishte shume i revoltuar me shqiptarët, të cilët u gjykuan për vepra terroriste në Fort Dix në New Yersey,
Duke lexuar nje shkrim te Ahmet Qeriqit per fene, kuptova se nuk mund te shtoj asgje. Idete jane komplete, te shprehura qarte dhe pa devijime e shmangje anashkaluese. Ne te ngrihet çeshtja kombetare si epiqendra e problematikes sone historike por dhe bashkekohore, aktuale dhe akute. Eshte nje e vertete qe e kam thene perhere, shqiptarizmi nuk eshte ultra nacionalizem, perkundrazi eshte nje levizje per te mbijetuar si komb, si kulture, si gjuhe.
Përkthimi i Ardian Klosit i veprës Ali Tepelena të Fransua Pukevilit (Frnaçois Pouqueville, konsullit francez në Janinë, shoqëruar me një studim për vlerësimet e këtij pashai shqiptaro-osman përbën një ngjarje kulturore dhe shkencore me vlera të mëdha. Leximi i vëmendshëm i kësaj vepre ndihmon dukshëm për saktësimin dhe evoluimin e mendimeve tona lidhur me vlerat
Druri ku u gdhend ikona jote, u ronit dalngadalë
Dhe dalta që përdori mjeshtri, u vesh me ndryshk
Dhe vetë mjeshtri që e punoi dikur, tashmë u plak.
- Zot falua mekatet Pader Anton Kcira!
Gjithe bota shqiptare, nga Prishtina ne Wellingotn, nga Patagonia ne Tirane, nga Detroiti ne CopenhagenÂ…. u trondit ditet e fundit nga deklaratat perbindeshe te Dom Anton Kcires, kreut te Kishes Katolike StÂ’ Pauls ne Ditroit, Micigan.
Manushaqe pragpranvere,
del në borë e në të ftohtë,
eja të bëj tufë të bukur,
për gratë…
anembanë… kudo në botë.
9 mars... !
Kjo datë, kjo ditë, nuk figuron në asnjë kalendar as si ditë e bardhë dhe as si ditë e zezë. është lënë në kornizën e një dite të zakonshme, si të gjitha ditët e tjera të rëndomta të kalendarit të jetës. Kështu e kanë lënë politika dhe politikanët, publicistika dhe publicistët, familjet dhe familjarët.
Gëzuar shekullin e ri, 8 Mars i Grave! Shumë i kritikuar, i shvlerësuar, por i dobishëm. Në vitin 1910 gjatë kongresit socialist të Kopenhagenit, u vendos që do të ishte kjo dita dedikuar Festës së Grave. Ishte fillimi i një rrugëtimi në pak dhjetëvjeçarë, por i dobishmi, që nxori gjysmën tjetër të shoqërisë që të kapë finishe të pamenduara deri atëherë.
Krahas kënaqësisë që ndjejmë tek ndjekim emisionet e televizioneve shqiptare, s’ka se si të mos na bëjnë përshtypje edhe përmasat që kane marrë mediat elektronike tek ne, parë kjo në të gjithë komponentët. Jam i mendimit se kështu e përjetojnë edhe gjithë të tjerët. Aq është e vërtetë kjo sa që tani, me këtë bollëk transmetimesh ka lindur një problem tjetër:
U bënë vite që kishja menduar të mbillja nga një rrënjë trëndafili pranë qiparisave ku prehen mësuesët që ikën herët nga kjo botë, pa e mbaruar misionin e tyre nga më fisnik…
Mirëpo gjithmonë jam ndrojtur, se a do të mjaftonte mirënjohja ime vetëm me një mbjellje trëndafili, apo me një petale ëndërrimi poezie për ta?
Liberalizimi i vizave në këtë situatë të acaruar politike që ka sot Shqipëria, mund të sjellë ndoshta ndonjë eksod në drejtim të Europës nga të pakënaqurit e kampit tjetër. Lidershipi qeverisës që sundon aktualisht në vend, ka krijuar mjaft hendek politik brenda shoqërisë shqiptare, si për shkak të menaxhimit të keq të situatës post-zgjedhore, ashtu dhe të mospopullaritet që ata kanë në kampin tjetër (tek të majtët).
Me çdo shkrim që shkruaj paraprakisht e di se dikush mund të mos pajtohet me mënyrën se si mendoj, si gjykoj, si i shoh apo shqyrtoj dukuritë dhe shfaqjet në shoqëri. Për këtë qëndrim herë pas herë më dërgohen email dhe me kërcënohen. Më shajnë dhe me dërgojnë propagandë fetare, duke sharë një fe dhe duke ngritur tjetrën! Sa herë që më shajnë dhe kërcënohen, unë kuptoj se qëndrimi im është i drejte. Këtë ma bëjnë të qartë disa shkrues me mënyrën se si artikulohen.
Sepse ne jemi kështu
si lulet
të bukura
Kosova dhe Shqiperia jane ne momente historike. Kosova sapo festoi dyvjetorin e Pavaresise se. Ne me pak se dy vjet kremtojme Njeqintvjetorin e Pavaresise se Shqiperise.
Si Kosova edhe Shqiperia jane ne rrugen e drejte dhe te natyrshme drejt integrimit dhe pranimit edhe de jure ne gjirin e Bashkimit Evropian.
Në qershor të vitit 1993 në një meditim për vitet e largëta të jetës sime, erdhën dhe u ulën në shpirt këmbëkryq mësuesit e mi, mësues që në një moshë fare të re, adoleshentë siç quhet sot, morën mbi supe barrën e madhe të shkollimit jo vetëm të fëmijëve por edhe të rriturve, barrën e zhdukjes së plagës së rëndë të analfabetizmit.
Juve Zonjë, ju shikoj vazhdimisht në mjediset letrare. Nuk e di, çfarë mund të më thoni për krijimet tuaja?
- Jo Zotri!
Shoqëria njerëzore qysh nga krijimi i saj, ka kaluar shumë stade zhvillimi, të cilat kanë qënë në përputhje dhe vartësi të ndërsjellta me zhvillimet historike, politike, apo ato ekonomike. Raportet e marrëdhënieve që ekzistojnë mes saj dhe këtyre fenomeneve, lidhjet rerciproke të njerëzimit me ndryshimet historike që sjellin luftërat apo revolucionet, kanë sjellë evolucionet shoqërore.
Nuk e di nëse një artikull i tillë mund të më shpëtonte pa e lexuar në faqet e shtypit të huaj. Do të kisha humbur një rast unikal të një dëshmie të madhe jo vetëm miqësie, por dhe solidariteti human mes dy ikonave të shekullit të kaluar. Por gjithashtu nuk do të kisha patur mundësinë të shkruaja këtë artikull, ku ngjarjet e sotme duket se nuk e ndriçojnë shumë atë dëshirë të zjarrtë të Europës për bashkim.
Komentet e faqes
1 javë 21 orë më parë
1 javë 1 ditë më parë
1 javë 1 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
2 javë 6 ditë më parë
4 javë 4 ditë më parë
8 javë 1 ditë më parë
10 javë 2 ditë më parë
10 javë 2 ditë më parë
11 javë 6 ditë më parë