Skip to content

Lajmet e ditës

PD jep alarmin: Po tentohet blerja masive e votës në Elbasan

BalkanWeb - Lajme - 5 orë 8 min më parë
NGA: Fatmir Popja ELBASAN- Drejtuesi i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 Qershorit për Qarkun e Elbasanit, Edmond Spaho gjatë një deklarate për shtyp mesditën e të shtunës ka dhënë alarmin për evidentimin e rasteve të tentativës së blerjes masive të votës. Ai dhe kandidati për deputet i Elbasanit Endri Hasa kanë denoncuar një […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Beograd: Aktivistët e komunitetit LGBT marshuan nën masa të rrepta sigurie

Radio Evropaelire-Lajme - 5 orë 15 min më parë
Nën masa të rrepta të sigurisë, shumë aktivistë të komunitetit LGBT, janë mbledhur në Beograd për të festuar në kuadër të organizimeve që po mbahen në shumë vende të botës, për të drejtat e këtij komuniteti. Derisa marshonin, rreth 100 aktivistë, mbanin me vete mbishkrimet “duam jetë dinjitoze për njerëzit” dhe “vlerësojmë mbështetjen”. Parada është organizuar nga disa organizata lokale me sloganin “Le të dëgjohet zëri ynë”. Organizatorët përmes një deklarate kërkuan zero tolerancë për dhunën  ndaj këtij komuniteti. Ani pse në numër të vogël, disa persona nga Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtuan paradën. Parada ka përfunduar pa asnjë incident serioz. Aktivistët përshëndetën propozimin për kryeministren e parë lezbike duke e konsideruar këtë, si hap historik për vendin e Ballkanit. Ndërkohë, parlamenti serb është mbledhur për të nisur procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Ana Brnabiq si kryeministre e re. Nëse votohet, 41-vjeçarja Brnabiq do të bëhet kryeministrja e parë e Serbisë dhe personi i parë në këtë pozitë si pjesë e komunitetit LGBT. Gjatë një parade të tillë të mbajtur më 2010, rreth 150 persona mbetën të lënduar, pasi nacionalistët serbë i sulmuan personat që po marshonin dhe u përleshën më pas me policinë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Blendi Fevziu analizon fushatën: Pse ishte më e keqja në 26 vjet

BalkanWeb - Lajme - 5 orë 20 min më parë
Gazetari Blendi Fevziu, ku na ndajnë vetëm pa orë nga zgjedhjet e 25 qershorit, pohoi se kjo ishte fushata më e keqe në këto 26 vite pluralizëm. Në analizën e tij Fevziu theksoi se kjo fushatë ishte pa pasion, pa emocion dhe tejet teatrale. Nga: Blendi FEVZIU Si mund ta quaj këtë fushatë dhe sa […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Tjetër reagim nga LSI: Rilindja është turrur cep më cep për të blerë shpirtra, por nesër…

BalkanWeb - Lajme - 5 orë 27 min më parë
SARANDE- Pasi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama hodhi poshtë pretendimet e PS për përfshirjen e makinës së nënprefektit të Sarandës nga radhët e LSI-së që shpërndante para dhe ushqime për vota, vjen edhe një tjetër reagim i fortë nga LSI-ja e Sarandës. Sipas saj, ndonëse eksponentë të Rilindjes janë shpërndarë cep më cep për të […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zgjedhjet 2017/ Si ndahen 140 mandatet sipas metodës D’hondt. Ja formula (Video)

BalkanWeb - Lajme - 5 orë 41 min më parë
TIRANE-Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar se kush do t’i përfaqësojë në Parlament për katër vitet e ardhshme. Ndaj, ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, duke nisur nga nesër do të bëjnë një raportim maratonë, të procesit të numërimit të votave, mbështetur në metodën D’hondt, algoritëm i përdorur për herë […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Susanne Schütz: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme - gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Deutsche Welle - shqip - 5 orë 48 min më parë
Shqipëria voton të dielën për parlamentin e ri. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz iu bën thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit
Kategoritë: Lajmet e ditës

Luan Rama: Autogoli i PS, makina që denoncuan për blerje votash u mor me qira nga sipërmarrësi i Rilindjes (Emri)

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 39 sek më parë
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtyp nga selia e kësaj partie sqaroi rastin e denoncuar nga PS në Ksamil për një makinë me targë “AA 602 MI”, e tipit Lanca që shpërndante para dhe ushqime në këmbim të votës. Ndonëse PS-ja denoncoi Ilir Hysin një eksponent të LSI, Luan Rama […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vdes gazetarja franceze, e lënduar gjatë shpërthimeve në Mosul

Radio Evropaelire-Lajme - 6 orë 54 sek më parë
Televizioni francez ka bërë të ditur se ka vdekur gazetarja franceze, Veronique Robert, e cili ishte plagosur në të njëjtën shpërthim mine, që vrau dy kolegë të saj në qytetin irakian, Mosul, gjatë kësaj jave. Robert ishte operuar në Bagdad dhe më pas u nis për trajtim në Francë, por vdiq nga plagët e marra, ka thënë transmetuesi francez. Gazetarët po shoqëronin forcat speciale të Irakut gjatë betejës për të rimarrë Mosulin nga grupi ekstremist Shteti Islamik.      
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ministrja e LSI-së, qytetarëve: Denonconi rastet kur administrata shkel ligjet në zgjedhje

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 11 min më parë
TIRANE– Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës. Sipas ministres Gjosha, që vjen nga radhët e LSI-së, kjo thirrje vlen për administratën në varësi të kësaj ministrie, që sipas saj mund të kryejnë veprime […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Tjetër denoncim nga LSI: 5 makina të PS shpërndajnë para e ushqime në këmbim të votës në Delvinë

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 16 min më parë
SARANDE- Pas rastit të Ksamilit, Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një tjetër rast të shpërndarjes së parave në koëmbim të votive, kësaj here në Delvinë. Sipas LSI-së, disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës. Pjesë e këtij grupi, […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zgjedhjet, ministri Demiraj takim me koordinatorët e PS, LSI dhe PD në Berat

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 23 min më parë
BERAT– Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi nje takim me subjektet elektorale, PS, LSI dhe PD ne qarkun e Beratit. Ministri Demiraj takoi koordinatoret e subjekteve politike, Blendi Klosin, Nasip Nacon dhe Eduart Halimin per te degjuar pretendimet ne lidhje me procesin zgjedhor dhe udhezoi Drejtorin Vendor te Policise se Beratit, te marre […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Berisha publikon SMS: Ja çfarë ju shkruan Lindita Nikolla mësuesve ditën e heshtjes zgjedhore

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 28 min më parë
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne profilin e tij në Facebook mesazhin qe ka shperndare me sms sipas tij diten e heshtjes elektorale Lindita Nikolla. “Ku pyet per ligjin ndrikull Nikolla apo “madam Vila”! Ky eshte mesazhi qe shperndan me sms diten e heshtjes elektorale “Madame Vila” -apo ndrikull Nikolla, -qe nderton vilen luksoze, […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Pesë arsyet pse Inzagi mund të pranojë drejtimin e Kombëtares Shqiptare

BalkanWeb - Lajme - 6 orë 50 min më parë
TIRANE- Në një analizë të bërë nga “Gazzetta Dello Sport” mbi mundësinë që Inzagi ka për të drejtuar Shqipërinë, renditeshin disa nga arsyet që e afronin atë me fanellën kuqezi. Në fakt, arsyet e quanin thuajse të kryer faktin që ai mund të pranojë për të nisur një aventurë të re. Pse mund të pranojë? […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Sfidat para Presidentit Trump dhe rivalëve demokratë

Zeri Amerikes - 7 orë 1 min më parë
Republikanët fituan për një post në Kongres kësaj jave në shtetin e Xhorxhias, dhe kjo mund të hapë një diskutim të ri mes demokratëve
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kosova afër anëtarësimit në INTERPOL

Radio Evropaelire-Lajme - 7 orë 18 min më parë
Autoritetet në Kosovë presin që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Turqia ndalon marshin e komunitetit LGBT për "arsye të sigurisë"

Radio Evropaelire-Lajme - 7 orë 28 min më parë
Zyra e guvernatorit të Stambollit ka ndaluar një marsh të planifikuar nga komuniteti LGBT në këtë qytet. Kjo zyrë ka bërë të ditur se parada është ndaluar për “shkak të sigurisë së pjesëmarrësve, turistëve”, dhe “rendit publik”. Aktivistët turq të këtij komuniteti patën njoftuar përmes rrjeteve sociale se me datën 25 qershor do të organizonin marshin në sheshin Taksim. Zyra e guvernatorit ka deklaruar se sheshi Taksim në Stamboll nuk është i projektuar për protesta dhe se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të përshtatshme. Kjo zyrë ka shtuar se disa grupe kanë ngritur “ reagime serioze” kundër këtij marshi. Alperen Hearths, grup i ekstremit të djathtë, i lidhur me partinë politike ultranacionaliste, ka kërcnuar javën e kaluar se do të ndalojë mbajtjen e kësaj parade edhe nëse autoritetet e lejojnë një gjë të tillë. Paradat e komunitetit LGBT mbahen në Stamboll gjatë dekadës së fundit, mirëpo në vitin 2015 policia e ndaloi marshin duke përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji. Në marshin e vitit 2014, më shumë se 100,000 persona u patën mbledhur në Stamboll, duke shënuar një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBT, në botën myslimane.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Takimi në Bruksel: Mbrojtje të përbashkët për BE-në

Zeri Amerikes - 7 orë 32 min më parë
Gjatë këtij viti kanë mbërritur në Evropë mbi 81 mijë emigrantë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore në korrik

Radio Evropaelire-Lajme - 7 orë 46 min më parë
Komisioni Shtetëror i Maturës në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka vlerësuar se provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses. Provimi është mbajtur të shtunën në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionarë. “Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën”, Derisa, në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji”, thuhet në njoftim. Rezultatet e provimit të maturës shtetërore, bëhet e ditur, se do të publikohen më 3 korrik 2017, në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë. Ndryshe, provimi i maturës shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kinë, Mbi 100 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

Zeri Amerikes - 8 orë 16 min më parë
Shira të rrëmbyer shkaktuan një rrëshqitje masive dheu në fshatin Xinmo në provincën Sishuan
Kategoritë: Lajmet e ditës

Irani paralajmëron SHBA-në për balancat në Lindjen e Mesme

Radio Evropaelire-Lajme - 8 orë 20 min më parë
Shefi i energjisë atomike në Iran, Ali Akbar Salehi, i cili ndihmoi në krijimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ka paralajmëruar SHBA-në, rreth shqetësimeve për balancimin e pushtetit në Lindjen e Mesme.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar