"Një realitet që po na dërmon shpirtërisht. S'të bëhet të vizitosh vendin tënd (mbetem pa Atdhe për së gjalli), sepse atje sundon "njëshi". Dikush njëherë më pat thënë, se kishte pritur me dekada vdekjen e Enverit, për të vizituar Shqipërinë, megjithëse mund ta vizitonte. "Nuk më shkohej - më tha, - nuk doja ta shikoja vendin nën diktaturë."
Që Bollano i Himarës është krijesë e politikës shqiptare kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Që Bollano u tolerua të sillej sikur ishte në Greqi dhe jo në Shqipëri dhe që vazhdon të tolerohet po njëlloj, kjo është një shenjë tjetër që tregon se etrit e krijimit të tij nuk munden të “kryqëzojnë” dot birin e tyre të krijuar me aq mund.
Kur media publikoi njoftimin e letrës kundër Ambasadorit Amerikan, z. Meta e mohoi kategorikisht autorësinë e saj, madje me shumë vendosmëri. Në këtë aspekt mund të kenë ndikuar dy faktorë: (1) Ai ka qenë tepër i sigurtë se Sekretariati Amerikan i Shtetit nuk do publikonte emrin e tij; dhe (2) mbase Meta nuk është autori i letrës.
Edhe kjo historia e letrës "anonime" kundër Ambasadorit Amerikan në Tiranë nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Këta lopçarë politikanë s'po lenë leqe pa sajuar e pa bërë tani. Na e nxorën bojën fare, sa sinqerisht të vjen zor të thuash se je nga Shqipëria (s'ke ç'i bën aksentit që të tradhëton)... Një i Bankës Botërore që takova rastësisht një natë, filloi të më tregoj për skandalin e dhëndërit të Berishës në Jalë. Tani do fillojnë me lloqet e Ilir Metës...
Gjëja që më së shumti e kishte tronditur politikën dhe diplomaciën shtetëore serbe si dhe përkrahësit e saj te hapur dhe të fshehur ishte fjala „pavarësi e mbykqyrur“ në planin gjithpërfshirës për statusin e Kosovës të emisarit Marti Ahtisaari, thjeshtë kjo fjalë i kishte alivanosur ata duke i treguar qartë se Kosova tanim po ecën drejtë pavarësisë dhe proceseve tjera integruese, por edhe duke shpalosur qartë faqen e re të ballkanit politik.
"Nuk na i dhanë dëftesat e shkollës se shkollat s'kanë fonde" - më tha në telefon një nxënëse e shkollës tetëvjeçare nga Shqipëria.
Ndërsa Berisha "thyen" rekordet e tij të notit (vazhdon të merret me veten, si zakonisht) nëpër ujërat bregdetare buzë ish-vilave të udhëheqjes komuniste (dje ishte në vilën e ish-byrosë në Himarë, ndërsa para disa ditësh bënte plazh në vilën e Enverit te Iliria), vendi është zhytur në varfëri therëse.
Ky shkrim morri shkas nga një koment i Mustafa Nanos në rubrikën e tij "Zululand", ku shkruante: "Këtë gjë ka bërë gjithë kohën kryegangsteri i Tiranës, Sali Berisha, i cili, sa herë që i thonë se duhet të bëhet mënjanë..., bën gjithçka për të na përcjellë mesazhin: “Hej, ju mund të më largoni, por unë nuk largohem pa e bërë lesh e lí situatën".
Kohet e fundit po flitet dhe po komentohet shume ne lidhje me perpjekjet e Rusise per te rivendosur influencen e Rusise ne bote, nepermjet masash te ligjshme e te paligjshme. Nje perpjekje e tille u pasqyrua me se miri para disa javesh, kur Shtetet e Bashkuara arrestuan nje dyzine spiunesh ruse ne disa qytete te Amerikes, te cilet duke u paraqitur si njerez te thjeshte, kishin infiltruar shoqerine amerikane.
Shteti i mbykqyrur i Kosovës këto ditë ka hyrë në mesin e fushës së lojtarëve kyç të diplomacisë ndërkombëtare, kjo lojë e madhe vjen pas mendimit të GJND-së i cili si duket ka nxjerr në shesh tërë pluhurinë dhe hamendjet e shteteve që përkrahnin politikën destruktive serbe kundër Kosovës dhe mvetësisë së saj të deklaruar në shkurtin e vitit 2008.
Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike në Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.
Është hera e dytë që Ambasadori Amerikan në Tiranë, z. Withers, sulmohet nga "zëdhënësja e oborrit qeveritar" - TV-Klan. Disa javë më parë ishte bosi (nëse s'është kukull aty) i "Klanit", Aleksandër Frangaj, i cili si Blendi Fevziu dje, në nje artikull me titull bolshevik (citoj) "Kë SHBA të besojmë?", atakon z. Withers në emër të Shqipërisë. O Zot, sa poshtë ka rënë "katundi". Kush flet në emër të Shqipërisë!
Një kolapsje ekonomike e tipit të Greqisë, që mund të provokoj (ndryshe nga Greqia) një konflikt civil (luftë civile) për shkak të ndarjes së thellë klasore në vend. Situata aktuale në Shqipëri shembëllen pothuajse kryekëput me atë të pas zgjedhjeve të manipuluara të '96-s, kur firmat piramidale ishin në prag të kolapsit, dhe FMN kishte vënë alarmin.
Komentet e faqes
4 ditë 13 orë më parë
1 javë 4 ditë më parë
2 javë 1 ditë më parë
2 javë 4 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
3 javë 9 orë më parë
3 javë 2 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë