Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Kritikët-Blog

Përmbajtje e sindakuar Kritiket
Rifreskimi: 8 orë 9 min më parë

Edhe Noli priste vdekjen e Berishës...

Hën, 08/30/2010 - 02:07
Një realitet që po na dërmon shpirtërisht. S'të bëhet të vizitosh vendin tënd (mbetem pa Atdhe për së gjalli), sepse atje sundon "njëshi". Dikush njëherë më pat thënë, se kishte pritur me dekada vdekjen e Enverit, për të vizituar Shqipërinë, megjithëse mund ta vizitonte. "Nuk më shkohej - më tha, - nuk doja ta shikoja vendin nën diktaturë."
Kategoritë: Postimet e faqes

Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës

Pre, 08/20/2010 - 13:13
Që Bollano i Himarës është krijesë e politikës shqiptare kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Që Bollano u tolerua të sillej sikur ishte në Greqi dhe jo në Shqipëri dhe që vazhdon të tolerohet po njëlloj, kjo është një shenjë tjetër që tregon se etrit e krijimit të tij nuk munden të “kryqëzojnë” dot birin e tyre të krijuar me aq mund.
Kategoritë: Postimet e faqes

Pse e diskretituan Metën?

Mër, 08/18/2010 - 03:29
Kur media publikoi njoftimin e letrës kundër Ambasadorit Amerikan, z. Meta e mohoi kategorikisht autorësinë e saj, madje me shumë vendosmëri. Në këtë aspekt mund të kenë ndikuar dy faktorë: (1) Ai ka qenë tepër i sigurtë se Sekretariati Amerikan i Shtetit nuk do publikonte emrin e tij; dhe (2) mbase Meta nuk është autori i letrës.
Kategoritë: Postimet e faqes

Kalendar: ''Më 16 gusht 1977, vdiq Elvis Presley''

Hën, 08/16/2010 - 22:01
Më 16 gusht 1977, ikona popullore e muzikës, Elvis Presli, vdiq në moshën 42 vjeçare, në Memphis, Tennessee. Vdekja e “Mbretit të Rock & Rollit” mblodhi mijëra fansa, që vajtonin në shtëpinë e tij, në Graceland Memphis. Doktorët thanë se ai vdiq nga një atak kardiak i shkaktuar nga përdorimi i tepërt i "barbiturates" (drog).
Kategoritë: Postimet e faqes

Ilir Meta, debil a kopil?

Dje, 08/15/2010 - 04:23
Edhe kjo historia e letrës "anonime" kundër Ambasadorit Amerikan në Tiranë nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Këta lopçarë politikanë s'po lenë leqe pa sajuar e pa bërë tani. Na e nxorën bojën fare, sa sinqerisht të vjen zor të thuash se je nga Shqipëria (s'ke ç'i bën aksentit që të tradhëton)... Një i Bankës Botërore që takova rastësisht një natë, filloi të më tregoj për skandalin e dhëndërit të Berishës në Jalë. Tani do fillojnë me lloqet e Ilir Metës...
Kategoritë: Postimet e faqes

Ambasadori amerikan u le ''amanetin e tij'' shqiptareve: Mbrojeni demokracinë tuaj!

Pre, 08/13/2010 - 14:10
Muajt e fundit ka patur shume debate ne lidhje me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane. Ky personalitet aq i dashur per shqiptaret, ky diplomat karriere qe pergjate tre vjeteve arriti te mesoje ne menyre perfekte Gjuhen Shqipe, u be ne njefare menyre miku me i mire i popullit shqiptar. Megjithese ishte diplomati me i fuqishem ne Tirane, ai gjeti kohe te vizitonte Shqiperine ne cdo kend te saj, te ulej e bisendonte kembekryq me pleq, djem, burra e gra.
Kategoritë: Postimet e faqes

Paprekshmëria e pakos

Pre, 08/13/2010 - 13:29
Gjëja që më së shumti e kishte tronditur politikën dhe diplomaciën shtetëore serbe si dhe përkrahësit e saj te hapur dhe të fshehur ishte fjala „pavarësi e mbykqyrur“ në planin gjithpërfshirës për statusin e Kosovës të emisarit Marti Ahtisaari, thjeshtë kjo fjalë i kishte alivanosur ata duke i treguar qartë se Kosova tanim po ecën drejtë pavarësisë dhe proceseve tjera integruese, por edhe duke shpalosur qartë faqen e re të ballkanit politik.
Kategoritë: Postimet e faqes

Kalendar: ''Më 12 gusht 1961, Gjermania Lindore filloi ndërtimin e Murit të Berlinit''

Enj, 08/12/2010 - 03:00
Më 12 gusht 1961, në përpjekje për të ndaluar largimin e refugjatëve nga Berlini Lindor, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore filloi ndërtimin e Murit të Berlinit për të ndarë Berlinin Lindor dhe Perëndimor. Ndërtimi i Murit shkaktoi krizë në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuar dhe bllokut Sovjetik dhe Muri u bë simbol i Luftës së Ftohtë.
Kategoritë: Postimet e faqes

Shqipëria si në kohën e tollonave të Ramizit

Mër, 08/11/2010 - 02:56
Nuk na i dhanë dëftesat e shkollës se shkollat s'kanë fonde" - më tha në telefon një nxënëse e shkollës tetëvjeçare nga Shqipëria.
Ndërsa Berisha "thyen" rekordet e tij të notit (vazhdon të merret me veten, si zakonisht) nëpër ujërat bregdetare buzë ish-vilave të udhëheqjes komuniste (dje ishte në vilën e ish-byrosë në Himarë, ndërsa para disa ditësh bënte plazh në vilën e Enverit te Iliria), vendi është zhytur në varfëri therëse.
Kategoritë: Postimet e faqes

A është Rama ''njeriu violent'' i Biblës?

Pre, 08/06/2010 - 18:00
Ky shkrim morri shkas nga një koment i Mustafa Nanos në rubrikën e tij "Zululand", ku shkruante: "Këtë gjë ka bërë gjithë kohën kryegangsteri i Tiranës, Sali Berisha, i cili, sa herë që i thonë se duhet të bëhet mënjanë..., bën gjithçka për të na përcjellë mesazhin: “Hej, ju mund të më largoni, por unë nuk largohem pa e bërë lesh e lí situatën".
Kategoritë: Postimet e faqes

Kujdes nga politika Putiniste ne Ballkan

Mër, 08/04/2010 - 18:47
Kohet e fundit po flitet dhe po komentohet shume ne lidhje me perpjekjet e Rusise per te rivendosur influencen e Rusise ne bote, nepermjet masash te ligjshme e te paligjshme. Nje perpjekje e tille u pasqyrua me se miri para disa javesh, kur Shtetet e Bashkuara arrestuan nje dyzine spiunesh ruse ne disa qytete te Amerikes, te cilet duke u paraqitur si njerez te thjeshte, kishin infiltruar shoqerine amerikane.
Kategoritë: Postimet e faqes

Çanta diplomatike dhe njohjet

Mar, 08/03/2010 - 13:31
Shteti i mbykqyrur i Kosovës këto ditë ka hyrë në mesin e fushës së lojtarëve kyç të diplomacisë ndërkombëtare, kjo lojë e madhe vjen pas mendimit të GJND-së i cili si duket ka nxjerr në shesh tërë pluhurinë dhe hamendjet e shteteve që përkrahnin politikën destruktive serbe kundër Kosovës dhe mvetësisë së saj të deklaruar në shkurtin e vitit 2008.
Kategoritë: Postimet e faqes

A ka Berisha ''tope'' për Topin?

Mar, 08/03/2010 - 00:30
Pavaresisht se në fokus të politikës shqiptare, që prej zgjedhjeve të kaluara, ka qenë konflikti i hapur, qeveri - opozitë, nga ana tjetër, jo në fokus të publikut, është zhvilluar edhe një konflikt tjetër i fshehtë, nën-rrogoz, ai mes qeverisë e Presidentit.
Kategoritë: Postimet e faqes

T'i bishë samarit mbi gom(a)r...!!!

Dje, 08/01/2010 - 00:35
Punët në Republikën e Maqedonisë dita-ditës po shkojnë drejtë keqësimit. Faji hedhet herë në të djathtë e herë në të majtë, ndërsa fajtori i vërtet luan valle në qilimin e kuq të qeverisë. As qilimi i leckosur i opozitës nuk është pa prezencën e fajtorit të vërtet. Vite me radhë Maqedonia duhej të ishte në proceset e vërteta politike e jo në rrugët e montuara për të ndryshuar
Kategoritë: Postimet e faqes

Kur shteti rrëmbehet nga parazitët

Mar, 07/27/2010 - 14:21
Thamë se kjo verë, që më shumë i ngjan vjeshtës, do të ishte e qetë dhe pa streset e përditshme në punë, në ditët e pushimeve, në tv, në biseda. Nuk është e thënë të jetë e tillë, pasi burri që është sherrxhi, duhet të grindet. Por nuk është e qetë edhe po të shohesh kanalet e tjera të huaja. Të nxehtët ka kapur sferat më të larta shtetërore të shumë vendeve amerikane dhe europiane,
Kategoritë: Postimet e faqes

Fuqia e mendimit të GJND-së

Hën, 07/26/2010 - 13:17
Shteti i mbykqyrur i Kosovës sërish këto ditë është gjendur në fushën ndërkombëtare, tani jo për të luajtur lojëra politike e diplomatike por për të peshuar të drejtën e saj në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe vetvendosjes së popujve. Fuqia e mendimit dhe të vërtetës historike rrethë deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e GJND se ajo ishte në përputhje me të drejtën
Kategoritë: Postimet e faqes

Z. Berisha, jo "bailout" për ju! Kërkoi Rusisë!

Sht, 07/24/2010 - 22:24
Eshtë praktikë e njohur politike tashmë, e liderëve ballkanas, të cilët kur i kanë punët jo mirë financiarisht, për shkak të keq qeverisjes e autoritarizmit, i bëjnë shantazh Perëndimit (përpiqen ta bëjnë "xheloz"), se nëse nuk u jep ndihmë, do hidhen në prehrin e Rusisë.
Kategoritë: Postimet e faqes

Shqiptarët artizanët e të ardhmes së Ballkanit

Pre, 07/23/2010 - 19:09
Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike në Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.
Kategoritë: Postimet e faqes

Paniku i Fev-zijve...

Enj, 07/22/2010 - 03:04
Eshtë hera e dytë që Ambasadori Amerikan në Tiranë, z. Withers, sulmohet nga "zëdhënësja e oborrit qeveritar" - TV-Klan. Disa javë më parë ishte bosi (nëse s'është kukull aty) i "Klanit", Aleksandër Frangaj, i cili si Blendi Fevziu dje, në nje artikull me titull bolshevik (citoj) "Kë SHBA të besojmë?", atakon z. Withers në emër të Shqipërisë. O Zot, sa poshtë ka rënë "katundi". Kush flet në emër të Shqipërisë!
Kategoritë: Postimet e faqes

Cili do të jetë profesioni i së ardhmes ''globale''?

Mër, 07/21/2010 - 11:11
Mendoni për një çast, me gjithë konfuzionin total të arsimit jo vetëm në Shqipëri, se çfarë do të ndodhte sikur shumica e maturantëve, mes universiteteve shtetërore dhe private, të vazhdonin vazhdimisht të zgjidhnin mjekësinë apo simotrën e saj, farmacinë apo stomatologjinë. Numëri i tyre i pafund do të sillte pasoja tragjike, se mjekët do të ishin vetë pacientë ose raporti 1 mjek 1 pacient do të ishte i pranishëm kudo.
Kategoritë: Postimet e faqes